
Dashi :
Letra Taro: Perandori
♥Ribashkimi: Me besimin që do të trajtoni ngjarjet, java juaj do të mbyllet me rilidhjen. Debatet që do të keni për partnerin tuaj të mëparshme do ju bëjnë që të silleni më mënyrë dinamike, ju do të flisni me sinqeritet dhe do të arrijni të vini gjërat në një rregull. Duke i dhënë fund ndarjes tuaj, ju bëni një fillim të ri me humor të ripërtërirë.
♥Njohje e re: Përmbani entuziazmin që do ju shkaktojë një person dhe do bëni shumë mirë, sepse faktet do të kërkojnë qëndrim të pjekur. Personi do të jetë I paraqitshëm dhe do të fitojë vëmendjen tuaj, por karakteri I tij do të jetë disi i mbyllur, sigurisht gjerat do të vijnë gradualisht, hap pas hapi.
♥Lidhja – Martesa: Qetësia dhe strategjia janë karakteristikat tuaja, ju do të jeni në gjendje të përshtateni më situata të vështira brenda marrëdhënies tuaj. Nëse luftoni kundër tensioneve, ju do të arrijni një armëpushim, në qoftë se ju përjetoni presione do të gjeni rrugën për ti finalizuar ato.
Demi :
Letra Taro: Dielli
♥Ribashkimi:Gezim do të pëjetoni , në një moment të papritur do të merrni një telefonat. Personi që ju doni nuk është ndalur duke ju menduar dhe ndjen nevojën për të folur me ju dhe do që të shiheni së shpejti. Ju do të merrni propozimin erilidhjes, së bashku me një premtim të mundshëm për të ardhmen.
♥Njohje e re: Do të shfaqet një person mbresëlënëse I cili do të vjedhi zemrën tuaj,kini besimi tek ai dhe të lejoheni të vijë më afër jush. Nëse mbani një qëndrim të ngrohtë nuk do të zhgënjeheni, ky person do të dojë të krijojni të tashmen dhe të ardhmen tuaj bashkë. Tregoni interesin tuaj pa frikë, do të jetë një rast shumë i mirë, nuk duhet ta lini të iki.
♥Lidhja – Martesa: Ngjarje të bukura do t’ju ndihmojë të shihni situata nga pikëpamja optimiste dhe pozitive. Ka një alegri që do të rrisi moralin tuaj, ju do të jeni më të gezuar dhe të lumtur. Çfarëdo që lind mes jush dhe partnerit tuaj do të ketë një fund të lumtur, për ju që kërkoni formalizimin tani do të krijohen mundësit që presnit për një kohë të gjatë.
Binjakët:
Letra Taro: I dashuruari
♥Ribashkimi: Dashuria dhe pasioni është mes jush dhe partnerit tuaj të mëparshëm, ju të dy nuk do të ndaheni, por rrjedha e marrëdhënies tuaj do të jetë mes tensionit, pasionit dhe xhelozisë. Brenda javës do të keni një rilidhje e cila do të ndodhi në një takim në klimë dashurie.
♥Njohje e re: Kjo javë do të keni zhvillime pozitive, para mbylljes e javës do gjendet një person i cili do të terheqi interesin tuaj dhe do të lindi një njohje e re, e cila do të rezultojë emocionuese. Një person simpatik, tërheqëse do të jetë mënyra qe do ju afrohet, është e mundur të vërehet fillimi I një marrëdhënie të re sentimentale.
♥Lidhja – Martesa: Ju dhe partneri juaj do të qetësoheni,do të pushoni, do të lini më një anë mosmarrëveshjet. Brenda një atmosferë të qetë dhe erotike ju do hapni biseda mbi angazhimet, së bashku do të merrni vendime për të formalizuar marrëdhënien tuaj apo planet e bashkëjetesës.
Gaforrja:
Letra Taro: Priftëresha
♥Ribashkimi: Do të gjendet një zgjidhje për problemin që ju mban në kontakt me ish-bashkëshortin tuaj, por do të kërkojë një lloj kompromisi. Në mënyrë që të keni një efekt të menjëhershëm ju duhet të vendosni pak ujë në verën tuaj ,të bëni disa leshime , duhet të ndryshoni një dëshirë primare. Ju mbani qëndrim të përmbajtur dhe nuk do të zhgënjeheni.
♥Njohje e re: Njohja e re nuk do të vonojë, në fund të javës ju do të njiheni me një person të sjellshëm dhe shumë tërheqës. Zhvillimet do t’ju kërkojnë të zgjidhni, ju duhet të aqaroni nëse dëshironi të ecni përpara apo të qëndroni në të kaluarën.
♥Lidhja – Martesa: Mos e injoroni sugjerimin që jep bashkëshorti juaj, do të jetë kreative dhe do ju dali për mirë. Nëse keni aktualisht një problem që në thelb ju pengon për të shkuar një hap më tej, dëgjoni atë,pranoni atë që ju sugjeron, ju do të keni një rezultat pozitiv dhe të menjëhershëm.
