
Jupiteri
Një tip shumë optimist
Krijues, paqësor, hyjnor, por njëkohësisht edhe aq njerëzor. Planeti i cili sjell emrin e mbretit të perëndive ndihmon njeriun të jetojë në botën e tij dhe të gëzohet me momentet që i sjell jeta. Dhe për këtë arsye, mbërritja e tij sjell buzëqeshje dhe gëzim në secilin prej nesh.
Betejë për mbizotërim.
Protagonisti i shumë historive të mitologjisë së lashtë greke në të cilën ai zotëron rolin e mbretit të shumë të fuqishëm dhe paqësor të Olimpit, Jupiteri përfaqëson në Astrologji optimizmin dhe krijimtarinë e njeriut.
Rreth personit të Jupiterit egzistojnë shumë mite...Jupiteri ishte djali i tretë i Reas dhe i Saturnit, por edhe ky si fëmijët e tjerë ishte i përcaktuar për ta ngrënë i ati i tij. Saturni kishte frikë se mos ndonjëri nga fëmijët e hiqte nga froni siç ai kishte bërë me babain e tij, Uranin. Rea donte ta shpëtonte Jupiterin dhe e vendosi në ujërat e lumit dhe e la atë në duart e Mëmës Tokë. Jupiteri u rrit në Kretë i mbrojtur nga Adrastia dhe motra e saj. Amalthia ishte dhia e cila i dha qumësht Jupiterit bashkë me gjysëm vëllain e tij Pana.
Kur Jupiteri u bë zot i universit, u kujdes që në qiell të formonte figurën e Amalthias e cila u bë simbol i Bricjapit. Kur ishte fëmijë ai rrezikonte gjithmonë që ta zbulonte Saturni, i cili përfundimisht hëngri një gur në vend të fëmijës dhe përfundimisht e kuptoi leckën që i kishin bërë. Por Jupiteri arriti të shndërrohej në gjarpër dhe mëndesha e tij u bë Arushë. Për këtë arsye në qiell ndriçojnë yjet e gjarpërit dhe të Arushës së Madhe dhe të vogël. Në vazhdim e ndihmuan Rea dhe vëllezërit e tij (Neptuni, Marsi, Adi, Dhimitra, Ira dhe Estija të cilët u kthyen në jetë me ndërhyrjen e Jupiterit) dhe kufizuan në ishullin e Makaron babain e tyre Saturnin. Këtë e arritën pas një beteje të ashpër kundër titanëve që mbronin Saturnin. Jupiteri në fund vendosi në Delfus gurin që nxori nga brenda tij Saturni, për të kujtuar lirimin nga vuajtjet e tij.
Zbutësi!
Jupiteri disponon dy armë të fuqishme, shkreptimën dhe vetëtimën dmth rrufenë me të cilën ai sundon dhe fiton mbi armiqtë e tij. Është i martuar me Irën e cila shpesh del jashtë vetes. Jupiteri që lidhet me erën veriore, frymën jetësore lind gjithmonë bashkë me nënën Tokë. U dashurua me shumë gra të tjera, si me Europën vajza e Aginoras. Mitologjia përmend që ndërkohë që ajo shëtiste me shoqet e saj, Jupiteri u shndërrua në një dem të bardhë shumë të bukur i sjellshëm dhe i qetë. Vajza hipi në kurrizin e tij dhe ai e rrëmbeu dhe në fund e bëri të vetën. Europa i fali tre fëmijë, Minoan, Rodhamanthun dhe Sarpidhonan. Ky kontinent mori emrin e Europës për të kujtuar pasionin e mbretit të Olimpit.
Një yll “paqësor”.
Dashuritë e tij simbolizojnë të gjitha shprehjet e mundshme të energjisë te njeriu. Në një horoskop ky planet shpreh gradën e optimizmit dhe të kreativitetit në jetë. Jupiteri shpreh me fjalë të thjeshta “po-në” në jetë. Figura e tij ndërpret ritualet e kanibalizmit dhe vrasjen e fëmijëve nga babai që kishin mbizotëruar me Uranin dhe Saturnin, ndërpret zakonin e vrasjes të babait nga djali dhe arritjen e zëvendësimit. Është një mesazh paqësor dhe dashurie i cili vjen në kundërshtim me modelet e lashta shkatërruese. Shpesh e lidhim me figurën paqësore dhe të brishtë të Jezusit.
Emri Zeus = babai i perëndive. Prejardhja e emrit është arkaike dhe më vonë emri u përhap në të gjitha dialektet Greke. Fjala “Zeus” është shumë afër me fjalën jetë, “zoi” për grekët e lashtë, ndërkohë që Romakët e lashtë përdornin përkufizimin në latinisht Jupiter që do të thotë “babai i dritës”. Për hebrejtë një figurë e ngjashme mitologjike quhet “Tsedek” që do të thotë i “drejtë”. Nga këto përkufizimë mund të kuptojmë që Jupiteri konsiderohej burimi i Jetës, burimi i çdo lloj energjie, qendra e burimit të dritës dhe fillimi i çdo krijese.
Pashaporta e planetit dashamirës.
SEKSI: Mashkullor, e ka prejardhjen nga Veriu.
MOSHA: Midis 45-55.
BALLI: I lartë i hapur.
HUNDA: Impresionuese, por e drejtë.
KARAKTERISTIKA TË VEÇANTA: Mjekër dhe mustaqe.
SHIKIMI: I hapur dhe i sjellshëm.
INTERESA: Ligjshmëri dhe drejtësi.
PREFERENCAT: Dashuri të ligjshme dhe të paligjshme, pasion për femrat e bukura.
CIKLI I ZODIAKUT: Për 12 vjet afërsisht.
BANESA: Natën tek Peshqit dhe ditën tek Shigjetari.
MBIZOTËRON: Tek Demi.
NDODHET NË INTERNIM: Tek Virgjëresha dhe Binjakët.
NË RËNIE: Tek Akrepi.
ORGANET QË MBIZOTËROJNË: Gjuha, goja mëlçia, arteria.
KAFSHA: Shqiponja, delfini, demi, dashi, pelikani, dallandyshja, palloi dhe lejleku.
NGJYRA: Bojqielli, vishnje dhe vjollcë.
METALI: Giza.
GURI I ÇMUAR: Ametisti dhe smeraldi.
BIMA: Karafili, jasemia, vjollca, mullaga dhe lule shqiponja.
ERËZA: Arrë muskatë.
STINA: Pranvera.
DITA: E Enjte.
SHIJA: E ëmbël dhe e këndshme.
VENDET: Kisha dhe ndërtesat madhështore.
VENDODHJA NË HORIZONT:Veriu.
Ku ndodhet Jupiteri yt i lindjes?
Jupiteri është forca e zhvillimit të egzistencës njerëzore, që ka nevojë për të përvetësuar të gjitha ato që ndodhin në botën e jashtme. Është social dhe pranon me natyralitet gjithçka nga të tjerët dhe nga bota.
Beson tek vetja e tij dhe tek të tjerët, i shpreh ndjenjat e tij disa herë është sentimental dhe dinamik. Përshtatet kollaj me situatat fal një tendence sipërfaqësore të interesit të tij mbi gjithçka. Është shpeh herë sipërfaqësor, por zemërgjerë. I pëlqen të shijoj jetën dhe ushqimin ndërkohë që di t’iau shpërblej nderet të tjerëve. Kur është negativ mund të egzistojnë probleme përshtatje të tij në botën e jashtme. Sipas shenjës tek e cila Jupiteri ndodhet në hartën e lindjes, mund të nxjerrim shumë konkluzione.
Jupiteri tek Dashi
I bën njerëzit të kenë lehtësi në të shprehur, optimist dhe krijues. Disa herë i bën moralistë dhe udhëheqësa, por gjithmonë janë luftarak. Kombinon mënyrën favorizuese të spontanitetit dhe agresivitetin e Dashit.
