Astra Weekend! Cështjet tuaja sentimentale në fundjavë 28 deri në 29/3/2020.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Astra Weekend! Cështjet tuaja sentimentale në fundjavë 28 deri në 29/3/2020.

Afërdita në Dem në trekëndësh me Jupiterin në Bricjap

Afërdita është në të mirat e saj dhe pret takimet e saj të mëdha, pasi këtë treditësh ka për të bërë shumë. Jupiteri dhe Plutoni e presin me kërkesa të rëndësishme, duke dhënë secili prej tyre një ngjyrë të cevantë këtyre ditëve që po përjetojmë!

E di që jemi të gjithë të mbyllur në një shtëpi, ama nëse duam të tregojmë dashurinë tonë apo ta marrim, më besoni miqtë e mij, se mundemi të gjejmë mijëra mënyra për ta bërë. Mos harrojmë se dhe para se të vinte e gjithë kjo historia, e kishim humbur kontaktin e vërtetë, nuk ndryshoi dicka, pasi dhe atëher nuk takoheshim, nuk prekeshim, nuk komunikonim as të gjallë.

Të shtunën, takimi i parë i Jupiterit, në kënd trekëndëshi, vjen për të dhënë një ngjyrë ndryshe përditshmërisë tonë, ta lehtësojë, dhe ta spërkasi me doza të guximshme lumturie dhe optimizmi. C’do gjë që ju ofron një folë gëzimi në shpirtin tuaj, dhe ju do ta ndiqni pa mund kontrollet nga të dy planetet, fundja kush I thotë jo lumturisë?

Ekziston nga njëra anë dhe qëndrimi i tij për t’i parë gjërat nga një shikim më lehtësues, pa u problematizuar shumë për asgjë.Sigurisht, për disa, Afërdita-Jupiteri është dhe fati që do t’ju trokasë derën, duke juhapur një dritare në mundësi që as nuk i kishin imagjinuar.Dhe sigurisht munden këto mundësi të lidhen më cështje profesionale apo paratë. Njëri nga të dy planetet ndodhen në shenja toke dhe është një një temë favorite e tyre zhvillimet dhe rinovimi I zhvillimeve profesionale.

Afërdita tek demi në trekëndësh me Plutonin.Të dielën Afërdita takon në trekëndësh Plutonin, dhe ktu “loja” bëhet më kërkuese. Dhe kryesisht me shumë enthusiazëm!

Ditët fshehin njohje të rëndësishme sentimentale, nga ato që e bëjnë zemrën të rrahë fortë dhe ju krijojnë shumë ndjenja të forta, duke luftuar për mirë botën e zemrës tuaj.

Lidhjet që krijohen tani, kanë një ngjyrim të theksuar, atë të pasionit, të tensionit erotik, dhe janë realisht të vërteta dhe unike.

Ndërkohë, mundeni të rigjallëroni dhe një lidhje tashmë ekzistuese që ka hyrë në një rutinë të përditshmërisë me rezultate impresionuese apo dhe të ringrohni një lidhje mje dikë nga e kaluara që ju ka bërë zemrën t’ju rrahë fort.

Afërdita ketu, aktivizon takimin e Jupiterit me Plutoni, i cili ngjitet në maja të dielën tjetër, një nga këndet më të rëndësishme të 2020, duke sjellë në skenë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme për para dhe pasuri për disa.

Për momentin, në këto tre ditë nderohen Demët, Virgjëreshat dhe Bricjapët të dhjetditëshit të tretë por edhe sa kanë horoskop apo planetet e tyre personal tek shenjat dhe këto dhjetditësh. Këto ditë mund të fshehin mundësi të rëndësishme dhe surpriza!

Shkojmë të shohim ama secilën shenjë vecmas se c’farë mundet t’i sjellë nga ana sentimentale!

Dashi

Për juve Dash te dashur, Hëna tek binjakët ju ndihmon të komunikoni me personat që doni.

E kuptoj që ndjeni një presion të madh sepse jeni karakter të aksionit, të lëvizjes dhe të impulsit, ama kjo Hënë ju ndihmon të komunikoni, të flisni dhe të shkëmbeni opinione me personin që doni. Dëshironi të shprehni dashurinë tuaj me një mënyrë lozonjare,pasi gjithashtu kjo Hënë ju fal optimizëm dhe ju bën tëëndërroni për të ardhmen.

