Hëna e Re 12 Prill 2021: Fati ndihmon të guximshmit

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Hëna e re që realizohet në 12 Prill në shenjën e Dashit dhe specifikisht në gradën e 22 të shenjës së zjarrtë, na fton të marrim vendime, të bëjmë një fillim të ri dhe të besojmë në fuqitë tona. Dëshiron të kemi guxim, vullnet dhe besim në mundësitë tona dhe të lemë pas c’farë na mban të lidhur dhe burgosur në stabilitet. Sepse nëse nuk mbyllim kapitujt e jetës tonë që na mbajnë pas nuk do mundemi të bëjmë hapa përpara.

Gjithmonë Hëna e re shenjëstron fundin e një rrethi dhe fillimin e një tjetri që zakonisht zgjat pothuajse 28 ditë. Ndrkohë c’farë do që të vendosim përapra me këtë Hënë të re mund ta shohim të zhvillohet deri në Tetor të 2021. Periudha më e mirë për fillime të reja është gjatë fazës që mbush hëna dhe deri në Hënën e Plotë, domethënë nga 12 Prill deri në 27 Prill. Zakonisht Hëna e Re jep një qëndrim ndryshues tek të gjithë, por kjo specifikja, që krijohet në shenjën e Dashit, do duhet ta shfrytëzojmë pasi do japë një “shpërthim” energjie, vetbesimi dhe iniciative. Atëher është moment ideal për të bërë një fillim të ri, të kthejmë faqe dhe të lemë pas nës zakonet e vjetra të dëmshme dhe sjellje. Hëna e Re tek Dashi ndikon vecanërisht ata që kanë Diellin apo horoskopin e tyre nga grada e 20 deri në të 27 të shenjave të tyre.

Këndet që shoqërojnë Hënën e Re

Hëna e Re do krijojë gjashtkëndësh me Marsin, ndërkohë pranë saj do ndodhen Merkuri dhe Afërdita, gjithashtu tek Dashi, ku ndihmojnë vecanërisht kompromentimet, por edhe në jetën tonë personale. Sigurisht në… qoshe pret dhe një Pluton që krijon katror me Hënën e Re dhe na “paralajmëron” se asgjë nuk është e lehtë dhe sesi fillimisht duhet të kapërcejmë disa pengesa apo pasiguri për të mundur të bëjmë lëvizjet e duhura.

Të njëtën ditë me Hënën e Re, Afërdita krijon katror me Plutonin në gradën e 26 të Dashit-Bricjapit. Ky kënd tregon tension në lidhjet tona, sjellje të ashpra, xhelozira dhe dyshime dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Megjithëse ekziston mundësia e lidhjeve të reja, nevojitet kujdes dhe të mos nxitohemi vetëm në pasionin e momentit.

 

Le të shohim sesi do ndikojë Hëna e Re tek 12 përfaqësuesit e shenjave të zodiakut.

DASHI

Hëna e re shkruan emrin tuaj dhe c’farë tjetër se ju fton të merrni iniciativa dhe të bëni një fillim të ri, ose në cështjet personale apo profesionale. Hëna do na bëjë një “ndërhyrje” përforcuese energjie dhe gjallërie, do ndjeni fuqi dhe enthusiazëm do jeni vecanërisht konkurues. Ky është momenti ideal jo vetëm për të hapur kapituj të rinj në jetën tuaj, por të ndryshoni jetën tuaj për më mirë. Universi… ndihmon në favorin tuaj dhe duke patur aleatë Diellin, Hënën, Afërditën dhe Merkurin që ndodhen në shenjën tuaj, është sikur po bien të gjitha dritat mbi ju dhe mundësitë e suksesit janë me anën tuaj. Gjashtkëndëshi që krijon Hëna e re udhëheqësin tuaj Marsin, që ndodhet në fushën e komunikimit dhe formimit, do t’ju japë mundësinë të hapni dhe horizontet tuaja shpirtërore nëse dëshironi. Të filloni mësime, të arsimoheni në objekte të reja njohurish, të shprehni talentet tuaja, të dalloheni. Falë vetbesimit tuaj të lartë do mundeni të arrini qëllimet tuaja dhe nga ana profesionale do t’ju jepen mundësi të fitoni përshtypjet, duke bërë eprorët tuaj të kuptojnë vlerën tuaj. Akoma, Hëna e re do ndihmojë të afroheni më pranë me partnerin tuaj ju që jeni në një lidhje dhe të lidhurit për shkak të vetbesimit të lartë do tërhiqni vëmëndjet mbi veten dhe do joshni personat që ju interesojnë. Nëse Dielli juaj ndodhet nga grada e 22 deri në të 27 mund të sjellë tension në temat e karrierës.

