ASTROLOGJIA KARMIKE Horoskopi zbulon

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
31/07/2019

ASTROLOGJIA KARMIKEHoroskopi zbulon

 

Sa herë e kemi pyetur veten se kush jemi dhe nga vijmë, çfarë përcjellim brenda nesh nga eksperiencat e kaluara, nga jetët që kemi jetuar, që shpirti jonë të ndjekë rrugën e saj zhvilluese dhe të arrijë në idealitet! Përgjigjet e këtyre pyetjeve shpesh herë i gjejmë brenda nesh. Shpesh herë duam që ta dëgjojmë, por e kemi dhe frikë këtë gjë.

 

S

a herë duke shikuar një yll shumë të madh ndjehemi të vegjël, një pikë e pakapshme e humbur në galaktikat e panumërueshme?  Sa herë kemi kërkuar tek ajo një përgjigje në shqetësimet tona? Ndoshta sepse vështirësohemi të kuptojmë ndryshimin që ka brenda ADN jonë dhe eksperiencave që merr me vete shpirti jonë. Sigurisht që në qoftë se është e vërtetë, rilindja si shpirt në një trup tjetër me një trashëgimi të veçantë shpirtërore, lejon në zhvillimin e tij. Por çfarëdo që të besojmë vendndodhja e katërt dhe mesi i qiellit vijnë të na mësojnë për këtë të kaluar - të ardhmen tonë i cili është burimi i vërtetë i informacioneve.

Në horoskopin tonë përfshihen dhe ato skena shpirtërore që përshkruajnë jetët tona të kaluara si dhe aktivitetet që duhet të zhvillojmë në këtë jetë që të mund të ecim me harmoni dhe të arrijmë në idealitet. Kështu që ka disa kushte që të mund të shijojmë një mënyrë jetese më të mirë dhe ta pasurojmë me vlera pozitive trashëgiminë tonë karmike. Duhet që mundimi të bëhet i kuptueshëm. Metodat astrologjike janë shumë të mëdha që merren me këtë kërkim. Vijimet e mëposhtme tregojnë vendodhjen e katërt (ic) dhe mesin e qiellit (mc), të cilat zbulojnë eksperiencat me të cilat vijmë në jetë dhe mundimet që duhet të bëjmë për plotësimin e shpirtit.

Udhëtimi i shpirtit brenda ngjarjeve të ndryshme ose brenda nga më shumë se një jetë jep një rëndësi shumë të veçantë në udhëtimin tonë në tokë. Në astrologji ky udhëtim mund të lexohet me mënyra të ndryshme. Sidomos nëpërmjet lidhjeve veriore dhe jugore, eklipset, pozicionin e Saturnit, por edhe katër cepat : Horoskopit i Perëndimit, Pikës së vendodhjes së katërt (ic) dhe të mesit të qiellit (mc).Këtu do të studiojmë çfarë na zbulon rruga jonë në pozicionin e pikës së vendodhjes së katërt (ic) dhe të mesit të qiellit (mc). Në qoftë se nuk keni hartë lindjeje nuk ka problem, por duhet të dini horoskopin tuaj. Kemi përcaktuar me saktësi se cilat shenja gjenden në vendin e katërt dhe në të dhjetë duke filluar nga horoskopi sipas rrethit zodiak.

Rrënjët tona?

Gjenden në vendodhjen e katërt

Vendodhja e katërt (ic) në horoskopin e anës karmike zbulon se çfarë ka shpirti jonë në thellësi. Këtu ka më të vërtetë diçka nga e kaluara dhe eksperiencat e shpirtit tonë. Të mbushur nga këto eksperienca që na kanë provokuar dhe kanë përcaktuar një rrugë para se shpirti të vijë në një jetë të re. Zgjedhja e saj mund të parashikojë një jetë të re, gjatë të cilës duhet të përballojmë shumë vështirësi dhe probleme, në qoftë se janë të nevojshme, që të mund të arrijë në qëllimin e fundit domethënë duke bërë edhe një hap më shumë për t’ju afruar idealitetit. Rrënjët tona përfaqësohen nga vendodhja e katërt (ic) dhe mund të përgjigjet në pyetjen <<kush jam unë?>>.

