Parashikimet Mujore të Numerologjisë për Majin 2020.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Me bazë parashikimet e numerologjisë për muajin Maj 2020, pas luftës së ashpër të Prillit, ku “duhet” dhe “ dëshirat” na sollën përballë lëkundjeve dhe sqarimeve, Maji shfaqet, për të na falur rinovim, gëzim dhe lojën e flirtit që të gjithë ne kemi nevojë këtë periudhë.

Numri i Majit: 9
Maji është muaji i mundësive dhe rigjallërimit, shumë gjëra rreth nesh do të përmirësohen dhe do të bëhen ndryshime që do tëna japin shpresë dhe aspiratën për një të nesërme më të mirë! Numri që rezulton nëpërmjet numerologjisë dhe përfaqëson tendencën e përgjithshme të muajit tonëështë 9, kjo dhe vetëm është një shenjë qëna tregon se me bashkimin, kolektivitetin dhe bashkëpunimin (në c’do nivel), mundemi të bëjmë mrekulli. Karakteristika bazike e Majit do të jetë socializimi dhe qëndrimi social… Eshtë momenti i vitit ku do të dalim nga strofkulla jonë, do të vijmë në kontakt me njerëz të rinj, do të shijojmë shoqërinë e shokëve dhe personave tanë të dashur qëna kishin munguar, por do duam të shprehim me një mënyrë shprehëse mendimet dhe ndjenjat tona.

Maji është një muaj me shumë flirt…

Përsa i përket fushës sentimentale, Majo është një muaj plot flirt dhe njohje të reja që do të japin një notë të këndshme, castëve të këtij muaji. Të lidhurit, do të arrijnë nëpërmjet dialogut dhe kontaktit thelbësor, të rinovojnë lidhjet e tyre tashmë ekzistuese. Caste të këndshme në përditshmëri ose mbrëmje të bukura duke komunikuar me shokë, do të funksionojnë në mënyrë mbështetëse për tu afruar c’do cift, por dhe për tu dorëzuar me një qëndrim më të lirshëm në dashuri, që kohëve të fundit ishte futur… në sirtar!

Për beqarët, periudha e Majit, është e shkëlqyer për njohje të reja. Do të ikin tashmë lotët dhe mërzitjet nga dashuritë e paplotësuar të vjetër dhe do të ekzistojnë propozime për njohje, brenda ambjentit social ose në internet, do të na falin siguri dhe rigjallërim! Shumë beqarë do të kenë një njohje të rëndësishme, me një person që do t’i prekë në “tru” dhe do t’ju shtyjë të dilni nga rutina e përditshmërisë.

Mundësi të reja për karrierën dhe financat

Në fushën tuja profesionale dhe atë ekonomike, Maji na jep mundësi të rëndësishme për marrëveshje të reja, për dakortësi, për zgjidhje nëpërmjet komunikimit. Fatlumët do të jenë mjaftueshëm, që do të gjejnë një angazhim të mirë profesional ose do të munden të dalin fitimtarë në punën dhe financat e tyre, nëpërmjet njohjeve dhe kontakteve të tyre!

Në financat, kërkesat e periudhës mund të krijojnë presione dhe lidhje me të të gjithë ne, por do të ekzistojnë zgjidhje midis propozimeve dhe bisedimeve që do të bëhen! Duke marrë parasysh se këtë muaj do të ekzistojnë caste impulsiviteti dhe nxitimi, mirëështë të gjithë ne të memorizojmë me më shumë detaje mundësitë tona ekonomike.

Astrologu.al, ju ofron parashikimet mujore të numerologjisë, për muajin Maj. Tashmë gjeni numrin tuaj personal të ditëlindjes (dmth të ditës së lindjes tuaj) dhe hsihni parashikimi personal të numerologjisë.

Si të gjej numrin tij personal të ditëlindjes?

Për të gjetur numrin personal të Diellit tënd, mjafton të mblidhni shifrat e ditës dhe të muajit që keni lindur. Nëse mbledhja rezulton një numër dyshifror, atëher mblidhni dy shifrat për të rezultuar një numër njëshifror.

Shembull: data e lindjes 29 Dhjetor (dmth 29/12)

Mbledhim ditën dhe muajin e lindjes: 2+9+1+2=14

Rezultoi një numër dyshifror, kështu që mbledhin tëdy shifrat 1+4=5

Numri personal i ditëlidnjes për personin që ka lindur në 29/12 është 5.

Lexoni tani parashikimet e numerologjisë për muajin Maj 2020, me bazë numrin tuaj.