Luani:
Letra Taro: Kriza
♥Ribashkimi: Tani faktet do t’ju ndihmojnë të përballeni me të vërtetën absolute. Sjellja e ish-partnerit tuaj ndaj jush do ju bindë se ai dëshiron të rilidhet me ju apo në mënyrë indirekte po përpiqet t’ju tregojë se ka përfunduar gjithçka mes jush?Para se të mbyllni javën, do të kuptoni se çfarë po ndodh saktësisht.
♥Njohje e re: Do të jetë një person i cili do afrohet tek ju, do të jetë fillimi i një njohje të re, por që të jetë e rëndësishëm, duhet të jetë më e mirë se lidhja juaj e fundit. Para se të filloni një fillim të ri erotik, është mirë që së pari të vlerësoni situatën, të gjykoni personazhet, të vlerësoni pasojat.
♥Lidhja – Martesa: Tensionet dhe krahasimet do të jenë të pranishme në marrëdhënien tuaj. Një ngjarje e rastit do të jetë shkaku që e kaluara do të ngatërrohet me të tashmen. Ju do të krahasoni atë që ka ndodhur me atë që po ndodh tani, do të jeni të vetëdijshëm që duhet të ndryshoni të dhënat.
Virgjëresha:
Letra Taro: Shenjtori
♥Ribashkimi: Një telefonatë e papritur do të hapë një rrugë drejt rilidhjës, do të ndodhë në një kohë kur nuk do e prisni. Fjalët që do të dëgjoni do ju habisin, ndryshimet që do të verëni do ju habisin sa nuk do arrini ti besoni. Tregoni besim tek bisedimet dhe premtimet që do ju jepen, gjithçka do të jetë më mirë!
♥Njohje e re:Optimizmi dhe entuziazmi do t’ju sjelli një njohjen te re. Ju do të takoheni me një person ,që nga fillimi do të ndjeni që keni shumë elemente të përbashkëta por dhe ndjenja . Do të ketë momente intime mes jush, do të ndieni se ky person mund të ndryshojë jetën tuaj .
♥Lidhja – Martesa: Gjendja e këndshme do të ripërtërijë psikologjinë tuaj, vjen një përgjigje pozitive ose një zgjidhje për një problem që keni pasur. Ju do të ringjalleni vete por dhe ndjenjat e gëzimit do ju bëjnë të ndiheni më mirë,gjithashtu ju do të arrini t’i përcillni keto tek bashkëshorti juaj. Brenda javës ju do jeni në një gjendje të qetë dhe të sigurt emocionale, tani do të jetë një kohë e mirë për sugjerime serioze.
Peshorja:
Letra Taro: I vetmuari
♥Ribashkimi: E mbyllur do të jetë sjellja juaj, nuk do t’i jepni ish -bashkëshortit tuaj hapësirën për shpjegime apo korrigjime. Disi e disancuar dhe i ngrir do të jetë qëndrimi juaj, atë që ju doni është që të dilni nga situata të ngutshme dhe të qëndroni me veten në mënyrë që të mund të qetësoheni.
♥Njohje e re: I disancuar dhe i largët do të jetë qëndrimi juaj, nuk do të jeni në humor për njohuri të reja, por në një mjedis të njohur do të bëjë shfaqjen e tij një personi të ri,që në vazhdim nuk do ju duket fare indiferent. Ndoshta javën e ardhshme nuk do të këtë zhvillime.
♥Lidhja – Martesa: Ju nuk dini se çfarë doni dhe për shkak se e keni kuptuar këtë gje dhe ju kërkohet ta sqaroni dhe tek parteneri juaj,ju do të zgjedhin të izoloheni , të distancoheni si dhe të peshoni gjerat më mirë. Merrni kohën tuaj, personi që keni pranë jush nuk do t’ju stresoi. Ju do të keni një javë të qetë, mendoni dhe veproni në përputhje me rrethanat.
Akrepi:
Letra Taro: Magjistari
♥Ribashkimi: Miku im Akrepi, bashkimi do të ndodhë, ndjenjat tuaja janë të forta,mos lejoni të bëheni viktim i egoizmit. Mesjava do të këtë r takimin e ribashkimit dhe madje do të këtë midis jush premtime serioze të cilat do të hapin rrugën e perspektivave të reja.
♥Njohje e re: Do ju afrohet një person i ri, mënyra me të cilën do të afroheni do të jetë e ngrohtë, e sjellshme dhe e matur. Ju do të vlerësoni sjelljen që do të qëndrojë ndaj jush, ky person gjatë takimeve tuaja do të dashurohet dhe do ju besojë. Njohje serioze!
♥Lidhja – Martesa: Harmonia dhe mirëkuptimi do të mbizotëroi midis jush , java do të jetë pa probleme dhe një ngjarje shumë e këndshme do ta finalizojë atë. Një surprizë ju përgatit personi që ju doni,mund të jetë një dhuratë, një propozim,por e rëndësishmja është se ajo do të ju ofrojë praktikisht ose teorikisht kënaqësi të madhe.
