Nga data 24 deri në 27 prill, Merkuri nga shenja e zjarrtë e dashit formon katror me Jupiterin nga Bricjapi ambicioz, një kënd i vështirë për Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët, që kanëlindur në dhjetditëshin e tretë dhe pë rata që kanë horoskop apo/dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 22 deri në të 27 të shenjave të mësipërme.
Kur planeti i komunikimit, Merkuri, formon një kënd jo harmonik me planetin e e zgjerimit dhe eksagjerimit, njëështë e sigurt: parathëniet! Merkuri nga Dashi ju fal inteligjencë dhe perceptim i shkëlqyeshëm, ndërkohë Jupiteri nga Bricjapi, një shenjëqë nuk njihet vecanërisht për lidhjen e tij me tolerancën, tregon se do të bëheni subjektiv në vendimet që do të merrni. Madje, pjesa negative Dashit, është se ndërkohë që respekton dhe do lirinë, kthehet disa herë në shtypës dhe nuk i lë të tjerët të shprehen.
Jupiteri në formën e tij negative sjell dhe gabime, kështu që kini kujdes në dicka që do të thoni apo do shkruani- vecanërisht në mesazhet tuaja përmes rrjeteve sociale, figura që do të shfaqni tek të tjerët (Bricjapi)- pasi dhe këto ditë klima për bisedime është pothuajse lufte. Kshtu mund të doni të thoni disa gjëra personit që ju intereson, por atmosfera e rënduar mundet t’ju shtyjë të thoni më tepër sesa i përshtaten momentit! Gjithashtu, jinni më të përqëndruar në lëvizjet tuaja pasi teknologjia mund t’ju braktisë në cast të fundit! Njëkohësisht, të njëjtën ditë kur lartësohet ky kënd, lartësohet dhe katrori i Merkurit me Plutonin!