Afërdita në gjashtëkëndësh me Saturnin

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga 12 deri në 16 Dhjetor, Afërdita në shenjën pasionante të Akrepit do të jetë në një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, një kënd i favorshëm për Demin, Gaforren, Virgjëreshën, Akrepin, Bricjapin dhe Peshqit të cilët kanë lindur në dhjetditët e treta dhe kanë horoskop dhe/ose planetët personalë (Hëna, Mërkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 25-të deri në të 29-të të shenjave të mësipërme.

Gjatë kësaj kohe keni dëshirën për të ruajtur paqen dhe harmoninë në marrëdhëniet tuaja, duke bërë kompromise. Afërdita kërkon harmoninë në marrëdhëniet dhe Saturni kërkon stabilitetin dhe sigurinë. Kështu, gjatë kësaj kohe, ju jeni shumë më miqësor dhe më të shoqërueshëm dhe përdorni aftësitë tuaja diplomatike për tu ndjerë të sigurt. Bilanci, harmonia dhe stabiliteti krijohen në të gjitha marrëdhëniet tuaja, ju keni aftësinë të jeni të paanshëm dhe të drejtë dhe zgjidhni çdo çekuilibër në marrëdhëniet tuaja të rëndësishme dhe bashkëpunimet tuaja.

Tani jeta juaj sentimentale bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme, ju merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe ndërmerrni masa për të krijuar dhe ruajtur një marrëdhënie që jeni të gatshëm ta mbani. Nëse jeni beqar dhe ka njëkohësisht edhe pamje të tjera në horoskopin tuaj, me mirësinë dhe hijeshinë tuaj mund të tërheqni një partner të ri dashurie dhe të krijoni një marrëdhënie që mund t’i rezistojë sprovave të kohës. Përgjigjet që dëshironi mbi to, megjithatë, i merrni nga astrologu juaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  .

Nëse jeni në një lidhje, do të keni tendencën t’i jepni shumë marrëdhënies tuaj dhe të tërhiqni çdo mosmarrëveshje që lind me partnerin tuaj ndërsa kërkoni paqen. Ju madje mund të mendoni për angazhim. Ju jeni më bashkëpunues dhe më i drejtë me partneritetet tuaja të biznesit dhe mund të jeni duke negociuar një marrëveshje që do t'ju sjellë përfitime afatgjata. Ju gjithashtu keni një ndjenjë drejtësie dhe simpatie për ata që janë trajtuar padrejtësisht.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Ju presim…

Shiko gjithashtu