Parashikimi Numerologjik për Marsin 2018

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
02/03/2018

Marsi  karakterizohet nga shpejtësia.Kjo do të thotë që shumë ngjarje ndodhin papritmas ose do  ketë ndryshime të ndryshme në një mënyrë të detyrushme, jo domosdoshmërisht negative.

Ky muaj karakterizohet nga një ndjesi kufizimi,kjo do të thotë se ne jeni të detyruar të mos lini  tju shpëtojë një situatë nga kontrolli ,ose të krijojnë  ndjenjën e sakrificës në disa gjëra për të fituar diçka më të madhe.Ekziston një kufizim i pavullnetshëm ose vullnetshëm financiar, por gjithashtu dhe një disiplinë profesionale. Ky është një muaj që ju kërkon vëmendje që të keni një mundësi të mirë për të investuar në diçka,si blerje të mëdhaja. Gjithashtu,kufizimi i shpenzime të paarsyeshme mund të jetë një arsye e mirë për të zgjidhur shpenzimet që ju  kanë shkaktuar shumë telashe dhe ankthe për një kohë të gjatë.Me siguri këto kufizime këtë muaj janë në favorin tuaj.Jeta juaj personale , në mars do të zeri pjesën më të madhe të vëmendjes tuaj do të ndjeni nevojën për të kërkuar ndihmë nga partneri për të qenë më afër jush ose do pyesni  miqtë për këshilla mbi situatat me të cilën përballemi.Do mendoni për bashkëjetesën ose marrjen e vendimit për të avancuar më seriozisht marrëdhënien tuaj.

Numri i Marsit 2018: 5
Numri që përfaqëson tendencën e përgjithshme të marsit dhe del nga shumën e muajit dhe vitit ne të cilin ne jetojmë, është 5 (3 + 2018 = 14, 4 + 1 = 5)! Marsi pritet të jetë një muaj që do të sjellë aventura unike, emocione të mëdhaja dhe do të japë ndjenjën e çlirimit për të gjithë ju.Përvojat dhe shumë njohje të reja do të jenë shkaku që  të bëni ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Ndryshimet nga të cilat  do të gjejni forcën,entuziazmin  për të ndjekur një të ardhme më të mirë.

Dashuria në Mars: Dashuri më shikim të parë
Një karakteristik kryesore e  muajit do të jetë  lumturia,jeta sociale dhe humori i mirë. Shumë njerëz do ju japin dashuri absolute dhe do gëzoni momente magjike, duke lënë mënjanë logjikën dhe duke ndjekur instinktet më entuziazëm dhe impulsivitet! Por vijnë dashuri te reja më shikim të parë dhe do  ju marrin mendjen papritur dhe më shpejtësi.Vëmendje te veçant duhet të tregojnë ata qe janë  në një lidhje serioze mund të mos jenë në gjendje  t’i rezistojnë një tundimi që do të jetë në gjendje të çojë në një ndarje të papritur! Beqaret do të kenë mundësi të rëndësishme, nëpërmjet daljeve dhe miqve, për të jetuar pasionin erotik që ata kanë kërkuar për një kohë të gjatë!

Ide të reja, inovative në punë dhe financa!
E vërteta është se këtë muaj do të keni mungesë përqendrimi dhe moskorrektesi në punë! Shumë do neglizojnë dhe do të preferojnë të planifikojnë shëtitje dhe zbavitje, duke injoruar detyrimet profesionale dhe financiare!Sidoqoftë marsit  do të ketë ide të reja, inovative, ose propozime të papritura që duhet të shfrytëzohen menjëherë!

Gjeni numrin tuaj të ditëlindjes (p.sh. ditëlindja juaj) dhe shikoni parashikimin tuaj personal të numerologjisë.

Si mund të gjej numrin tuaj personal të ditëlindjes?

Për të gjetur numrin personal  thjesht mblidhni shifrat e ditës dhe muajin që keni lindur. Nëse shuma që rezulton  dy shifra, atëherë mblidhni dy shifrat për të marrë një numër njëshifror.

