C’farë duhet të dini për dashurinë, sipas shenjës tuaj (dhe me prova shkencore)!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Dashuria është e ëmbël, por dhe e dhimbshme disa herë.Na bën të ndjejmë se e gjithë jeta jonëështë bosh pa të. Na ngren në qiell dhe na rrëzon në humnerë. Dashuria na bën që të na rrotullohet bota.

Sipas një studimi të Harëardit, që zgjati plot 75 vite, shumica e atyre që u pyetën zbuluan në bazë të eksperiencave të një jetë të plotë, se lumturia dhe ndjenja e plotësimit që kërkonit të gjithë këto vite, rrethohej rreth dashurisë ose thjesht në kërkimin e saj. Dhe realisht, të pakta janë përjashtimet e njerëzve që nuk e konsiderojnë dashurinëerotike të vlefshme dhe nuk ndjejnë dhimbje me mungesën e saj.Fundja, si ka thënë dhe një i shenjtë, “nëse nuk jeni lënduar kurrë, jeni ose fatlum ose shumë i vetmuar”.

Shkenca ka për tëna thënë të vërteta të ndryshme në lidhje me këtë ndjenjë që lëviz të gjithë universin njerëzor. Dhe disa pres tyre mund tëna duken shumë të vlefshme vecanërisht në c’do shenjë, që ashtu si e dimë, c’do shenjë ka mënyrën e saj për të dashur. Le t’i shohim atëher.Dhe të mbani mend se, vec shenjën tuaj, mund të lexoni dhe ato që i përkasin shenjën tuaj të horoskopit, të Afërditë, të Hënës dhe të Marsit tënd, pasi të gjithë këto planete lidhen me faktin sesi e përjetoni dashurinë.

Dashi

Ndjenja e fluturave që vallëzojnë në stomakun tuaj kur dashuroheni nuk është vetëm ideja juaj.As nuk është për shkak të karakterit tuaj të pakontrolluar dhe shpesh nervoz, i cili, kur një person i pëlqen, dëshiron ta pushtojë në moment.Fizikisht, kjo shkaktohet nga sekretimi i adrenalinës, e cila shoqërohet me reagimin instinktiv të "betejës ose ikjes".(Në rastin tuaj, ndoshta e para).Dashuria i çmend hormonet.Dhe adrenalina, të cilën e keni me bollëk dhe në kërkesën e parë, ju ushqen me energjinë e nevojshme dhe ju jep kohë të vazhdoni më tej.Sa i përket fluturave në stomak, është vetëm një efekt anësor.

Demi

Njeriu mund të bie në dashuri me një shikim. Dhe ai nuk dëshiron më shumë se katër minuta bisedë me dikë për të vendosur nëse ky person e tërheq apo jo. Pra, shoku Dem, ndoshta mund të mendoni se duhet të merrni kohën tuaj për ta kuptuar, por zemra juaj tashmë e ka bërë zgjedhjen. Në katër minutat e para, gjuha e trupit, toni i zërit dhe pamja kanë aktivizuar mekanizmin e dashurisë. Dhe po, mund të dashuroni në kohë rrufe vetëm me një shikim… Shkencërisht kjo shpjegohet me sekretimin e fenletilaminës kimike, e cila i bën të dy plotësisht të predispozuar të goditeni nga shigjetat e Dashurisë.

Binjakët

Një tip mendor si Binjakët i kushton shumë rëndësi mbajtjes së mendjes në formë.Ju mund të mendoni se një lidhje dashurie nuk ndihmon në ktë.Një gabim i madh.Sipas disa studimeve, çdo gjë që ju kujton dashurinë ndikon në mendimin abstrakt dhe krijues, pasi kjo ju bën të mendoni për jetëgjatësinë e një marrëdhënieje, angazhimin dhe intimitetin.Kjo është arsyeja pse dashuria frymëzon kaq shumë gjëra të tjera krijuese.Nga ana tjetër, çdo gjë që të kujton seksin motivon mendimin e përqendruar dhe të bën të përqendrohesh tek e tashmja. Me fjalë të tjera, jo vetëm që nuk e humb mendjen kur bie në dashuri, por e keni në funksion të plotë dhe të mirë.