Jupiteri tek Demi
Forca është e përhapur dhe veçanërisht e theksuar. Ata që kanë Jupiterin tek Demi adhurojnë gjërat materiale të jetës, eksperiencat sensuale dhe ushqimin e mirë. Janë njerëz veçanërisht të qetë dhe të lidhur me vlerat tradicionale. Mbase janë më shumë seç duhet optimistë.
Jupiteri tek Binjakët
Të gjithë ata që kanë Jupiterin e lindjes tek kjo shenjë janë optimistë dhe pëlqejnë jetën komode. Por jetojnë midis kthjelltësisë, logjikës dhe kapriçove të tyre. Ruajnë aftësinë të kenë një qëndrim rinor përballë jetës deri në plakje. Adhurojnë humorin dhe shkujdesjen.
Jupiteri tek Gaforrja
Pëlqimi i jetës komode dhe dashuria për rehati bëhen qëllimi kryesor i jetës së tyre i cili disa herë kufizon personalitetin e tyre.
Ndjeshmëri tek ngjyrat, parfumet, sensualitet dhe adhurim për jetën e mirë. Tendencë për imagjinata të rreme.
Jupiteri tek Luani
Dobësi për luksin dhe shpërdorime. Sjellje teatrale zemërgjerë dhe naivitet. Tendencë për tu dukur disa herë, joshje personale shumë të theksuar.
Jupiteri tek Virgjëresha
Gëzimi shpesh kufizohet tek e tashmja ose tek e ardhmja e afërt. Disa herë dashuroni jetën fisnike me qetësinë e saj dhe rregullat e saj kufizuese. Mbizotërojnë pasoja dhe metoda.
Jupiteri tek Peshorja.
Dëshira e mirë është e kufizuar, e paktë është prezenca e dashurisë për ushqimin, por vlerësohet së tepërmi bukuria dhe egziston respekt për vlerat morale dhe sentimentale. Ky Jupiter fal ndjesi të theksuar të drejtësisë.
Jupiteri tek Akrepi
Personat që kanë Jupiterin tek Akrepi kanë intuitë dhe zgjuarsi kritike. Gjithashtu egziston dëshira për forcë dhe sukses që fal shpirti praktik dhe aftësia në çështje praktike, si dëshira antikonformiste.
Jupiteri tek Shigjetari
Ata të cilët kanë Jupiterin tek Shigjetari adhurojnë traditën, vlerat e qëndrueshme dhe të paracaktuara dhe qetësinë. Janë të sigurt për idetë dhe veten e tyre. Janë moralistë dhe shpesh tregojnë besim të tepruar tek të tjerët ose në mendimet e tyre. Kanë tendencë për komunikim dhe autoritet.
Jupiteri tek Bricjapi
Me Jupiterin tek Bricjapi drejtohet drejt një organizimi të aftë të mbrojtjes të personit. Fal një rezistence luftarake dhe shpirti pragmatist. Dyshim për të tjerët, përplasje midis optimizmit dhe pesimizmit.
Jupiteri tek Ujori
Marrëdhëniet me njerëzit nuk bazohen në kontaktin njerëzor të ngrohtë, por kanë kuriozitet që zgjerohet me forcën e cila është aktive. Personi i cili ndikohet nga Jupiteri konkret është orator, por nuk është gjithmonë i sinqertë.
Jupiteri tek Peshqit
Komoditet dhe dashuri të madhe për mirëqenien dhe luksin. Personat të cilët kanë Jupiterin tek Peshqit kanë një forcë komunikuese dhe autoritare. Brishtësi ndërkohë që mund të dalin nga situatat e vështira dhe të përfitojnë nga mundësitë.
Jupiteri tek Bricjapi dhe mjekësia.
Ana pozitive.
Progres i madh mbi studimin e kockave dhe sëmundjeve të skeletit. Terapi të reja për kurimin e këtyre sëmundjeve, gjithashtu terapi novatore për sëmundjet e sistemit të tretjes.
Ana negative.
Depërtimi i tepruar i mjeksisë në jetën e përditshme rrit rrezikun e panikut dhe të marrjes së tepërmi me infektimet dhe epidemi që do të mund të përhapeshin.
Jupiteri tek Bricjapi dhe...jeta sociale.
Ana pozitive.
