
https://www.astrologu.al/sq/parashikimi-javor
Është një javë e rëndësishme, pasi ajo i paraprin eklipsittë parë veror, eklipsin e Diellit tek Gaforrja, që ndodh më 2 Korrik dhe nuk përjashtohet të ndjeni intensivisht dridhjet e tij, meqë gjithësia po na përgatit për ta mirëpritur.Le t'i kushtojmë vëmendje të veçantë ngjarjeve dhe situatave që lindin në këtë kohë pasi mund të luajnë një rol karmik në evolucionin tuaj.Një javë me Merkurin tek Luani: Ditët e Krijimit. Aktiviteti astrologjik i javës është i kufizuar në kalimin e Merkurit tek Luani të Enjten më 27 Qershor, i cili shënon shprehjen e menjëhershme të nevojave, nevojën për të stimuluar interesin rreth nesh, nevojën për të qenë në qendër të të gjithëve.Kjo mund t’ju çojë që të bëheni egoistë, të përdorni shprehje dhe me teprime në mënyrën që komunikojmë, gjë që do të krijojë pakënaqësi.Është e rëndësishme të mbani mend se nuk duhet të përqendroheni vetëm në dëshirat tuaj dhe në atë që kërkojmë, por edhe për t'i dhënë hapësirë të përshtatshme të tjerëve dhe sidomos njerëzve tuaj të afërt për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre.Vetëm në këtë mënyrë do të mbajmë ekuilibrin dhe të shmangim tensionet dhe fërkimet në marrëdhëniet tuaja.Zhvillime të rëndësishme mund të ndodhin në aspektin e artit dhe krijimit, pasi një periudhë e rëndësishme fillon të zhvillojë çështje relevante që mund të kenë rezultate shumë pozitive.Përfitoni nga mundësitë që do t'ju jepen këto ditë, para se Merkuri të fillojë rrugën retrospektivemë 7 Korrik në shenjën e Luanit, për të kaluar më vonë tek Gaforrja.Këtë të Enjte, gjashtëkëndëshi i Diellit tek Gaforrja me Uranin tek Demi mund të ofrojë njohuri të rëndësishme dhe ngjarje të papritura që do të na ndikojnë pozitivisht dhe mund të sjellin përfitime të rëndësishme në nivelin familjar.Rreziqet financiare nuk përjashtohen, ajo që duhet të bëjmë është të besoni tek intuita juaj dhe të përpiqemi për të nxjerrë gjërat më të mira.Per me teper klikoni ne andresen e meposhteme per te lexuar shenjen tuaj , nje jave te mbare dhe sa me te begate ju urojme.