Afërdita në trekëndësh me Plutonin(R) … Vullkanë erotikë zgjohen

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 3 deri në 7 Maj, Afërdita në shenjën stabile dhe joshëse të Demit krijon trekëndësh me Plutonin e kundërt nga Bricjapi, një kënd favorizues për Demët, Virgjëreshat dhe Bricjapët fillimisht, por dhe për Gaforret, Akrepët dhe Peshqit në rradhë të dytë që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të dytë dhe fillimi i tretit dhe/apo sa kanë Horoskop dhe planetë personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 23 deri në të 28 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, shprehimi juaj sentimental është i thellë dhe pasionant, këtë herë luani me siguri, dhe pa u nxituar, pasi dhe ky kënd krijohet në shenja toksore, kështu që luani për të fituar, pasi nuk kënaqeni me gjysëm masa. E sigurta është se suksesi vjen kur transformoni mënyrën sesi shprehni sa ndjeni dhe do shihni se energjia që del nga zemra juaj mund të ndryshojë të dy ju. Por duhet të kufizoni fiksimet tuaja (Plutoni) dhe tendencën e sjelljes pushtuese (Demi) përballë personit që ju intereson.

Eshtë periudhë atëher ku zbuloni anë të reja brenda lidhjes tuaj, jeni qartazi më sentimental dhe joshës sesa zakonisht, ndërkohë nëse fillon një lidhje e re këti , mundet në fillim të vonojë të shprehet por gradualisht ka fuqinë të shndërrohet në… vullkan! Në përgjithësi, dëshira juaj seksuale është e fortë dhe nëse jeni vetëm nuk përjashtohet të krijoni njohje me një persona që do keni kimi erotike, pasi dhe Plutoni lidhet dhe me seksin. Nëse bëni pjesë tek ata që janë tashmë në një lidhje, Plutoni në kënd pozitiv me planetin e dashurisë do mundej të ringrohë një lidhje midis dy personash që janë ftohur.

Ky kënd gjithashtu flet dhe për suksese ekonomike, pasi dhe Afërdita tek Demi sjell mbarësi për cështje ekonomike, kështu që ky kënd premton dhe fitime nga një bashkpunim në investime apo lehtësira ekonomike. Kështu të keni sytë tuaj hapur dhe të flisni me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  , pasi mund të prezantohet një mundësi shumë e rëndësishme për të rritur të ardhurat tuaja.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu