Demi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Data: 21 Prill – 20 Maj.

Planet udhëheqës:  Afërdita.

Element: Tokë

Karakter: Sundues

Karakteristikat: Parashikim

Ngjyra: Jeshile dhe e verdhë.

Ornament: Smerald

Lule: Spinaq

Dita: E premte

Numri: 5, 6.

Dëshira kryesore: Krijimtaria

Parim planetar: Udhëheqia

Simbol: Demi

KARAKTERISTIKAT E DEMIT

POZITIVE

Është I ulur në tokë dhe mund të paralizohet në një pyll të madh plot me pemë. Sjellje të kujdesshme dhe serioze dhe jep besim për një kohë të gjatë. Është shumë I qetë dhe I durueshëm për çdo mundim dhe ndaj dhe quhet artisti I llojit të tij. Është I sigurtë për veten e tij. Mendimi I tij është se gjëja e mirë vonon të bëhet. Respekton talentin e njerëzve të tjerë. Është I sjellshëm dhe shumë I dashur. Është I durueshëm dhe I drejtë kur gjen vështirësi përpara tij.

NEGATIVE
 

Mund të pres për gjithçka deri dhe që të nevrikoset. Kur detyrohen të shfryjnë inatin e tyre mund të marrë shumë kohë që të vijnë në vete. Shumë herë bëhet kokëfortë, jo origjinal dhe ngecet tek gjërat e të kaluarës. Kanë nevojë gjithmonë që të ketë pranë tyre persona që t’ju gjejnë psikologjinë e tyre. Nuk flet shumë dhe turpërohet lehtë. Është I palëvizshëm në idenë se vetëm ai ka gjithmonë të drejtë dhe që vetëm mënyra e tij është e saktë. Nganjëherë është këmbëngulës dhe kokëfortë. Është I mërzitshëm dhe turpërohet për gjëra të vogla.

 

DEMI PËLQEN

I pëlqejnë shumë copa tërheqëse dhe shijimet. Shijon drekat dhe darkat. I pëlqejnë dhuratat me vlerë dhe mbështjelljet e bukura. Gjithashtu I pëlqen të mbajë një llogari të mirë në bankë diçka që e bën vazhdimisht.

 

DEMI URREN

Nuk I pëlqen ta shqetësojnë dhe ta ndërpresin kur flet ose kur bën ndonjë punë. Nuk I pëlqen të jetë I detyruar të nxitojë për një çështje. Urren ndërrimet e ndryshme në ambjent. Dhe nuk I pëlqen fare të japë borxh gjëra të ndryshme të tij dhe të flejë në vende të huaja dhe në krevatet e të tjerëve.

 

BURRI DEM

Ecën kokëlart, me vendosmëri. Kanë një trup të lidhur dhe me muskuj. Ka fytyrë të rumbullakët dhe sy të mëdhenj. Në rast se është I paralizuar ose I plagosur do ta luftojë atë me krenari. Vështirë të ndërrojë mendime, duke punuar fort ndihet I sigurtë. Vlerëson gjërat shumë shpejt në rast se bëhet fjalë për çështje ekonomike. Shijon rehatinë, është I qetë dhe ka një tërheqje të fshehtë. Është I paparashikueshëm, nuk beson lehtë dhe mbrohet nga ata që duan ta shfrytëzojnë. Është simpatik dhe me mënyra të këndshme. Vishet serioz. Përdor njohjet e tij për të arritur atë që dëshiron.

 

GRUAJA DEM

Kujdeset shumë për paraqitjen e saj, për këtë ka flokë shumë të bukur. Mund të bëjë diete të fortë dhe të humb peshë. Ka një trup mjaft të fortë për punë të forta. Ka një veshje të këndshme. Nuk do të tregojë kurrë atë që është në të vërtetë. Ka ndershmëri dhe forcë ndjenjash. Është realiste dhe preferon të vërtetën sesa origjinalen.

 

DEMI SI PRIND

Si prind është I ngrohtë dhe I durueshëm. I pëlqen të udhëheqë. Mund ta ketë të vështirë të qetësohet dhe të luaj me fëmijët e tij. Por do t’i mbështesë, do t’i mbrojë dhe do t’i edukojë dhe pret sa më të mira nga ta. Inkurajon fëmijët e tij dhe do t’ju mësojë respekt për veten. Do t’ju japë atyre gjithë të mirat dhe do të mbledhë për të ardhmen e tyre.

 

DEMI SI FËMIJË

Shijon së menduari gjthçka dhe duket këmbëngulës. Si mendje praktike nuk ju pëlqen të shpjegohet. Ka dëshirë të madhe për ngrohtësi dhe përqafime. Mund të ndihmojë mamanë e tij dhe sidomos në guzhinë. Është ngacmues dhe vështirë heq dorë nga ideja që mund t’i ketë hyrë në mendje. Në përgjithësi është një fëmijë I qetë. Është ngacmues dhe I pëlqen të bëjë gjithnjë të tijën. Është I qetë, I këndshëm dhe pak I turpshëm. Urren të jetë në qendër të vëmendjes. Është I qëndrueshëm në shkollë megjithëse punon dhe mëson avash.

 

DUKE RRITUR DEM

Duke rritur një fëmijë dem duhet që kurrë të mos ta detyroni atë për të bërë diçka. Në përgjithësi kanë të gjithë aftësitë, praktike dhe me plot arsyetime logjike. Mund të mahnisin të rriturit veçanërisht të seksit tjetër. Ka nevojë për shumë ngrohtësi. Ngjyrat dhe tingujt I ngacmojnë shumë këta fëmijë. Bluja harmonike dhe roza, dhe tingujt e lehtë I qetësojnë këta fëmijë. Shumica e fëmijëve pëlqejnë zërat melodik, muzikë dhe gjithashtu muzikën klasike e cila mund të ngulitet në shpirtin e tyre. Duke pikturuar, bojatisur apo duke sipërmarrë çdo lloj tjetër aktivizimi artistik I mbush. Kanë nevojë për kohë për të mësuar, por atë që mësojnë se harrojnë kurrë. Kanë nevojë për inkurajim për të biseduar me fjalë, figurë apo muzikë.

 

DEMI SI SHOK

Preferon shokë të cilët tërheqin besimin e tij dhe që janë të qëndrueshëm, dhe që nuk kanë nderime të shpeshta sjelljeje ose surpriza të tjera. Janë shumë të ngrohtë me shokët e tyre. Zakonisht zgjedh shok me gusto të njëjtë. Demi gjithmonë është I sjellshëm, I ngrohtë, besnik dhe mban të fshehtat e shokëve të tij. Shijon shoqërinë me persona që kanë gusto të mirë dhe të cilët të mund të shijojnë një dialog të këndshëm dhe të qetë ose një lojë futbolli. Shijon personat me karakter të fortë si ai. Me shokë të tillë demi gjithmonë është I sjellshëm, të dashur dhe të besueshëm. Kanë zili për gjithçka. Nuk I pëlqejnë shenjat e dobëta, në trup ose psikologjikisht dhe është mjaft I drejtë me ta.

 

DEMI SI NËNPUNËS

Si nënpunës do që të ketë një rrogë të qëndrueshme. Përdor shumë mirë paratë. Është i sinqertë dhe I varur pas punës. Është praktik, dhe njeri I logjikshëm. Është I mirë në parashikime dhe rrallë nuk është i ballancuar. Mund të lëvizë shpejt në raste urgjence. Ambjenti i punës duhet të jetë I qetë dhe me rregull.

 

DEMI SI PRONAR

Si pronar I pëlqen të provojë nënpunësit e tij për durim. Do tu japë të gjithëve më shumë se një mundësi për të treguar talentin e tyre dhe vlerat e tyre. Nuk nguron të përjashtojë këdo që nuk është besnik. Do që të marrë vendime të sigurta. Do të bëjë gjithmonë të tijën. Është I sjellshëm dhe I durueshëm, por kërkon ta besojnë plotësisht. Urren çdo lloj komplimenti që I bëjnë.

 

DEMI NË SHTËPI

Shtëpia për demin është vendi ku ndihet qetësi dhe siguri. Urrejnë të lëvizin materiale. Shijojnë qetësinë dhe mirëqenien. I pëlqen një shtëpi e rregullt. I pëlqen të jetë vetë I zoti I shtëpisë së tij.

 

DEMI NË PUNË

Demi në punën e tij do të punojë fuqishëm dhe me qëndrueshmëri për t’ja arritur qëllimit që ka vënë. Nuk I pëlqejnë ndërhyrjet e ndryshme. Ka respekt të madh. Do që punët e tij të respektohen.

