Këto janë letrat që bëjnë mrekulli…
Tarot nuk janë letra të zakonshme. Ato janë letra mrekulli.
Përveç dimensionit e parashikimit,ato referohen koncepteve te lashta filozofike,hermetike,simboleve të lashta.Nëpërmjet një fuqie të panjohur nëpërmjet këtyre letrave,mësojmë shumë për mënyrën se si mund të orjentohemi më mirë në jetë.Këto karta janë portat që tregojnë rrugët e fshehura të mendimit dhe studimi i tyre çon në analizën e vetvetes dhe vetëdijes.Tarot përmbajnë të gjitha njohuritë e botës. Me hapjen e letrave,parashikusi ka përpara e tij të gjithë të vërtetën në qoftë se është i aftë për ta parë këtë të vërtetë,do habitet nga saktësia,detajet dhe nuanca më delikate të ngjarjeve dhe emocioneve që pasqyrohen më një mënyrë magjike.Simbolet qe përdor Taro-ja,janë gjuha e nënndërgjegjeshme,qe në qoftë se e kupton sic duhet,hapen para jush dyert e padukshme të shpirtit.Sepse këto letraa flasin dhe kush ka veshë i dëgjon!
Historia e Taros
Origjina e tyre humbet në thellësitë e shekujve.Askush nuk e di më saktësisht se nga dhe kur kanë ardhur.Le të fillojmë me origjinën e emrit Taro.Në të gjitha gjuhët e huaja e quajnë Tarot,me përjashtim të italishtës të quajtur Tarocco.Një mundësi është qe emri mund të jetë përdorur në Bizantit,nga ata që kishtin filluar të këshilloheshin më këto letra dhe ti “pyesin” ato.Frenget duke dëgjuar parashikusit duke thënë “Ta roto” (nga greqishtja “Le të pyesim”)mendonin se ky ishte emri i letrave.”Ta roto” hoqen”O” e fundit dhe bashkuan dy fjalët,duke rezultuar emri Tarot.Dhe Venedikasit në atë kohë kishin marrëdhënie të ngushta me Bizantin,konvertuan T e fundit më K, në mënyrë që të bëhesh Tarocco dhe letrat qe luajmë letra Tarocchi.
Disa të tjerë supozojnë se emri Tarot vjen nga fjala egjiptiane ta-rosh,që do të thotë “rruga mbretërore”. Një mundësi tjetër është nga fjala italiane ROTA,që do të thotë rrota e fatit.Të tjerë pohojnë se kanë të bëjnë me Toran,ligjin e Kabalesë hebraike.Ndërsa spekulime të tjera thonë se emri vjen nga emri i Perëndisë egjiptiane Thoth ose Toth,duke lidhur Tarot me misteret e priftërinjve të Egjiptit.Ekziston edhe teoria se letrat ka vendin e origjinës në Kinë ku tipografia ka qenë shpikje të vjetër. Kartëmonedhat e para në botë u shtypën atje,në Dinastinë Tang (618-908 pes).Një seri letrash të shtypura me performanca të ndryshme, gjë e kuptushme për Kinezet,por e pakonceptueshme për Evropianet në atë kohë. Kjo teori thotë se nga Kina Tarot kaluar në Indi dhe katër ose gjashtë shekuj më vonë,u realizuan udhëtime e para të eksploruesve në Lindjen e Largët,letrat kaluan nga Bizanti në Evropë,ndersa në Spanjë I sollën pushtuesit Arab që kishin marrëdhënie me Indinë dhe Kinën.Të tjerë lidhin Tarot me Indinë,sepse gjejmnë një korrelacion të fortë të letrës njëzet e një të Arkanas e mëdhe,e quajtur “Bota”,më ‘Mandalën’ budiste, një paraqitje grafike të Botës,në të cilën paraqiten simbolikisht forcat e universit.
Tarot dhe shtypshkronja
Tarot e para që qarkulluan në Evropë kanë qenë të pikturuara me dorë,nga artistë të shkëlqyer të cilët I pikturonin për mbretërit dhe princat.Me përhapjen e shtypshkronjës,paraqitjet simbolike shtypeshin me pulla të gdhendura në dru.Një shembull klasik është Tarot e Marsejt,që qarkulluan në mesin e shekullit XV duke pasur si bazë Taroccon e vjetër të Venecies.Gradualisht,letrat qarkulluan në disa lloj formatesh,të cilat synojnë në një vështrim më artistike.Është e habitshme që në një periudhë kaq vjecare,këto simbole enigmatike kanë mbajtur paraqitjen e tyre origjinale duke arritur tek ne te pandryshuar.
