Si horoskopi i ditëlindjes përmban të gjitha planetet,ashtu dhe çdo horoskop ka dymbëdhjetë (12) shtëpi,që përfaqësojnë fusha të ndryshme të jetës.Shtëpitë formohen kryesisht nga koha dhe vendi ku çdo person ka lindur.Shenja e nisjes të çdo shtëpie, ose fillimi i një shtëpie,qe përshkruan qasjen qe kemi në këtë fushë të jetës tonë.Përshembull nëse kemi nisjen ne shtëpinë e gjashtë tek Demi,qasja qe kemi në zakonet tona të përditshme,në shëndetin tonë,si të punësuar,janë të ndikuara nga vetitë e Demit,pra ne mund të ham shumë kur stresohemi ,të jeni njerez të rutinës,të punojmë në një punë të qëndrueshme (punë shteti).Planetet që gjenden (ose nuk gjenden) ngjyrosin situatat dhe ceshtjetne varësi së si ato ndikojnë ne rrethana të caktuara.Shtëpitë sundohen njëkohësisht nga shenja dhe nga Planet.Tradicionalisht,gjashtë të parët i referohen çështjeve personale,ndërsa gjashtë të tjerët lidhen me çështjet e jashtme dhe njerëzit e tjerë.
Shtëpia e parë (Horoskopi)
Kjo është shtëpia më e rëndësishme e horoskopit,meqë përmban dhe vet horoskopin.Është personaliteti ynë. Është egoja dhe mënyra se si e shprehim ne ate.Për shkak se korrespondon me shenjën e Dashit,ne shohim guximin, iniciativën, këmbënguljën, kokëfortësinë, veprimtarinë, agresivitetin, pasion,mënyrat qe sillemi dhe spontanitetit tonë.Është mjedisi ynë dhe si harmonizohemi me të.Është fëmijëria jonë.Gjithashtu është një nga treguesit kryesorë të shëndetit tonë.
Shtëpia e dytë (Demi-Afërdita) –(Ekonomia)
Nëpërmjet shtëpisë së dytë,shohim nevojën e personit për siguri,si materiale ashtu edhe emocionale. Është shtëpia e parave tona,pasurisë dhe dëshirave materiale.Tregon gjithashtu vlerat tona dhe sa konservatore mund të jemi.
Shtëpia e tretë (Binjakët-Merkuri) –(Komunikimi)
Është shtëpia e komunikimit.Nëpër shtëpisë se tretë shohim mënyrën e të shprehurit dhe mendimit, gjestit,aftësisë për arsyetim,arsimin bazët e individit dhe aftësinë për të memorizuar atë që kemi mësuar.Është arsimi fillor që marrim.Është shtëpia e vëllezërve, e familjarëve dhe fqinjëve.Për shkak se sundohet nga Merkuri,merremi me çështje si tregtia,fëmijet e vegjël,udhëtimet e shkurtra dhe lejëdrejtimi.
Shtëpia e katërtë (Gaforrja-Hëna) –(Familja)
Ajo simbolizon shtëpinë tonë.Prindërit dhe sidomos nënat tona.Se si I shohim prindërit tanë.Është familja dhe si pasojë Atdheu jonë.Fëmijëria,por edhe e fundi jonë.Kujtesa.Psikologjia dhe emocionet. Vetitë të trashëguara të karakterit tonë.
Shtëpia e pëstë (Luani-Dielli) –(Krijimi,Prezantimi,argëtimi)
Është Shtëpia e gëzimit, krijimit dhe dashurisë.Këtu shohim se si individi dëshiron të shprehë veten përmes kreativitetit çfarëdo forme që ajo merr.Nëse është art,mësimdhënie ose thjesht një aktivitet si gatimi.Një formë e saj janë edhe fëmijët!Përmes shtëpisë së pestë ne shohim disponimin,aftësinë e personit dhe qëndrimin e tij ndaj lindjes së fëmijës.Në pjesën e pasionit,këtu shohim se si reagon dhe sillet personi kur fillon një marrëdhënie të re (nëse ka lidhje emocional, shohim në shtëpinë e 7, shtëpia e marrëdhënieve).Është gjithashtu vitalitet,dinjitet,sinqeritet dhe optimizëm.Konsiderohet dhe si shtëpia e investimeve afat-shkurtër dhe spekulime dhe si rrjedhim kumarit dhe lojrave të fatit.