 

UDHËHEQJE KARRIERE PËR DEMIN

Puna e demit është e shumëllojshme dhe nuk kanë frikë dhe të bëjnë pis dhe duart. Janë besnik dhe të bashkëpunueshëm. Lëvizin avash dhe në rast se doni që të bëj diçka duhet t’ia përsërisni shumë herë. Kanë dëshirë të madhe dhe kështu që do të ishte mirë bashkëpunëtori I tij t’i shpjegonte rregullat para se të bënte ndonjë gabim. Duan që puna e tyre të ketë rrezik dhe që në fund të kenë një pension. Janë shumë krijues dhe krijimtaria e tyre nuk vjen nga puna e të tretëve, por nga puna e tyre. Mund të zhvillojnë shumë punë të ndryshme. Demi lidhet me bankat, bujqësi, dekorim I brendshëm, arkitekturë, gatim, mekanike, doktoratë, investues ose tregtar.Gjithashtu mund të bëhet tregtar relikesh, biolog, afarist, kërcimtarë, muzikant ose artist.

 

FATI I DEMIT

Të qëndrueshëm dhe krijues që janë mund të jenë investues të mirë parash. Mendja e mprehtë e tyre dhe aftësia e tyre për përdorimin e parasë I ndihmon në fatin e tyre. Nuk nguten të ecin përpara në rast se nuk janë të sigurtë për rezultatin. Mbi të gjitha vendosin interesin personal. Në lojrat e fatit kanë sukses.

 

EKONOMIA DHE PASURIA

Meqë demi është shumë i mirë me ndërmarrjet mund lehtë të përparojë. Aktivitetet artistike si piktura dhe kënga janë gjithashtu në gjakun e demit. U pëlqejnë më shumë profesionet që duan durim dhe vendosmëri. Duhet të jetë shumë I kujdesshëm se mos shkatërron të gjithë punën me këmbëngulje.

 

DEMI DHE PARTNERI I TIJ

Kush do të bëhet bashkëshort ose bashkëpunëtor me demin duhet të dijë se pret besim të plotë dhe që do të bëjë gjithnjë të tijën.Personi që do të bashkëpunojë me të do të ketë kujdes të plotë dhe një lidhje kohëgjatë dhe një partner I cili sillet saktë në çështje urgjente.

 

BURRI DEM SI PARTNER

Burri dem si partner do një partnere që të marrë përsipër ato që zgjedh ai. Duhet të jetë e gatshme të marrë përsipër lidhjet sociale të demit. Demi do të ketë një partnere të përhershme e cila do të ketë një trup të bukur, shpirt dhe pasuri. Ka nevojë për një grua që t’i pëlqejë dashuria sepse dëmet nuk dallojnë dashurinë, seksin dhe martesën.

 

GRUAJA DEM SI PARTNERE

Do një partner besnik që ta respektojë. I pëlqen shumë që t’i bëjnë dhurata dhe t’i sillen mirë. Nuk I pëlqen ta mbrojnë. Do gjithashtu burri të mbaj mend ditëlindjen e saj. Do një bashkëshort që të organizojë një pjesë të jetës së saj dhe ta lerë të ketë ajo fjalën e parë.

 

DASHURIA, ROMANTIKA DHE ËJETA SEKSUALE

Sido që ta prisni është shenjë toke, do të jetë person besnik, por pak I mërzitshëm. Demi mund të përqëndrohet lehtë dhe shpejt. Do në përgjithësi një lidhje të bukur dhe harmonike dhe plagoset lehtë në rast se partneri I tij e quan një lidhje emocionale.

 

PËR JU QË DILNI ME DEM

Për demin dashuria është një ndjenjë romantike ku mund të mbajë gjithçka. Mahniten nga bukuria natyrale dhe shumë të ndjeshëm në aroma, ngjyra, drite dhe tinguj. Do një partner që ta dojë dhe të jetë besnik.

 

PËR Ç’KA NEVOJË NJË DEM

Demi kërkon gjithmonë të jetë i fortë dhe praktik. Kush i bën dhurata do të ketë një sjellje të mirë nga ai. Duhet ta bëni atë të ndihet i sigurtë. Demi si i dashur është i ngrohtë dhe zemërgjerë, por shpesh do të sillet nëpër botë duke kërkuar për njeriun ideal për të. Gjithashtu është mjaft me fat kush hyn në botën e tij.