 

NUMER PERSONAL 1

Të përgjithshme

Mund të bisedoni, të kuvendoni dhe të afroheni me persona të rrethit tuaj të përhershëm, që do t’ju ndihmojnë të ndjeni siguri për të ardhmen e rrugëtimit tuaj! Do të keni autoritet dhe organizim për të arritur dhe të vendosni jetën tuaj në një rregull. Për më tepër, në Maj, do të arrini të “ndërtoni” baza të forta në fusha të rëndësishme të jetës tuaj!

Dashuria

Nga ky muaj do të filloni të përballeni me jetën tuaj sentimentale me një mënyrë me serjoze, llogjike, por edhe praktike! Do doni të bëni hapa për të realizuar një qëllim bazik që keni në fushën tuaj shpirtërore prej kohësh… Ndërkohë që shumëcaste do të anashkaloni ndjenjën, duke kufizuar rëndësishëm nevojat dhe dëshirat tuaja!

Puna dhe Ekonomia

Maji është një muaj ideal për të sistemuar cështjet tuaja të lëna pezull, të sistemoni cështje me dokumenta apo zyra, që kishit lënë pas dore, por edhe të vendosni në rregull në detyrimet tuaja profesionale dhe ato ekonomike! Do të ekzistojnë presione dhe angazhime që do t’ju shkaktojnë ankth dhe siklet. Me mendime të përmbajtura, do të arrini të menaxhoni gjithcka me sukses!

NUMER PERSONAL 2

Të përgjithshme

Përgatituni të shijoni një nga muajt më të këndshëm të 2020, që do t’ju bëjë të gjeni përsëri gjallërinë dhe energjinë tuaj! Adventurat që do t’ju ofrohen nga universi, do t’ju rrëmbejnë dhe akoma dhe disa probleme që po përballeni kohëve të fundit, do të sistemohen, sepse tashmë do e keni mënyrën dhe lehtësinë që të gjetur lehtë dhe shpejtë rrugëzgjidhje!

Dashuria

Maji është muaji i dashurisë për ju që keni numër personal 2! Një lidhje sentimentale do të rinovohet, do të rigjallërohen ndjenjat dhe do të ndjeni sikur po dashuroheni nga fillimi me personin, me të cilin keni kaluar nëpërmjet 40 dallgëve! Sa për ju që nuk keni lidhje, përgatituni për për propozime, surpriza, njohje që do t’ju sjellin nën këmbët tuaja një dashuri të re plot zjarr!

Puna dhe Ekonomia

Mëse arrini të minimizoni dëshirën për rrezik, adventurë dhe c’kujdes, atëher me siguri mundeni të bëni mrekulli në karrierë dhe financat tuaja këtë Maj! Me frymzimin që ju dallon, do të arrini të gjeni ide të reja, që do të munden të drejtojnëcështjet tuaja profesionale në maja! Për më tepër, njohjet e shpejta dhe të papritura, do t’ju hapin dyert për një të nesërme profesionale më të mirë! Në financat tuaja, paraja ajo si vjen dhe ikën… E rëndësishme të paktën është se të ardhurat tuaja mbeten të njëjta!

NUMER PERSONAL 3

Të përgjithshme

Bisedime, kontakte dhe komunikimet që do të keni këtë muaj, do të ndikojnë shumë në mënyrën e mendimit dhe veprimit tuaj! Do të përballeni me cështjet të jetës tuaj me më shumë përgjegjësi dhe serjozitet! Personat tuaj të afërt do të kenë nevojë për kujdes të  pafund dhe mbështetjen tuaj, të cilën dhe do ta ofroni duar hapur! Për më tepër, do të bëni dhe ndonjë ndryshim të vogël në ambjentin e shtëpisë, që do t’ju rinovojë në mënyrë të rëndësishme!

Dashuria

Do të jepni më shumë kujdes dhe prioritet cështjeve tuaja sentimentale qëdo e ushqejnë personin që ju intereson, duke anashkaluar këtë muaj nevojat dhe dëshirat tuaja të rëndësishme! Me këtëtaktikë, përmblidhni të gjitha ndjenjat brenda jush, të cilat dhe nuk i shprehni, me rezultat muajin e ardhshëm të mos jeni probleme me cështjet tuaja sentimentale! Përpiquni atëher në Maj, të thoni në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha ato që ndjeni dhe mos e lini veten pas dore, duke u mënjanuar për të mbajtur një person pranë vetes!

Puna dhe Ekonomia

Fusha juaj profesionale ju kërkon sakrifica këtë muaj, distancime, lëshime, compromise dhe mjaft punë, pa patur fitim e kërkuar! Do duhet të përshtateni me këtë tendencë, të sakrifikoni më shumë nga koha juaj persona e lirë, për të punuar fort… Kjo do të njihet pak më vonë! Në fushën ekonomike do të ekzistojnë disa shpenzime urgjente që lidhen me shtëpinë dhe familjen tuaj!

NUMER PERSONAL 4
Të përgjithshme

Maji është një muaj me fat për ju që keni numër personal 4, por atë që duhet të kuptoni është se vetëm nëse përpiqeni dhe përkushtoheni në qëllimet tuaja, do mundeni të keni rezultate! Këtë muaj do të vlerësoni dijen dhe eksperiencën që tashmë keni fituar nga disa ngjarje të pakëndshme që ju kanë ndodhur muajt e kaluar, kjo do t’ju ndihmojë për të përballuar më mirë sfidat që do të hasni! Do të ndjeni më shumë nevojën për mendim, meditim dhe rishikim, por momentet e nostalgjisë, mund t’ju bëjnë të ndjeni disa caste një boshllik sentimental.

Dashuria

Këtë Maj, do të doni të distancoheni nga cështje që lidhen me fushën tuaj sentimentale dhe do të mbylleni për pak në strofkën tuaj! Vecanërisht e rëndësishme për ju, do të jetë fakti se ka ardhur ora për të marrë vendime, të kuptoni c’farëështë ajo që dëshironi nga një partner dhe një lidhje… Deri në fund të muajit, do të dilni në disa përfundime thelbësore që do t’ju ndihmojnë të dalloini se cila është rruga e duhur për gjërat tuaja sentimentale!

Puna dhe Ekonomia

Me besim dhe përkushtim, do të merreni me cështjet tuaja profesionale, duke u përpjekur të gjeni zgjidhje dhe propozime që do t’ju ndihmojnë të përballeni me krizën e periudhës! Do të merreni disa propozime profesionale, të cilat do duhet më parë të mendoheni mirë, pa marrë vendime të nxituara! Në fushën tuaj ekonomike, dpo të minimizoni ndjeshëm disa shpenzime të tepruara, për tu përgatitur për ndonjë blerje ose investim që do të bëni muajin e ardhshëm!

NUMER PERSONAL 5

Të përgjithshme

Dëshironi të keni keni sukses dhe nuk do të llogarisni cmimin, përpjekjen ose mënyrën, me të cilin do të arrini në shkallët e suksesit… Kyështë qëllimi juaj kryesor për muajin Maj dhe nuk bëhet fjalë asnjë cast të dorëzoni armët, përpara asaj që doni të arrini me të gjithë fuqinë e shpirtit tuaj! Mundësitë do të happen përpara jush dhe do t’ju ndihmojnë… Karakteri i prerë, kërkues dhe autoritar që do të shprehni këtë muaj, do të krijojë pakënaqësi tek personat rreth jush!

Dashuria

Pasioni ju udhëheq këtë Maj dhe ju bën të funksiononi në mënyrë pushtuese, duke u përpjekur me c’do mënyrë të fitoni direkt tani atë që doni nga personi që ju intereson! Kërkoni përkushtimin, kontrollin e plotë dhe admirimin, por sepse disa gjëra nuk mund të bëhen me mënyrën tuaj eksagjeruese, shpesh do t’ju kapin xhelozitë dhe tensionet tuaja! qetësohuni dhe shijoni dashurinë me të gjithë madhështinë e saj, por duke ruajtur disa mbrojtje për të ardhmen!

Puna dhe Ekonomia

Muaj dallimi dhe njohje do të jetë Maji për ju që keni numër personal 5. Do të keni mundësinë të ngjiteni profesionalisht, duke parë disa nga mundet e të kaluarës, më në fund të japing fryte… Një ngjitje në detyrë ose një përmirësim në financat tuaja, do t’ju bëjë tashmë të ndjeni siguri për të ardhmen!

NUMER PERSONAL 6

Të përgjithshme

Muaji i plotësimit arriti për ju që keni numër personal 6. Shumë mendimet tuaja do të ndryshojnë dhe do të marrin tashmë një formë më të bukur dhe të qëndrueshme, ndërkohë që ju nga ana juaj, do të përcillni ngrohtësi, siguri dhe serjozitet, pasi ndjeni se keni arritur shumë… Këtë Maj keni mundësinë për të vënë një hark në planet tuaja të reja, të cilat do ti zbatoni në Qershor.

Dashuria

Erdhi momenti të hyni në pozitën e e personit që ju intereson, për të kuptuar ndjenjat e tij… Pikërisht këtë do të bëni këtë Maj dhe me këtë mënyrë, do të ndihmoheni për tu afruar me partnerin dhe të përmirësoni lidhjen tuaj! Sa për ju që nuk keni ndonjë lidhje, Maji është një muaj që ju jep stimujt për të lënë të kaluarën një herë e përgjithmonë, duke bërë plane të reja me një partner të ri!

Puna dhe Ekonomia

Nëse arrini të përmbani bujarinë tuaj, do mundeni më në fund të shihni financat tuaja të përmirësohen! Në fushën e karrierës tuaj, do të arrini të përmbushni një qëllim profesional dhe do të merrni shpërblim dhe njohje për të gjitha përpjekjet tuaja!

NUMER PERSONAL 7

Të përgjithshme

Fillime të reja do të bëni këtë Maj dhe do të enthusiazmoheni nga rrjedha e zhvillimeve! Ngjarjet do të vazhdojnë dhe ju do të përpiqeni shpejtë, do të shfrytëzoni mundësitë që ju jepen! Këtë muaj, do të shihni ndryshe disa gjëra në jetën tuaj! Me fuqinë që ju karakterizon, do të merrni iniciativa dhe do dëshironi me ndonjë mënyrë të… fitoni pavarësinë!

Dashuria

Plotësisht papritmas dhe atëher kur nuk e prisni, do të hyjë në jetën tuaj dashuria, e cila do të ndryshojë shumë mendime dhe plane që kishit deri tani… Nëse keni beqarë, atëher me siguri do të shijoni momentet fatale të dashurisë që do t’ju dhurohen bujarisht… Por nëse jeni tashmë në një lidhje, kini kujdes sepse do të përfshiheni në telashe dhe do t’i bëni gjërat “sallatë”!

Puna dhe Ekonomia

Burime të reja të ardhurash dhe mundësi të reja profesionale, do të kërkoni dhe do të gjeni këtë Maj! Aksioni juaj do të përqendrohet në krijimin e burimeve të reja, që do të ndihmojnë në arritje, sa atë profesionale por edhe ekonomike! Por kini kujdes të shmangni rrezikun dhe ndryshimet, që për momentin nuk do t’ju favorizojnë!

NUMER PERSONAL 8

Të përgjithshme

Orë pa fund me bisedime dhe rrëfime, duke komunikuar me personat tuaj të afërt, do të kaloni këtë Maj! Nga fillimi i muajit, do të keni nevojë t’i kushtoni më shumë kohë përsonave tuaj, të cilët i kishit lënë pas doreperiudhën e fundit! Eshtë një mundësi e mirë atëher, për të ringrohur lidhjet, të cilat janë ftohur me kalimin e kohës!

Dashuria
Do të hapni rrugë dhe do të filloni të tregoni një dëshirë kompromisi përballë personit që dashuroni ose në kërkimet për njohje të reja që po bëni! Maji është një muaj pozitiv për krijimin e një rrugëtimi të qëndrueshëm sentimental! Zyrtarizimi i një lidhje ose ribashkimi më një lidhje të vjetër, janëbrenda mundësive të këtij muaji!

Puna dhe Ekonomia

Bëni durim në sfidat që do të merrni këtë periudhë në fushën tuaj profesionale dhe ekonomike. Mos u nxitoni të gjykoni negativisht cështjet që lidhen me karrierën tuaj, dhe përpiquni, nëpërmjet një bashkëpunimi të mirë me kolegët tuaj, të përballeni me probleme që kanë ekzistuar prej kohësh në punën tuaj! Sa për financat tuaja, mund të shkojnë dhe më mirë, për aq kohë sa përpiqeni të dilni nga inercia!

NUMER PERSONAL 9

Të përgjithshme

Maji është një muaj plot veprime, komunikime dhe mbi të gjitha, ju do të fitoni energjinë tuaj… Brenda një faze rutine dhe qetësie, do të hyni përsëri në mënyrë aktive në stivën e përditshmërisë, duke vepruar me mëndje të hapur dhe duke gjëtur rrugëzgjidhje, propozime dhe zgjidhje, që do ta bëjnë jetën tuaj akoma më të bukur! Zhvillime të këndshme do të keni në familjen tuaj dhe lajme të lumtura nga të afërm (vëllezër ose kushurinj)!

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj, do t’ju japën një rinovim të rëndësishëm në lidhjen tuaj dhe do t’ju sjellë më afër! Me dialog dhe humor, do të mundeni ta bëni klimën e jetës tuaj sentimentale akoma më të këndshme! Sa për ju që jeni beqarë, do të keni një njohje të re nëpërmjet rrethit tuaj shoqëror, që do t’ju impresionojë!

Puna dhe Ekonomia

Mundësitë që do t’ju jepen në fushën tuaj profesionale, do të vijnë nga larg, nga jashtë vëndit ose nëpërmjet kontakteve që do të keni me persona me të cilët në një farë mënyrë do të lidheni për shkak të punës! Për më tepër, do të favorizoheni në vecanti, nëpërmjet planeve tuaja profesionale, të cilat do mundeni tashmë të realizoni! Në financat tuaja, do të ekzagjeroni me shpenzimet tuaja të tepruara dhe të panevojshme, duke bërë që paratë tuaja të rrjedhin si uji… për rroba, estetikë dhe dhurata për personat e tjerë!

Shiko gjithashtu