
Tre nivelet e vetëdijes për çdo shenjë
Shihni tre nivelet që kalon çdo shenjë në lartësimin e vetëdijes së tij, përmes imazheve – simboleve të Astrologjisë Hebraike.
Dashi ה
Dashi korrespondon me shkronjën hebraike Hei.
Hei është porta e jetës dhe një paraqitje grafike i tre dimensioneve të hapësirës.Kuptimi i tre vijave të nevojshme për tu formuar shkronja,tek njeriu përkthehen me konceptet e mendimit,fjalës dhe veprimit. Funksioni që i korrespondon Dashit është arsyeja ndersa tek pjesët e trupit është këmbë e djathtë.
Tre nivelet nga të cilat kalon Dashi janë:
Delja
shumë impulsiv,i pakujdesshëm,i pasigurt,i trembur,fëminor dhe i pafat.
Dashi
plot energji,fillon gjërat,impulsiv,të aftë për pasione të mëdhaja,me ndjenja por pa aftësi për ti specifikuar.
Qengji i Përjetshëm
është drejtuesi,lideri i cili mund të sakrifikojë veten,i pastër dhe transparent me fuqi të pafundme.
Dashi ka një personalitet të mrekullueshëm.Por impulsiviteti i tij,nervat dhe egoizmi i tij i dukshëm janë arsyet kryesore të vetmisë qe po përjeton.Impulsiviteti është arsyeja kryesore e fatit e keq.Çelësi gjendet tek shkronja Hej:mendim,arsye,veprim.Dashi duhet të qëndrojë për një moment në këmbën e djathtë para se të ndërmarrë veprime me të majtën dhe të shqyrtojë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve.
Demi ו
Demit i korrespondon shkronja hebraike VaV.
Letra VAv përfaqeson vijën qe bashkon qiellin me tokën dhe është paraqitja grafike e shtyllës kurrizore. Funksioni që i korrespondon Demit është mendimi i arsyeshëm ndersa tek pjesët e trupit është veshka e djathtë.
Tre nivelet nga të cilat kalon Demi janë:
Viçi
I etur,kokëfortë,i babëzitur,materialist,egoist,i shkrifët dhe me formë konkrete,i butë,jo i sigurt për veten e tij,pa emocione dhe pa pasuri shpirterore.
Demi
punëtor,me fuqi të madhe fizike,produktiv,krijues,qendrushem,me intuit,altruist,krijon vazhdimisht rezerva.
Fytyra e Demit
Realizimi I përsosur i perfyturimit të energjisë,humanizmit e botës shpirtërore.
Dobësitë kryesore të Demit janë dëshirat,ndjenjat dhe impulset e tij.Përmes meditimit dhe arsyetimit Demi çlirohet nga skllavëria dhe shndërrohet në simbolin e gjallë-provë e fuqisë.Veshka e djathtë simbolizon aftësinë këshilluese qe duhet të zhvilloi:përmes arsyetimi dhe meditimit Demi mund të marri dhuratën e të qenurit mentor dhe frymëzim për të tjerët.
Binjakët ז
Binjakëve i korrespondon shkronja hebraike Zain.
Simboli i shkronjës duket si një thikë ose një shpatë.Eshtë një paraqitje grafike e bashkimit e dy drejtimeve të kundërta dhe më këtë mënyrë simboli konvertohet në një skeptrër prej ari qe përbën bashkimin e mashkullit me femrën.Funksioni që I korrespondon Binjakëve është lëvizja,ndersa tek pjesët e trupit është këmba e majtë.
Tre nivelet që kalojnë Binjakët janë:
I dyfishtë
pa autoritet,egoist,jobesnik,me dy fytura,mashtrues,i dyshimtë,i djallëzuar.
I Përbërë
i forte,i zgjuar,i vetëdijshëm,i guximshëm,shumë miqësor,kurioz,i mbyllur në vetvete.
I bashkuari
Realizimi I përsosur të bashkimit mashkull-femër,thelbi superior i funksionimit të mendjes,mendja e ndriçuar.
