Afërdita në trekëndëshin me Plutonin në 29/03… Para dhe fuqi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

 

Afërdita në trekëndëshin me Plutonin në 29/03… Para dhe fuqi

Nga data 26 deri 31 Mars, Afërdita në shenjën stabile dhe joshëse të Demit, formon një trekëndësh me Plutonin e kundërt në Bricjap, një kënd favorizues për Demët, Virgjëreshat dhe Bricjapët si fillim, por edhe për Gaforret, Akrepat dhe Peshqit më pas, të cilët kanë lindur në fund të dhjetditëshit të dytë dhe fillimet e të tretit, dhe/ose sa prej tyre kanë si horoskopin dhe planetin e tyre personal (Hëna, Merkuri, Afërdita, dhe Marsi) nga grada e 21 deri në të 27 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, shprehja sentimentale është e thellë dhe pasionante, këtë herë do të luani në terrenë të sigurta, dhe pa nxituar, pasi dhe ky kënd krijohet në shenjat tokësore, kështu që luani për të fituar, pasi nuk kenaqëni me cmime dytësore. E sigurta është se suksesi vjen atëher kur ndryshoni mënyrën sesi shpreheni dhe do të shikoni energjinë që del nga zemra juaj mundet t’ju ndryshojë të dy. Njëkohësisht duhet të kufizoni fiksimet tuaja (Plutoni) dhe tendencën e pushtimit (Demi) përballë personit që ju intereson.

Atëher, është periudhë ku zbuloni aspekte të reja në lidhjen tuaj, jeni dukshëm më I ndjeshëm dhe joshës se zakonisht, ndërkohë nëse fillonin një lidhje të re këto ditë, mundet në fillim të vonojë të “shpërthejë” por gradualisht ka fuqinë të shndërrohet në një vullkan! Në përgjithësi, humori juaj seksual është I theksuar dhe nëse jeni vetëm nuk përjashtohet të njihni një person më të cilin do të kërkoni shumë ta bëni për vete dhe do keni një kimi seksuale, pasi dhe Plutoni lidhet dhe me seksin. Nëse bëni pjesë në ata që janë në një lidhje, Plutoni në këndin pozitiv me planetin e dashurisë do mundej të ngrohë një lidhje midis dy personave që janë ftohur.

Ky kënd, gjithashtu, flet për sukseset ekonomike, pasi Afërdita në Dem jus jell mbarësi për cështjet financiare, atëher kështu këndi ju premton fitime nga një bashkpunim në investime apo vështirësi ekonomike. Të keni sytë tuaj 14 pasi mundet të prezantohet një mundësi e rëndësishme për të rritur të ardhurat tuaja.

Marsi në shoqërim me Saturnin në 31/03… Ditë të vështira!... Cilët ndikohen?

Nga 31 Marsi deri në 8 Prill, Marsi do të ndodhet me shoqërimin e Saturnit në shenjën origjinale të Ujorit, një kënd i vështirë për Demët, Luanët, Akrepët dhe Ujorët të cilët kanë lindur në fund të dhjetditëshit të parë dhe në fillimet e të dytit dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 0 deri në të 5 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, keni aspirata emocionuese, dëshironi të keni sukses, ta prezantoni veten dhe pozicionin tuaj social, të lidheni me persona interesnatë që kanë pushtet, të arrini lart dhe të tregoni sesa vleni në jetë, ndërkohë, disa detyrime ju ushtrojnë presion, dhe ju luftoni ti sheshoni kufizimet dhe pengesat rreth jush. Një mënyrë tjetër shprehimi të këtij këndi, do mundej të jetë ndryshimi i punës apo akoma dhe karrierës, por mendoni dhe ndryshimet që kjo do të sillte. Keni drejtpamje për të ardhmen por disa prej tyre nuk janë të zbatueshme.

Dëshironi më të mirën për veten tuaj por hezitoni të rrezikoni sepse keni frike apo mendoni në mënyrë pesimiste. Por këtë periudhë, universi kërkon nga ju një mënyrë të drejtë mendimi dhe përpjekje për të parë se cfarë ju leverdis për përmirësimin e jetës tuaj dhe pozicionit tuaj social. Ndoshta do të ketë pengesa, në formën e përgjegjësive familjare, dhe presione të cilat ju pengojnë ndryshimet e situatës apo të mos keni mjaftueshëm besim në vetvete, apo nuk keni fuqinë dhe guximin të luftoni për gjithcka doni apo nuk keni vendosshmërinë që duhet për të ndjekur synimet tuaja. Një lidhje e rëndësishme apo shoqëri, gjithashtu, mundet të sprovohet këtë periudhë, kështu që sigurohuni të dispononi kohë dhe energjinë tuaj personave të duhur.

Në fund, nëse ky kënd aktivizon horoskopin tuaj, mundet të shkaktohen “thyerje”, metaforikisht apo me plot kuptimin e fjalës, pasi mund të takoni pengesa të pa menduara që do t’ju detyrojnë të veproni, ama në një formë më të organizuar.

Shiko gjithashtu