Astra Weekend! Fusha sentimentale në fundjavë 4 deri 5/4/2020

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Astra Weekend! Fusha sentimentale në fundjavë 4 deri 5/4/2020

Ju mirëpres për akoma një herë në takimin tonë që lidhet me fushën sentimentale në fundjavë.Dhe po, kam lajme të këndshme për t’ju thënë dhe kjo rrjedh nga Afërdita që kalon tek Binjakët social. Gjithashtu krijon dhe një trekëndësh shumë të bukur me Saturnin duke sjellë kushtet ideale për njohje të reja brenda internetit. Sepse nuk harrojmë se shprehja “të qëndrojmë në shtëpi” nuk është kufizuese për të bërë një fillim tëri.

Nga ana tjetër, Hëna do të ndodhet tek Virgjëresha dhe do të kemi dhe takimi e madh të Jupiterit me Plutonin, kështu që organizojmë përditshmërinëtonë, do të hyjmë në një program për ta bërë fundjavën tonë më të mirë dhe nuk përjashtohet të dalin në sipërfaqe të vërteta që do të na shokojnë. Shkojmë atëher të shikojmë vecmas se c’farë mund të sjellë në nivel sentimentak tek secila shenjë!

Zgjidhni shenjën tuaj dhe shikoni sesi do të kaloni në fushën erotike dhe sentimentale këtë fundjavë:

Dashi

Për ty Dashi im që keni një lidhje, ose qëndroni nën një cati, ose jo, Afërdita nga Binjakët ju ndihmon të shpreheni sentimentalisht, të shprehni me fjalë të gjitha ato që ndjeni për partnerin tuaj. Ndjeni optimizëm dhe do të vëndosni llogjikën mbi ndjenjën, për të marrë këtë fundjavë një vendim serjoz për lidhjen tuaj dhe të ardhmen, pasi kjo do të rezultojë nga trekëndëshi i Afërditës me Saturnin.

I dashur Dash, kjo fundjavë për ju është nga më të rëndësishmet në jetën tënde. Bëni pjesëtek shenjat më fatlume të fundjavës, pasi Afërdita jo vetëm që kalon tek Binjaku social, gjithashtu bën dhe një trekëndësh shumë të fortë me Saturnin. Sekreti që kjo fundjavë të ndryshojë jetën tuaj është të keni antenat tuaja të hapura dhe të përdorni Internetin, pasi shndërrohet në burim për restaurimin tuaj erotik. Aty do të njihni gjysmën tuaj tjetër.

Demi

I dashur dhe i lidhuri im Dem, në shtëpinë tuaj do të fryjë një ajër organizimi dhe në këtë gjëndje do të përfshini dhe partnerin tuaj! Dëshironi që t’i shihni gjërat dhe se ku ndodheni, një bisedë e bukur dhe dashurore, pa tension dhe shpërthime përshkak të mbylljes. Më besoni se nga kjo bisedë do të dalë ndjenjë, do të dalin fjalë dashurie dhe do të afroheni më tepër! Ditët kërkojnë dashuri dhe po, ju e meritoni dhe do ta keni, por ta shprehni dhe ju ama?

Për ju Dem i dashur që nuk ndodheni në një lidhje, kjo fundjavë do t’ju gjejë duke organizuar mendimet tuaja sipas dëshirave.C’farëështë ajo që kërkoj nga një lidhje?Cili është njeriu i duhur për të mbuluar të gjitha dëshirat e mia?Mos ndoshta po filloni të shihni ndryshe një person i cili ndodhet në ambjentin tuaj të gjerë?Mos ndoshta si përfundim dashuria ndodhet më afër se besonit? Ju do të përgjigjeni, për ju!

Binjakët

Gëzim i madh për ty i dashur Binjaku im i lidhur! Dhe c’farë po nënkupton astrologu juaj personal me ktë?Por c’farë tjetër? Me Afërditën në shenjën tuaj, tani është ora për të gjitha mendimet! Kush nuk do të donte të ishte gjysma juaj tjetër këtë periudhë! Jepni dhe merrni dashuri, bëheni më social sentimentalisht dhe më besoni se kjo vetëm i fituar dilni! Dicka sikur po rrotullohet në mëndjen tuaj kaotike, dicka si zyrtarizim ta them, bashkpunim ta them? Ju e dini më mirë se unë, e vetmja e sigurt!

Po tani ktu, c’farë të thotë astrologu për ty? Nëse nuk do ishim në karantinë, do t’ju thoja se e gjetët tashmë gjysmën tuaj tjetër, dje kur i thonë! Por nuk të kam frikë ty me këtë aftësi sociale, akoma dhe nëpërmjet rrjeteve sociale do dëshironi të tregoni dhëmbët tuaj në flirtim.Fundja, u pëlqen njërëzve, si tja bëjmë?Të mos e shfrytëzojmë këtë mjet?

