
Tiparet më forta të Bubalit janë këmbëngulja, vullneti i vazhduaeshëmpër të pasur durim, nëkombinim me karakterin e qëndrushëm. Ai ka një qetësi vetpërmbajteje, packa se , shpërthimet e zemërimit të tij janë mjaft intensive, dhe ndonjëherë ai bëhet tepër autoritar. Ai karakterizohet nga njëmendim i kthjellët, megjithëse ka një mungesë kreativiteti por në sajë të inteligjencës së tij ai arrint’i përmbush qëllimet e tij.
Përkushtimi i tij ndaj “detyrës” është absolut, prandaj ai e bën jetën e tij monotone.Ai merr gjithçka shumë seriozisht dhe ndjek qëllimet e tij me kokëfortësi.Bualli është i lidhur me traditën duke qenë tepër konservator. Kur të tjerët entusiazmohen në lidhje me një ide të re, ai do të tundi kokën me mosbesim, duke pëshpëritur “mirë, prit dhe do shohësh.” Ai është i sigurt se nga moment që duhet ë behet dicka, ajo duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.Dhe me shumë mundësi askush nuk mund ta bëjë më mirë se ai.Kështu, shpesh përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ngarkuar me shumë detyrime, duke punuar pafundësissh dhe si rrjedhojë ata janë duke humbur jetën e tyre personale.
Bualli është i aftë për sakrifica të mëdha, vetëm nëse i konsideron ato të jenë për qëllim të mirë.Një qëllim i mirë për të është karriera e tij.Ai i jep rëndësi të madhe suksesit dhe dëshiron të fitojë admirimin e të tjerëve.Ai gjithashtu nuk toleron njerëzit që nuk e ndajnë të njëjtën prirje me të dhe ka një qëndrim disi kritik ndaj atyre që I konsideron dembelë dhe memecë.
Bualliqëndrojnë fort më këmbë në tokë. Përveç kësaj, ata tërhiqen nga gjithçka që ka të bëjë me natyrën, e cila e shlodh atë dhe e rilind.
Në jetën e tij sentimentale, Bualli është i përkushtuar dhe i sinqertë, ai mjafton të mos kërkohet romanticitet. Për të, mënyra e shprehjes së dashurisë së tij është që të kujdeset për të njeriun e dashur në një mënyrë më të prekshme dhe konkrete, duke u siguruar që atij të mos I mungojë asgjë. Por me darkimet nën dritën e qirinjve dhe rrëfimet e dashurisë ai nuk shkon mirë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka ndjenja. Ai thjesht nuk dëshiron … të prishi gjithshka.Përveç kësaj ndonjëherë ka disa tendenca për të marrë timonin në lidhje, duke e bërë partnerin e tij të ndihet në presion. Zodiakët që më së shumti i përshtaten atij janë: Gjeli, Gjarpri, Miu dhe Lepuri.
Vitet më me fat për ata që i përkasin kësaj shenje është Bualli (2021) dhe Gjeli (2017), ndërsa më pak të favorshme janë vitet e Dhisë (2015) dhe Qenit (2018).