 

Mesi i qiellit (mc), në të kundërtën, është pika më e lartë dhe më e shkëlqyeshme. Nga ana karmike është rëndësia e shpirtit për rilindjen, domethënë pse rilindim në atë orë të caktuar dhe <<ku shkojmë?>>. Shenja ku gjendet pika jonë na tregon se si të përdorim vlerat tona të lindura që të mund të vazhdojmë zhvillimin e shpirtit.

ic Gaforre – mc Bricjap

 

DASH

Autonomi

Keni shumë eksperienca, nga të cilat mbrojtja familjare, të grupit social dhe të fisit, ishte për ju siguria më e madhe. Ndoshta të keni qënë në më shumë jetë në trup gruaje, ku ndjenja e amësisë ishte mbi të gjitha sidomos edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve. Në qoftë se jeni burri i jeni përkushtuar plotësisht familjes ose atdheut në pikë të tillë sa që keni lënë mënjanë personalitetin tuaj. Shpirti juaj sot do t’ju mësojë çfarë do të thotë pavarësi e cila është për të dy sekset. Mos e nënvlerësoni këtë nevojë tuajën. Duhet të investoni shumë në këtë betejë që të arrini qëllimin tuaj. Kujtohuni se të lashtët e quanin Bricjapin porta e zotëve. Për shkak të cilësive të tij do të merrni detyrime përsipër dhe do të mësoni të mbroni personat tuaj të dashur, por pa harruar veten tuaj.

 

ic Luani – mc Ujori

 

DEMI

Mësim njësimi

Në çfarëdo lloj skene që të keni jetuar, keni qenë person shumë i fortë, me mbështetje katolike dhe ngritje e vazhdueshme në të gjithë ambjentin tuaj. Kishit detyra udhëheqëse. Në jetën tuaj të tanishme prisni të njëjtën sjellje nga të tjerët. Njëkohësisht shpirti juaj e di se rruga duhet të jetë ndryshe. Duhet të mësoni të jetoni veçantinë tuaj për të cilën jeni krenarë, bashkë me veçantinë e të tjerëve duke e mbajtur ndjenjën tuaj të këndshme të pashuajtur. Duhet të mësoheni në njohjen e autonomisë dhe të drejtave të të tjerëve. 

 

ic Binjakë – mc Peshq

 

BINJAKËT

Ngritje e brendshme

Në jetët tuaja të kaluara mësuat se si të bashkëpunoni me të tjerët me dashuri, kujdes dhe dëshirë. Organizuat dhe parashikuat punën me grupe personash me urtësi dhe ndjenjë detyrimi. Kërkuat idealen dhe e vendosët në kulmin e kërkesave të jetës tuaj dhe njëkohësisht kjo ju pengonte. Në vend që të kërkoni pjesën tuaj në lumturi shpirti juaj sot kërkon një rrugë të veçantë që do të hapë horizontet. Është një udhëtim me të vërtetë i shkëlqyer, i cili do t’ju lejojë dhe do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.

 

 

ic Peshore – mc Dash

 

GAFORRJA

Betejë pa ngurim

Në jetët e kaluara zhvilluat lidhje personale  me hollësi, mënyra të mirë dhe ndjenja të bukura. Ndoshta ishit në një shoqëri të zhvilluar ku arti kishte vlerat më të larta. Dhe në jetën e sotme ndjeni nevojën e poezisë. Për zhvillimin e saj shpirti kërkon një rrugë të vërtetë krejt të kundërtën. Domethënë të zhvilloni më shumë aftësitë tuaja në marrjen e vendimeve duke tejkaluar dobësitë tuaja  dhe duke i thënë vetës tuaj me guxim <<mundem>>. Kështu do të mund të shprehni aftësitë tuaja dhe në përgjithësi do të logjikoheni më shumë.

 

ic Akrep – mc Dem

 

LUANI

 Përmbledhje

Të mirat që zhvilluat në jetët tuaja të kaluara, ju bën të kërkoni me lumturi gjendjet të cilat ju bëjnë të fortë në jetën tuaj personale. Mund të keni qenë personalitet politik me fuqi dhe udhëheqje sociale. Sot ato aftësi duhet të përdoren për të mirë të përgjithshme. Ka arritur momenti ku shpirti duhet të provojë dritën. Ky stil i ri aktiviteti do t’ju lejojë të arrini në sukses. Ashtu siç jeni me aftësi të shkëlqyera të një të kaluare të veçantë dhe të pazakontë do të dilni të përforcuar nga çdo ngjarje edhe në provokimet më të vështira që ka vendosur vetë jeta në kalimin e saj.   

 

ic Shigjetar - mc Binjakë

 

VIRGJËRESHA

Gjeni të vërtetën

Bagazhet shpirtërore me të cilat arritët në këtë jetë janë shumë të rëndësishme meqë zhvilluat një aktivitet të theksuar në jetët e kaluara. Udhëtuat, njohët popuj të ndryshëm, keni qenë pikë bisedimi për shumë persona duke marrë shumë eksperienca. Tani shpirti juaj duhet të eksperimentohet në një rradhë të re gjërash pa u drejtuar nga një ide apo e vërtetë. Duhet të mësoni të zhvilloni teori të ndryshme me mendje të hapur duke i lënë pas imagjinatat. Zhvilloni shpirtin e lirë dhe jepni zgjidhje. Në këtë jetë duhet të gjeni medoemos lumturinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

ic Bricjap – mc Gaforre

 