Gaforrja

Gaforret e mija të dashur, ju që ndodheni tashmë në një lidhje, do të bëheni akoma më të nevojshëm për partnerin tuaj. Do të jeni vecanërisht ndihmues dhe tëëmbël, fakt që pa dyshim do t’ju sjellë më afër me njëri tjetrin. E keni mënyrën t’ja ngrini humorin partnerit, e dini mënyrën të tregoni dashurinë tuaj dhe ta bëni tjetrin të ndihet i rëndësishëm! Por dhe ju do të merrni dashuri e do të ndjeni se gjithcka e mirë mund të ndodhë këtë fundjavë!

Për ju që nuk jeni në një lidhje, të dashur Gaforre dhe sado shumë doni të hyni në një lidhje, kushtet këtë fundjavë mund të mos jenë idealet. Ujet ju ftojnë të bëni paaaaaak, vetëm pak durim sepse ju premtojnë netë dhe ditë pasioni dhe dashurie, ndoshta jo këtë fundjavë por me siguri në të ardhmen. Fundja, ndër të tjerat, shumë mirë do të kaloni dhe komunikimet me miq dhe përsona të dashur do t’ju ngrenë shumë humorin!

Luani

Luan i dashuri, po ju Luanët e lidhur, me humorin lozonjar që do të keni këtë fundjavë, akoma dhe në periudhë karantine nuk do të mërziteni. Jeni social, të hapur në bisedat e bukura me partnerin tuaj, keni një enthusiazëm dhe me siguri do të jenë të mrekullueshëm! E shikoj partnerin tuaj të dashurohet pa eksagjerime që në fillim.

Për ju që akoma flirtoni me vetminë, do ta shndërroni këtë flirt në partneritet. Po mirë dëgjuat, nevoja për partneritet ndoshta do të jetë më e madhe se kurrë atë moment. Mirë do ishte të mos kujtonit më ndonjë nga ato që ikën, sepse si astrologu juaj, ju them se gjithë të mirat janë përpara, në një situatë të re…

Virgjëresha

Virgjëresha ime, ju shot të dërgoni mesazh të dyfisht në 13033 për partnerin tënd dhe ju për gjimnastikë, për sport, për një aktivitet fundja. Dëshironi të merrni dashurinë tuaj dhe të hyni në një program, të organizoheni, të ushtroheni duke bërë një aktivitet bashkë.Caste të bukura do të ndani dhe do të zbuloni se dhe përmes kanantinës, mundësitë për të kaluar mirë janë të shumta. Ju Virgjëresha ime që këtë fundjavë aspironi të jeni mirë dhe jo të kërkoni ndonje partner. Dëshironi të sqaroheni brenda vetes, ndoshta të doni dhe t’ju largohet mendimi nga një dashuri e kaluar dhe të ndiheni të cliruar për të ardhur përsëri dicka e re në jetën tuaj. Dicka si një sqarim i brëndshëm erotik do thoja.

Peshorja

C’farë të them më parë për ju Peshorja imë e lidhur, pasi mund të ndiheni pak të kufizuar nga situata por dhe pa dyshim jeni dhe në fazën tuaj më të mirë.Si bëhet kjo?Keni vetbesim, dhe shihni se partneri juaj edhe pse në kushte karantine është mirë me ju. Madje do ta shihni dheme shprehës, pasi do të merrni dashuri. Po, kjo dashuri që funksionon si pluhur yjesh dhe ju zbukuron akoma dhe të kushtet e një karantine!

Peshorja ime beqare dhe e bukur, po po, c’farë kemi ktu për ju?Dashuri është apo guxim? Po, sado që nuk doni ta pranoni , diku do të shkojë erotikisht kjo mendja juaj ajrore. Dhe mirë bëni! Kjo karantinë e do një dashuri pasionante. dashuria në vitet e karantinës ndoshta vjen për të qëndruar… dicka di astrologu juaj!

Akrepi

Fjala kyc këtë fundjavë për ju Akrepat? Pasioni! Po, ju që jeni në një lidhje, c’do gjë që do bëni me partnerin tuaj, do ta spërkasni me një esencë pasioni dhe hapje dashurie. Erdhi momenti të hapeni sentimentalisht, të jepni dhe të merrni siguri sentimentale.Karantina e kërkon. Deklaratat e dashurisë do ta bëjnë këtë fundjavë të ngjajëëndërrore!