Shembull: Data e lindjes 29 Dhjetor (p.sh. 29/12)

Mblidhni ditën dhe muajin e lindjes: 2 + 9 + 1 + 2 = 14

Doli një numër dyshifror, kështu që ne mblidhni dy numrat 1 + 4 = 5

Numri personal i ditëlindjes për personin qe ka  lindur  në 29/12 është 5.

Numri personal 1:
Ju duhet të gjeni veten më afër çdo gjëja që ju doni dhe do ndjeni ngrohtësinë dhe kujdesin e të dashurit tuaj, me të cilin marrëdhënia juaj është mjaft e tensionuar kohët e fundit! Për më tepër, tani ju e kuptoni se ka ardhur rradha juaj për të bërë disa sakrifica të rëndësishme në mënyrë që të mbani disa kontakte në jetën tuaj, te cilat për ju janë te rëndësishme.

Dashuria:Ju filloni nga ky muaj të përballeni më seriozitet dhe me përgjegjësi ndaj jetës tuaj emocionale dhe kuptoni se ka ardhur koha për tu lidhur më mënyrë më thelbesore dhe kuptim plotë. Jeta juaj sentimentale do të paraqesë rinovime të  rëndësishme duke  shkuar atje ku  ju dëshironi!

Karriera: Që nga fillimi i këtij muaji ju do të doni për të mbyllni çeshtjet e papërfunduara dhe kjo është diçka që do ju sjelli  sukses! Në punën tuaj, do të keni detyrime të shtuara që do ju ngarkojnë me ankth, ndërsa financat tuaja mbeten të qëndrueshme dhe kjo po ju krijon presion!

Numri personal 2
Mars është muaji që ndihmon për të rindërtuar, për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t’u marrë me situatat me më shumë urtësi dhe pjekuri. Ju duhet të kushtoni kohë  vetes tuaj dhe  të kapërceni frikën, pasigurinë dhe të kaluarën, kjo është diçka që me të vërtetë do ju sjelli sukses! Këtë muaj ju mund të merrni vendime serioze për të ardhmen tuaj!

Dashuria:Ju kuptoni këtë muaj gabimet e se  kaluarës,për të realizuar dhe për të korrigjuar disa gjëra në jetën tuaj emocionale, ose, të paktën në mënyrë që  trajtoni situata! Një marrëdhënie kërkon kohën e saj të evoluojë dhe ju duhet të shihni gjërat të pjekur. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, atëherë këtë muaj më në fund do të jeni në gjendje të kapërceni një çështje dashurie të së kaluarës.

Karriera: Pjesa  profesionale dhe financat nuk janë prioritetet  tuaja këtë muaj. Por ju keni mundësi për të planifikoni gjera për muajit në vazhdim, tani është mundësia për të punuar në mënyrë që të marrni shpërblimin moral dhe financiar!

Numri personal 3
Marsi është një muaj plot pasion, intensiteti, ndjeshmëri, dhe tension të lartë nga ana juaj.Interesi juaj do të jenë të përqëndruara tek financat dhe në dashuri, të cilat mund të përparojnë, mjafton mos të merrni tani rreziqe të nxituara.

Dashuria:Frika, dhe entuziazmi janë ndjenjat që mbizoterojnë këtë mars.Nga njëra anë ju degjoni zemrën tuaj qe rreh më ritme të shpejta dhe në anën tjetër  është  frika, e cila nuk mund të anashkalohet dhe i cili ju pengon. Mos lejoni që pavendosmëria juaj të të çojë në gabime emocionale

 

 

Karriera: Marsi është me të vërtetë muaji i dallimit në punë dhe ekonomi dhe shpërblimi. Tani ju do të jeni në gjendje për të pushtuar një nga qëllimit tuaj,do jeni në gjendje të keni më shumë para në portofolin tuaj dhe përpjekjet që keni bërë në punën tuaj deri më tani, në fund do ju shpërblehen!

