Afërdita në katror me Neptunin

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 13 deri në 28 Maj, Afërdita e kundërt nga Binjakët krijon katror me Neptunin mjegullues nga Peshqit, një kënd i vështirë për Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të dytë dhe në fillim të tretit dhe për ata që kanë horoskop dhe/ose planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 17 deri në të 22 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, do të ndiheni sentimentalisht dhe shpirtërisht të mbytur dhe nuk mundeni të materializoni dëshirat tuaja, vecanërisht në dashuri dhe para.Keni enthusiazëm dhe optimizëm por energjitë tuaja impulsive dhe mënyra e gabuar e mendimeve tuaja, mund t’ju bëjë të humbisni lumturinë nga duart tuaja. Paralelisht, jeni të rrethuar nga shumë njerëz kërkues që ju ngatërrojnë dhe nuk e njohin atë që keni për të ofruar. Ky aspekt midis dy planeteve u përsërit në fillim të muajit, kështu që tani mund të shihni ato emocione të shumta që ju kanë shqetësuar atëher.

Gjatë kësaj kohe, do të shqetësoheni për rezultatin e marrëdhënies tuaj të rëndësishme, dëshironi të vazhdoni më tej me partnerin tuaj por hasni pengesa dhe mjegull. Ndoshta gjatë kësaj kohe, do të dëgjoni një të vërtetë të ashpër që do t'ju lëndojë, por keni qenë të verbër për ta parë. Mund të ndjeheni gjithashtu se po jetoni në një marrëzi iluzive, të shihni se marrëdhënia juaj nuk po evoluon dhe që po ju zhgënjen. Në të njëjtën kohë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi një person ka mundësi të përfitojë nga "plagët" tuaja në avantazhin e tij ose të përpiqet ta paraqesë veten si "viktimë" të abuzuar ndërsa në të vërtetë po të krijojë një lojë mashtrimi rreth jush.

Nëse jeni vetëm, kini kujdes zgjedhjet tuaja këtë periudhë, pasi enthusiazmi juaj, mund të mos ketë rezultatet e pritshme ose ndoshta njihni dikë që do t’ju krijojë vazhdimisht pasiguri. Si përfundim, me sa lëxuat më lart, do mundeshin t’i referohen dhe një partneriteti ose një shkëmbimi ekonomik.

Shiko gjithashtu