Për ju i dashur Dash, që jeni vetëm, Hëna që do të ndodhet në Binjakët lozonjarë, ju stimulon të dërgoni ndonjë mesazh, të komunikoni me një person që ju pëlqen apo që do ju pëlqejë brenda fundjavës, ku do të ekzistojë një elektricitet virtual dhe nuk përjashtohet të lindë një dashuri përmes internetit. Nuk keni vetëm se të ndërroni fotografinë e profilit tuaj, të rinovoheni dhe të kycni synimin tuaj, pasi të gjithë të tjerat janë si një lojë për ju.

Demi

Demi te dashur, tani nëse do ju thoja se jeni një nga shenjat e favorizuara dhe fatlume të fundjavës, do më pyesnit: po mirë ku i sheh të gjitha këto ti? Dhe do të kishe të drejtë madje. Ama mos harroni se dashuria dhe erotizmi munden të transformohen në c’do llojë forme. Trekëndëshi i Afërditës me Jupiterin dhe Plutonin ju mbushin me lumturi dhe optimizëm, të afroheni në një mënyrë ndryshe personin që doni të komunikoni me mjete të tjera, dhe nëse jeni nga ata fatlumët që jetoni bashkë do të kaloni një fundjavë romantike.

Për ju i dashur Dem, që nuk keni asnjë lidhje, Afërdita formon trekëndësh me Jupiterin dhe me Plutonin dhe favorizojnë socializimin tuaj në c’do mënyrë. Erdhi ora që të merrni njëtelefonatë, të dërgoni një mesazh, të bëni një video-thirrje me një person që mund të kishit kohë pa takuar, ama tani mund të ekzistojë një afrimitet I vecantë i cili mund të fillojë me një prezencë njerëzore por mundet edhe të zhvillohet në dicka erotike.

Binjakët

Përshëndetje Binjakët te dashur, Hëna do të ndodhet në shenjën tuaj, e vërteta është se bëni pjesë në shenjat me fat që qëndrojnë në shtëpi. Nuk ka shans të gjeni mënyrë të komunikoni me personin që dashuroni, ose të jetoni në një shtëpi, ose vecmas, është sikur të jeni bashkë. Krijojini kushtettë komunikoni ama më një mënyrë lozonjare, të thyeni akullin dhe rutinën e shtëpisë, të bëheni zbulues dhe të shijoni momente duke treguar dashurinë tuaj por pa grindje.

Për ju Binjak te nderuar , Hëna do të ndodhet në shenjën tuaj, dhe nuk ka shanse të mos gjeni mënyra të komunikoni me personin që dëshironi. Kjo është një fundjavë favorizuese për ju. Mundësitë përmes rrjeteve sociale për socializim dhe flirtim janë aty dhe po ju presin. Do të keni shumë mundësi për njohje të reja, në dorën tuaj është se cila ju duket e përshtatshme dhe ju tërheq më tepër.

Gaforrja

Për ju Gaforrje te dashur , fundjava tregon se Afërdita në trekëndësh me Jupiterin sjell ekzaltim shpirtëror, ju fal optimizëm, të qeshura dhe ju bën të përballeni me problemet që janë shfaqur kohët e fundit në një mënyrë më të qetë. Dashuria për ju luan një rol të rëndësishëm, ndaj këto dy ditë dëshironi ta kanalizoni dhe tëmerrni caste prej saj që do të bëhen fuqia juaj për të kapërcyer gjithcka. E vërteta është se kishit rënë shumë psikologjikisht këtë periudhë të fundit, por këtë fundjavë me aleatin tënd dashurinë dhe partnerin, do të ndryshoni mendim për shumë gjëra.

E ëmbla Gaforre, kjo fundjavë pritet të jetë oaz për ty. Afërdita krijon një trekëndësh shumë të bukur me Jupiterin dhe ju mbush me optimizëm dhe ekzaltim shpirtëror. Atje ku i shihnit të gjitha të zeza dhe gri, tani filloni t’i shihni me një sy ndryshe, por c’farë do të dalë dhe do ta ndryshojë situatën? Mos ndoshta një interesim I ri erotik do të shfaqet në lagjen tënde? Keni vënë re ndonjë person që ju sheh nga ballkoni përballë? Mos ndoshta ju dërgoi mesazh një dashuri e vjetër? Dicka keni ndryshuar ju, dhe po na e mbani të fshehtë.

