Nga data 21 deri në 23 Maj, Merkuri në shenjën komunikuese dhe ajrore të Binjakëve formon katror me Neptunin e turbullt nga Peshqit, një kënd të vështirë për Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e tretë ose/dhe ata që kanë horoskop dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 18 deri në të 21 të shenjave të mësipërme.
Këtë periudhë, ekziston shqetësim i theksuar në atmosferë, kufinjtë nuk janë të sqaruar dhe në nivel komunikimi, të tjera na thonë dhe të tjera kuptojnë, ndaj përpiquni të jeni sa më shumë të qartë me shkëmbimet tregatre, pasi Merkuri thuhet dhe “Fitimtar” pasi lidhet me fitimet dhe tregtinë. Neptuni është më i fortë se Merkuri dhe tregon se është një periudhë me kurthe, kështi më këtë kënd mund të mësoni ndonjë sekret ose mund të përfshiheni në situata të ngatërruara dhe të mos I bësoni plotësisht sa ju thonë, por mund të lëvizni nëse keni siguruar vërtetësinë e atyre që ju thonë. Kështu që mirë do të ishte të keni për krah, persona që mund tu besoni, dhe ju kanë provuar se nuk stimulohen nga pasiguri dhe komente që fliten, por nga ora e saktëqë ju ndihmuan për të marrë vendimin e duhur.
Në përgjithësi, këto ditë do të ekzistojë një tendencë e fortë për dëshmi të rrema, pasiguri dhe dokumenta të plastografuara, ndaj kini kujdes nëse keni ndër mend të firmosni dicka të rëndësishme. Imagjinata juaj, sidoqoftë, është e tërbuar, dhe kjo mund t'ju dëmtojë. Por kini kujdes për mjetet tuaja të komunikimit, pasi ky aspekt gjithashtu flet për humbje, në fund të fundit, ju jeni më abstraktë këto ditë dhe kjo ju bën një viktimë të lehtë. Më në fund, mos i besoni plotësisht premtimeve që do t'ju japin, ndërsa këto ditë rrezikoni të bëheni objekt i shfrytëzimit, kështu që duhet të jeni dyfish të kujdesshëm.