Gaforrja

Gaforrja romantike zhgënjehet kur kalon eksitimi i trazuar që e karakterizon periudhën e parë në një lidhje.Por siç rezulton, euforia, dëshira për të qenë me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, rrahjet e zemrës dhe gjithçka që duhet, zgjasin rreth një vit, për shkak të një proteine ​​të quajtur neurotrofinë, e cila është veçanërisht e lartë në çifte të reja.Më pas vjen faza tjetër, e cila mund të mos jetë aq romantike, por përcakton angazhimin e vërtetë dhe rrjedhimisht jetëgjatësinë e marrëdhënies. Dhe për sa i përket jetëgjatësisë, këtu është një sekret tjetër: është zbuluar se për marrëdhënie afatgjata, njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje një fytyre të bukur sesa një trup të bukur. "Kukullat trupore" janë për të kaluar… momentin.

 Luani

Leoni është shenja e zemrës dhe juaja definitivisht nxë shumë dashuri.Por nuk i shpëtoni rrezikut të lëndoheni nga dikush që është i pavetëdijshëm.Shprehja "më theu zemrën" nuk është thjesht metaforike.Ndarja, humbja, largimi apo tradhtia mund të shkaktojnë dhimbje fizike në zonën e zemrës.Shqetësimi i rëndë bën që truri të sekretojë kimikate që bëjnë që zemra të dobësohet, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe gulçim.Nga ana tjetër, është e drejtë të thuhet se "zemrat tona rrahin si një". Kur dy të dashuruar janë bashkë dhe e shikojnë njëri-tjetrin në sy për tre minuta, rrahjet e tyre të zemrës sinkronizohen.

Virgjëresha

Për një shenjë si Virgjëresha që i kushton shumë rëndësi mirëmbajtjes në mënyrën më të shëndetshme, ideja se mund të zëvendësojë qetësuesit kimikë me përkëdheljet e një të dashuri është shumë joshëse.Në fakt, përqafimi dhe prekja e një të dashuri, shkakton sekretimin e hormonit oksitocinë, i cili është i lidhur me lidhjen emocionale, dhe përveç kësaj, siç rezulton, mund edhe të eliminojë plotësisht dhimbjen në katër orë.Mbajtja e dorës së një të dashuri ka një efekt të ngjashëm.Dhe gjëja e mahnitshme është se prania fizike nuk kërkohet gjithmonë.Ndonjëherë gjithçka që duhet të bëni është të shikoni foton e tij dhe të zbutet shqetësimi.

Peshorja

Peshoret janë shumë selektive, por nga ana tjetër kanë një sens të zhvilluar të ekuilibrit. Kjo e fundit mund të jetë shumë e dobishme në zgjedhjen e personit me të cilin do të krijoni një marrëdhënie të qëndrueshme. Në veçanti, sipas hulumtimit psikologjik dhe sociologjik, njerëzit që synojnë marrëdhënie afatgjata zgjedhin njerëz që janë po aq tërheqës dhe në shoqëri të dëshirueshëmsadhe ata vetë. Edhe nëse dy anëtarët e çiftit nuk janë njësoj të paraqitshëm, ai që mbetet prapa në një fushë, do të shkëlqejë në një tjetër tipar të dëshirueshëm në shoqëri (p.sh. në arsim, rregull, sukses profesional), në mënyrë që në bilancin përfundimtar të ketënjë ekuilibër.

