Nga 3 deri në 8 Dhjetor, Afërdita në shenjën enigmatike të Akrepit do të jetë në një trekëndësh me Neptunin tek Peshqit, një kënd shumë i favorshëm për Demin, Gaforren, Akrepin, Bricjapin dhe Peshqit e lindur në fund të dhjetë ditëve të para dhe në fillim të dhjetë ditëve të dyta dhe/ose ata që kanë horoskop dhe planetë personalë (Hëna, Mërkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 15-të deri në të 20-të të shenjave të mësipërme.
Gjatë kësaj kohe ju keni më shumë kuptim për ata që ju rrethojnë por gjithashtu keni intuitë të lartë për të kuptuar motive të thella dhe të fshehura psikologjike të veprimeve të të tjerëve, ju ndjeni dëshirën për një angazhim më të thellë në marrëdhënien tuaj. Përmes dhembshurisë, mirëkuptimit dhe dashurisë (Neptuni), ju mund të dilni nga errësira dhe të shëroni plagët e së kaluarës (Akrepi) dhe të rigjeneroni marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm dhe ka kalime të tjera të rëndësishme në hartën tuaj në të njëjtën kohë, një romancë e re mund të fillojë. Ju mund t'i dëgjoni këto në më shumë detaje nga astrologu juaj personal në http://www.astrologu.al/parashikime-personale
Nëse jeni në një lidhje, gjatë kësaj kohe ndiheni më të apasionuar me partnerin tuaj, ju jepet mundësia të shëroni plagët e së kaluarës përmes intimitetit dhe dashurisë së pakushtëzuar. Marrëdhënia juaj do të përfitojë nga ndjeshmëria dhe dhembshuria juaj e theksuar, nga ngrohtësia dhe pasioni juaj. Këtë herë ju jepet mundësia të kërkoni falje për gabimet e së kaluarës në marrëdhënien tuaj por edhe të falni partnerin tuaj për gabimet e tij. Pasioni, forca dhe vendosmëria juaj ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar.
Afërdita dhe Neptuni ju frymëzojnë me idealizëm dhe romancë gjatë kësaj kohe, ju shihni më të mirën tek të tjerët, jeni më shumë i përfshirë në fotografi, vallëzime, pikturë dhe shkrime. Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për vullnetarizëm dhe aktivitete të ndryshme bamirësie. Fuqia e Akrepit dhe kapërcimi i Neptunit ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të shkoni në thellësitë e shpirtit tuaj dhe të bëni një pastrim, për të rilindur nga hiri juaj.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Ju presim…