Horoskopi dhe astrologjia greke

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
06/04/2018

Astrologjia greke është ajo që zhvilloi shenjat dhe shtëpitë dhe si ndikojnë planetet, në varësi të ditës,orës dhe vendit e lindjes së individit.Horoskopi grek ishte ai që hodhi themelet për astrologjinë moderne greke dhe u përdor më vonënga të gjithë astrologët modernë.Tashme,horoskopi grek ka ndryshuar dhe studimi bëhet edhe më i detajuar dhe interesant,por rrënjët I kanë tek astrologjia greke.

Astrologjia është një nga filozofit më të vjeta – disa e  vlerësojnë më shumë se 3000 vjet-vazhdon të ekzistojë deri më sot dhe është përdorur për të parashikuar ngjarjet në gjithë botën,për rezultatet  luftërave,zhvillimet ekonomike dhe më tepër për zhvillimin e ngjarjeve personale të individëve.

 Astrologjia filloi me grekët e lashtë disa mijëra vjet më parë.Greqia ishte një nga qendrat e lashta dhe dihet se ishte baza e zhvillimin e astrologjisë.Kjoështë arsyeja pse astrologjia greke vlerësohet aq shumë. Sipas parimeve të astrologjisë greke,çdo person është në një fare mënyrë i bekuar me cilësitë e një Perëndie greke.Kjo perëndi greke përfajson personalitetin e tij.

Beson se pozicioni i Diellit dhe planeteve të tjerë ndikojnë në jetën e një personi dhe cfarë ngjarje do të ndodhin në  të ardhshmen dhe kjo mund të parashikohet në bazë të pozicionit të tyre.Fjala “Astrologjia” është një fjalë greke që do të thotë “Shkenca e yjeve”.Astrologjia u përdor nga Kaldeasit që jetonin në Babiloni që në vitin 3000 pes.Me vonë populli kinez në Azi ishte ai qe  u interesuar për astrologjinë. Thuhet se këta njerëz  vunë re se pozicioni i Diellit ndikonte tek stinët dhe ciklet e mbjelljes së prodhimeve të tyre bujqësore.

Astrologjia greke mori emrin nga rajoni dhe periudha kohore që u shfaq – Egjipti grek gjatë periudhës helenistike.Besohet se praktikimi I saj ka filluar diku në shekullin e 3 (rreth kohës së pushtimit të Aleksandrit të Madh), deri në shekullin e 6 ose 7 edhe pse periudha e saktë nuk dihet. Ky lloj i astrologjisë kishte ndikim të madh tek llojet e tjera të astrologjisë,si astrologjinë indiane, arabe dhe europiane.

Ishte gjatë periudhës së Aleksandrit të Madh I cili pushtoi Perandorinë persiane dhe kaq shumë kultura të ndryshme që u përbalen më të njëjtat rregulla dhe të njëjtën gjuhë zyrtare për herë të parë. Midis  mendimeve dhe ideve të zhvilluara nga kjo përzierje  kulturash,ishte dhe astrologjia.Astrologët, si Berossus,filluan të interpretonin horoskopin.Megjithatë, disa astrologët grek besojnë se Merkuri I madhërishmi,një person mitik,midis perëndisë greke Merkurit dhe perëndisë egjiptiane Thoth, i cili krijoi horoskopin,I cili u përdor gjatë periudhës helenistike dhe qe më pas u dorëzuar tek Faraoni egjiptian Nechepso .

Klaudios Ptolemeos, i cili ishte astronomi dhe astrologu më I madh I lashtësisë,hodhi themelet e astrologjisë perëndimore në projektet e Tetrabiblit dhe sintaksës matematike.Përdori njohuritë e shpërndara të paraardhësve te tij,I sistemoi  dhe I  vuri në dy botimet e tij me metodologji të  admirueshme dhe saktësi që prej 14 shekuj, domëthenë,nga shekulli 2 deri në shekullin e 16, konsideroheshin si burimin i vetëm origjinal, jo vetëm i astrologjisë por dhe i Astronomisë .