 

DEMI

Hëna e re tek Dashi do ju furnizojë me fuqinë që keni nevojë për të ndryshuar rrotë dhe të bëni një fillim të ri të rëndësishëm përsa ka lidhje me situatën tuaj fizike dhe shëndetin, fizik dhe psikik. Ndoshta ndiheni të presionuar psikologjikisht, të lodhur nga detyrimet dhe presionet që pranoni në përditshmëri dhe mbylleni më shumë në veten tuaj. Mund të ndjeni se asnjëri nuk ju kupton dhe largoheni nga të gjithë dhe gjithcka. Kjo hënë kërkon nga jut ë shihni thellë brenda jush dhe të shihni nevojat tuaja dhe pasi të gjeni c’farë është ajo që ju lodh dhe c’faë do ju bënte realisht të lumtur të përcaktoni rrugëtimin tuaj të ri. Brenda të gjitha këtyre planeve tuaja nuk do duhet të harroni se shëndeti juaj është e mira më e rëndësishme dhe duhet të mos e lini pas dore. Akoma, mundet kjo Hënë e re të sjellë plagë të vjetra në sipërfaqje dhe probleme nga e kaluara përsëri përpara jush. Ndoshta erdhi momenti të mbyllni llogaritë tuaja të hapura, për të mundur të shkoni përsëri përpara pa pengesa. Endrrat tuaja do jenë shenjëstruese dhe intuita juaj shumë e fortë këtë periudhë. Dëgjojeni. Gjithashtu mundet kjo hënë të krijojë situata të fshehta, pse nga ju ose për ju. Pozitivet vijnë me mbërritjen e Afërditës në shenjën tuaj në 14/4.

 

BINJAKET

Të shumta dhe të ndryshme janë mundësitë që mund t’ju ofrojë Hëna e re, që do ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja dhe do rrijë fuqinë tuaj personale dhe ndikimin që ushtroni tek të tjerët. Nëse përballeni me disa probleme, tani mundeni ti zgjidhni më lehtë duke patur përkrah jush dhe persona që ju mbështesin. Eshtë momenti përshtatshëm për të filluar lidhje të reja, të vini përpara planet tuaja, të reklamoni punën tuaj dhe të jeni më aktivë në mjetet e rrjeteve sociale. Në përgjithësi, do jeni më social dhe kreativiteti juaj do prekë të “kuqen”. Gjithashtu, hëna do hedhë dritë në lidhjet tuaja shoqërore dhe tani do rivlersoni persona dhe situata dhe do vendosni kufinjtë tuaj. Eshtë një periudhë krize, gjatë së cilës mund të kuptoni cilët janë realisht pranë jush sepse ju duan dhe cilët për t’ju shfrytëzuar. Nëse Dielli juaj ndodhet në gradët 22 deri në 27 tregoni kujdes në financat tuaja.

 

GAFORRJA

Fusha e karrierës ndidkohet shumë nga Hëna e re dhe përforcohen aspiratat tuaja. Hëna ju shtyn në një fillim të ri profesional dhe për disa tregon dhe ndryshim drejtimi në rrugëtimin e karrierës së tyre. Mos kini frikë, fati është me fatin tuaj dhe mos humbisni mundësinë që ju jep universi për të përgatitut një fillim të ri. Kujdesuni për biografinë tuaj, përqendrohuni tek njerzit dhe shokët që besojnë tek ju dhe ëndrrat tuaja dhe reklamoni punën dhe talentet tuaja. Mundësitë që do shfaqen brenda dy javëve të ardhshme do t’ju drejtojnë në sukses. Mund të mos bëhen të gjitha menjëherë, ndoshta tani bie “fara” dhe me përgatitjen e përshtatshme dhe përpjekje të realizoni idenë tuaj dhe qëllimet deri në Tetor. Nëse Dielli juaj ndodhet nga gradët e 22 deri në 27 mund të shihni tension, kështu që të jeni të kujdesshëm.