PESHORJA

Duani të afërmit tuaj

Në jetët tuaja të kaluara, kaluat në mënyra të ndryshme jetese dhe edukimi. Megjithëse jeni mjaft dyshues tek ata që nuk pranojnë parimet tuaja mund të mbështetet shumë lehtë tek ju dikush. Në këtë jetë duhet t’i shikoni ato që ju rrethojnë me mirëkuptim dhe ngrohtësi. Jepini familjes qëllimin e parë si dhe fëmijëve. Asgjë nuk është më e bukur se sa të ndjekësh zërin e zemrës dhe të detyrës. Kështu do të zhvilloni dhe ndjenjën e falënderimit për gjithçka që ju është dhënë dhe njëkohësisht të gjeni kuptimin e vërtetë të jetës dhe zhvillimin e shpirtit.

 

ic Ujor – mc Luan

AKREPI

Mësimdhënie e shkëlqyeshme

Në jetët e kaluara jetuat pak të kufizuar, larg realitetit të atyre kohëve, si të huaj në atdheun tuaj. Keni qenë personalitete jashtë kufinjve, ndoshta kërkues i gjërave të panjohura të pakuptueshme për atë periudhë. Në jetën e sotme të gjitha ato gjenden brenda jush në gjendje të gabuar. Kërkoni sërish lirinë tuaj dhe njëkohësisht shpirti juaj kërkon diçka tjetër  që të ndjekë rrugën drejt plotësimit. Dhe kjo <<diçka tjeër>> është të mësoni të dhuroni tek të tjerët trashëgiminë nga jetët e kaluara dhe sidomos aftësinë tuaj krijuese. Qëllimi juaj është që të nxirrni nga jashtë të gjithë dituritë tuaja.

 

ic Peshq – mc Virgjëreshë

 

SHIGJETARI

Dhembshuri

Në jetët e kaluara ndjeshmëria ishte karakteristikë e fizionomisë tuaj. Ishit një njeri mistik, njerëzor, i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar të tjerët. Tani shpirti juaj kërkon një eksperiencë të re. Dhembshuri dhe bamirësi me metodë brenda disa problemeve të jetës së përditshme. Zhvillojeni kritikën tuaj dhe përdorni ndjeshmërinë e lindur që keni.

 

 

 

 

 

 

ic Dash – mc Peshore

 

BRICJAPI

Balancim

Në jetë të ndryshme që keni jetuar energjia autonomike ishte ligj dhe nevojë e jo e zbehtë, pa frikën e asgjëje. Mund të keni qenë kërkues, si paralajmërues i disa ngjarjeve, dhe njëkohësisht për shkak të vrullit tuaj të tepruar keni bërë shumë dëme. Në rrugën e zhvilluar duhet të mësoni të llogarisni dhe nevojat e të tjerëve dhe të zhvilloni shpirtin tuaj ambicioz bashkë me mendimet tuaja të mira. Me ndërrimin e mentalitetit  arritët në qëllime, siç është harmonia, balancimi dhe ndjenja e plotë e drejtësisë.

 

ic Dem – mc Akrep

 

UJORI

Forca shpirtërore

Shpirti juaj ka njohur periudha ku ndjenja e bukurisë, vëzhgimi i bujqësisë, të luleve dhe të gjithë mrekullitë e jetës që përfaqësonin vetë jetën. Mësuat nga toka të njihni bimët mjekësore dhe të shëroni këdo me metoda natyrale. Detyra juaj në këtë jetë kërkon të pranoni ndryshimet që ka jeta.  Tani duhet të mësoni të përdorni aftësinë natyrale të vëzhgimit që keni dhe jo vetëm të mblidhni energjitë e fshehta të natyrës, por të kuptoni dobësitë e holla të njeriut. Në këtë mënyrë do të krijoni shumë fuqi dhe ndoshta fuqi të fshehtë që do ta përdorni me mënyrën më të mirë. 

 

ic Binjakë – mc Shigjetar

 

PESHQIT

Veçanti gradimi

Sa lidhje keni bërë në jetë të kaluara?  Me siguri që në të kaluarën e bëtë mendimin tuaj profesion. Keni qenë shkrimtar, tregëtar, shitës. Me siguri një person i mbushur me jetë, i zgjuar, dinak, me shumë çudi për jetën dhe me shumë interesa të ndryshme.  Në jetën e tanishme arritët të bëni hapin e fundit. Duhet të zgjidhni një degë të veçantë ku do të gjeni vendin e duhur. Shpirti kërkon forcë përballimi dhe organizimi në jetën tuaj personale por dhe profesionale. Me këtë mënyrë do të mësoni të silleni me pamje të ndryshme.

 

 

Shiko gjithashtu