Bota zbulon përsëri vlerat të cilat ishin harruar vitet e fundit. Njerëzia zbulon përsëri rrënjët që ishin harruar si vlera e personalitetit të secilit dhe mundësia për të jetuar dikush me respekt dhe për nevojat e të tjerëve.
Ana negative.
Rreziku për autoritet mbi të tjerët dhe besimi i keq për rregullat e bashkjetesës sociale. Të theksuar janë tundimet për rikthimin e ndrydhjeve, ndalimeve të çdo lloji.
Jupiteri tek Bricjapi dhe ...mjedisi.
Ana pozitive.
Jupiteri përforcon pozicionet mjedisore të Saturnit. Konkretisht parashikohen studime në thellësi për infektimin e maleve, për shkrirjen e akullnajave dhe për infektimin e shtresave atmosferike të tokës. Shumë njerëz bëhen më të ndjeshëm për çështjet e mjedisit dhe shumë fillojnë të bëjnë lëvizje konkrete për të adaptuar një tjetër mënyrë jetese.
Ana negative.
Alarmet e panevojshme, pa ndonjë argument real të mediave. Komunikimi mund të shkaktojë tronditje dhe krizë paniku në personat më të ndjeshëm të cilët mbështeten më pak në logjikë.
Jupiteri tek Bricjapi: Viti i arritjeve.
Pasi kaloi disa muaj tek Shigjetari, Jupiteri i optimizmit dhe i zgjerimit ndodhet tashmë në shenjën e Bricjapit dhe do të qëndroj atje deri në 5/1/2009. Çfarë do të thotë kjo për secilin prej nesh? Dhurata të cilat nëse përdoren në mënyrën e duhur, mund të pozicionojnë në mënyrë thelbësore jetën tonë. Kjo vendndodhje e Jupiterit tek Bricjapi na ndihmon të bëjmë gjëra pozitive për jetën tonë. Para së gjithash do të përmirësohet në përgjithësi treguesi i mirëqenies. Nuk do të thotë që do të qëndrojmë duar kryq dhe të na bëjnë fresk, por do të ndjejmë që mund të jetojmë në mënyrën që dëshirojmë sado i vogël qoftë ky progres. Duhet t’i kushtohet rëndësi rolit tonë në shoqëri (pavarësisht shenjave) dhe suksesi në këtë fazë gjykohet nga figura që ne nxjerrim në pah. Do të thoni që kjo është një përgjigje e ftohtë ose rregull për sukses në jetë. Por tani ndoshta ky është faktori më i madh dhe parësor i ndikimit në jetë për sukses, krahasuar me atë të periudhave të tjera.
Profesioni, gjendja familjare, vendi jonë në rrethin shoqëror që jetojmë janë disa nga pikat bazë të cilat duhet të kemi kujdes dhe t’i promovojmë, sepse do të egzistojnë kushtet e favorizueshme. Nëse për disa arsye nuk na jepet titulli i të suksesshmit në shoqëri ose në profesion, tani është periudha që me lëvizje të thjeshta mund ta arrijmë, mjafton të kemi punuar mjaftueshëm në sektorin që të kemi sukses. Një tjetër karakteristikë që duhet të kuptoni është që mundësitë që do jepen brenda kësaj periudhe, duhet të vlerësohen direkt dhe cilido fitim ne nuk duhet të rrezikojmë për të arritur diçka edhe më të madhe. Çdo gjë do të rezultojë të vijë në një farë mënyre vetë dhe ne duhet të bëjmë lëvizjet e duhura për praninim e saj. Nuk do të thotë që ne duhet të jemi të mbyllur në shtëpi, guackën tonë ose në rrethin tonë, por procedura do të vijë vetë me rrjedhat e jetës. Ajo që duhet të shmangim është ndjekja pa masë e suksesit ndërkohë që synimi me kufij të caktuar i një qëllimi, jep rezultate të mira.
Dashët, Luanët dhe Shigjetarët: Arritje dhe sukses!
