Nga data 1 deri në 5 Mars, Afërdita tek Peshqit romantik dhe ëndërrimtarë do ndodhet në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi, një kënd favorizues për Demët, Gaforret, Virgjëreshat, Akrepët, Bricjapët, dhe Peshqit që kanë lindur në dhjetditëshin e parë dhe për ata që kanë Horoskop apo dhe planetë personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 4 deri në të 9-tën të shenjave të mësipërme.
Këto ditë ndjeni nevojën për tu lidhur shpirtërisht me personat që ju rrethojnë, pasi Peshqit, shenja në të cilën ndodhet Afërdita, lidhen me elementin e Ujit, domethënë me ndjenjën. Por këtu Urani kuptues është në shenjë Toke. C’farë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se bëni një hap pas nga sentimentalizmi eksagjerues dhe dramat, do vendosni në “mikroskop” sa ndjeni dhe përdorni llogjikën për ti zgjidhur. Zakonisht tentojmë të konsiderojnë se ndenja dhe llogjika janë dy gjëra të përplasura, por këtë periudhë bashkpunojnë vecanërisht mirë.
Por nëse ndodheni në një lidhje me një person shumë kontrollues, që ju xhelozon dhe dëshiron të dijë vazhdimisht c’do lëvizje tuajën, atëher Urani reagues ju bën të revoltoheni përpara c’do lloj presioni dhe në përgjithësi këto ditë dëshironi të merrni pak distancim nga personi që ju intereson, në plot kuptimin e fjalës, apo metaforikisht, për të parë sesi të hecni. Por shoqëritë tuaja janë ato që e kanë celsin dhe personat e rrethit tuaj shoqëror bëhen “guri” mbi të cilin mbështeteni për të biseduar gjithcka që ju shqetëson në lidhjet tuaja. Por shumë informacione të rëndësishme do të merrni dhe nga astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Duke e mbyllur, Afërdita, planeti që lidhet dhe me paranë dhe të ardhurat, sjell mundësi të papritura për të ardhura, falë ndihmës të Uranit të paparashikueshëm, vecanërisht nëse horoskopi juaj është dakort me këtë. Tani atëher, dilni të fituar nga argumentet e reja që përfundimsiht përforcojnë xhepin dhe portofolin tuaj. Në një periudhë si kjo keni shumë sfida, dhe shumë ndryshime të imponuara, ky kënd midis Uranit dhe Afërditës, sjell dhe shpresë!
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…