Çfarë parashikon Astrologjia për shenjat e horoskopit dhe ndjenjat e tyre në javën : 02/04/18 – 08/04/18

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
01/04/2018

DASHI

Beqarët:  Me Marsin përkrah me Saturnin dhe kalimin e Hënës tek Akrepi, qëllimi juaj do të jetë të sillni një kuptim të ri në jetën tuaj. Do të flirtoni , por Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin,tregohuni të kujdesshëm sepse mund të bëni veprime dhe të thoni fjalë të cilat mund të keqkuptuhen lehtë. Shmangi veprimet e tepruar dhe bisedat e paqarta,përpiquni të flistni qartë e pastër dhe gjithnjë me edukatë .

Në lidhje:  Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin, vëmendje ndaj energjive të përqendruara, fjalëve të mprehta. Frenoni impulset tuaja të brendshme, ju nuk toleroni presionet dhe shpërthime të cilat do të sjellin zemërimin tuaj. Mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj, nëse nuk gjeni bilancin tuaj të brendshëm, ju nuk do të jeni në gjendje të stabilizoni lidhjën tuaj.

DEMI

Beqarët : Ju mund ta gjeni personin që do të fitojë interesin tuaj, por a do të jetë me të vërtetë ajo që ju duhet? Përmbani padurimin tuaj, mos u mundoni të fshihni dëshirat apo pritjet tuaja. Ngjarjet e javës do të sjellin turbullira emocionale, por me vendimet e nxituara Marsi përkrah Saturnit është e mundur më vonë të krijojhën probleme të vështira për tu zgjidhur.

Në lidhje:  Por Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin ndoshta nuk do ju lëri të harroni kohët e këqija që ekzistonin mes jush dhe partnerit tuaj, është e mundur reagimet të jenë negative . Nevoja juaj për të dal jashtë nga kushtet e presionit she mbytjes që ju krijohet , mund të zhvendoset interesin juaj ndaj personave apo situata të tjera, por kujdesni nga iluzionet e mundshme. Do të ishte gabim të mendonit se gjithçka është për faji të partenerit tuaj dhe se zëvendësimi i tij do të jetë zgjidhja.

BINJAKËT 

Beqarët: Me Marsin përkrah Saturnit mund të ndjeni fuqinë për të dhënë një fund situatave të vjetëra, për të fshirë të kaluarën zhgënjyes, por Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin nuk bënë të mundura rishikimet, ndoshta asnjë vendim më të lehtë . Ju doni të testoni dhe të krijoni aventura të reja, por mund ta lini bashkëshortin tuaj? Do të keni dilema dhe do të përpiqen të riorganizoheni, mendimi juaj jo I qendrushëm do ju sjelli një rezultat të ngatrushëm.

Në lidhje: Ju që kërkoni angazhime apo ndryshime radikale nuk duhet të prisni ndryshime të papritura, gjërat nuk mund të vijnë nga një moment në tjetrin. Qëndrimi juaj nuk duhet të jetë i ngutshëm në të njëjtën kohë nuk duhet të ndiheni të zhgënjyer me vështirësitë. Mos nxitoni,jepni partnerit tuaj kohë për të menduar atë që ai dëshiron nga ju dhe nga marrëdhënia juaj.

GAFORRJA

Beqarët:  Këtë javë ka gjasa për të takuar një njeri me të cilin kishtit ndarje episodike apo të papritur, do të jeni te hapur për ribashkimin. Ju dëshironi të stabilizoni dhe të vazhdoni me perspektivën që gjera më të mira do krijohen pë ku të dy, por me Marsin përkrah me Saturnin, shmangni vendimet dhe përgjigjet e nxituara. Mos i injoroni gabimet dhe ngjarjet zhgënjyese të së kaluarës, kushtojini vëmendje situatave ku fokusoheni.

Në lidhje:  Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin tregoni vëmendje lëvizjeve spontane ose të nxituara. Dëshira juaj do të jetë lëvizjet e qëndrueshme dhe të detyrueshme, por keni menduar nëse jeni në kohën e duhur për veprime finalizuëse? Mos ndoshta dhe ndjenjat nuk kanë pjekur brenda jush? Mendoni më logjik, do të jetë e gabuar nëse jeni të bllokuar në iluzione dhe mashtrime. Jepni kohë fakteve dhe prisni konfirmimet dhe rezultatet.

