Afërdita në katror me Saturnin

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga 17 deri në 21 nëntor, Afërdita nga shenja tokësore dhe e ndryshueshme e Virgjëreshës formon një katror me Saturnin nga Shigjetari, një kënd i vështirë për Dashin, Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin e lindur në fund të dhjetditëshit të tretë dhe për ata që kanë horoskop dhe/ose planetët personalë (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 25-të deri në 29-të të shenjave të mësipërme.

Në këtë kënd, Saturni ju detyron të vendosni kufij në marrëdhëniet tuaja me disa njerëz që mund të përfitojnë nga ndihma dhe mbështetja që ju u tregoni atyre.Ajo që është e sigurt është që këto ditë nuk shpreheni emocionalisht sepse keni shumë frikë se mos lëndoheni përsëri, nëse nuk gjeni përgjigjen që prisni dhe në të njëjtën kohë jeni më i ftohtë dhe më kritik në komunikimin tuaj, madje edhe tek personi për të cilin jeni i interesuar.Ju gjithashtu mund të hezitoni të filloni një marrëdhënie të re.

Afërdita ka nevojë të shprehë dashuri, por Saturni kërkon veprime të kujdesshme për një rezultat thelbësor dhe e bën Afërditën të humbasë një pjesë të gëzimit dhe gjallërisë së saj.Pra, gjatë kësaj kohe ju po bëni shumë autokritikë dhe jeni më të ndrojtur, mund të ndiheni ende në depresion ose të keni një qëndrim gati shkatërrues ndaj vetes dhe të tjerëve, nëse i përkisni atyre horoskopi i të cilëve ndikohet negativisht gjatë kësaj kohe.Eshtë më mirë të mos qëndrosh në errësirë, duke folur së pari me astrologun tënd personal në http://www.astrologu.al/parashikime-personale.

Për këto ditë, mbizotërojnë emocionet negative dhe pesimiste, ndërsa shprehja erotike bllokohet në kontekstin e jetës së përditshme.Eshtë gjithashtu e mundur të përjetoni se përpjekjet dhe vlera juaj nuk njihen nga njerëz të rëndësishëm për ju.Në të njëjtën kohë, një marrëveshje ose bashkëpunim që po shpresonit mund të vonohet, ose në fund të fundit të devijojë nga pritjet tuaja. Së fundmi, ky kënd prek edhe financat, pasi Afërdita lidhet me të ardhurat tona, duke sjellë disa vonesa në të ardhurat që prisni gjatë kësaj periudhe.

Shiko gjithashtu