Binjakët janë të lëvizshëm dhe vazhdimisht kërkojnë shpirtin e tyre binjakë.Për këtë arsye,ai nuk është I mbyllur ne vetvete madje ai është tepër kurioz për të takuar njerëz të tjerë.Megjithatë,vjen një moment ku mërzitet me njerëzit dhe situatat.Këmba e majtë simbolizon lëvizjen e vazhdueshme.Çelësi gjendet tek simboli I shkronjës e Zain:nga thika tek skeptri i artë.Kërkimi I vazhdueshme ndalet me realizimin se shpirti binjak që kërkon është brenda tij.
Gaforrja ח
Gaforrja i korrespondon shkronjës hebraike Het .
Het është mitra,një portë me dy kolona,qe janë janë shkronjat Vav dhe Zain.Bashkimi i mashkullit me femrën (Zain) dhe ardhja e spermës qiellore (Vav).Het është simboli i bashkimit frytdhënës,bashkimit produktiv.Funksioni qëi korrespondon Gaforrës është shikimi ndersa tek pjesët e trupit është dora e djathtë.
Tre nivelet që kalon Gaforrja janë:
Gaforrja e vogël
helmuese,I trembur,i burgosur në kujtime,hakmarrës,I mërzitur,plot neveri, duke kërkuar lumturinë në objekte materiale,luhatje emocionale.
Gaforrja
I qetë,i mirë nga natyra,bujar, familjar,modest,I ngrohtë dhe më ndjenja,ndonjëherë i trishtuar dhe i llastuar.
Princi I së Mirës
Eshtë misioner i talentuar shpirtëror dhe funksioni i shikimit arrin pikën më të lartë nëpërmjet kontrollit të frikës dhe ndjenjave.
Gaforrja duhet të tejkalojë frikën e saj më qellim qe të filloi ecjen në rrugën e duhur.Ky është pikërisht dhe simboli i dorës së djathtë,rruga e drejtë.Marrëdhënia me prindërit,sidomos me nënën,është gjithmonë një çështje konflikti ose varësie për gaforrën.Çelësi gjendet tek shkronja Het:jepni dashuri pa kushte duke ndjekur instinktet tuaja të pastërta.
Luani ט
Luanit i korrespondon shkronjës hebraike Tet.
Më anë të kësaj shkronjë vërejmë se ana e majtë e saj është e drejtë ndërsa e djathta është e përthyer. Është paraqitja grafik e gjarprit,një kafshë e fuqishme dhe e zgjuar.Tet është simboli i pushtetit dhe i udhëheqjes,simboli i fuqisë së Diellit.Funksioni i Luanit është dëgjimi ndersa tek pjesët e trupit është veshka e majtë.
Të tre nivelet që kalon Luani janë:
Këlysh
Papjekur,i pasigurt,i dëshpëruar,në depresion,i pafuqishëm,egoist,me kompleks inferioriteti,e kupton potencialin e tij por në pamundesi për ta shprehur atë,mungesë energjie.
Luani
I guximshëm,krijues,i fortë,ndikon tek të tjerët,i besueshëm,bujare,këmbngulës,egocentrik,kokëfortë, plot deshira.
Mbreti luani
Falë zhvillimit të plotë të potencialit,në këtë nivel luani është i kamur financiarisht,bujar dhe i edukuar. Është mishërimi i përsosur i energjisë diellore.Luani konsiderohet si krijuesi e Astrologjisë.
Luani lind gjithmonë me talente,por në jetën e tij duhet të luftojë për ti shfaqur ato.Pasiguria dhe mungesa e vetëbesimit janë armiqtë e tij dhe dëshirat e tij plotë pasion dobësitë qe ai ka.Veshka e majtë është filtri përmes të cilit ne kupton botën.Të kuptosh nevojat e të tjerëve dhe të sillesh si udhëheqës për të plotësuar kënaqësinë e tyre është mënyra e Luanit.Çelësi gjendet tek shkronja Tet: që transformon gjarprin në një skeptër hyjnor dhe shkëlqen si diell.
Virgjëresha י
Shkronja hebraike që i korrespondon Virgjëreshës është Jiod.