 

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Demi do shumë kohë të mendojë për të lënë një lidhje. E ka shumë të vështirë të kuptojë se ka kuptuar gabim për dikë. Akoma edhe kur partneri I tij e tradhton, ai mendon se është gjithçka në rregull. Mund të jenë shumë të sjellshëm, por kur humbin një lidhje bëhen shumë të ashpër sepse plagoset egoizmi I tyre.

 

DEMI DHE DASHURIA E TIJ

Burri dem është I durueshëm dhe I palëkundshëm për ndjenjat e tij. Mbretëresha e dashurisë që e udhëheq domethënë Afërdita I jep romantizëm. Do të çuditeni me gjëra që fsheh brenda tij. Nuk është vetëm romantik dhe besnik, por është dhe seksi, por nga jashtë nuk e tregon. Gruaja dem është më këmbëngulse se burri dhe shumë xheloze. Inatoset lehtë, por është dhe shumë besnike. Adhuron kremrat dhe sapunat aromatikë. Tek ajo do të gjeni një femër krejt ndryshe. Për ta fituar duhet të shfaqni ndjenjat tuaja vazhdimisht.

 

DEMI DHE SEKSI

Kur demi bën dashuri, jeton momentin më të bukur dhe natyral të luftës. Seksi nuk është kurrë lojë forcash për demin. Është diçka natyrale që duhet ta shijojë. Gratë dem shpesh nuk ndihen mirë me trupin e tyre kur ndihen se kritikohen.

 

LIDHJET E DEMIT ME SHENJA TË TJERA

DEM ME DASH

Lidhja në mes dashit dhe demit është gjithmonë harmonike. Gjejnë gjëra të njëjta mes tyre. Ka gjithmonë një simpati dhe ndaj gjithmonë vërehet dëshira për të ndihmuar njeri tjetrin. Por ndonjëherë mund të menjanohen nga gjithçka.

DEM ME DEM

Që të ketë një lidhje mes dy demëve duhet të largoni egoizmin. Ka një besim të njëjtë. Zakonisht hyjnë në ritmin e njeri tjetrit përndryshe ngatërrohen vlerat.

DEM ME BINJAK

Lidhja nuk është dhe aq e mirë.Kjo ndodh sepse demi është shumë i qetë dhe shumë ngacmues në gustot e binjakëve.

DEM ME GAFORRE

Lidhja mes tyre është harmonike dhe shkojnë sepse kanë shumë gjëra të njëjta mes tyre.Ju pëlqen familja dhe siguria, kështu gjejnë një drejtim të drejtë.

DEM ME LUAN

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Sepse luani do të zotërojë në skenë dhe demi nuk ka nge të shikojë luanin që do të duket.

DEM ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre është harmonike dhe shkojnë sepse kanë shumë gjëra të njëjta mes tyre. Këto shenja ndihen të sigurta dhe me personalitet me njeri tjetrin.

DEM ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike sepse peshorja eshte udhëheqëse deri sa demi të ndihet se përdor atë dhe personalitetin e tij.

DEM ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se mund të jetë e mirë dhe harmonike. Sepse demi është një shenjë tokësore, është këmbëgulëse dhe e qëndrueshme akrepi ndihet I sigurtë me të në çdo lloj lidhje.

DEM ME SHIGJETAR

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Sepse siç e dimë demi është i mësuar të ecë ngadalë dhe me një ritëm të qëndrueshëm në të cilin shigjetari nuk mund ta ndjekë dhe kështu që është e vështirë të bashkëqëndrojnë.

DEM ME BRICJAP

Lidhja e tyre mund të themi se është e mirë, harmonike dhe shkojnë me njeri-tjetrin. Mund të ketë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme, por ndonjëherë mund të mungojë pasioni.

DEM ME UJOR

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Demi nuk ndihet shume rehat me ujorin sepse jane shume te palidhur.

DEM ME PESHQ

Lidhja mes tyre mund të themi se është pak harmonike dhe e mirë. Të dy këta persona jane të kundërt me njeri tjetrin, por mes tyre ka një mirëkuptim dhe mund të bashkëjetojnë.

 

HOBET E DEMIT

Hobet e demit në përgjithësi janë: të mbledh gjëra të shtrenjta, të dëgjojë muzikë, ose të këndojë këngë të ndryshme. Ju pëlqen gjithashtu të merren me pikturë dhe sporte të qeta si të ecë me kalë.

