Nga i pari deri më 5 qershor, Afërdita e kundërt nga shenja komunikuese e Binjakëve formon një katror me Marsin tek Peshqit, një kënd të pafavorshëm për Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarin dhe Peshqit, të lindur në dhjetë ditët e dyta të këtyre shenjave dhe për ata që e kanë horoskop dhe/ose planetet personale (Hëna, Mërkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 12 deri në 16-tën e shenjave të mësipërme. Zhgënjime, vonesat dhe problemet e përsëritura vijnë në dukje për të tronditur jetën tuaj të dashurisë.Egoizmi, arroganca dhe fuqia, të cilat i keqpërfaqësoni para të dashurve tuaj, bëhen burim konflikti dhe trazirash dhe gjithashtu krijoni ankth dhe frikë ndërsa ndjeni se është në rrezik stabiliteti i marrëdhënies tuaj.Mund të ndjeheni se po mbyteni në shumë përgjegjësi që nuk ju lejojnë të argëtoheni dhe të shijoni dashurinë dhe jetën, madje dhe duke ju prishur ekuilibrin.
Gjatë kësaj kohe, ndjeheni pesimist dhe negativ, mund të jeni akoma pa qef dhe prandaj nuk dëshironi të argëtoheni, flirtoni dhe të shijoni jetën.Krijoni dramë nga asgjëja, jeni eksagjerues dhe kontradiktorë në emocionet tuaja dhe veproni në mënyrë të pamatur, pa llogaritur pasojat e veprimeve tuaja. Nga ana tjetër, me Afërditën e kundërt hasni pengesa në afrimin e një dashurie të vjetër që dëshironi të keni përsëri në jetën tuaj ose thjesht kujtoni të kaluarën e jetës suaj të dashurisë, duke patur nostalgji për momentet e lumtura, por edhe duke menduar për zhgënjimin dhe ndjenjat e lënduara që ju krijoi ky person.
Ndoshta akoma, keni vetëvlerësim të ulët dhe frenime për të kërkuar dashurinë që meritoni.Mund të jeni të ftohtë dhe të largët dhe të bëheni mizorë dhe të egër me veten dhe të tjerët, luftoni me hijet e së kaluarës dhe demonët tuaj.