Luani

Luani te nderuar , e di se ju kanë mbyllur në një kafaz, ju kuptoj plotësisht, por Hëna e cila ndodhet në Binjakun lozonjar dhe social, ju bën të shijoni caste ngrohtësie qoftë dhe brenda shtëpisë. Do të merrni dashurinë dhe kujdesin nga partneri juaj, pasi është një fundjavë e mirë për të folur dhe të bëni ëndërra. Mundeni të shpresoni dhe të bëni plane për të ardhmen me optimizëm, pasi është sikur po largoni të keqen. Komunikimi me partnerin tuaj ama kalon në një nivel më thelbësor, më të vërtet dhe njerëzor.

Për ju Luani im, fundjava do të tregojë se është një mundësi ideale të bëni një njohje të re. Hëna tek Binjakët ju stimulon të ndërmerrni aksion në c’do rrjet social që jeni, të ndryshoni fotografinë tuaj, të rinovoni profiling tuaj por edhe të komunikoni me një person, I cili do të bëhet shkak mezi të prisni të përfundojë karantina. E kape nënkuptimin?

Virgjëresha

Virgjëreshë e nderuar , tani nëse të them se jeni një nga shenjat më fatlume të fundjavës do të më qortosh? Nuk mundem të them dicka ndryshe, nga momenti ku Afërdita formon trekëndësh me Jupiterin dhe Plutonin. Eshtë një fundjavë ku kuptoni se nëncështjet shpirtërore që keni janë aq të fuqishme sa të ndryshojnë të gjithë psikologjinë tuaj, të cilën ia përcillje dhe partnerit. Nuk nju lëndon asgjë; bëni ëndërra për të nesërmen, shpresoni për një të ardhme ndryshe së abshku me të, bëni plane se ku do të shkoni, c’farë do të bëni dhe sesa të dashur do të jeni pasi të kalojë bora.

Kënde të shkëlqyeshme dhe fatlume do të ndryshojnë skenarin e zi që po jetoni Virgjëreshë. Afërdita krijon trekëndësh me Jupiterin dhe njëkohësisht me Plutonin, këndë impresionuese. Nëse dëshironi të fitoni një njohje të re dheinteresante në jetën tuaj, mënyra për ta arritur këtë ekzistojnë shumë. Mos ju mërzisë fakti se jeni të izoluar brenda në një shtëpi, pasi mundeni akoma tu tregoni interesin tuaj personave që ju kanë pëlqyer dhe keni kohë pa u folur. Filloni një njohje të re brenda internetit, pasi nëse dëshiron dashuria të vijë t’ju gjejë, do ta bëjë dhe nuk do të llogarisë asnjë karantinë, vecanërisht nëse keni qen për ta nxjerrë xhiro, ja sesi rriten mundësitë për një njohje të re.

Peshorja

Për ju Peshorje te dashura , këto dy ditë priten të jetë shumë sociale, pasi Hëna do të jetë tek Binjakët. Atëher, ja mundësia për ti shprehur partnerit tënd ndjenjat, të flisni, të zgjidhni kekqkuptimet me tone të ulta, të zhvilloni metoda të reja dhe të ndryshme për të komunikuar dhe përse jo, të afroheni më shumë se kurrë. Thelbësore ështëtë afroheni shpirtërisht dhe mendërisht, nëse jeni nën një cati, do t’ju ndihmojë akoma më shumë. Por nëse jeni në një lidhje dhe ndodheni larg njëri tjetrit këtë periudhë, ekzistojnë dhe telefonat dhe mesazhet e dashurisë që mundeni të shprehni.

Për ju Peshorja ime e dashur që nuk keni ndonjë lidhje, të mbani mend se këtë fundjavë Hëna e cila do të ndodhet tek Binjakët do t’ju ndihmojë të komunikoni brenda rrjeteve sociale. Mos ndoshta erdhi ora të ndryshoni foton e profilit tënd? Të dërgoni ndonjë mesazh pasi nuk guxonit deri tani? Mos ndoshta erdhi ora të shfrytëzoni internetin për të komunikuar me një person që ndoshta ndihet fiks si ty. Mbajini idetë që po ju jap sepse është shumë favorizuese kjo periudhë për ju për t’ju sjellë një njohje të re.