LUANI

Beqarët:  Me Marsin përkrah Saturnit mos u nxitoni për të nxjerrë konkluzione, personi që do të takoni mund tju mahnisi dhe magjepsi, por të jeni të sigurt nëse ajo që duket në fakt është ajo që në të vërtetë ekziston. Levizni me spontanitet dhe rehati, por qëndroni më këmbë në tokë,mos u përqëndroni vetem në pozitivet qëllimisht duke mbyllur sytë ndaj gjerave negative.

Në lidhje:  Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin,premtimet që jepni tek I dashuri juaj mund të mos jenë lehtësisht të besueshëm, ai mund të kërkoi garanci emocionale dhe të këtë dyshime. Mundohuni të zgjidhni ngatresat emocionale, të mbushni boshllëqet dhe pasi të keni parë të njëjtat gjëra, atëherë vazhdoni me sugjerimet tuaja. Tani përgatisni terrenin dhe mos u nxitoni për të realizuar ëndrrat tuaja.

VIRGJËRESHA

Beqarët: Edhe pse ju doni për të ndryshuar situatat, Marsi përkrah Saturnit ndoshta ju çon në veprime të shqetësuara dhe të çorjontuara, përpiquni të shmangni zgjedhjet impulsive. Ndryshimet kanë nevojë për kohë dhe durim, vështirësitë nuk duhet t’ju çojnë në mendime të hidhura. Ju do të keni nevojë për të balancuar dhe kontrolluar botën tuaj të brendshme, gjërat do të japin rezultatin e kërkuar, por gjithçka do të bëhet në kohën e duhur pa u nxituar dhe pa presion.

Në lidhje:  Brenda javës, qëndrimi juaj do të ketë ulje dhe ngritje, Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin I bën fjalët tuaja më të mbrehta , do të keni sjellje mjaft të grindur. Shmangni kritikat, qëndrimi juaj mund të bëjë që partneri juaj të reagojë ashpër me ju. Në mbyllje të javës me Venusin që është në një trekëndësh me Saturnin, ju do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë duhet të shmangni dhe ku të përqëndroheni.

PESHORJA

Beqarët:  Me Marsin përkrah Saturnit nuk është e pamundur për të marrni vendimin për të larguar vetminë tuaj, por vëmendje mënyrës se si do të manaxhoni personat që do ju prezantojnë apo do njifni rastësisht. Merkuri formon katërkëndësh me Marsin, mënyra juaj nuk duhet të krijojë përshtypje negative ose mendime të gabuara. Mos u përqendroni vetëm të mos zhgënjeheni ju, është gjithashtu e rëndësishme të mos zhgenjeni të tjerët.

Në lidhje: Nëse ju doni të jepni një vështrim më serioz në marrëdhënien tuaj me Marsin përkrah Saturnit do të gjeni kurajon për të kaluar në propozime të ngjashme, por Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin ndoshta përgjigjet që ju nuk do të merrni nuk do ju kënaqin. Nëse dëgjoni diçka nga bashkëshorti juaj që nuk do ju pëlqejë,më mire të mos reagoni ashpër. Jepini kohë ngjarjeve, shmangni presionin egoist, mos nxitoni për të arritur në përfundime.

AKREPI

Beqarët:  Me Marsin përkrah Saturnit dhe Merkurin që formon katërkëndësh me Marsin, kjo mund të jetë një frenim për energjitë tuaja dinamike. Në këtë fazë ndoshta do të jetë frika dhe paaftësia për të marrë vendime për të rrezikuarpër qellimet tuaja. Nuk ka nevojë të nxitoheni, presioni i brendshëm do të çojë në gabime, përpiquni të balanconi mendimet dhe pastaj të kaloni në veprime .

Në lidhje:  Mendime për marrëdhënien tuaj do ju shqetesojnë goxha, Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin tregohuni të vëmendshëm tani për tani ka njolla të errëta që duhet të sqarohen. Diskutoni me partnerin tuaj, mos kini frikë të flisni hapur për çështjet që krijojnë pasiguri dhe dyshime. Mundohuni të verifikoni dhe të kuptoni ate si dhe mos të jetoni më iluzione.

SHIGJETARI

Beqarët: Në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin qëndrimin tuaj do të jetë shume I mbyllur dhe I shymt, Dëshironi njohje të re apo preferoni rilidhjën? Është e këshillueshme të realizoni atë që ju kërkoni , në mes të javës me pamjen e Hënës tek Shigjetari do detyroheni për të dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Mendoni avantazhet dhe disavantazhet, llogarisni atë që ju ofroni dhe çfarë merrni si dhe të merrni vendime për të cilat nuk do të zhgenjeheni.

Në lidhje: Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin tregoni vëmendje ndaj partenerit mund të kuptoni se qëndrimin juaj ka krijuar tensione. Ju që jeni në lidhje afat-gjata që synoni në mirëkuptimin dhe lirinë,përpiquni të maturoheni emocionalisht dhe të jepni shpjegime për çështjet që krijojnë negativitet. Nëse dëgjoni ankesat, është mirë të mos i injoroni ato, të përpiqeni ti kuptoni dhe të bëheni të vetëdijshëm.

BRICJAPI

Beqarët: Bricjapi rezultet pozitive do të varen se si ju trajtoni faktet dhe veçanërisht vendimet që keni marrë. A doni me të vërtetë të largoheni nga rastet e vjetra? Dhe njohja e re nuk vjen në qoftë se ju nuk lëvizin në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë por nëse ju e bëni rezultati do të jetë i kënaqshëm. Mundohuni të qartësoni botën tuaj emocionale, të zbuloni atë që ju kërkoni.

Në lidhje: Mars përkrah Saturni nuk ju ndihmon të vëproni me mençuri, mbani një qëndrim të relaksuar,kërkoni paqen dhe përqëndrohuni në tërheqjen dhe sinqeritetin e ndjenjave. Mundohuni të zgjidhni situata që ndikojnë negativisht në partnerin tuaj dhe në marrëdhëniet tuaja. Bëni hapin tjetër për të dhënë frymë të re në marrëdhënien tuaj.

UJORI

Beqarët: Kujdes më personin që do të tregojë preferenca dhe simpati, ju që keni kohë të gjatë pa lidhje mos u nxitoni të merrni vëndime ,sepse ekziston rreziku që të ndjeni keqardhje në lidhje me vendimet tuaja. Mendoni mirë se çfarë doni dhe çfarë keni nevojë, mos lejoni që mënyra pesimiste e të menduarit t’ju çojë në krahët e personit të gabuar. Mendoni në mënyrë optimiste vetmja mund të jetë një mënyrë ku ju do të jeni në gjendje të lëvizni në mënyrë dinamike.

Në lidhje: Me Marsin përkrah Saturnit dhe Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin impulsive do të jenë lëvizjet tuaj, kini kujdes mos ngatërroni partnerin tuaj dhe jepni interpretime të gabuar për qëllimet dhe ndjenjat tuaja.Afërdita formon trekëndësh me Saturnin mund të ketë rishikime, diskutime të detajuara dhe ngjarjet e rastit do të ndryshojë mendimi juaj në lidhje me deklaratat emocionale të bëra ditë me para.

PESHQIT

Beqarët: Ata që duan një njohje të re, mund të ndjeni se keni nevojë të menjëhershme, por me kushte që Marsi përkrah Saturnit ktijon ende nuk mund të jeni gati për një fillim të ri. Është e këshillueshme që të shmangni afrimet e nxituara ose të pazakonta. Mos u mundoni për të drejtuar ngjarjet, padurimi do t’ju çojë në gabime dhe zgjedhje që më vonë do e kuptoni që nuk duheshin bërë.

Në lidhje: Merkuri në lëvizje të kundërt formon katërkëndësh me Marsin, ju do të kundërshtoni marrëdhënien tuaj. Ankthi dhe konfuzionet që krijon presioni i brendshëm do të krijojnë në mendjen tuaj,ndjenjën e frikës. Mundohuni të shmangni presionet në kontaktet tuaja me bashkëshortin tuaj, qëndrimi juaj duhet të jetë i vëmendshëm. Në fund të javës,Afërdita formon një trekëndësh me Saturnin që do të arrini të lëvizni në mënyrë të arsyeshme dhe me qetësi.

Shiko gjithashtu