Shigjetari:
Letra Taro: I çmendur
♥Ribashkimi: Sqarim do të kërkojnë rrethanat, nëse nuk dëshironi të lidheni përsëri tregohuni të qartë më personi që do të keni përballë. Për sa kohë që ruani apo krijoni situata e se kaluarës, do të jetë e pamundur të hiqni qafe ankthin dhe stresin emocional.
♥Njohje e re: Një person i ri do të shfaqët javën e ardhshme ku do ju jepet mundësia për të fshirë të kaluarën dhe të filloni diçka të re erotike me fakte krejtësisht të reja dhe të ndryshme. Ju do të bini në dashuri dhe nuk do të keni asnjë arsye për të mohuar propozimin për lidhje.
♥Lidhja – Martesa: Do të jetë qëndrimi juaj, i çoroditur ,revolucionar dhe kërkues. Java e juaj do të jetë e vështirë, brenda marrëdhëniës tuaj do të ekzistojnë tensioneve që do të dalin nga pamundësia juaj të sqaroni se çfarë është e gabuar , çfarë doni dhe çfarë është ajo që mund tju kënaqi. Kujdesuni nga reagimet impulsive, për të shmangur problemet.
Bricjapi:
Letra Taro: Arma
♥Ribashkimi:Miku im Bricjapi çfarëdo që të duhet të bëni,bëjeni tani, brenda javës. Nëse doni të rilidheni me shokun tuaj, atëherë vazhdoni me veprime dinamike dhe mos qendroni pasiv sepse nuk do t’ju sjelli ndonjë gje të mire kjo gjendja. Bashkimi do të vijë nga lëvizja juaj, të marrni kontrollin dhe mos u vononi.
♥Njohje e re: Nuk do të keni asnjë arsye për të larguar personin që do ju nafrohet. Vendosni nëse doni të vazhdoni jetën tuaj me një person të ri dhe të veproni në përputhje me rrethanat e reja. Ai do të flirtojë me ju dhe do tregojë interes të veçantë, në dorën tuaj do të jetë nëse do të vazhdoni kontaktet tuaja. Merrni hapin e një fillimi të ri, shkoni pa rezerva.
♥Lidhja – Martesa: Mund të keniju fajn e grindjeve ose dhe jo, por çështja është se në qoftë se nuk do ndërhyni në mënyrë dinamike, nuk do të arrijni të shohin rezultatet e duhura . Bashkëshorti juaj paraqitet dhënë dorëheqjen dhe pret që ju të nxirrni gjarprin nga vrima. Merrni kontrollin në duart tuaja, shkoni përpara dhe vendosni një rregull.
Ujori:
Letra Taro: Bota
♥Ribashkimi: Ju do të habiteni nga telefonata që do merrni nga personi që prisni. Përfundimi i fazës së ribashkimit me takimin që do të ndodhë mes jush, do të përfundojë ndarja dhe distance mes jush, ju do të mundesoni një fillim të dytë.Premtimi që merrni do të jetë i sinqertë .
♥Njohje e re: Jeni të lumtur nga personi i ri i cili do të futet në jetën tuaj aksidentalisht, mos kufizoni ndjenjat tuaja. Ky person do të bieri në dashuri dhe ju nuk do të zhgënjeheni. Ai do të sjellë fat dhe gëzim në jetën tuaj, tërheqja do të jetë reciproke, marrëdhënia do të zgjasi .
♥Lidhja – Martesa: Gëzim do t’ju japi bashkëshorti juaj, diçka do ju sugjerohet që do ju nxisi, do të ndijeni se një horizont i ri hapet në jetën tuaj. Nëse lidhja juaj zgjat për vite, nuk përjashtohet që propozimi që do të dëgjoni është për formalizimin e marrëdhënies suaj!
Peshqit:
Letra Taro: Ruleta e fatit
♥Ribashkimi: Një takim i rastësishëm do t’ju bëjë të hapni një çështje të vjetër,një dashuri të kaluar. Papritur do të vijnë zhvillimet e papritura, nuk përjashtohet që kjo të jetë një dashuri e paplotësuar, se këtë javë fati do ju ndihmojë të arrini standarde më të mira.
♥Njohje e re: Ardhja e një njohje të re, pamja e tij tërheqëse dhe mbresëlënëse. Ndoshta do të bini në dashuri, do të fitoi menjëherë zemrën tuaj, biseda tjuaja do të jenë në një klimë veçanërisht të ngrohtë. Para se të mbyllet java, do të bëni një takim!
♥Lidhja – Martesa: Ka ngjarje optimiste, ti dhe shoku juaj jeni në një periudhë besimi, duke i dhënë fund pasigurive dhe dyshimeve. Erotizmi, rrëfimet dhe mirëkuptimi do të jenë karakteristikat e javës. Nëse mundoheni të lëvizni se basku dhe të organizoni dalje jashtë, ju do të gjeni bilancin që keni dashur dhe gjithçka që do të rezultojë positive.