Nga data 11 deri në 16 Prill, Dielli nga shenja e zjarrtë dhe e fuqishme e Dashit formon katror me Plutonin nga Bricjapi ambicion, një kënd i vështirë për Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapet që kanë lindur në dhjetditëshin e tretë dhe pë rata që kanë horoskop apo/dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 21 deri në të 26 të shenjave të mësipërme.
Plutoni është planeti më i plotë dhe i papajtueshëm nga të gjithë, pasi lidhet me anën e errët të secilit prej nesh, tonën dhe të tjerëve. Atëher, këtë periudhë, do të ndjeni nevojën të shprehni dëshirat tuaja, mërzitjen, inatin dhe nuk do të keni frikë të merrni iniciativa të luftoni për gjëra që kanë lidhje me veten tuaj. Rezultati është se po përplaseni pashmangshmërisht me disa persona, pasi tashmë nuk doni asgjë dakortësi me askënd.Fundja, provokimet krijohen nga dëshira juaj e madhe për të patur pushtet dhe të konsolidoheni.
Do të përballeni me disa ngjarje, por universi ka synimin e tij t’ju hap sytë për të dalë nga errësira në dritë. Nëse keni një varësi fiksuese me ndonjë person sa të zëvëndësoni dëshirat dhe nevojat tuaja personale, këtë periudhë do të pushtoheni nga një fuqi ndryshuese për të bërë ndryshimet e kërkuara. Paralelisht, nëse ky kënd prek ndonjë pikë të rëndësishme të horoskopit tuaj, atëher një person mashkullor i rëndësishëm në jetën tuaj ndërhyn, vecanërisht nëse ka ndonjë pushtet.
Dicka do të ndryshojë rrënjësisht në jetën tuaj brenda ngjarjeve të mëdha dhe të ashpra, por paralelisht do të krijojë një jetë të re brenda një mekanizmi. Kini kujdes këtë periudhë të mos bëni asnjë lëvizje impulsive duke reaguar pa menduar sepse do të humbisni disa persona. Ama njëkohësisht, të njëjtën ditë kur lartësohet ky kënd, lartësohet dhe katrori I Diellit me Jupiterin.