Nga data 5 deri në 8 Prill, Merkuri nga shenja ëndërrimtare e Peshqëve formon gjashtkëndësh me Plutonin në Bricjap.Ky kënd favorizues ndikon pozitivisht Demët, Virgjëreshat, Akrepat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindru në fillimet e dhjetditëshit të tretë dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 2 deri në të 25 të shenjave të mësipërme.
Planeti i komunikimit dhe i mendimit përforcohet nga Plutoni “për faqe të zezë”, kështu që këto ditë janë të duhura për të kërkuar një nder apo t’i mbushur mendjen të tjerëve për opinionet dhe argumentat tuaja. Madje Merkuri, në këtë pozicion, përfshihet në energjinë e atmosferës dhe zbulon disa sekrete. Për më tepër që mendja juaj funksionon në mënyrë fiksuese dhe mundeni të kuptoni shumë pas fjalëve apo heshtjes.
Atëher një kënd i mirë për veprime, pazare apo për të realizuar marrëveshjet më të mira në tregjet më të rëndësishme. Të mësipërmet mund të vlejnë dhe nga ana kundërt, dmth të gjëndet dikush i cili do mundet t’ju mbushë mendjen për c’do gjë apo të mos mundeni të mohoni dicka që do t’ju kërkohet. Ka shumë gjasa gjithashtu këtë periudhë të shfaqet dikush që ka ndikim të rëndësishëm në idetë dhe planet tuaja dhe do të jetë fillimi i një shoqërie të rëndësishme apo bashkëpunimi të suksesshëm.
Mundësia për të kuptuar më thellë dhe aspak në nivele sekrete, mirë do të ishte të përdorej më tepër për kërkime apo zbulime, për të zbuluar sekrete apo nivele të vetes tëndë dhe jo për t’i përdorur për gjëra jo të dobishme. Gjithashtu, kini kujdes veprimet dhe aktivitetet e paligjshme (Plutoni), pasi tashmë përforcohen… mashtruesit (Merkuri)! Do munden ama të idhte momenti i përshtatshëm për tu këshilluar në një astrolog apo psikolog. Si përfundim, mundeni të merreni me një temë natyrore dhe të hapni portat e parandjenjave tuaja, sigurisht duke vepruar gjithnjë për Mirë!