Akrepi

Akrepët konsiderohen kampionë në lojërat e joshjes dhe rrallë do të mundet dikush qëia kanë vërë syrin, t’ju rezistojnë. Por a e dini se si mund të kuptoni nëse dikush ju pëlqen vërtet? Nga nëse bebet e syve të tij janë holluar.Kjo është konfirmuar nga Darvini që nga shekulli XIX.Kur dikush sheh një objekt, person ose spektakël që i intereson dhe i tërheq, bebet rriten.Në të njëjtën kohë, personat me bebe të dilatuara duken më simpatikë.Kjo është arsyeja pse drita e zbehtë kontribuon aq shumë në krijimin e një atmosfere erotike.Prandaj sigurohuni që të rregulloni ndriçimin tuaj në përputhje me rrethanat - nën diell, nuk do të arrini shumë.

Shigjetari

Në kontekstin e erotizmit dhe liberalizmit të tij, Shigjetari shpesh gjen një argument se nga të gjitha krijesat në Natyrë, vetëm njeriu detyrohet të monogamisë.Dhe se normalisht duhet të konsiderohet krejtësisht e pranueshme që njerëzit të bashkohen përkohësisht.Sidoqoftë, çifte monogame dhe të përjetshme janë të shumta në shumë lloje të mbretërisë së kafshëve.Gibbons, ujqërit, kajotët, ketrat, mjellmat, shqiponjat, kondoratorët, folet të zeza, albatroset, dhe madje edhe çiftet mbretërore të termiteve janë disa nga kafshët e kësaj kategorie.Dhe natyrisht pëllumbat, pra përcaktimi "pëllumba e mij" për të dashuruarit.

Bricjapi

Një shenjë racionale, siç është Bricjapi, dëshiron t'i ketë gjërat të qarta brenda vetes. Dhe dashuria, të gjithë i thonë se për fat të keq nuk nxë në formula që ta përcaktojnë. Por a është e sigurt kjo? Sipas teorisë trekëndore të dashurisë, ekzistojnë tre lloje të ndryshme të dashurisë, ku secila përmban dy përbërës themelorë. Pra, kemi këto ekuacione: dashuri romantike = familjaritet + intimitet dhe dashuri e dhembshur = pasion + angazhim dhe dashuri pa kuptim = pasion + angazhim. Sigurisht, ajo më vërteta dhe më e forta është dashuria absolute, e cila përbëhet nga të tre përbërësit. Nëse jo kjo, kështu dhe Bricjapi mund ta analizojë ndjenjën e tij, në mënyrë që të dijë ku ta klasifikojë.

Ujori

Ujori kërkon shpirtin e tij binjak në dashuri, një person me të cilin ka një rastësi pikëpamjesh, ideologjie dhe qëllimesh. Dikush që ka të pikëpamje të botës dhe të ngjashëm me atë tëarsyes të ekzistencës. Sidoqoftë, ngjashmëria e madhe dëmton seriozisht dashurinë. Hulumtimet tregojnë se dy njerëz me shumë gjëra të përbashkëta nuk kanë një të ardhme të gjatësë bashku. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për të kundërtën, megjithë fjalën se "të kundërtat tërhiqen". Rruga e mesme është më e mira: të kesh një bazë të përbashkët me ngjashmëri, por edhe mundësinë që të dy partnerët të mësojnë gjëra nga njëri-tjetri.

Peshqit

Nëse dashuria është si një ilaç legal, Peshqit, të cilët i duan situatat "të ikjes", mund ta vlerësojnë këtë aspekt edhe më shumë.E mira është që analogjia e dashurisë me halucinogjenët nuk është larg nga realiteti. Kërkimet tregojnë se neurologjikisht, efekti i tij në tru është i ngjashëm me atë të kokainës. Kur njeriu bie në dashuri, truri prodhon kimikate euforike, të cilat njëkohësisht stimulojnë 12 zona.Sipas studimeve të tjera, njerëzit në fazat e hershme kanë nivele të ulëta të serotoninës dhe nivele të larta të kortizolit, të ngjashme me njerëzit me çrregullim obsesiv-kompulsiv, gjë që shpjegon pse ata sillen ndryshe në krahasim me dikur.

Shiko gjithashtu