![](https://www.astrologu.al/sites/default/files/C%E2%80%99far%C3%AB%20k%C3%ABrkoni%20nga%20nj%C3%AB%20lidhje%20n%C3%AB%20baz%C3%AB%20t%C3%AB%20horoskopit%20tuaj..jpg)
Brenda njohurive të astrologjisë, mundemi të mësojmë, të mendojmë dhe të ndihmojmë, akoma dhe në fushën e ndjenjave tona. Nëse atëher ndodheni në mendime dhe kërkoni përgjigje në lidhje se c’farë kerkoni nga një lidhje, për të ndjerë një lumturi të plotë, apo thjesht doni të mësoni dicka për personin që ju intereson, mjafton të dini horoskopin.
Ascendenti Dashi
Personi që ka horoskopin e tij në shenjën e tDashit do mundej të karakterizohej si “gjuetari I dashurisë”! I pëlqejnë të ndryshojë partnerët e tij erotik si këmishat, pasionohet, enthusiazmohet, ama shpejtë i ikën interesi, nëse nuk e ka gjetur atë që vërtet kërkon… Në realitet, personi që ka horoskopin e tij në shenjën e kundërt të Dashit kërkon një partner që do mundet më dipllomacinë dhe qetësinë e tij të kollandrisi. Me pak fjalë, kërkon partnerin që do arrijë të përballojë shtypjen, nervozizmin dhe tensionin, që e dallon në lidhjet e tij personale. Preferon të ketë përkrah një njeri më më përfillës, I cili do të hapë rrugë dhe ti vendosë fre, të bëjë ai komandë në lidhjen e tyre! Paralelisht dëshiron të jetë pranë tij një person që do të ketë një “fuqi të qetë”, domethënë do ta ndihmojë të relaksohet dhe të ndjejë rehati!
Ascendenti Demi
Nga njëra anë kërkon pasioni, dashurinë e fortë, që do të jetojë me të caste të zjarrta, ama nga ana tjetër, përsoni që ka horoskopin e tij në shenjën e Demit dëshiron siguri dhe qëndrueshmëri! Kjo opozita, shumë herë bëhet shkak I krijimit të lëkundjeve në jetën e tij sentimentale, sepse shumicën e herëve dedikohet në një partner erotik, me të cilin ndan shumë ndjenja të forta , ama ku nuk mundet të ndjejë siguri dhe përjetësi! Personi që ka në horoskopin e tij në shenjën e Demit, do në dashuri të luajë me letra të hapura, dëshiron të ketë një lidhje, që do t’i ofrojë sigurinë që di mirë ku shkel dhe ku ndodhet! Në thelb atëher, kërkon një partner që do ti bëjë lojra dhe numra për ta mbajtur aktiv interesin erotik, por do ti dedikojë dashuri pa kushte.
Ascendenti Binjaket
Me horoskopin e tij në shenjën e Binjakëve, personi kërkoni një partner erotik, që do të ketë shpirt të hapur, do të jetë tip interesant, do ketë mendime dhe personalitet të fortë! Mbi të gjitha, kërkon një lidhje që nuk do ta mbysë, por do ta lërë të lirë, pa ekzistuar tendenca presioni dhe pushtimi. Personi që ka horoskopin e tij në shenjën e Binjakëve, nuk mundet të durojë kontrollin, skenat e xhelozisë, kufinjtë dhe limitet. Për më tepër, është shumë e rëndësishme për këtë person të ketë dikë, I cili të ketë zgjuarsinë të mbajë mendjen e tij vigjilente… Kërkon partnerin që mundet të bisedojë , të bëjë dialog, ku përmes komunikimit me të të mundet të mësojë gjithmonë dicka të re. Dëshiron një partner që do të jetë në brendësi të gjërave dhe do i durojë shakatë, humorin dhe mendimet e tij, ta bëjë të ndjerë enthusiazëm!