Numri personal 4
Marsi është muaji ku përfundon një cikël i madh i jetës tuaj dhe  jeni në pozicionin ku duhet të zgjidhni çfarë drejtimi dëshironi  të ndiqni! Me diplomaci dhe instinktet tuaja ju do të bëni zgjedhjet të cilat do të shpërblehen bujarisht nga universi në tremujorin e ardhshëm …

Dashuria:Tani është koha për t’u marrë me disa situata dashurie dhe të ndiqni intuitën tuaj për të sjellë jetën tuaj seksuale në vendit ku ju doni! Partneri juaj ka nevojë për praninë tuaj në jetën e tij dhe ju duhet të qëndroni pranë tij! Nëse nuk jeni në një lidhje, sigurohuni që mos e lini të kaluarën tju pengojë.

 

Karriera: Në fushën e financave  ky muaj është ideal për të shlyer disa detyrime që kishin harruar ose nuk kishte mundësi ti shlyenit. Ju do të menaxhoni të vini në një vijë  disa borxheve dhe do të ndjeni lehtësim për këtë! Në fushën profesionale, pas punës së madhe, që të merrni vendimin  të eliminoni stresin dhe të riorganizoheni duke marr me më qetësi situatat!

Numri personal 5
Marsi është muaji juaj! Ju jeni në një fazë në të cilën mbizoteron entuziazmi dhe dëshira e fortë për të bërë fillime të reja në jetën tuaj! Ju jeni vazhdimisht vigjilent, në fushën e komunikimit dhe punoni me vendoshmëri dhe këmbëngulje në të gjitha situatat!Daljet, komunikimet, iniciativat dhe fillimet e reja janë veçanërisht të favorizuara gjatë gjithë muajit!

Dashuria:Zhvillime të zjarrta këtë muaj dhe pasioni do ju mbizoterojnë! Një dashuri e re fillojn të zhvillohet  për ju, ju keni qendruar mjaft ne vetmi dhe kjo dëshira intensive erotike do të zgjasi në kohë! Sa për ju që tashmë keni një lidhje,mund të nisni një faqe të re në marrëdhënien tuaj, duke marrë vendime që janë shtyrë deri më tani.

Karriera: priten ndryshime në fushën e tuaj profesionale! Nëse ju nuk jeni në marrëdhënie pune, ju do të fillojë një punë të re, por një që është plot me sfida! Për ju që jeni  në punë , do të bëhën disa rregullime në hapësirën ku punoni! Ekonomia ka nevojë për kujdes!Momenti nuk lejon rreziqe dhe shpenzime të panevojshme.

Numri personal 6
Pranvera është këtu dhe ju dëshironi të gjeni veten afër miqëve tuaj dhe të dashurit, duke lënë mënjanë çdo problem dhe shqetësim për të ardhmen! Prioriteti juaj për këtë mars do të jenë ndjenjat dhe nevojat tuaja!Koncepet do të ndryshojë, emocionet  nuk do të jetë te njëjta, por tani do të tregoni hapur dashurinë tuaj për një person të rëndësishëm për ju.

Dashuria:Dëshironi qetësinë, të jeni në krahët e partnerit tuaj, duke lënë dyshimet dhe dilemat qe kanë hedhur hije  deri më sot tek jeta juaj emocionale! Ju që jeni tashmë në një lidhje, do të jeni në gjendje të riktheni romancën në marrëdhënien tuaj! Sa për ju, ti jeni beqar, mos harroni se këtë muaj do të kthehet një partener pranë jush nga e kaluara.Mendohuni mirë para se të pranoni ribashkimin!

Karriera: Në mars, ju filloni të shqetësoheni për të ardhmendhe zhvillimin e punës dhe financave tuaja! JU ndiheni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar mundësi të reja që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga bllokimi!Ajo që duhet të bëni këtë muaj është të stabilizon atë që keni arritur deri më tani tek financat dhe karriera!