Është simbol i përulësisë dhe pranueshmërisë,sepse është shkronja më e vogël e alfabetit.Jep mundësinë për të zbrazur personalitetin e tij për të krijuar hapësirë për vlera të reja dhe të dobishme. Funksionimi i Virgjëreshës është veprimi(akti) dhe pjesa e trupit që korrespondon me të është dora e majtë.
Tre nivelet përmes të cilave Virgjëresha kalon janë:
Vajza e vogël
nervoze,pesimiste,e pakënaqur,me vetë-keqardhje,punëtore,materialiste,gjithmonë e interesuar për çështjet ekonomike, qoftë me epshi të tepruar apo heqje dorë nga deshira seksuale admiron veten dhe justifikon veten,nuk është e gatshëm të pranojë asgjë .
Gruaja e dashur
e saktë,e shëndetshëm,pa komplekse,vlerëson,është e sjellshëm,kërkon të kuptoi më tepër për veten.
Bashkëshorte shembullore
është pasqyrimi perfekt i elementit femëror.Njeh vlerat e vërteta të jetës dhe rëndësinë shpirterore që ka energjia femërore.
Virgjëresha gjithmonë është e interesuar të veproi dhe ka tërheqje materie.Egoja e saj e parandalon atë nga të qenit e hapur dhe e disponushme ndaj të tjerëve.Ajo kërkon ngushëllim tek puna,me rezultat që puna të bëhët qëllimi I saj dhe jo një mënyrë për të arritur një qëllim.Çelësi gjendet tek shkronja Jiod: duke u bërë epastrer,pa gjera të tepërta dhe transparente.Të hapeni dhe të pranoni (ky është edhe simboli i dorës së majtë) të zbuloni vlerën e qenies femërore.
Peshorja ל
Shkronja hebraike që i korrespondon Peshorës është Lamed.
Lamed është e vetmja shkronjë që kur të shkruhet, ngrihet mbi vijën dhe zbret poshtë saj.Simbolizon shkallën e Jakobit,shkallën që çon drejt Parajsës.Është simboli i kapërcimit të vetes dhe kufijve personal. Kjo nënkupton fuqinë e karakterit dhe vullnetit.Është mësimi pas marrjes së njohurive.Funksioni i Peshores është prekja dhe pjesa e trupit e lidhur me shenjën e Peshoren është tëmthi.
Tre nivelet që Peshorja kalon janë:
Shkalla e mashtrimit
Sipërfaqësore,e cekët,beson lehtë,plot me ide të ngurta,pa rezultate,jo realist,utopik,mashtrues,egoist, skizofren.
Peshorja e Çkuilibruar
i pasigurt,i paqartë,i pavendosur,i këndshëm, i dashur,krijues,artistik,në stil dhe shije, ambicioz.
Pema e Jetës
Në këtë nivel kanë përfunduar Çkuilibrimet dhe nuk ka më dyshime.Peshorja tani arrin një ekuiliber të përfekte dhe bëhet simbol i përsosur i harmonisë mes mashkullit dhe femrës.
Jeta e Peshorës varet nga prekja dhe nga kontaktet fizike.Prekja përmes seksualitetit të ndërgjegjshëm dhe të ekuilibruar bëhet burim i forcës dhe lumturisë.Temthi qe I përket Peshores tregon sistemin e dobët endokrinologjik të shenjës.Çelësi I shenjës është Lamed : mundimi për t’u ngjitur në maj duke arritur njohuri dhe duke tejkaluar kufijt personal.
Akrepi נ
Akrepi I korrespondon shkronjës hebraike Nuv.
Forma e shkronjës Nuv pasqyron një fytyrë të përkulur,për shkak të peshës që mbart.Është simboli i rënies dhe mundësisë për reagim dhe ringjallje.Funksioni i Akrepit është nuhatja dhe pjesa e trupit që I korrespondon është zorra e hollë.
Tre nivelet që kalon Akrepi janë:
Akrepi
mbushur me ndjenja negative xhelozi,posesiv,i frikësuar,shumë i zemëruar,i etur për pushtet,psikotik, anormal,imoral,i pahijshme,i privuar,shkatërrues.