Ju që i përkisni treshes së zjarrtë të zodiakut, keni për të fituar shumë si përfitime materiale si arritje me pasoja pozitive. Mund të merrni ngritje në punën tuaj, të gjeni punë nëse nuk kishit ose të synoni punën që ju dëshironit dhe deri tani nuk i plotësonit kushtet për ta ushtruar. Natyrisht mundësitë nuk janë të përditshme. Por do t’ju jepet të paktën një mundësi e rëndësishme gjatë qëndrimit të Jupiterit tek Bricjapi. Këtë mundësi duhet ta mirëpërdorni dhe në rast të shumë mundësive duhet t’i shkruani këto në letër dhe me laps të vendosni se cila ju përshtatet. Mos filloni të godisni qëllimet që sapo keni arritur dhe të shkoni me shpejtësi tek ato të tjerat. Do t’ju duhet deri në fund të vitit 2008 të keni arritur një qëllim dhe në vazhdim, mundohuni të qëndroni aty sa më gjatë. Nuk duhet ta ndryshoni për diçka më të mirë...për dikë më të mirë...Sepse mund t’ja kaloni bukur në fund të vitit 2008, por rrezikoni që edhe mos t’ju ngelet asgjë e kapshme për në vazhdim. Veçanërisht menaxhoni financat që do t’ju paraqiten me tendenca për t’i shtuar ato në mënyra të ndryshme. Kujdesuni të mbani ato dhe jo t’i shpenzoni për investime të ndryshme, pasi nuk është e sigurtë nëse ato do japin fryte.
Demat, Virgjëreshat dhe Bricjapët: Jeta dhe fati...ju shkojnë!
Për ju që i përkisni grupit të shenjave të tokës, më në fund do t’ju buzqeshë fytyra. Do të vini re që rrjedha e ngjarjeve në pikat më të rëndësishme shkon shkëlqyeshëm dhe parashikohen shumë dyer të hapura në jetën personale dhe profesionale, por gjithashtu edhe në sektorët e tjerë. Ajo që duhet t’i kushtoni më tepër kujdes është të krijoni një bazë në një nivel të ri personal të jetës, nga pikëpamja e komoditetit dhe mirqënies me kuptimin e mirë të fjalës. Shumë prej jush do të vendosni të hyni në një lidhje veçanërisht të këndshme e cila do të marrë karakter të qëndrueshëm bashkjetese ose martese. Ajo që do të dalloj në mënyrë të veçantë është një parandjejë e mirë që do të keni në zhvillimet e menjëhershme, diçka që nuk është produkt intuite zhgënjyese, por në thelb është diçka e parashikueshme e gjërave të mira që do ju sjell 2008. Nëse diçka shkon keq, kjo do të jetë çështja e horoskopit individual dhe megjithë këto do të merrni një kosto më të vogël për shkak të favorizimit të përgjithshëm të shenjës tuaj. Fjala “fat” do të thotë të trokisni dy ose tre dyer dhe t’i përgjigjen kërkesave tuaja. Diçka e tillë në këtë moment do të ndodhë. Fat do të thotë t’ju bjer një llotari qoftë me kuptimin e plotë të fjalës, qoftë në mënyrë figurative. Për të mirë dhe për të keq mbani një dritare hapur, por pa u bërë kumarxhi të sëmurë të jetës. Çështja është që do të arrini me pak mund më shumë gjëra dhe arrini me lehtësi atje ku synoni. Ajo që nuk duhet të harroni është mania për të pasur shumë gjëra, kur ju rezultojnë shpërblime në jetë. Mundohuni të mbani dhuratat që jeta ju sjell në secilin sektor dhe menaxhoni me zgjuarsi sepse jo çdo vit do të kemi fat të mirë.
Binjakët, Peshoret dhe Ujorët: Akumulime...krijuese!