Mbijetesa Taro
Deri në shekullit e tetëmbëdhjetë Tarot konsideroheshin thjesht një gjurmë e epokës barbare,deri në 1781,ku Cours de Zempelen një studiuës francez dhe masonik boton veprën e tij “Bota primitive” që konfirmon origjinën egjiptiane të Tarove duke thënë: “Nëse dikush dëgjon se ka ende dhe sot një vepër Egjiptiane,një librër që shpëtoi nga flakët që shkatërruan bibliotekat e tyre të shkëlqyera dhe që përmban besimet e tyre mbi tema interesante ku secili prej nesh do të ishte kurioz të njifte.Ky është libri I vetëm egjiptian qe ka mbijetuar nga bibliotekat e shkelqyera që ekzistojnë sot dhe është “Loja Taro”
Zempelen pranoi se hieroglifet e tarove vijnë nga studiuesit e antikitetit,një vepër e Merkurit-Thoth. Autori Kristian në veprën e tij “Historia e Magjisë”,paraqet integrim ne misteret e Osirit,ku hyjmë ne brendësi te Piramidës së Madhe e Memphis, ku I integruari nënshtrohet testeve në një korridor ku muret e të cilit kanë njëzet e dy panele me figura hieroglife,aq sa janë dhe letrat e Arkanas e madhe e Taro ku paraqitesh falenderimet mistike të priftesinjve.Është për të ardhur keq që ky korridor është i pazbuluar për studimin e egjiptologjisë,e cila nuk ka sjellë ndonjë gjë në sipërfaqe në lidhje më këtë proces,e cila pak para se krishterët të digjnin bibliotekat,personi qe do integrohesh I fundit duke vrapuar për të shpetuar arriti të marrtë një kopje të murit të pikturuar.Idetët nga të cilat u frymëzua Taro-ja janë tepër të hershme dhe të shprehura në mënyra të ndryshme në varësi të periudhave.
Struktura Taro
Tarot përbëhet nga dy Arkanat,Arkanën e madhe që përbëhet nga njëzet e dy letra me figura hieroglifik të cilat funksionojnë si arketipe dhe Arkanën e vogël që përbëhet nga pesëdhjetë e gjashtë letra,janë letrat e bixhozit e njohura tek të gjithë me të luajmë dhe të cilat përbëhen katër kategori,ku secila ka dhjetë letra të numëruara nga njëshi të dhjeta dhe katër letra të ilustruara me emrat e mëposhtëm:Mbreti ,Cupa,Fanti dhe Kali .Simbolet në Arkanën e Vogël janë: Kupat,paraqiten me gota,Bastuni paraqitet me shkopinj dhe disa gjethe jeshile mbi to,Shpatat me shpata të lakuar dhe paratë me monedha të rrumbullakëta.
Tarot dhe letrat e bixhozit
Siç e keni ven re,për të gjitha kartat Tarot, ne nuk e trajtojmë termin “kuvertën e kartave”,por “arkana”. Ky përkufizim ka mbizotëruar për dallimin e dy llojeve të letrave,të bixhozit dhe të parashikuesve.Fjala “kuvertë” vjen nga fjala italiane “trappola” dhe nënkupton një kurth,duke nënkuptuar se çdo lojtar vendos një kurth kundërshtarit e tij për të fituar.Ndërsa fjala Arkana (nga latinishtja “Arcanum”), do të thotë njohuri okulte ose e brendshme,duke nënkuptuar aftësitë magjike te këtyre letrave duke ditur se me sa xhelozi mbanin mistikët e vjetra sekretet e tyre dhe në të njëjtën kohë duke përdorimin e tyre të fshehtë,pas një persekutimit sistematik te shtetit dhe kishës kundër tyre në Mesjetë.
Mund të thoshim se Arkana e madhe përfaqëson gjithësinë,frymën,shpirtin dhe ngjarjet padukshme të perëndive,ndërsa Arkana vogël përfaqëson mikrokosmin,pjesën e paduksme të natyrës,bote materiale, njerëzore.Çdo kartë është një rrugë,një rrugë të cilen I integruari duhej ta kuptonte hap pas hapi.Çdo rrugë lidhet me koncepte te lashta filozofike që ekzistojnë nga lashtësia dhe korrespondon me numrat, astrologjinë,planetet dhe shenjat e zodiakut,forma dhe ngjyrave,simboleve mistike nga Greqia e lashtë, Krishterimit dhe Kabalën hebraike.
Tarot dhe Simitet
Ajo që na bën përshtypje tek Tarot është se Arkana e madhe përbëhet nga njëzet e dy letra, aq sa shkronjat e alfabetit hebraik.Dimë se priftërinjt e Jeruzalemit zakonisht këshilloheshin nga orakulli i “Urimit” dhe “Tumimit” me ndihmën e “Terafimit”,dometënë paraqitjeve ose hieroglifeve.Mistiku Elifas Levi thotë se kur zotërimi i priftërinjve erdhi ne fundi kur tempulli u shkatërrua, atëherë misteret e “Efodh” dhe “Terafim” nuk gdhenden më në ar,gurë të çmuar,por u gdhenden nga disa të mençur besimtar të Kambalës në letra të thjeshta që Kisha zyrtare gjithmonë dyshonte se përmbanin çelësin e rrezikshëm të mistereve të saj.
Epilogu
Tarot,artistët filozofik e të cilëve mund të kënë përardhjen nga Greqia, nesë marrim parasysh se sa shumë kanë simbolet e tyre të bëjnë me ngjyra dhe forma,që korrespondon me Grekët më shumë sesa me racen Simite që lidh me forma gjeometrike dhe numrat,botën e materiale me botën e shpirtit dhe ai që merret me to zbulon kuptime përtej mundësive të mendjës.Psikologët dhe shkrimtarët e mëdhenj trajtonin me respekt të madh simbolet e Taros dhe marrëdhëniet e tij me proceset nënndërgjegjëshme të mendjes.
Çdokush që do merret më studimin e këtyre letrave mund të mësojë t’i lexojë,por vetëm ata që janë të pajisur me aftësi mendore dhe parapsikologjike mund të depërtojnë thellë në kuptimin e tyre.Dhe siç tha Elifas Levi,Tarot janë një vepër unike,e fuqishme dhe e thjeshtë si arkitektura e piramidave, kryevepra e mendjes njerëzore dhe një nga gjërat më të bukura të mbetura nga lastesia.