Ascendenti Gaforrja
Ana sentimentale e personit qëka horoskopin e tij në shenjën e Gaforres, nuk është i qeshur. Eshtë fjalëpak, kërkon dicka serjoze, të përjetshme dhe të qëndrueshme! Dëshiron një lidhje me një person llogjik, praktik, i cili të mundet ta përqafojë dhe ta qetësojë nga pasiguritë dhe lëkundjet e tij sentimentale… Kërkon një person që të qëndrojë fortë nën këmbët e tij, të ketë fuqi (psikologjike apo material), të ketë synime, aspirate dhe të interesohet jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen… Gjithashtu e rëndësishme për njeriun që ka horoskopin e tij në shenjën e Gaforres, të ketë përkrah tij një partner që mund të ndërmarri detyrime dhe detyra, të mbështesë një familje në c’do mënyrë, të ketë vlera, morale dhe të funksionojë tradicionalisht në cështje të lidhjeve personale!
Ascendenti Luani
Horoskopi në shenjën e Luanit tregon se personi kërkon një lidhje të papritur dhe paparashikueshme, në të cilën të përjetojë një pasion të madh, i cili do të përfundojë në një dashuri të madhe dhe ideale! Nuk i pëlqejnë të lehtat, pasi do një partner të cuditshëm, ndryshe, të ketë kulturë tjetër, të jetë nga një shtet tjetër apo të dallojnë në dicka (mosha, gjatësia,etj.). asnjëri nga partnerët erotik që ndërron gjatë kohëve, nuk ngjason me të mëparshmin apo të ardhshim, pasi zgjedhjet e tij janë gjithmonë të ndryshme dhe prototipe! Atëher në thelb, personi me horoskop në shenjën e Luanit dëshiron pran tij një person t’i zgjojë interesin, në një mënyrë unike dhe të vecantë. Gjithashtu, dëshiron të ketë lehtësi për të bashkëbiseduar me partnerin e tij për c’do gjë dhe jashtë ndjenjave erotike, dmth t’i bashkojë një shoqëri e thellë dhe e sinqertë.
Ascendenti Virgjëresha
Për një person që e ka horoskopin e tij në shenjën e Virgjëreshës, dëshira e tij më e thellë nga jeta sentimentale është të ketë përkrah një partner t’i shërbejë, ta mbështesë dhe të jetë përkrah tij duke i dhënë kurajo! Atëher, edhe nëse nuk e kupton, do të zgjedhëpartnerë të dobët që përballen me probleme serjoze dhe kanë nevojë për mbështetje dhe kurajo. Personi që e ka horoskopin e tij në shenjën e Virgjëreshës, dëshiron një lidhje me dikë tëëmbël, të ndjeshëm, dhe pak ëndërrimtar, ku të ketë mendime të ngatërruara dhe të dojë një shpatur të mbështetet. Nëse atëher interesoheni për një lidhje me një person që ka horoskopin e tij në shenjën e Vrigjëreshës, luaj pak rolin e viktimës, qahu pak… foli për problemet tua dhe me siguri të dini se do t’ju dashurojë!
Ascendenti Peshorja
Personi që ka horoskopin e tij në shenjën e Peshores, është një njeri paqsor që ka durim, rregull dhe qetësi në jetën e tij personale! Atëher, mundet të dëshirojë harmoni dhe paqje në c’do fushë të jetës tij, por në thelb në anën erotike e eksiton aksioni, adventura dhe tensioni! Atëher kështu, kërkon një lidhje që do ta zgjojë nga dremitja dhe ta bëjë të jetë vazhdimisht në lëvizje. Dëshiron një lidhje e cila do t’i falë siguri dhë vërtetësi, por do t’i ofrojë edhe sfida duke e bërë të këmbëngulë c’do cast për tëndryshuar të dhënat! Me pak fjalë, kërkon një person që do të jetë dinamik, i vendosur, aktiv, të dojë ndryshimet dhe të përmbysë shpesh dëshirat e tij!
Ascendenti Akrepi
Kërkon një lidhje me një person, që do të qëndrojë fort në këmbët e tij dhe mbi të gjitha të dijë c’farë do! Personi që e ka horoskopin e tij në shenjën e Akrepit kërkon siguri, qëndrueshmëri dhe ngrohtësi. Paralelisht dëshiron të ketë pranë një njeri t’i zgjojë të gjithë pasion që fsheh përbrënda dhe të shprehë ndjenjat e tij me c’do mënyrë! Eshtëshumë e rëndësishme, personi me të cilin ka një lidhje të përhershme, të ketë një pjekuri, që t’i përcjelli respekt. Lidhja ideale për njeriun që e ka horoskopin e tij në shenjën e Akrepit duhet të jetë dhe një formë gjagjëze. Thënë shkurt, personi me horoskop në shenjën e Akrepit duhet gjithmonë të ndodhet në aksion, për të gjetur zgjidhje në cdonjë cështje që ka lidhje me lidhjen e tij!
Ascendenti Shigjetari
Më e rëndësishmja për një person që ka horoskopin e tij në shenjën e Shigjetarit është të ketë pran një partner, nuk do ta lënë asnjë cast të mërzitet! Gjithashtu e rëndësishme është fakti se lidhja e përhershme e tij, do duhet të ofrojë liri, sepse ky person nuk është e lehtë të lidhet dhe vepron në mënyrë të pavarur. Atëher, kërkon një njeri të këndshëm, kreativ dhe aktiv, i cili nuk do të qëndrojë stabël, nuk rehatohet me rutinën, por ndjek gjithmonë rrymën e ndryshimeve dhe meson përmes zhvillimeve. Një njeri që ka horoskopin e tij në shenjën e Shigjetarit, dëshiron të ketë për krah tij një partner me të ri se vetja, sepse do t’i përcjellë njohuri dhe të bëhet mësuesi që do ta drejtojë.
Ascendenti Bricjapi
Duke kërkuar lidhjen ideale. Personi që ka horoskopin e tij në shenjën e Bricjapit kupton se nevoja më e madhe e tij është të ketë pranë një partner, i cili do t’i hapë shpatullat e ngrohta dhe t’i ofrojë sigurinë e familjes. Ky njeri dëshiron një lidhje erotike, e cila do t’i zgjojë përbrënda ndjenjat që ai vetë kërkon t’i fshehë. Sigurisht, kjo dëshirë vështirë të realizohet, sepse dhe ai vetë ka shumë rezistencë dhe ngre një mur të lartë për t’u mbrojtur. Partneri që do të qëndrojë krah tij, do duhet të ketë durim, ndjeshmëri, ngrohtësi dhe të dëshirojë siguri sentimentale.
Ascendenti Ujori
Në kërkimet e tij erotike, personi që ka horoskopin e tij në shenjën e Ujorit, shpesh mund të ndihet i pakënaqur, vecanërisht nëse lidhja ka zgjatur kohë… Në thelb, ky person kërkon një lidhje që do të ketë shumë elementin e ndryshimit, zhvillimit, aksionit dhe jetës aktive… Element kryesor është dhe liria e shprehimit dhe veprimit, të cilat shprehin dhe personalitetin e partnerit të tij. Atëher, kërkon një partner të pavarur, të këndshëm, kreativ, që do të ketë gjallëri dhe energji, të jetë i etur për jetë, me synime, të shijojë të sotmen por edhe të mendojë për një të nesërme më të mirë…
Ascendenti Peshqit
Me horoskopin e tij në shenjën e Peshqëve, personi kërkon një partner jete që do të arrijë ta plotësojë, ku do të qëndrojë në stacionin e jetës së tij, t’i ofrojë siguri dhe ta përmbajë kur ai tërhiqët nga ndjenja e tij! Dëshiron të ketë një lidhje me një njeri të cilit t’i tregojë bredna veprimeve të tij, qëndrimin dhe sjelljen, se është gjithmonë pranë tij… Nuk janë fjalë, por vepra dhe në thelb, nevoja më e thellë e tij është të ketë krah një partner, që do ta mahnisë kur të flasë, do ta ulë kur të fluturojë mbi re dhe me një shikim tijin do ti tregojë se do të jetë gjithmonë aty për të!
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…