Për ju që i përkisni treshes së shenjave të ajrit kohëzgjatja e qëndrimit të Jupiterit te Bricjapi është tmerrësisht pozitive për të përfunduar në rezultate t’i zbatoni dhe të merrni frytet e punës tuaj. Shpërblime për të cilat kishit luftuar dhe nuk ju ishin dhënë, tani do të vijnë ndoshta edhe në pjatë. Është një periudhë ideale për të ndërtuar jetën tuaj në kuadrin që ju ndjeni komoditet dhe liri relative të lëvizjeve ashtu si gjithsecili mund ta dëshiroj. Çështjet e investimeve në biznese, të trashëgimive në të cilat marin pjesë dhe persona të tretë ose organizata, favorizohen së tepërmi në këtë fazë. Është e rëndësishme të dini që egzistojnë persona të cilët ju neglizhoni, të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Jo thjesht me mbështetje morale, por me lëvizje të sakta të cilat ju ndihmojnë dhe ju lartësojnë diku ose ju mbështesin në vështirësi. Dhe të gjitha këto ju i neglizhoni dhe egziston mundësia të mendoni që ato u bënë vetë. Mos i neglizhoni nëse ju ndodhin disa zhvillime pozitive “mua më ndodhën të gjitha këto gjëra, çfarë kam bërë”? Meruni me rregullimin e të gjithave këtyre çështjeve dhe kujdesuni si qëllim parësor të zhvilloni optimizmin dhe shpresën që së fundmi për arsye të ndryshme, më tepër arsye psikologjike dhe më pak praktike, i kishit neglizhuar. Nëse ju jepet çdo lloj mundësie dhe gjendja juaj e brendshme nuk është në nivelin e optimizmit, por të pesimizmit ose diku tjetër, atëherë është e sigurt që do të përfitoni nga një përqindje e pakët ose ajo do të kaloj para jush dhe ju nuk do ta vini re. Pra, duhet të keni pamje të gëzueshme, sy dhe veshë të hapur dhe të gjitha të tjerat do të funksionojnë nga vetë natyra. Pranoni dhuratat e saj!
Gaforret, Akrepët dhe Peshqit: Marrëdhënie....të ngushta personale ose publike.
Për ju të cilët i përkisni grupit të shenjave të ujit, qëndrimi i Jupiterit te Bricjapi do t’ju ofroj maksimumin në zhvillimin e kontakteve me thelbin dhe përmbajtjen. Shumë prej jush do të rinovoni axhendën e shokëve tuaj dhe të njerëzve me të cilët jeni në kontakt përditë gjithashtu me fytyra të reja të lumtura, të forta, kreative dhe pozitive. Shumë prej jush do të transferoheni në një ambjent më të mirë. Ngjarje të gëzueshme mund të rezultojnë në ambjentin tuaj familjar, ndërsa shumë nga kontaktet tuaja të reja do të jenë shumë të çmuara dhe jo vetëm për këtë fazë, por për një kohë të gjatë në jetën tuaj. Nuk do të jenë njohje nga ato që themi “Si ja çove, si je...” dhe mbaroi historia. Do të jenë persona që kanë vlera në përputhje me kërkesat tuaja dhe mund të luajnë një rol pozitiv në jetën tuaj pa qenë nevoja të paguani një çmim për këtë. Jepini një rëndësi të veçantë të gjitha këtyre ngjarjeve dhe zgjidhni personat që i përkasin kësaj kategorie. Këtë periudhë egzistojnë jo një, por shumë persona të cilët duhet t’i bëni pjesë të shoqërisë tuaj. Përsa i përket të tjerave brenda lidhjeve të këndshme shumë do të jenë dhe erotike dhe me cilësi të mirë dhe natyrisht disa do të ecin më tepër drejt anës së bërjes zyrtare ose të martesës. Diçka shumë pozitive është që ju do të merni më në fund kënaqësi të madhe dhe gëzim nga jeta juaj personale. Gjithashtu e rëndësishme është që personat që do të njihni, t’ju frymëzojnë të mendoni më gjerë, të hapni horizontet e jetës tuaj dhe të bëni aventura kreative ku mendja juaj...ndërgjegja juaj do të zgjerohet shumë. Shumë prej jush do të bëjnë plane të reja dhe ëndrra për jetën dhe shtysë do të jenë njohjet tuaja të reja, këto njohje do të luajnë rol definitiv në jetën tuaj. Optimizmi duket të jetë në nivel të lartë brenda jush. Përfitoni nga ai!