Nga data 9 deri në 12 Maj, nga shenja tokësore e Demit, kijon katror me Marsin në Ujor, një kënd të vështirë për demat, Luanët, Akrepat dhe Ujorët, që kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe për ata që kanë kohorskop ose/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 24 deri në 29 të shenjave të mësipërme.
Atëher, cilat sfida do të përballeni këto ditë të caktuara? Idetë innovative, akoma edhe provokuese papritmas shfaqen dhe ju do të keni një mënyrë egoiste e të menduarit nën ndikimin e Marsit në Ujor. Shumë informacione vijnë nga fuqizimi juaj, por do të ndjeheni aq të zgjuar mendërisht dhe nervozë sa mund të jetë e vështirë për ju madje të flini ose mund të jeni duke fjetur në periudha të pazakonta ose duke dëshiruar më pak gjumë se të tjerët.
Mendimet tuaj do të rrotullohen sesi do të bëni jetën tuaj më të mirë në mënyrë direkte, tani për tani, pavarësisht pengesave që do të takoni. Dëshironi të shkoni përpara, jo pas, dëshironi të jeni të lirë dhe të fortë, por askush nuk duket se mundet të përshtatet me mënyrën e mendimit tuaj. Me Marsin në kënd të vështirë me Merkurin do të mendoheni shumë, mendja juaj do të vrapojë aq shumë dhe aq shpejtë, ndoshta akoma dhe në situata që ju kanë lënduar, dhe nuk mundeni të vendosni një rregull në mendimet tuaja. Do të irritoseni, ke ëndrra dhe frymëzim ekstrem dhe do të hamendësoni se si duhet të ndryshoni disa gjëra për ta bërë jetën tuaj më të mirë.
Por në bisedat tuaja jeni agresiv dhe doni të impononi mendimin tuaj. Nuk keni durim, ndaj dhe kini kujdes që të mos merrni vendime të nxituara! Përdorimi më i mirë i këtij ndikimi është të meditoni në mënyrë që të zbuloni ambiciet tuaja të vërteta. Mund të zbuloni se duhet të lini dikë ose diçka mbrapa dhe të bëni vend për një jetë të re. Kujdes nga mendimet tuaja të ashpra, cinike ose negative, ekzagjerimin, egoizmin dhe vendimet impulsive.