 Sipas astrologjisë greke,horoskopi i ditëlindjes bëhët duke u bazuar në orën ,ditën dhe vendin e lindjes së personit.Në Astrologjinë Perëndimore, Dielli është faktori më i rëndësishëm. Shenjë diellore përfaqëson shenjën e ciklit zodiak që kaloi Dielli në momentin e lindjes e çdo personi. Shenjat janë të  njohura si shenjat e diellit të përcaktuara nga data e lindjes së individit. Zodiaku përbëhet nga 12 shenja të ndryshme të diellit të cilat besohet së përfaqësojnë dymbëdhjetë lloje themelore personaliteti,dhe ato janë: 

Dashi  21 mars – 20 prill

Demi 21 prill – 21 maj

Binjakët 22 Maj – 21 Qershor

Gaforrja 22 qershor – 22 korrik

Luani 23 korrik – 21 gusht

Virgjëresha 22 gusht – 23 shtator

Peshorja24 shtator – 23 tetor

Akrepi 24 Tetor – 22 Nëntor

Shigjetari 23 Nëntor – 24 Dhjetor

Bricjapi 23 Dhjetor – 20 Janar

Ujori 21 janar – 19 shkurt

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Astrologjia greke përbëhet nga tre nënndarje të mëdhaja:

Nënndarja e parë është Astrologjia Botërore,e cila përdoret për të parashikuar ngjarjet që ndikojnë në një grup të madh  njerëzish,të tilla si moti apo diçka në lidhje me një fatkeqësi natyrore,tërmet apo epidemi.Mund të përfshijë edhe fatkeqësi artificiale si lufta.

Nënndarja e dytë është Astrologjisë e Ditëlindjës,e cila përfshin përdorimin e vendin dhe orën dhe datën e lindjes së një individi,për të krijuar hartën e tij personale të lindjes.Kjo do të përcaktojë jo vetëm karakteristikat e personalitetit të dikujt,por edhe të ardhmen  si dhe fatin në jetën e tij.

 Ndarja e fundit është Astrologjia Selektive,e cila i ndihmon njerëzit të kuptojnë momentin e duhur për të bërë diçka,në përputhje me planetet e kësaj date.Një individ, përshembull mund të përdori astrologjinë selektive për ta ndihmuar qe të zgjedhi datën e përsosur e dasmës.Astrologjia selektive i ndihmon njerëzit të kuptojnë të gjitha detajet e një ngjarjeje të veçantë.

Shumë aspekte të astrologjisë greke përdoren deri më sot në degët të tjera të astrologjisë.Koncepti i shtëpive,qe përmendet në astrologji greke,e përdoren ende si dhe hartat e ditëlindjes.Tekstet qe mbijetuan nga periudha helenistike,janë shkruar kryesisht në greqisht që ishte gjuha e përbashkët e asaj kohe.

Më poshtë  do të përmenden shkurtimisht fjalët kyçe të shenjave,planeteve dhe shtëpive që kanë bazat e tyre në astrologjinë greke.

SHENJAT

Dashi:

Energjik,inovativ,kryesues,i sigurt,nervoz,tendencioz,lider,ambicioz,komunikues,ndonjëherë agresiv,konkurrues,entuziast,i sigurt në vetvete.

Demi:

efektiv,kokëfortë,i kujdesshëm,i qetë,këmbëngulës,qëndrueshëm,I mbyllur në vetvete, konservator,konvencional,materialist,I sigurt,i  ndërgjegjshëm,punëtor,i besueshëm,me kapacitet financiar.

BINJAKET:

fleksibël,I përshtatshëm,kërkues,i gjallë,me gatishmeri shpirtërore,letrar,komunikues, bisedues i mirë,jo I qendrushëm,i shoqërueshëm,i ndjeshëm,I zgjuar,i shkathët,shpirtëror.

 GAFORRJA:

i mbyllur në vetvete,skeptik,sentimental,i ndjeshëm,me humor,i mëshirshëm,i vetëdijshëm, emocional,më memorie të mirë,familjar,mbrojtës,të qetë,me imagjinat,i ndërgjegjshëm,tradicional.

LUANI:

Ambiciozi pelqen qendra e vëmendjës,fitues, komunikues,i sigurt, zotëri,dinjitoz,i sigurt,krenar,me vetbesim,krenar,karizmatik,dramatik,konkurrues,lider dhe organizator.

VIRGJERESHA:

Praktike,përgjegjës,vetdijshëm,I logjikshëm,analizues,diskriminues,i kujdesshëm në planifikim,I saktë,korrekt,I  përkushtuar,perfeksionist,kritik,I fiksuar me pastertinë,i mbyllur në vetvete .