Numri personal 7
Merrni një valixhe, zgjedhni shoqerinë  dhe përgatituni për pushime! Këtë mars doni të dilni jashtë,të bëni njohje të reja dhe të shprehni veten lirisht, pa limite.Ky muaj do të jetë i fokusuar tek komunikimi juaj, i cili mund t’ju japë kënaqësi të madhja! Gjëja e sigurt është se ju nuk do të tregoheni të qetë.

Dashuria:Një ekskursion me partnerin tuaj do ju ndihmojë të shpenzoni kohë bashkë, të argëtoheni dhe të lini pas çdo mërzitje ose problem të së kaluarës! Tani ju mund të bisedoni me të,të pajtoheni dhe të gjeni zgjidhje për punët sentimentale që ju kanë krijuar probleme në të kaluarën! Sa për ju qe nuk jeni në lidhje, një dashuri e re vjen në një aktivitet  ose një mbremje,në të cilën do të kaloni përsosmërisht!

Karriera: Me ide të reja dhe krijuese, do ju bëjnë të dalloni dhe të shkëlqeni në punën tuaj! Do të ketë diskutime dhe kontakte që do ju ndihmojnë të parashtroni disa plane të reja!Negociatat dhe  marrëveshjet dhe të gjitha llojet e komunikimit profesional do të jenë të favorizuara!

Numri personal 8
Përgjegjësitë dhe detyrimet që keni ndërmarrë nuk ju lejojnë të qetësoheni, prandaj në mars ju përpiqeni të përfitoni sa më shumë nga jeta juaj dhe  të organizoni lëvizjet tuaja, ju do të përfundoni në disa raste të shqetëheni dhe do të përpiqeni të stabilizoni fushat themelore të jetës suaj!

Dashuria:Jeta juaj emocionale tani do fillojë të marrë një qendrim më serioz dhe do keni përgjegjësinë dhe detyrimin për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me drejtimin e marrëdhëniës apo të njohjës! Ju duhet të lini mënjanë emocionet dhe të mendoni më logjik se çfarë është ajo që ju dëshironi dhe çfarë me të vërtetë meritoni! Marsi nuk është muaji i rehatimit. Jini të durueshëm, sepse ndjenjat tuaja do të rregullohen muajin e ardhshëm .

Karriera: Tregoni durim në punën tuaj dhe përpiquni të organizoni detyrimet tuaja si duhet dhe me mençuri! Nuk ka vend për gabime dhe këtë muaj ju duhet të punoni më të organizuar në fushën e punës tuaj!Për sa i përket financave tuaja, do të ketë disa shpenzime shtesë, të cilat do të jenë për shtëpinë dhe familjen, por ju nuk do  jeni në gjendje ta shmangni atë!

Numri personal 9
Muaji i ndryshimeve të papritura dhe surpriza, më në fund mbërriti dhe ju mund të gëzojni,të ndryshoni idet,të kaloni bukur duke vënë si prioritet  vetëm veten! Lajme dhe sugjerime të papritura që do  merrni do ju bëjnë të ndiheni se në këtë jetë asgjë nuk është e rastësishme!

Dashuria:Marsi është më social sesa muaj erotik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të keni zhvillime në ndjenjat tuaja! Partneri juaj do t’ju befasojë me qëndrimin dhe sjelljen e tij! Një miqësi mund të zhvillohet në një dashuri të mundshme të cilën nuk e  presnit!

 

Karriera: njohuri dhe përvojat të reja, por edhe takime shumë interesante do ju japin këtë muaj motivimin për të bërë plane të reja për biznesin tuaj! Ju do të merrni një sugjerim të papritur profesional,e cila do të jetë premtuese! Ndersa financat janë duke u përmiresuar,vetëm sigurohuni që ju të mos rrisni shpenzimet tuaja!

Shiko gjithashtu