 

PREFERENCAT DHE ANTIPATITË E DEMIT

Është shumë I durushëm dhe I mirë dhe nuk ngurron kurrë tu përgjigjet kërkesave të të tjerëve për të krijuar qetësi në ambjentin e tyre. Është shumë I qëndrueshëm  dhe I qetë por dhe I vendosur. Punon pa zhurmë. Ju pëlqen ushqimi dhe pija e mirë. Dashuria më ë madhe e tyre është gjumi. Urrejnë butësinë dhe çdo lloj nderimi në jetën e tyre dhe në rast se ndonjëherë bëhet ndonjë gjë nuk është e lehtë që t’i ndjekë. I shmanget çdo lloj gjëje të re dhe të panjohur.

DHJETËDITËSHET E DEMIT

Lindje 20 – 30 Prill

Merrni gjërat e mira që ka Afërdita në hartën tuaj astrologjike. Keni durim, mendim të fortë dhe gjallëri. Planeti udhëheqës i juaji është afërdita, simboli i bukurisë dhe i dashurisë jep qëndrueshmëri në ndjenjat tuaja dhe në karakterin tuaj. Tregoni durim të madh në simpatizim dhe në urrejtje. Jeni zemërgjerë sidomos kur ju kanë nevojë të tjerët.

Lindje 1 – 10 Maj

Planet personal është Mërkuri që ju jep këtyre personave logjikë dhe shpirt. Drejton mendjen dhe nervat. Ky planet luan rol kryesor meqë komandon çështjet ekonomike famijare dhe shpirtërore. Këta persona janë të aftë për përballimin e çështjeve me një mënyrë praktike.

Lindje 11 – 20 Maj

Planeti personal është Saturni, simboli i kohës. Ky planet në përgjithësi udhëheq mendjen. I bën këta persona të kujdesshëm, me durim dhe respekt ndaj të tjerëve. Jep qëndrueshmëri, durim, këmbëngulje. Mund të keni fitime nga investimet. Sjellje e mirë ndaj të tretëve duke marrë pjesë në problemet e tyre.

 

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

20 Prill.

Mendje jashtëzakonisht e zgjuar, por dhe shumë ambicioz. Mësohet shpejt dhe ka aftësi në imitim. Mundimi i të tjerëve të hynë në planetin e tij, është diçka e cila e nevrikos jashtë mase. I lindur udhëheqës.

21 Prill.

Person i rreptë dhe këmbëngulës. Talent të madh në art. Mendim të fortë që e shtyn në kontakte me persona shumë të rëndësishëm. E ka të lindur mundësinë për të bërë shok sepse jeni person i mirë dhe person i këndshëm.

22 Prill.

Karakter sulmues, ambicioz me energji të madhe shpirtërore dhe fizike. Njerëz konservatorë me ndjenjë të lartë për ekonominë, bëjnë çdo lloj shpenzimi kur duan të kënaqin persona te seksit tjetër. Është i nevojshëm kujdesi i veçantë në përballimin e çështjeve ligjore. Tejkalime në ushqim më mirë të evitohen.Tendencat për qëllime fitimi më mirë të luftohen.

23 Prill.

Njerëz veçanërisht me fat, të shoqërueshëm, shpirtmirë dhe të sinqertë. Parandjenja të forta në tema pune, fiton dashamirësinë e eprorëve. Por nuk duhet ngacmuar gjykimi i tyre i mirë nga persona të tretë, sidomos përsa i përket marrëdhënieve me  seksin tjetër. Marrëveshje të fshehta vijnë në ndonjë moment te jetës papritur në sipërfaqe.

24 Prill.

Natyrë e gjallëruar, artistike dhe zemërgjerë. Mësoni të përqëndroheni në problemet tuaja dhe të zhvilloni aftësinë e lëvizjeve tuaja. Plotësoni me zemërgjerësi dëshirat e personave që doni. Kujdesuni me personat që mundohen t’ju shfrytëzojnë.

25 Prill.

Shikon veten, mendim të fortë dhe shpenzues për të plotësuar nevojat personale. Matuni pak kur bëni dhurata të shtrenjta tek ata që doni të dukeni. Kujdes kur firmosni dokumenta. Moskujdes në çështjet me para, do t’ju sjellin katastrofë ekonomike.

26 Prill.

Fantazi guximtare dhe aftësi të cilat ndihmojnë në të ardhmen dhe në karrierë. Shtyrje për t’i tepruar gjërat dhe dëshirë për gjërat e bukura dhe rrobat e shtrenjta. Duhet të luftohet shtyrja që keni për lojrat e fatit që mund t’ju shtyjë në shkatërim ekonomik.

27 Prill.

Diplomaci të madhe dhe karakter shumë I mirë, sidomos keni aftësi shumë të mira në gatim. Ju pëlqen vetmia dhe jo shoqëria e të tjerëve. Dashuri dhe ngrohtësi të madhe për familje. Mos e teproni me ushqimin dhe pijen.

28 Prill.

Mendje e xhirueshme dhe aftësi shumë të madhe për të mësuar shumë shpejt. Karakter I dashur dhe mahnitës dhe dëshirë për të bërë gjëra sa më të mira në jetë. Një anë e horoskopit tregon se mund të arrini shumë gjëra me më pak mundim personal diçka që krijon shumë armiq nga zilia.

29 Prill.

Njerëz veçanërisht me fat, të shoqërueshëm , shpirtmirë dhe të sinqertë. Parandjenja të forta në tema pune, fiton dashamirësinë e eprorëve. Por nuk duhet ngacmuar gjykimi i tyre i mirë nga persona të tretë, sidomos  përsa i përket marrëdhënieve me seksin tjetër. Marrëveshje të fshehta vijnë në ndonjë moment të jetës papritur në sipërfaqe.

30 Prill.

Ju pëlqen të merrni vendime. Keni shtyrje që të bëni gjithçka me mënyrë skandaloze. Lehtësi në të folur dhe aftësi parashikimi e cila mund të ndihmojë në botën e afarizmit. Kjo ndihmon për fitim të lehtë parash.

1 Maj.

Zgjuarsi, ndjenja të këndshme, mirësi, zemërgjerësi dhe dëshirë të ndihmojë këdo që kërkon ndihmë. Dashuri të madhe për familjen. Keni aftësi për të bërë karrierë shumë lehtë dhe gjithmonë dilni fitues me armiqtë tuaj.

2 Maj.

Karakter i këndshëm, i sjellshëm dhe i lehtë për shoqëri. Personalitet tërheqës që e bën të famshëm. Mos shikoni vetëm anën negative të jetës. Kjo ndodh ngaqë jeni të ndjeshëm dhe natyrë e dhimbshme. Tronditjet e mëdha ju trazojnë sistemin nervor. Keni nevojë për një ambjent të këndshëm dhe shokë të mirë.

3 Maj.

Një mendje që i merr të gjithë gjërat me qetësi mënyra të sjellshme, shumë ide dhe ndjenja njerëzore. Ju bëjnë shumë të dashur. Shokët ju ndihmojnë që të keni fitime. Do të merrni fatin e mirë në duart tuaja dhe mundime të suksesshme shumë lehtë. Por kujdes se nuk është gjithçka e lehtë në jetë.

4 Maj.

Fantazi guximtare dhe me një mendje që mundohet të arrijë më të mirat në botën afariste. Preferon rrobat e shtrenjta dhe partner që u pëlqen të dalin. Paksojini pak. Luftoni zhgënjimet që bëni sepse mund të gjendeni në pozicion të rrezikshëm. Natyra e ndjeshme lulëzon në një ambjent lulëzimi, durimi dhe respekti.

5 Maj.

Zemërgjerësi ndaj njerëzve të tjerë. Dëshira që keni për të ndihmuar ato që ju kërkojnë ndihmë mund të tejkalojnë mundësitë tuaja. Mund të bini viktimë e shokëve ose bashkëpunëtorëve. Të mirat që keni do t’ju ndihmojë të kaloni një mërzitje të madhe.

6 Maj.

Natyrë larguese dhe me mënyrë shkencore mendimi. Dashuri të madhe për udhëtimet dhe detin. Shpirt i gatshëm që do të ndihmonte të gjithë ata me më pak mundësi. Studime shkencore që do të nevojiten për të mirën e njerëzimit dhe lehtësimin e dhimbjeve dhe të fatkeqësive do t’ju sjellin sukses dhe lumturi.

7 Maj.

Mendje jashtëzakonisht e zgjuar. Dhe me një natyrë të drejtë ju bëjnë të dashur tek të gjithë. Personalitet mahnitës dhe aftësi të tërhiqni shokë me pushtet dhe besnik. Mirë është të përqëndroheni dhe të vlerësoni ato që keni bërë në jetë dhe do të ndiheni më të kompletuar.