Shtëpia e gjashtë (Virgjëresha-Merkuri) – (Puna,Shërbimi,Shëndeti)
Është shtëpia e punës dhe mënyra se si pasqyrohet ajo.Këtu shohim marrëdhëniet që mund të ketë me punonjësit e tij ose vetë personi si punonjës.Është diçka praktikë,planifikimi dhe organizimi.Gjithashtu është shtëpia e shëndetit të individeve.
Shtëpia e shtatë (Peshorja-Afërdita) –(Marrëdhëniet personale)
Është Shtëpia e Marrëdhënieve.Këtu shohim se si lëviz individi në marrëdhëniet e tij,kështu dhe në martesën e tij.Çfarë lloj martese ai dëshiron.Marrëdhëniet me të tjerët nuk kufizohen vetëm në ato emocionale.Nëpërmjet kësaj shtëpie ne shohim aftësinë për bashkëpunim,partnerët dhe konkurrentët. shtëpia e shtatë është miqësia,por jo miqtë.Janë gjithashtu rivalët dhe armiqtë e dukshëm.
Shtëpia e tetë (Akrepi-Plutoni) –(Psikologjika,Seksualiteti,Trashëgimia).
Është shtëpia e lindjes dhe vdekjes.Për shkak se të gjitha krijesat e gjalla përballen me këto situata, riprodhimi bëhet qellim I jetës.Është marrëdhënia si një akt.Shtëpia e tetë është ajo e punëve sekrete dhe të fshehta.Misticizmit.Krimi dhe Ndëshkimi.Është gjithashtu shtëpia e parave të të tjerëve,kapitalit dhe trashëgimisë.
Shtëpia e nentë (Shigjetari -Zeus) –(Zhvillimi shpirtëror,Zgjerimi,Edukimi).
Është shtëpia e mësimëdhënjes së lartë dhe i studimeve të larta.Këtu shohim tendencën filozofike dhe etikën e individit.Është feja dhe roli i saj në jetën tonë.Ndikimi i huaj,qofshin udhëtimet ose gjuhë të huaja.Aftësia e individit për tu zhvilluar në jetë.Ligji dhe cështjet Ligjore.
Shtëpia e dhjetë (Bricjapi-Saturni)-(Karriera,Profesioni)
Një nga shtëpitë më të rëndësishme sepse lidhet me kulmin e jetës së një personi.Shumica e sistemeve të shtëpive ndeshen me arritjen e majave ( MC).Është njohje sociale dhe profesionale.Fati.Fuqia gjithashtu simbolizohet me fytyra prestigjioze,me babain dhe me burrin kur kemi të bëjmë me Horoskopët e femrave.
Shtëpia e njëmbëdhjetë (Ujori-Urani)-(Shoqëria,Dallimi,Miqësia)
Shtëpia e njëmbëdhjetë simbolizon aspiratat dhe qellimet tona personale.Gjithashtu shohim qëllimet, idealet, shpresat dhe frymëzimet.Është miqësia dhe aftësia për të bërë miq,ftësia për të vepruar në hapësirat kolektive.
Shtëpia e dymëdhjetë (Peshqit-Neptuni) –(Spirti,Testimi,Prapaskenat)
Është shtëpia e ndërgjegjsimit.Këtu janë gjërat që ne kemi frikë të përballemi.Ajo nënkupton çdo lloj kufizimi.Janë sprovat,dhimbjet dhe dështimet tona.Ky është një tregues i sëmundjeve të rëndapor dhe shëndetit mendor.Ne gjithashtu perjetojmë vetminë dhe depresionin pa patur arsye reale.Si një shtëpinë e qeverisur nga Neptuni ka momente të prapaskenave,metafizikës,fesë dhe artit.