I dashur Akrepi im beqar, dashuria mund të fshihet për ju pas një tastiere.C’farë dëshiron të thotë me ktë astrologu juaj i preferuar? Se një ngjitje do të ekzistojë me një person të njohur, nuk është njohje e re, ndoshta një person që flisni shpesh, dicka që ka gjasa të lindë tani në periudhë karantine, një komunikim i gjërë që fsheh pas dicka të bukur… c’farë thoni? Shkon diku mendja juaj dinake?

Shigjetari

I dashur Shigjetar, për ty flas që keni një lidhje, këtë fundjavëdel nsipërfaqje një afrimitet i ëmbël me partnerin tuaj. Del dicka plotësisht sentimentale që akoma dhe për ju krijon një siklet, nuk dini sesi ta menaxhoni, edhe pse në thellësi ju pëlqen.Lërini blindimet dhe jetojeni, është e bukur ajo që vjen në momentin e duhur.

Flirt, flirt, flirt, flirt… Do ta shkruaj derisa të më thuash që e gjete dashurinë! Dhe këtë fundjavë dëshironi të gjeni dashurinë më shumë sesa c’do dyditësh tjetër.Doni të flirtoni qoftë dhe përmes rrjeteve sociale, pasi kjo është shumë mirë për kto kohë karantinë. Por ju ëndërroni castet që do të vijnë kur të dalim nga e gjithë kjo!

Bricjapi

Bricjapët e mij serjoz dhe të dashur, kjo fundjavëështë dyditëshi i ndarjes.Ju që jeni në një lidhje, të ndani shqetësimet tuaja, problemet, dëshirat, kërkesat dhe ëndërrat për të ardhmen.Në përgjithësi, do të lëvizni në ritme komunikuese me partneri tuaj sepse ndjeni se ai/ajo është në pozitë t’ju kuptojë dhe të vazhdojë lidhja juaj një hap më poshtë.

Sa për ju që nuk jeni akoma në një lidhje, nevoja për komunikim, këtë fundjavë do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me personat që mund të bëhet fuqia për gjysmën tyre tjetër. Ndoshta shokë, ndoshta persona nga rrethi juaj social më i gjërë. Pa dyshim qëështë një interesim do të thoja për ktë fundjavë për ju.

Ujori

Afërdita nga Binjakët ju fal një fat të pabësueshëm në jetën tuaj sentimentale këtë fundjavë. Ju sjell apsolutisht një komunikim tjetër me njeriun tuaj dhe më të sqaruar.Ose keni humor për të dialogur me partnerin, të bisedoni për gjithcka që ju shqetësojnë dhe të gjeni zgjidhje akoma dhe në cështjet më të vështira që kishit deri tani.Gjithashtu, Afërdita në trekëndësh më Saturnin nuk përjashton aspak mundësinë për të marrë një vendim për të ardhmen tuaj.

Për ju që nuk keni një lidhje, është një nga fundjavat më super të jetës tuaj.Afërdita shkoi, kaloi në Binjakët shumë llafazanë dhe social.Për më tepër formon dhe një trekëndësh të fortë Afërdita me Saturnin, i cili nuk ka shanse të mos ju sjellë një njohje nga nuk e prisni. E dime se gjërat janë të ngushta dhe nuk mundeni të dilni jashtë të flisni, të gëzoheni, të flirtoni, por ekziston internet dhe jo vetëm që do t’ju ndihmojë, por do t’ju hapë një kapitull të rëndësishëm erotic në jetën tuaj.

Peshqit

Peshqit e mij shumë të dashur, këtë fundjavë, do të keni shumë imagjinatë të zhvilluar, dhe ju bën të kaloni shumë caste të gëzuara me partnerin tuaj. Po, mund të jemi mbyllur në shtëpi, por kjo s’do të thotë se do të fillojmë të mërzitemi apo të mos ekzistojnë mënyra për të treguar dashurinë apo erotizmin tonë, të qeshim me partnerin. Ju në këtë pjesë ia dilni për bukuri. Ju ka pëlqyer dhe ju pëlqen të kujdeseni për partnerin tuaj, do ta bëni me gjithë zemrën tuaj dhe këtë fundjavë, dhe sigurisht që do të merrni dhe ju dashurinë e tij/saj.

Për ju Peshq që jeni beqarë, kjo fundjavë ju gjen duke folur me shokët tuaj, duke kaluar  caste të bukura familjare, të afroheni më shumë me persona që kishit kohë pa folur. Ngrini telefonin dhe merrni një person që realisht kishit shumë kohë në mëndjen tuaj kohët e fundit. Tani nëse më pyesni nëse është një dyditësh erotik, nëse domethënë do të ndodhë dicka e re erotike në jetën tuaj, do t’ju thoja se dua të bëni pak durim për të mundur të vijë dicka e re dhe e vlefshme në jetën tuaj.

Shiko gjithashtu