Kur ëndërroni fruta në dimër

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Kur ëndërroni fruta në dimër

Kur bën ftohtë imagjinojmë që jemi të mbledhur në kolltuk të rehatshëm duke pirë pije të ngrohta...Fruta dimërore pothuajse të gjitha në nuanca portokalli dhe kafe kur shfaqen në ëndrrat tona, sjellin me vete shumë simbolizma që duhet të zbulojmë...

Çfarë lloj frutash?

Gështenjat dhe seksualiteti.

Gështenjat shoqërojnë ditët e ftohta të dimrit. Të pjekura dhe të nxehta i mbajmë në duart tona për të na ngrohur dhe për të na kujtuar gjendjen e shtëpisë tonë. Por na sjellin në mendje dhe pyjet me dheun e mbuluar nga gjethet e thata me ngjyra të ngrohta. Ai që shikon në ëndërr t’i shfaqet ky frut i bukur, mbush netët e tij me seksualitet të ngrohtë që është njëkohësisht i lirë. Ka një personalitet që pranon lehtë të lidhet, por pa shumë autoritet dhe kufizime nga personi tij i dashur.

Hurma dhe dhembshuri.

Ky frut është i butë dhe me volum. Mbetet mbi pemë edhe kur ajo ka humbur gjethet e saj. Për këtë arsye është simboli i pangopshmërisë në çfardolloj kushtet, madje dhe kur rreth e rrotull është ftohtë dhe acar. Ai i cili shikon në ëndrrën se është duke ngrënë hurma ose thjesht shikon këtë frut, është i pasur me forca të brendshme dhe i mbushur me dhembshuri të cilën mund t’ja ofroj të gjithëve edhe kur ai ka mbetur vetëm.

Portokallet dhe vetmbrojtja.

Portokalli është një frut i brishtë në brendësinë e tij, por nga jashtë shumë i mbrojtur. Kështu është edhe personi i cili e shikon në ëndërr...Një lëkurë e jashtme e mirë, një mbrojtje e fortë, por dhe shumë “lëng” që mund t’i ofrojë dikujt i cili di se si të futet në zemrën e tij. Nëse dikush ëndërron portokalle, kjo do të thotë që ka nevojë të mbrojë seksualitetin e tij i cili disa herë është i hapur dhe është shumë e thjeshtë të pranojë sulme nga jashtë.

Si shfaqen në ëndrrat tuaja?

Si rezerva për muajt e ftohtë.

Kur në ëndrrat tona shikojmë që mbledhim rezerva, si uritha të vegjël me siguri kemi nevojë “të kursejmë pak” sepse shpenzojmë shumë. Disa herë ndodh të harrojmë për pak veten tonë dhe të fillojmë të japim, pa marrë parasysh nevojat tona duke u hequr si tepër të mirë...Ja pra që e pandërgjegjshmja jonë na kujton të mbushim pak hangarët tonë për të pasur më shumë siguri dhe mirëqënie.

Si dekor në tavolinë.

Të zbukurojmë tavolinën në ëndrrat tona me fruta dimërore do të thotë që dimë të kursejmë “ushqimin” që nevojitet nga mundësitë që na paraqiten veçanërisht në periudhat më “të ftohta” të vitit. Me këtë lloj shprehje simbolizojmë atë që mund të përfaqësojë dimrin deri në nivelin më të thellë të zemrës tonë: dmth vetminë dhe mungesën e dhemshurisë, paaftësisë të shprehim ndjenjat tona.

Si ushqim për çdo ditë.

Ai që ëndërron mënyrën e ushqimit në tavolinë çdo ditë, nuk ka dëshirë të veçantë të merret me anët e vështira që mund të ketë jeta. Praktikisht njeh qartë cilat janë nevojat dhe aftësitë e tij edhe në ditët më të “ftohta”.

Përkundrazi kjo ëndërr mund të simbolizoj shprehjen e nevojës dhe të mungesës së ushqimit të duhur sentimental për të gjitha ditët e vitit. Kjo vlen për ditët më të ashpra që detyrohet dikush të jetoj.

Drita e vetë njohjes.

Jam 38 vjeç dhe para disa vitesh pashë një ëndërr të mrekullueshme. Një muaj pas vetvrasjes të një të afërmi të ish bashkshortit tim, kisha ndjesinë në ëndrrën time që kisha një takim në një shtëpi. Sapo hyra pashë atë person të fluturoj në dhomë, për një moment u ngjit në papafingo dhe unë e ndoqa, duke ngjitur një shkallë. Sapo u ngjita, më pyeti se si janë vajzat e mija të vogla dhe unë ju përgjigja “mirë”. Pas pak më tregoi një rrugë dhe më tha: “Në këtë rrugë do të shohësh kush ka guxuar”. Megjithse nuk kuptova mirë se çfarë donte të thoshte në atë moment, ai u shndërrua në një dritë të vogël që lëvizte majtas e djathtas me ngadalë. Kuptova që po bëhej gati për të ikur dhe i thashë që të mos e bëjë. I kërkova të më japë të paktën një puthje dhe ajo dritë u afrua tek buzët e mia duke më bërë të ndjej të gjithë ngrohtësinë. Më pas iku. U zgjova duke qarë, por e lumtur për atë ngrohtësi që edhe sot kam brenda në zemrën time.

Ëndrra shpreh dëshirën tënde për tu marrë me veten tënde: Pjesa e cila nuk ka gjallëri dhe është shkatërruese, shndërrohet dhe bëhet dritë, e cila mund të transmetoj ngrohtësi dhe dashuri. Është mrekullia e vetnjohjes dhe e pranimit të veprimeve të tua: Është pika ku gjithçka ndodh në mënyrë  harmonike dhe të bashkuar.

 

 

 

Shiko gjithashtu