Gjarpri
Folësi i nxehtë,tradhëtar,terheqës,me shumë aftësi,impulsiv, mund të tregojnë interes për studimet në egocentrizmin,seksualitetin fortë,i pabesë,me rrënjë të thella,zbulon gabimet dhe është në gjendje të vuajë shumë vështirësi.
Shqiponja
është personalizimi i përsosur i aftësive për të parë dhe për tu dalluar.Objektivitet absolut dhe një nga katër simbolet mesianike.
Akrepi është i dënuar të vuajë dhe të reagojë,është shenja ku dallimi mes të tri niveleve është I qart. Qasja qe bën I Akrepi jetës nëpërmjet guximit,instinktit,nuhatjes dhe shqisave është dobësia kryesore e tij.Lidhja me nënën mund ta skllavëroi ate ndërsa helmi i tij ndikon më tepër tek ai sesa tek të tjerët kështu qe e çon drejt izolimit.Çelësi është letra Nuv:Rehabilitimi pas rënies dhe përdorimi I fuqisë të pashtershme në një mënyrë pozitive,krijuese.
Shigjetari ם
Shkronja që i përgjigjet Shigjetarit është Sameh.
Sameh është e vetmja shkronjë rrethore në alfabetin hebraik.Është simbol i këmbimit,rrjedhjes,bollekut dhe qarkullimit.Ajo i referohet udhëtimeve të vërteta dhe shpirtërore.Funksioni I Shigjetarit është gjumi dhe pjesa e trupit që i korrespondon është pjesa e poshtme e stomakut.
Të tre nivelet që Shigjetari kalon janë:
Kali
kumarxhi,lojtar,mendime të prapambetura,I ngurtë,fëmijëror,thashethemaxhi,i përmbajtur,i pandjeshëm,i ngathët,I rënd dhe i zhytur në mendime,kalleron duke harruar të kaluarën.
Shigjetari
ambicioz,i sigurt,optimist,bujar,shpirt kërkimor,i gatshëm për të ndihmuar,bindës dhe intelektual
Ylberi
është kryeprifti që mund të udhëheqë shpirtrat duke dhënë si shembulll veten.Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj shpirtit dhe si hark është drejtuar në qëllimin e tij pa u devijuar.
Shigjetari është zjarri i pastër dhe mund të djegi dhe shkatërroi çdo gjë, sepse diçka tjetër I terhoqi vëmendjen.Stomaku është pjesa në trupin tonë ku gjithçka digjet dhe shkrihet.Gjumi është rruga për t’u larguar nga realiteti dhe Shigjetarit i pëlqen të udhëtojë fizikisht,por edhe shpirtërisht.
Bricjapi ע
Bricjapit i korrespondon shenja Ain.
Ain është paraqitja grafike e dy syve dhe një hundë.Ai përfaqëson pamjen e një të mençuri që shikon nga pika me e lartë.Dyshja,syri i majtë,syri i djathtë, e keqja -e mira, mund të ulin shikueshmërinë dhe të ngatërrojnë mendjen.Funksioni i Bricjapit është zemërimi dhe pjesa e trupit që I korrespondon është mëlçia.
Të tre nivelet që kalon Bricjapi janë:
Cjapi
i dhunshëm,abuzon me fuqinë e tij,ankohet,e distrajon veten,është torturuar,i fuqishëm dhe trim,i pasjellshëm dhe i keq.
Dhia
i disiplinuar,dëshiron të ketë sukses në çdo gjë,i ftohtë,i mbyllur emocionalisht, ka një vullnet të fortë.
Bricjapiע
rini përmes mençurisë.Në këtë nivel,Bricjapi ka cilësi të mira,është i paanshëm dhe nuk drejtohet nga përfitim personal.Eshtë gjykues.