PESHORJA:

Idealist,paqesor,diplomat,i rafinuar,stabilizues,I sjellshëm,i drejtë,i shoqërueshëm,simpatik, artistik,krijues,i dashur,bashkëpunues,komunikues,i pavendosur.

AKREPI:

intensive,i fuqishëm,kokëfortë,dinamik,i guximshëm,trim,i durueshëm,konkurrues,i shkathët, studiues,i fshehtë,misterioz,kërkues,pavarur, i mbyllur në vetvete.

SHIGJETARI:

Idealist,optimist,liri dashës,miqësore,I gjallë,entuziast,filozofik,i zellshëm,i drejtpërdrejtë,i sinqertë,i ndershëm,dashuri me sy te pare (i papermbajtur),kërkues,pelqejnë udhëtimet.

BRICJAPI:

ambicioz,organizative,me vetëkontroll,i ngurtë,kursimtar,i matur,i sigurt,i ndërgjegjshëm, konservator,i përgjegjshëm,praktik,këmbëngulës,politikan, biznesmen,i orientuar,metodik.

UJORI:

individualiste,i pazakonta,progresive,unik,i pavarur,humanitar,altruist,vizionar,parashikuës, shpirtëror,I logjikshëm.inteligjent,krijues,i paparashikueshëm,miqësor,shkencor.

PESHQIT:

I pranushëm,i ndjeshëm,i qetë,serioz,i mëshirshëm,dashamirës,​​kreativ,ëndërrimtar,i dedikuar, me imagjinat, i turpshëm,i mbyllur në vetvete,shpirtëror,i izoluar.

PLANETET

DIELLI:

Shkelqimi,pushteti,dominimi,individualiteti,shpirti,energjia krijuese,fëmijët, gjinia mashkullore, babai, pushteti, lideri, ambicia, mendjemadhësia, besimi, arroganca, xhelozia, dembelizmi, pelqimi ndaj vetes. 

HENA:

Personaliteti,emocionet,disponimi,ndjeshmëria,instinkti,kujtesa,zakonet,imagjinata,sjellja instiktive,Nëna,intuita,frymëzimi,mbështetja,terheqja hormonale.

MERKURI:

aftesia,shkathtësia,vetëdija,inteligjenca,intelekti,komunikimi,aftësi arsyetimi,mbledhja e të dhënave,aftësia për të perceptuar marrëdhëniet midis dy gjërave,njerëzve apo situatave,pavendosmëri, paqëndrueshmëri,flet shumë,mashtrim,kurioziteti.

AFERDITA:

Sharmi,vlerësimi,kreativiteti,takti,shoqëri,dashuri,bukuri,harmoni,vlerësim, sensualitet, pesimizmi, flirtim, artistik, muzika, dembelizmi, pavendosmëri, zoterim, xhelozi.

MARSI: 

Energji,agresivitet,aktivizim,iniciativa,spontaniteti,aventura,energjia fizike,guximi,vetë-besimit, ,  pavarësia,fuqija,impulsiv,kokëfortësia,dhuna,ashpërsi,shkatërrim.

JUPITERI:

Zhvillim, përmirësim,spontanitet,shansi,rritja,ambicia,mendjë mprehtë,mençuria,entuziazmi, optimizmi,dashamirësia,bujaria,frymëzimi,pasuria,arrogance,dembelizmi,fanatizmi.

SATURNI:

sprapsia,përpjekja,disiplina,përgjegjësia,kufizimi,mësimi,babai,serioziteti,stabiliteti,kujdesi, pjekuria,përqendrimi,durim,këmbëngulja,disiplina,durimi,përulësia,ekonomia,konvencional, mendjengushtë,egoizmi,frika,pesimizmi,ngurtësia.

URANI:

Reforma,rebelizmi,pavarësia,origjinaliteti,imagjinata,ndryshimi,elektrizimi,fuqia,padurimi, ndryshimet e mprehta,ndryshimi i  gjerave të vjetra për të arritur të reja,intuita,idealet humanitare, forca e vullnetit,progresioni, impulsiv.

NEPTUNI:

ndjeshmëri,idealizem,dhembshuri,besim,udhëzime shpirtërore,forca shpirtërore,kreativitet, rrugën me më pak rezistencës ,tendenca zbavitëse,imagjinata,intuita,paqartësia,emocione,pavendosmëri,ndjeshmeri,frymëzim,intuit, përkushtimi, idealismi,krijimi,iluzione,ngjarjet kaotike,negativitet,dobësi,simpati te gabuara,mashtrimi.

PLUTONI:

Rigjënerim,konvertim,detyrim,bashkëpunimi,dëshirë,obsesion,pastrimi,trajtimi,eliminimi,seksi, spiritualitet,përtëritje,parashikime pozitive,ndryshime,fanatizëm,anarki,shkatërrim,trazira,sjellje kriminale.

SHTEPITE

SHTEPIA E PARE:

Personaliteti, si ne shohim botën dhe si na shohin, paraqitjet, mundësitë,vetëdija dhe si reagojmë,pamja fizike,ego,imazhi qe paraqesim,shprehje  motivimi të brendshëm,qëllimi i shpirtit,terheqja e parë e jetës,energjia.

SHTEPIA E DYTE:

Lekët,vetbesim,talentet,fitimet personale,buxhetet,leket qe nxjerrim,burimet materiale,vlerat materiale,fitimet dhe humbjet,siguritë,vlerat,pasuria,blerjet.

SHTEPIA E TRETE:

Komunikimi,rregullat,shkrimI,aftësitë njohëse,shkolla e ciklit të ulët deri ne gjimnaz, udhëtimet të shkurtra,transportiti lokal,të mësuarit,mjedisi i afërt,vëllezërit dhe farefisi,ndjekje aktive e njohuri,telepatia dhe energjia psikologjike.

SHTEPIA E KATERTE:

shtëpia,familja,rrënjët tona,jeta personale,prindërit,toka,prona,strehimi,punët private,jeta në shtëpi,familje dhe marrëdhënie,psikologjia,trashëgimi biologjike,vendbanimit,fundi i jetës,karma.

SHTEPIA E PESTE:

Kreativiteti,prekjet emocionale,ceshtje të këndshme,të dashur, e të bëhurit nënë dhe sensualiteti,kërkime artistike,hobit,argëtime,shprehje krijuese,dashuria,riprodhimi dhe fëmijët, argëtimi, lojrat dhe sportet,vetë-përmbushja ,gëzimi dhe lumturia,spekulimet.

SHTEPIA E GJASHTE:

Perditshmeria,shëndeti,higjiena,diet,puna,të punësuarit,aftësitë,kafshë të vogla, veshjet dhe mjete shëndetsore, ofrim i shërbimit,zakonet,mjedisi i punës,kafshët shtëpiake, shërbimi.

SHTEPIA E SHTATE:

Rregullorja e punës,padit,kontratat,martesa,marrëveshjet ,armiqtë e qartë,marrëdhënie serioze,marrëveshje biznesesh,bashkime e afatgjata, marrëdhënia midis shpirtit dhe personalitetit.

SHTEPIA E TETE:

Mbështetja qe marrim nga të tjerët,parat e bashkëshortes ose partnererit tonë, shpirti, sigurimi,trashëgimia, parat e njerëzve të tjerë aksionet,obligacionet,taksat,trashëgimitë,testamentet, operacionet kirurgjikale,përvoja yjore,rigjenerimi,vdekja,seksi,ligji,metafizika,shndërrimi,beteja.

SHTEPIA E NENTE:

njohuri superior,feja,kolegj,arsimi universitar,vëllezërit dhe motrat e burrit,filozofia, profecit,bamirësia,të huajt,të udhëtuarit jashtë vendit,gjuhë të huaja,intuita,udhëtimet e gjata jashtë vendit,kishat,linjat ajrore,pushime,tregti ndërkombëtare,vizionet,mësuesit,çështje akademike,ligjet, publikime,kultura të huaja,sporte,të mësuarit kultura të ndryshme,intuita dhe materialet Akasike.

SHTEPIA E DHJETE:

Jeta publike,rregullat,lavdia,fama,profesioni,karriera,ambicia,qeveria,ushtria, gradat të larta,bizneset,klasa shoqërore,pozita politike,mënyra se si qëndron dikush në publik,pozitën e tij në shoqëri,qëndrimi ndaj prindërve,vlerat,parimet,drejtimi i jetës,arritjet,zotërimi dhe hierarkia.

SHTEPIA E NJEMBEDHJET:

Organizatat,rregullat,Miqtë,aleancat,vëllazerimet, anëtarësimet,të ardhurat nga punëdhënësi,shkëmbimet,shpresat,dëshirat,ëndrrat,grupet sociale,organizatat dhe aktivitetet e tyre.

Shiko gjithashtu