 

LUANI

Me Hënën e re tek Dashi ndryshon energjia dhe… adventura fillon. Duket se dicka e re vjen që do t’ju enthusiazmojë, do t’ju sjellë qefin dhe do bashkoheni me të. Mund të bëhet fjalë për një mundësi profesionale, për një objekt të ri të njohur, për një udhëtim interesant. C’farëdo që të jetë ju nuk do duhet të keni asnjë frikë për të renë që shtrihet përpara juaj dhe të mbani mend se fati ndihmon të guximshmit. Dëshira juaj për rrezik do jetë e fortë, por mos merrni vendime impulsive, masni situatat, peshojini të mirat dhe negativet dhe me vrull dhe guxim mund të bëni hapin tuaj të ardhshëm drejt suksesit.

 

VIRGJERESHA

Hëna e re hap një kapitull të ri në financat tuaja dhe ju ndihmon për të gjetur burimet e reja të ardhurave, ndoshta dhe një punë e re, të keni rezultate në investime, të merrni para që ju detyroheshin, të sistemoni borxhe dhe detyrime. Ndërkohë, mund të sjellë në sipërfaqje disa frikëra, pasiguri dhe ankthe që do duhet ti llogjikoni dhe të përballeni me to. Mos i lini t’ju shtyjnë dhe t’ju “mbysin”, vendosni një program, ose në këndvështrimet tuaja dhe jepini prioritet nevojave tuaja. Mund të kishit pengesa të ndryshme dhe të keni kaluar vështirësi, ose në bashkpunime ose në lidhje, por nuk ka faj “fati” juaj, por ndoshta disa zgjedhjet tuaja. Hëna juaj jep një mundësi të dytë për të rikontrolluar qëllimet tuaja dhe lidhjet tuaja dhe të zgjidhni c’farë dhe kush shërben në nevojat tuaja.

 

PESHORJA

Hëna e re tek Dashi krijon një kornizë zhvillimesh pozitive në fushën e lidhjeve dhe bashkpunimeve. Kërkoni punë të re, lidhje të re, jeni të lumtur me partnerin tuaj dhe dëshironi të bëni hapin e ardhshëm apo ndoshta kërkonit atë bashkpunim që do t’ju vlersojnë dhe do ngriheni me oreks për të shkuar në punën tuaj? C’farëdo qoftë kërkesa juaj do ia dilni! Me besim në veten tuaj dhe mundësitë tuaja do dilni të fituar. Nëse tani shihni se disa persona të rëndësishëm për ju reagojnë dhe qëndrojnë pengesë në përpjekjet tuaja, atëhër largohuni sa mundeni, merrni kohën tuaj dhe mendoni cilët janë arsyjet që reagojnë kështu. Rradhisni aspiratat tuaja dhe vazhdoni me ata që kuptojnë vizionin tuaj. Nëse ekzistojnë plagë të hapura dhe cështje të lëna pezull nga e kaluara ndoshta tani i shihni përpara juaj dhe do duhet ti sistemoni. Mund të ketë tension në familje apo cështjet e shtëpisë nëse Dielli juaj ndodhet nga grada e 22 deri në të 27 të shenjës tuaj.

 

AKREPI

Hëna e re favorizon fillimet e re në hapësirën e punës, vecanërisht për ju që keni Diellin apo horoskopin tuaj nga grada e 19 deri në të 23 e Akrepit. Sigurisht, mund të vijë dhe një fund, por mos u friksoni, pasi për të ardhur e reja duhet të mbyllni të vjetrën. Në përgjithësi, do shfaqen bashkbiseda me kolegë dhe do duhet të jeni të kujdesshëm në fjalët tuaja, por dhe në vendimet që do merrni, ndaj përpiquni të mos jeni impulsivë dhe bëheni pishman për c’farë thatë apo bëtë. Përshkak se e gjithë kjo situatë do ju stresojë dhe do t’ju krijojë pasiguri, nuk duhet të lini shëndetin tuaj në rradhë të dytë. Duhet ti jepni prioritet kujdesit tuaj personal për të mos u “shembur”. Ose kjo nënkupton se duhet të shplodheni pak, të filloni ushtrimet apo kujdesin e ushqimit dhe të bëni disa kontrolle. Të mbani mend se Hëna e re do t’ju ndihmojë të vendosni gjërat në vëndin e tyre dhe kjo nuk lidhet vetëm me bashkpunimet, por edhe me vetë veten tuaj. Do duhet të merrni përsipër përgjegjësinë e shëndetit tuaj dhe të rutines tuaj të përditshme, për të mundur të kundërpërgjigjeni në c’do sfidë.