Bricjapi ka një vetëdije kolektive dhe vazhdimisht e eksploron rolin e saj brenda në shoqëri dhe në grupe.Zemërimi mund të jetë miku më i mirë i Bricjapit nëse është një reagim ndaj së keqes dhe gabimit sigurisht nëse ajo çon drejt së mires.Megjithatë, mund të bëhet dobësia e tij më e madhe dhe mund të dëmtojë rinovimin e tij mendor dhe fizik(mëlçia) nëse nuk e menaxhon siç duhet Çelësi është tek Ain: çlirohuni nga dualiteti dhe nxirni në siperfaqe vizionin tuaj te lirë nga retë e zemërimit, duke u kthyer fëmijërisë e shpirtit.
Ujori צ
Ujorit I korrespondon shkronja hebreje Cadi.
Cadi është paraqitja grafike e një fytyre.Ai gjithashtu përfaqëson një pemë ose një “antenë”.Cadi është shprehja qe përkufizon individualitetin dhe përsonalitetit pa ndonjë referencë personale.Emri Cadi është shumë afër fjalës cantik, që në hebraisht do të thotë njeriu i respektushëm dhe udhëheqës shpirtëror.Funksioni i Ujorit është ushqimi dhe pjesa e trupit që I korrespondon është pjesa e sipërme e stomakut.
Tre nivelet që kalon Ujori janë
Ena
Ndikohet lehtë,egoist,sipërfaqësore,i zbrazët,i pashpirt,i ngurtë,i keqe,i mjerueshme dhe I shtrënguar.
Biri i Njeriut
flegmatik,tolerant,idealist,pak sipërfaqësor,i pavendosur,skeptik dhe i mendimit.
Fytyra e Njeriut
Ai është njeriu i mençur.Shenjtori dhe i ndriçuari. I pastër dhe I pa korruptuari.
Funksioni parabolik i ushqimit dhe pjesa e sipërme e stomakut,gojë,32 dhëmbë tregojnë dobësinë e Ujorit: lidhjen e botës së jashtme me personalitetin.Ujori duhet të mësojë se si të përtyp “ushqimin” dhe si ta vendosë brenda pa u ndikuar.Çelësi është shkronja Cadi: Shmangni reagimet,duke qëndruar sa më të qëndrueshme të jetë e mundur dhe mos të rrembeheni ,si një pemë me rrënjë të thella e cila përpiqet duke luftuar për ndershmëri,qëndrueshmëri dhe të mirën.
Peshqit כ
Peshqit i korrespondon shkronjë hebraike Kof.
Kof është e vetmja shkronjë që shkon poshtë vijës dhe pastaj në errësirë.Është grafiku që tregon zbritjen në ferr .Por ajo gjithashtu tregon rrugën për t’u ngritur,aftësinë për të rënë dhe për t’u ngritur përseri ne këmb.Ajo i referohet vetëdijes kolektive.Funksioni i Peshqeve është e qeshura ndersa pjesa e trupit është shpretka.
Të tre nivelet që kalojnë Peshqit janë:
Leviathan
shkatërrues, për të tërhequr shoqeri të keqe,bie viktim i pasioneve,të ndërhyrjëve të dhunshme, agresive,në depresion,i pasigurt,terheq të tjerët në zakone të këqija,melodramatic, mendjemadh.
Peshqit
shumë e ndjeshme,lehtë ndikohen nga të tjerët,shumë të zgjuar,por nuk mendojnë për tu dalluar, personalitet kompleks,është aq i adaptueshëm që duket të ketë personalitete të shumta,të aftë për miqësi të thellë.
Peshqu
niveli në të cilin njeriu mund të gjejë dijen.Mësuesi i rrënuar që gjen fuqinë për t’u ringjallur dhe për t’u bashkuar me shpirtrat e tjerë.Niveli i sakrificës absolute.Peshqit gjithmonë kanë një personalitet kompleks.Ironia,humori dhe autosarkazma (e qeshura) ndihmojnë një Peshk që ta shpëtojë veten. Shpretka është simbol i imunitetit dhe Peshqit duhet të mësojnë të mos ndikohen nga ndjenjat e të tjerëve për të mos humbur plotësisht ndjeshmërinë e tyre.Çelësi kryesore është shkronja Kof: Nuk ka rendesi se sa e ulët mund të arrijë dikush nëse ai gjen rrugën për t’u ngjitur përsëri dhe të shpëtoi të tjerët.