Nga data 9 deri në 14 Korrik, Dielli në shenjën ujore dhe sentimentale të Gaforres formon trekëndësh me Neptunin e kundërt tek Peshqit, një kënd pozitiv për Gaforret, Akrepët dhe Peshqit fillimisht, por edhe Demët, Virgjëreshat dhe Bricjapët në rradhë të dytë, që kanë lindur në dhjetditëshin e dytë apo/dhe ata që kanë horoskop dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 17 deri në të 22 të shenjave të mësipërme.
Tashmë do shprehni ndjeshmërinë dhe zemrën tuaj të ngrohtë për të dashurit tuaj ose për disa miq të përzgjedhur në shtëpinë tuaj. Neptuni në vijë të kundërt ju bën më të rafinuar dhe të dhembshur, ndërsa menjëherë perceptoni brenda vetes energjinë dhe ndjenjat e të tjerëve. Nëse dikush ndjehet i trishtuar ose kalon nëpër ndonjë trishtim, tani do t’i qëndroni pranë dhe lehtësoni dhimbjen me këshillat dhe praninë tuaj.
Dhembshuria dhe mirësia e përshkojnë shpirtin tuaj deri në atë pikë saqë edhe nëse doni të përlesheni me dikë, përpiqeni të tërhiqeni dhe të veproni me epërsi, duke ndjekur rrugën shpirtërore. Tani, Neptuni i kundërt e zbut shpirtin tuaj, duke ju nxitur të eksploroni ëndrrat dhe dëshirat tuaja më të thella, të lëshoni energjinë pozitive që ekziston brenda jush dhe të parashikoni shpresat tuaja më të thella. Në fund të fundit, ju keni një frymëzim më krijues, jeni më shpirtëror dhe romantik dhe dëshironi një vizion të ri për të ardhmen.
Kështu që universi tani po ju kërkon që të mbushni jetën tuaj me më shumë bukuri dhe të lehtësoni stresin e jetës tuaj të përditshme përmes artit, muzikës, lutjes, dashurisë ose çfarëdo që është në shpirtin tuaj. Gjithashtu, fakti që është i kundërt do të thotë që nëse diçka na shqetëson, ne mund të mos kemi nevojë për zgjidhjen e tij në fund, por dikush me të vërtetë mund të kujdeset për ne dhe zgjidhja do të gjendet më vonë! Nëse jeni të përfshirë në fusha artistike, tani mund të krijoni arritje të shkëlqyera artistike ose të keni ide të frymëzuara nga Zoti. Por mbani mend që jo gjithçka është rozë, ndaj dhe ftoheni të keni një perceptim të qartë dhe objektiv.