 

SHIGJETARI

Me shenjat më pozitive për ju vjen Hëna e re tek Dashi, ku realizohet në shtëpinë tuaj të 5 diellore, e cila lidhet me dashurinë, kreativitetin, fëmijët dhe planet tuaja sipërmarrëse. Hëna hap një dritare në fat dhe është shumë ndihmuese për fillime të reja nga ana profesionale, bashkpunime fitimprurëse, por dhe ti tregoni botës talentet dhe aftësitë tuaja. Gjithashtu është një periudhë ku ekziston mbarësi dhe në cështjet e fëmijëve, kështu nëse dëshironi të fitoni një trashgimtar është periudha përshtatshme. Në përgjithësi, do ndiheni më optimist, buzëqeshja do kthehet në buzët tuaj dhe do gjeni fuqinë të vendosni përoara qëllimet që kishit ëndërruar prej shumë vitesh, por pengesat nuk ju lanë ti realizonit. Do ekzistojnë persona ku mundeni të mbështeteni mbi ta nëse kërkoni mbështetjen e tyre. Financat kanë nevojë për pak kujdes nëse Dielli juaj ndodhet në gradët 22 deri në 27.

 

BRICJAPI

Fushën e familjes dhe shtëpisë ndikon Hëna e re tek Dashi dhe skenaret janë të shumta. Mund të arrini të vlersoni ndonjë pasuri të paluajtshme, të bëni një rinovim të ambjentit ku jetoni, një zhvendosje, të punoni nga shtëpia apo dhe të merrni vendimin të bashkjetoni me partnerin tuaj. Nga ana tjetër ama, ndoshta keni zhvillime në tema familjare dhe nëse ekzistojnë tema të kaluarës që nuk janë zgjidhur dhe I keni fshehur poshtë “tapetit”, tani do dalin në sipërfaqje për tu marrë vendime dhe të sqaroni se cila do jetë e ardhmja e lidhjeve tuaja. Nëse Dielli juaj ndodhet në gradët 22 deri në 27 do duhet të keni kujdes shëndetin tuaj apo të një personi tuaj që mund të ketë nevojë për kujdesin tuaj.

 

UJORI

 Hëna e re realizohet brenda fushën së komunikimit, mendimeve, ideve, mjeteve që përdorni për të komunikuar apo të zhvendoseni dhe mund të bëni tani disa blerje. Ndoshta shfaqet një marrëveshje e re apo punë, ndonjë nënshkrim kontrate apo mund të keni zhvillime në cështje studimesh. Fundja ju dergoni cv, lini takime dhe shkoni në intervista, pasi këto ditë do jenë vecanërisht favorizuese për promovimin dhe arritjen e qëllimeve tuaja. Cilado probleme të keni, do jetë më e lehtë të zgjidhen me Hënën e re që bën që pengesat të kapërcehen më lehtë. Eshtë momenti përshtatshëm për të filluar lidhje dhe bashkpunime të reja, pasi do jenë më stabile në kohë. Gjithashtu, është një periudhë e mirë për të zbukuruar dhe të rinovuar hapësirën e shtëpisë apo punës tuaj dhe të largoni objekte të padobishme.

 

PESHQIT

Ngjyrën e parasë ka kjo Hënë e re për ju dhe ju jep motivet dhe mundësitë për të rritur të ardhurat tuaja. Mund të merrni një rritje, një bonus apo një dhuratë që do t’ju mbushë me gëzim. Shfytëzoni këtë hënë për të vënë në një rregull dhe një program financat tuaja dhe shihni balancën e të ardhurave- shpenzimeve për të kuptuar sesi do kurseni para. Gjithashtu, mund të pranoni një propozim për një punë të re apo të vëndosni përpara një lëvizje të re sipërmarrëse që mund t’ju sjellë dhe fitime ekonomike. Në përgjithësi, do keni humor të mirë dhe oreks për të kaluar caste të bukura me ata që doni. Ndërkohë, nëse Dielli juaj ndodhet pranë në gradët e 26 të shenjës tuaj do duhet të keni kujdes lidhjen me një bashkpuntor apo shok, pasi mund të ekzistojë ndonjë tension midis jush.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu