Dielli në katror me Jupiterin në 15 Prill 2020

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 12 deri në 17 prill, Dielli nga shenja e zjarrtë dhe e fuqishme e Dashit formon katror me Jupiterin nga Bricjapi ambicioz, një kënd i vështirë për dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët që kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe pë rata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 22 deri në të 27 të shenjave të mësipërme.

Këto ditë dëshironi të shpreheni me c’do mënyrë dhe tu tregoni të tjerëve se kush jeni, identitetin tuaj dhe c’farë realisht përfaqësoni, ndërkohë që kjo përpjekja juaj ka shumë nota eksagjerimi. Doni të dukeni (Dielli) në mënyrë unike (Dashi), ndërkohë që disa herë rrëshqisni dhe nërkohë që kërkoni nga të tjerët të pranojnë personalitetin tuaj, ju mbani një qëndrim më të papërkulur, dhe keni tendenca t’i shikoni të tjerët nga lart. Paralelisht, Jupiteri nga Bricjapi, thekson pyetje të tipit: “c’farë kam arritur në jetën time?” dhe këto ditë do të keni disa dyshime se drejt ku po shkon apo nëse zgjedhjet tuaja po ju bëjnë më të mirë.

Gjithashtu, këto ditë doni të jeni në epiqendrën e vëmëndjes dhe i fitoni të tjerët me magnetizmin që përcillni, ndërkohë që duhet të keni kujdes të mos josheni nga mendime të nxituara për shkak të vetëbesimit të tepruar! Jupiteri nga Bricjapi gjithashtu mund të shfaqëdhe disa anë të padukshme të personalitetit tuaj , ndaj kini kujdes të mos vini në rrezik figurën që të tjerët kanë për ju. Në vija të përgjithshme, nuk është aq shumë kënd negative pasi keni nevojë për më shumë argëtim dhe nëse ju mungon ai zjarr në përditshmërinë tuaj, duhet të pasionoheni me dicka.

Në përfundim, janë ditë të mira për të menaxhuar cështje profesionale (Bricjapi), që lidhen me persona të rëndësishëm (Dielli), me kusht se nuk do të josheni nga mburrja, mëndjemadhësia dhe në përgjithësi eksagjerimë që do mundeshin të ju kushtojnë para. Ama, gjithashtu të njëjtën ditë kur lartësohet ky kënd, lartësohet dhe katrori i Diellit me Plutonin.

Shiko gjithashtu