
Festoni dashurinë tuaj me personin e zemrës!Ndiqni disa ide fantastike! Nuk është nevoja të jetë dicka e shtrenjtë apo e komplikuar, mjafton ta bëni me gjith zemër! Dita e Shën Shën Valentinit është mundësia juaj për ti rikujtuar se sat ë rëndësishëm jeninë jetën e njëri tjetrit dhe se vazhdoni endedashuruar!
Dita e Shën Valentini ju lejon të organizoni diçka ndryshe nga përditshmëria juaj. Qoftë ky një qiri i ndezur teksa darkoni ose mund të vishni një fustan të bukur për një natë të veçantë jashtë, rrëmbeni këtë mundësi dhe tregojini atij sai rëndësishëm ështëpër ju.
Më poshtë do lexoni disa ide romantike për partnerin tuajme qëllim që ta ta mahnisni atë , por duhet të mbani mend se jeni ju ajo, e cilanjeh më së miri tipin e tij dhe çfarë ipëlqen atij. Nëse të pëlqejnë këto ide , atëherë përshtati ose ndryshoi ato në bazë të shijeve dhe dëshirave tëtij.
1) Dërgoji lule!
Kush tha se lulet nuk u pëlqejnë meshkujve? Disa meshkuj mund të çuditen nëse i dërgoni lule, por ka prej tyre që e çmojnë një gjest të tillë. Nuk e di përse shumë femra mendojnë se lulet janë vetëm për gjininë e tyre, kur në fakt ka shumë meshkuj të cilëve u pëlqen ideja ti dhurohen lule me një arush të vogel në zyrën e tyre. Është një mënyrë e vacant për t’i treguar atij sa shumë kujdeset “e vogla” e tij për të. Në këtë mënyrë do t’i tregoni atij se ju mendoni për tëdhe e doni. Mos harro të shkruash dhe njëkartë ku shpreh ndjenjat e tua. Por, nëse mendoni se atij nuk do ti pëlqente ideja e luleve në punën e tij, atëherë ndoshta duhet ta mendoni dhe një hëre.
2) Tëdarkosh me të!
Cili është ushqimi i tij i preferuar? Gatuani dicka që ai e dashuron vërtet! Mos harroni kreativitetin. Disa qirinj janë gjithmonë një plus për një darkë romantike , ku ngjyra e kuqe duhet tëmbizotërojë. Përgatisni dhe ëmbëlsirën e tij të preferuar nëse nuk përbën angari për ju ose e blieni atë të gatshme .Mos harroni se dashuria vjen nga stomaku!
3) Boshatis tasin e tij të vaktit te drekës!
Atëhëtë, boshatisni enën që ai merr me vete për tëdrekuar në punë. Vendosni brenda diçka të rëndë në peshë, të mbështjellë në një mënyrë që të mos duket dhe surprizoje atë me diçka që ai nuk pret. Shfaqu në punën e tij në orarin e drekës, me ushqimin dhe frutin e tij të preferuar.
4) Rikujtoja vendin!
Keni pasur ndonjëherë një vend të veçantë tuajin? Merrni makinën, lidhjani sytë dhe e surprizojeni atë duke shkuar në atë vënd.Kujtoni sërisht ndjenjat tujaja si atëherë.
5) Shënime Dashurie!
Shënimet e dashurisë janë një mrekulli! Startoni mëngjesin e tij me një shënim të vogël në makinë, dhe vijoni me vaktin e drekës . Lërini shënimet tuaja në vendet ku ai mund t’i gjejë gjatë ditës në mënyrë qëta udhëhiqni partnerin tuaj drejt diçkaje më speciale.
6) Relaksojeni atë!
Nëse partneri juaj është shumë i zënë dhe lodhet në përditshmërinë e tij, pikërisht këtë ditë dhurojini atij qetësi dhe shlodhje. Vozisni ju atë ditë, bëni të gjitha punët e shtëpisë, merrini ju fëmijët nga shkolla, bëjini një masazh relaksues dhe çdo gjë tjetër që mund të sillni ndërmënd.
7) Vishni bukur dhe rregullohuni!
Vishuni siç duhet për të. Nëse ju dilni për darkë apo pije, vishuni pak më sensuale se zakonisht. Rikujtojini atij se sa emahnitshme dukeni veshur ashtu bukur, me grimin e duhur.
8) Flirtoje atë!
Argërohuni teksa e flirtoni atë. Nëse jeni tëmartuar për një kohë të gjatë, kjo është një arsye tjetër për të flirtuar edhe më shumë. Anashkalojini detyrat dhe përgjegjësitë për atë ditë. Bëjeni të veçantëditën e Shën Valentinit dukeiu dhënë tërësisht lidhjes suaj. Justifikohuni në punë dhe dilni për një shëtitje, qëndroni në shtrat gjithë ditën, bëni diçkaargëtuese njësoj si në fillimet e lidhjes suaj. Fakti që ju jeni të martuar ose jeni në një lidhje të gjatë nuk do të thotë se shkëndija apo pasioni është shuar!
9) Shndërrojeni shtëpinë tuaj nënjë amjent unik!
Nëse shmangni daljet ditën e Shën Shën Valentinit, mos harroni të blini disa qirinj për të dekoruarambjentin e shtëpisë suaj, duke I vëndosur atonë hapësirën më të madhetëmundshme.Zgjohu herët pasi partneri juaj të jetë larguar për në punë dhe nis krijimin e skenarit surprizues!Jastëkë të rehatshëm, dekore zemrash, qirinj dhe padyshim driçimi i ulët janë mënyratmë perfekte për të festuar këtë datë. Mos harroni të vendosni muzikë romantike,vendosni këngë që simbolizojnë dicka për ju dhe për bashkëshortin tuaj. Gjithashtu blini vajra aromatike, vaj për masazh, çokollata me luleshtrydhe në formë zemre, dhe çdo gjë tjetër krijuese që mund të mendoni.
10) Përvetësoje dhuaratën nëpërmjet krijimit!
Bëni njëdhuratë unike në stilin tuaj. Nëse dhurata është një orë ose një thikë ju mund ta bëni vetë mbështilljen. Merrni një kuti të thjeshtë dhe vendosni dhuratën brenda. Më pas mërrni disa revista të vjetra dhe realizoni mbështjelljen e dhuaratës me faqet e tyre. Pritini në formë zemre faqet e mbetura dhe ngjitini ato sipër mbështjelljes që realizuat. Në fund, spërkateni me parfumin tuaj në mënyrë që aroma të jeni vetë ju!
11) Shërbejani mëngjesin në shtrat!
Kujt nuk i pëlqen ti shërbejnë mëngjesin në shtrat sapo të zgjohet? Zgjohuni më herët dhe përgatisni një mëngjes të pasur, vendosni një trëndafil në një kavanoz të vogël dhe zgjoheni partnerin tuaj me një puthje. Padyshim një mëngjes i mire po e pret.
12) Buzëkuqi juaj!
Shkruani diçka romantike në pasqyrën e banjos suaj. Diçka plot pasion për t’i treguar atij se ju e mendoni vazhdimishtdhe e dëshironi atë.
13) Bëji një masazh relaksues!
Relaksojeni të dashurin tuaj me një masazh sensual me vajra esencial dhe për t’i treguar atij sa shumë ju kujdeseni për të!
14) Bëhu provokuese dhe romantike!
Nëse jeni bashkë ose jeni të martuar për një kohë të gjatë, ju e njihni atë që ai pëlqen më së shumti. Nëse është më provokuese për ju një lojë seksi, ose thjesht të brendshmet që ai preferon, dita e Shën Valentinit duhet të jetëdita që ku ju duhet ta argëtoni pak më shum partnerin tuaj. Lëreni rutinën e përditshme dhe bëni diçka që do mbajë të gjallë pasionin dhe dashurinë tuaj!
15) Tregoja atij afeksionin tënd!
Ecni për dore teksa shëtisni jashtë dhe jepni atij shumë përqafime të ngrohta. Dashuria ,afeksioni apo dhemshuaria janë gjithmonë një mënyrë e mrekullueshme për t’i treguaratij se sa merakosesh.
16) Thuaji të dua!
Zgjoheni nga gjumi kur ora të shkojë dymbëdhjetë në mesnatë, për t’i treguar atij se sa e dashuruar ndiheni dhe se sa shumë e doni. Kështu do të jeni ju personi I parë që do t’itregoni sa shumë e doni nëDitën e Shën Valentinit.
Si përfundim nuk ështëçështja se sa para do të shpenzoni për bashkshortin tuaj, por janë veprat që ju do kryeni për ta bërë të vaçantë këtë ditë festive. Mundësitë janë të pafundme por vetëm juve e dini se çfarë realisht i pëlqen atij. Mos hezitoni të bëni diçka të pazakontë. Kënaquni pamasë dhe realizoni diçka që me të vërtet do të prekë zemrën e tij. Është e rëndësishme qëdashuria të mbetet e gjallë përherë, por zbehja e saj është e lehtë kur keni fëmijë ose punoni gjatëdhe ju merr me vete rutina e përditshme. Dita e Shën Shën Valentinit, është dita në të cilën ju duhet të relaksoheni dhe të argëtoheni sa më shumë me partnerin tuaj. Vendosini fëmijët tuaj të flejnë herëtdhe shijoni një mbrëmje të bukur me të dashurin e zemrës suaj. Nëse ju përdorni pak imagjinatë dhe dedikoni pak kohë, padyshim që do të gjeni ide të bukura dhe romantike për festën e dashurisë.