Nga data 8 deri në 10 Maj, Merkuri nga shenja e qëndrueshme dhe tokësore e Demit, në trekëndësh me Plutonin në Bricjap.Ky kënd favorizues do të ndikojë pozitivisht Demat, Virgjëreshat, Akrepat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe pë rata që kanë horoskop ose/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 21 deri në 26 të shenjave të mësipërme.
Planeti i komunikimit dhe mendimit, përforcohet nga Plutoni “shpërthyes”, kështu që këto ditë janë të përshtatshme për të kërkuar një nder ose për të bindur të tjerët për mendimet tuaja dhe argumentat.Mendja juaj funksionon shumë duke përshkuar shumë gjëra dhe mundeni të kuptoni shumë pas fjalëve ose pas heshtjes.Kënd i mirë atëher, për shitësit, bizneset, pazaret ose për të realizuar marrëveshjet më të mira në tregjet më të bëra që dëshironi të bëni.
E mësipërmja mund të jetë e vërtetë dhe anasjelltas, d.m.th., për të gjetur dikë që do të jetë në gjendje t'ju bindë për ndonjë gjë ose nuk do të jeni në gjendje t'i mohoni atij diçka që do t'ju pyesë. Ka mundësi që në këtë kohë të shfaqet dikush që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në idetë dhe planet tuaja dhe të jetë fillimi i një miqësie të rëndësishme ose një bashkëpunimi të suksesshëm.
Gjithashtu një kohë e mirë për të marrë një kuptim më të thellë të mekanizmave të fshehura të ligjit, shtetit, një grupi ose një organizate.Aftësia për të kuptuar më mirë dhe plotësisht në nivele sekrete, duhet të përdoret më shumë për kërkime, për të zbuluar sekrete dhe nivele më të thella të vetes, dhe të mos përdorni mjete jo të shëndetshme. Kushtojini vëmendje edhe veprimeve kriminale dhe aktiviteteve të paligjshme (Plutoni) pasi tani… mashtruesit (Merkuri) do të shtohen!