Nga data 3 deri në 8 Prill, Afërdita nga shenja ajrore e Binjakëve në trekëndësh ....

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

 

Afërdita trekëndësh me Saturnin në 4 Prill

Nga data 3 deri në 8 Prill, Afërdita nga shenja ajrore e Binjakëve në trekëndësh me Saturnin e ashpër në Ujor. Ky kënd favorizues do të ndikojë pozitivisht Dashët, Binjakët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe pë rata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada 0 deri në të 4-tën të shenjave të mësipërme.

Atëher këtë periudhë, dashuria nuk shpërndahet, ashtu si tenton të bëjë Afërdita tek Binjakët, por përkundrazi gjen kuptim dhe themele të forta (Saturni tek Ujori), duke bërë një lidhje qëështë provuar të konsolidohet, ndërkohë që paralelisht, nëse një lidhje fillon tani dhe pjestarët e saj kanë mjetet e duhura, atëher gjithcka shkon mirë. Në të njëjtën kohë, persona tërëndësishëm do t’ju njohin gjithcka keni bërë deri tani, nga të cilët dhe mund të merrni ndihmë. Mund të jenë eprorë apo të moshuar (Saturni) ku përmes eksperiencave të tyre t’ju mësojnë sit ë jeni më të mirë në lidhjet tuaja (Afërdita), duke lënë mënjëanë egoizmin.

Tashmë, Koha është aleati juaj, vecanërisht nësa cështje sentimentale nuk vazhduan, pasi tani do t’i shihni gjërat me më shumë pjekuri dhe njëkohësisht ftoheni të gjeni balancat, duke hapur rrugë për të mos prishur stabilitetin. Ndërkohë, nuk jeni të gatshëm të bëni dakortësi për asgjë, por vetëm për ato lidhje njerëzore që deri tani janë provuar të vlefshme.Në përgjithësi, këto ditë ju sjellin me shumë qetësi në lidhje, pasi mundet nga njëra anë të humbisni dicka të zjarrtë, por nga ana tjetër të dini se jeni në një terren të qëndrueshëm.

Në përgjithësi, ndikimi pozitiv i Saturnit nga Ujori tek Afërdita këtë periudhë ju favorizon marrëveshjet dhe kontaktet me persona qëia vlejnë, cilësi, vlera dhe finesë, ku dhe ju silleni me korrektesë dhe sinqeritet, mjafton të mos jeni të ftohtë (planetet janë në shenjat e Ajrit)! Nëfund, ky kënd ju shtyn të bëni hapa më të matura mbi cështje ekonomike, nëse doni të shihni portofolin tuaj të mbushet, me siguri do të keni mundësi.

Jupiteri në takim me Plutonin në datë 5 Prill

Nga mesi i Marsit deri në mes të Prillit, Jupiteri takohet me Plutonin e “errët” tek Bricjapi, një kënd shumë i fuqishëm për Demat, Virgjëreshat, Akrepët, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 21 deri në 27 të shenjave të mësipërme.

Ky kënd e ngjyros disi të gjithë 2020, pasi do të formohet tre herë brenda vitit dhe kjo është hera e parë që po aktivizohet. Dy herët e tjera janë nga fundi i Qershorit dhe nga mesi Nëntorit, kështu që tashmë po merrni një shijë të parë për sa do vijojnë më pas. Atëher ndieni përsëri të fortë, të aftë dhe më fatlum se zakonisht, gëzoni rastësi duke ju shfaqur persona të duhur në rrugën tuaj atëher kur keni nevojë për ta, keni besim në vetvete, dhe nuk shihni asgjë që mund t’ju bëjë të dështoni nga arritja e synimeve tuaja.

Po hecni në drejtimin e duhur në jetën tuaj, nuk keni frikë të ndërmerrni rreziqe, gjithashtu dhe nuk ka asgjë dhe askush që mundet të ulë vetëbësimin tuaj. Këtë periudhë jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe pikëpamje që ndodhen në fushën e eksperiencës tuaj dhe kyështë celësi për dicka të re dhe impresionuese. Atëher kështu, keni vetbesim, produktivitet dhe forcë për të bërë ndryshime në jetën tuaj që do t’ju sjellin të mira më pas.

Do të takoni persona që me botëkuptimin dhe paqjen e tyre, eksperiencat dhe njohuritë, ju ndihmojnë në synimet që keni. Do të gëzoni rastësi dhe mbështetje në hapat tuaja drejt ndryshimeve. Ndërkohë që kjo nuk do të ndodhë pas përpjekjet tuaja. Mos qëndroni në shtëpi duke pritur fatin e mirë të vijë nga qielli, por kujdesuni të kapni mundësitë që do t’ju shfaqen për të ndjerë lumturi. Njëkohësisht, të njëjtat ditë kur do të formohet ky kënd, ngrehet dhe katrori Marsit dhe Uranit.

Shiko gjithashtu