NDIKIMI YJOR NE JETEN TON NGA LINDJA DERI NE VDEKJE ...

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

NDIKIMI YJOR

Astrologjia kishte gjithmonë për qëllim studimin e lidhjeve që ka mes njerëzve dhe yjeve.  Galaktika dhe bota janë qënie jashtëzakonisht të mëdha, shumë të organizuara. Kjo qënie është Bota e madhe në të kundërtën me atë që përket njeriu që quhet Bota e vogël. Të dy i përgjigjen të njëjtave ligje.

Çfarëdo që të zbulojmë në të ardhmen, do të jetë e njëjta me atë që ndodhi në të kaluarën. Astrologjia thotë se yjet janë pika të cilat na tregojnë ngjarje të jetës, por edhe që janë ndikime të veçanta. E mbështetur në këto ligje, astrologjia studion vazhdimisht vendet e planeteve në rrethin zodiak dhe nxjerr konkluzione me ndikimin e tyre në jetën tonë. Ndikimi yjor është e njëjtë me atë të nxehtësisë, të dritës, të rrezeve X etj.

Çfarë tjetër është galaktika përveç mbledhjes së sferave magnetike që tërhiqen ose shtyhen me njëra-tjetrën? Qëniet që shtohen në këto sfera që kanë në çdo planet magneti. Planete të ndryshëm të sistemit diellor, ushtrojnë një ndikim magnetik në sferën tonë dhe në qeniet që jetojnë në të.

Drita yjore pranon të gjithë shenjat e sendeve. Kjo del nga organizimi i përditshëm i qiellit që reflekton brenda dritë, ngaqë është gjëja më e rëndësishme në jetë, ndikon nëpërmjet organeve që natyra i bëri për këtë qëllim, për shtatëzaninë dhe lindjen e fëmijëve. Asgjë nuk është e pavlefshme për natyrën.

Yjet lidhen me njëri-tjetrin me tërheqje dhe i mbajnë në balancim që i bën të lëvizin normal në galaktikë.

Një nga astronomët më të mëdhenj, të kohës së sotme thotë se dielli është ndikuesi kryesor i sistemit tonë nervor. Gjithashtu ai mbështet që në periudhat kur aktiviteti diellor është i madh, ka më shumë luftra në njerëzim.

Vepra e astrologjisë këshillohet që të llogarisë me saktësi gjendjen magnetike të qiellit gjatë lindjes. Nga kjo gjendje magnetike e qiellit  gjatë periudhës së lindjes ka disa pasoja. Sepse ajo përcakton shumicën e krijimtarisë së njeriut, trupin, gjendjen mendore dhe shpirtërore dhe karakterin. Pra, përcakton të ardhmen e tij dhe lëvizjet e tij në jetë.

Ndikimi yjor i ushtruar gjatë periudhës së lindjes, i dhuron disa veti njeriut. Pra, ndikon në të ardhmen e njeriut. Duke folur për të ardhmen kuptojmë se njeriu merr disa cilësi trupore dhe mendore do të lëviz domosdo në rrethin që i përshkruhen këto cilësi dhe do të zhvillohet.

Parandjenja dhe e ardhmja me pak fjalë mund të quhen fat. Pra, fati ekziston jo si një forcë e verbër.

Le të shpjegojmë dy pika.

Dy fëmijë që kanë lindur njëri në Egjipt dhe tjetri në Siri në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtin minutë, në të njëjtin sekond, a do të kenë të njëjtin formim trupor, të njëjtin karakter dhe të njëjtin fat?

Përgjigje: Koha yjore nuk ndryshon vetëm nga një vend në tjetrin, por edhe nga njëra dorë në tjetrën. Ndryshim i kohës yjore do të thotë ndryshim i qiellit të dy lindjeve. Por edhe po të vendosim të dy lindjet në të njëjtin moment, do të kemi prapë qiell të ndryshëm për arsye të vendndodhjes gjeografike.

Kështu që mund të konkludojmë se këta dy fëmijë mund të kenë disa karakteristika të njëjta, por ngjashmëria e përkryer nuk mund të ndodhë vetëm në veçanti.

Dy fëmijë që kanë lindur në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtin minutë, në të njëjtin sekond, në dy dhoma të afërta dhe në të njëjtën shtëpi, por që kanë prindër të ndryshëm, a do të ngjajnë me njëri-tjetrin dhe a do të kenë të njëjtën rrjedhje të jetës së tyre?

Përgjigje: Kjo pyetje sjell në dukje ndikimin e trashëgimisë. Siç është e ditur ndikimi yjor udhëhiqet nga ligjet e trashëgimisë. Kështu që edhe sikur ndikimi yjor të jetë i njëjti, do të ndryshojë nga vetitë e çdo prindi.

Të dy çiftet e prindërve pasqyrojnë me mënyrë të ndryshme në fëmijët që kanë prejardhje nga ata. Pra, këta fëmijë do të kenë disa karakteristika të njëjta, por vetëm në një rast të jashtëzakonshëm do të kishte ngjashmëri të plotë dhe kjo do të ishte nje veçanti.

  Le të shtojmë se astrologjia nuk kundërshton në ekzistimin e forcës së njeriut, por përqëndrohet në kufinjtë e ligjeve natyrore. Këto ligje janë të domosdoshme dhe tejkalojnë aftësinë e kuptimit tonë. Kjo gjë nuk do të thotë se duhet t’i besojmë si të verbër, por ta kuptojmë me kuptimin e plotë të Galaktikës. Në përgjithësi njerëzit braktisen nga dëshirat e tyre natyrale, pra nga prirja që morën nga momenti i lindjes së tyre dhe udhëhiqen nga kjo gjë me sy të mbyllur.

 

Shiko gjithashtu