8 Maj.

Ndjeshmëri dhe idealizëm. Zemërgjerësi të tepruar që është një minus I madh për ju. Mësoni të dalloni të vërtetën dhe gënjeshtrën. Dashuri për udhëtimet detare dhe një udhëtim detar në një moment të jetës tuaj.

9 Maj.

Mendje e vendosur dhe e zgjuar, karaktet shumë i fortë. Vetëudhëheqje e cila duhet të kufizohet. Shpirt kritikues me një sistem të fortë nervor. I lindur udhëheqës dhe që do t’ja arrijë vetëm me mundësitë e tij.

10 Maj.

Shije të zgjedhura, shpirt i njerëzishëm. Persona të shquar, me qejf të mirë dhe me dashuri të madhe për jetën. U pëlqen çdo gjë e bukur dhe adhurojnë poezinë. Mirë është të masin dëshirat e tyre për ndryshim të vazhdueshëm.

11 Maj.

Keni ndjenja udhëheqje dhe synimesh, mendimi i fortë dhe dëshira për të bërë tuajën nuk mund t’ju ndalojë suksesin tuaj. Mendje zbuluese. Ju tërheqë studimi i letërsisë dhe muzikës. Aftësi t’ia kaloni mirë me të gjithë njerëzit ju ndihmojnë që të keni sukses si profesor.

12 Maj.

Keni një mendje të palëvizshme me një personalitet të tejkalueshëm. Sukses në botën e afarizmit tregon se do t’ju çojë në mësime dhe në mënyra që keni marrë nga familja. Dashuri e imitimit, artit, skenës dhe teatrit. Aftësi të jashtëzakonshme oraganizimi dhe kontrrolli.

13 Maj.

Karakter i gëzueshëm dhe që ka një mendje shumë të zgjuar dhe të kuptueshme. Zemërgjerësi për të ndihmuar njerëzit me më pak mundësi, por mbrojtja duhet të jetë në çdo moment të jetës tuaj. Preferencë në imitim, dashuri e madhe për teatrin dhe skenën. Duhet të kontrrollohet përkimi i ideve nga të tjerët që të mos pësoni dëm nga persona të cilët i quani shokë dhe miq.

14 Maj.

Keni ndjenja udhëheqje dhe synimesh, mendimi i fortë dhe dëshira për të bërë tuajën nuk mund t’ju ndalojë suksesin tuaj. Mendje zbuluese. Ju tërheqë studimi i letërsisë dhe muzikës. Aftësi t’ia kaloni mirë me të gjithë njerëzit ju ndihmojnë që të keni sukses si profesor.

15 Maj.

Persona me karakter studiues, por disa herë vetmohen. Shumë aftësi në atletike dhe nuk është e pamundur të përparojnë në ndonjë sport dhe të marrin famë. Dëshira e fortë do t’i ndihmojë të kalojnë shumë pengesa në jetë.

16 Maj.

Natyrë e shkathët dhe e gatshme në kryerjen e detyrave. Këmbëngulje dhe vendosmëri, akoma dhe në vështirësitë më të mëdha ju sjell sukses dhe pavarësi ekonomike. Mirë do të bëni të dëgjoni mendimet e të tretëve me durim.

17 Maj.

Karakter i ndjeshëm dhe idealistë. Shoqëror dhe i sjellshëm. Mirë do të ishte të zhvilloni ndjenjat e pavarësisë dhe diplomacinë për të luftuar shpirtin për peripeci. Mendje kërkuese që do t’ju çojë në sukses në degët profesionale. Persona të kësaj date i tërheq studimi ndaj doktoratës dhe kërkimit.

18 Maj.

Karakter I kënaqshëm, social dhe simpatik. Kjo gjë tërheq shumë shokët e tij. Shumë herë I shohin gjërat nga ana e dëshpërueshme. Mirë do të bëjnë të përforcojnë vetëbesimin dhe të mundohen të kalojnë anët e errëta. Tronditje të kota dhe grindje mbushin negativisht sistemin nervor.

19 Maj.

Mendim të fortë dhe parandjenjë. Mundësi për të bërë shumë gjëra dhe aftësi për të fituar besimin e shokëve me pushtet dhe të pasur. Mospërfillës me gjërat që nuk ju interesojnë.

20 Maj.

Zgjuarsi dhe dëshira shumë e madhe për realizimin e qëllimeve. Talent të madh në temat e letërsisë dhe ndoshta mund të bëni famë dhe para.

Zgjidh shenje tjeter