Akrepi

Akrepi te nderuar , këtë fundjavë jeni nën cadrën favorizuese dhe fatlume të trekëndëshve midis Afërditës, Jupiterit dhe Plutonit. Janë kënde që ju ndryshojnë qëndrimin tuaj plotësisht, ju mbushin me optimizëm dhe avash-avash filloni të ndërtoni ëndërra për të ardhmen tuaj. Pranë partnerit tuaj ndiheni të paprekshëm dhe asgjë smundet t’ju pengojë tëëndërroni dhe tëplanifikoni hapat tuaja të ardhshme. Tregojeni dashurinë tuaj, shpreheni në c’do mënyrë dhe do të shikoni se të bashkuar mundeni të fitoni frikën dhe pauzën.

Për ju Akrepi im, që jeni vetëm, do t’ju vijnë dy kënde shumë me fat brenda Afërditës, Jupiterit dhe Plutonit. Dy trekëndësha astrologjik janë në pozicion të përmbysin përditshmërinë tuaj dhe më specifikisht gjatë këtyre dy ditëve, me shpresë, lumturi dhe optimizëm. Nëse bëni pjesë tek ata që dëshirojnë të krijojnë një lidhje të re- njohje, të mbani mend se kjo fundjavëështë shumë favorizuese. Mënyra që do ta krijoni këtë njohje sigurisht është internet. E dini sesa e rëndësishme është t’ju presë dikush të mbaruar e gjithë kjo për t’ju takuar atje jashtë?

Shigjetari

Hëna do të ndodhet tek Binjakët, kështu që i dashur Shigjetar, është një periudhë e mirë kohore për të komunikuar me një mënyrë tjetër me partnerin tënd. Dëshirë të ketë, ku duket se ka, në këtë rast specific dhe e kam fjalën për ty që nuk e ke luksin të jesh me partnerin tënd dhe jetoni vecmas. Një mesazh I ngrohtë apo një video-thirrje, munden vërtet t’ju sjellin me afër. Rëndësi ka bashkimi shpirtëror I të dy personave dhe gjatë këtij dyditshit fitoni shumë terren.

Shigjetari i nderuar , me Hënën qëështë tek Binjakët, erdhi ora të merreni me internetin. Të komunikoni me persona që keni kohë pa folur dhe të afroheni me persona që për shkak të situatës nuk mundeni të takoheni nga afër. Kanali i komunikimit mundet t’ju afrojë më një mënyrë tjetër, me një person. Të fillojë dicka të rresqasë drejt zemrës tënde duke i zgjuar interesin që ka për ju ai person. E vërteta është se këto ditë bëhemi më realë, tregojmë interesimin tonë për bashkëudhëtarët tonë, me rezultat kjo të mund t’na prekë dhe telat e ndjeshme.

Bricjapi

Bricjapi te dashur , trekëndëshi midis Afërditës dhe Jupiterit është këndi ideal astrologjik që mund t’ju sillte kjo fundjavë për të shkëlqyer nga optimizmi. Bëni pjesë në një nga shenjat që do t’ju falin duar hapur dhe me një mënyrë bujare dashurinë e tyre. Do të afroheni me partnerin tuaj dhe do të ndjeni se përfundimisht jo gjithcka është e zezë. Do të shijoni momente me partnerin në shtëpi, dhe nëse akoma nuk e keni këtë mundësi, kujdesuni (me një mënyrë virtuale) të afroheni me personin duke dëgjuar nevojat e tij/saj, dëshirat dhe bashkëëndërroni për të ardhen që meritoni të jetoni.

Afërdita do të krijojë një trekëndësh të shkëlqyer me Jupiterin, ndaj dhe kjo do të nënkuptojë se mundeni të fitoni dashurinë akoma dhe me mënyra të vecanta. Ju stimulon të guxoni, të ndërmerrni riskun të dërgoni një mesazh një personi që ju pëlqen, t’i shprehni dashurinë dhe ndjenjat tuaja, ndërkohë që më parë këtë do ta mendoni dy apo tre herë. Fati favorizon guximtarët dhe nuk përjashtoj atëher, se këtë fundjavë mund të lindë një dashuri përmes internetit.

Ujori

Ujor i nderuar , Hëna do të ndodhet në Binjakët social. Kështu që këtë fundjavë ftoheni të ndërmerrni aksion dhe të komunikomni me një mënyrë ndryshe me partnerin tuaj. Eshtë një moment i mirë të afroheni më tepër shpirtërisht dhe të shpreheni më tepër njeri tek tjetri pa kufizime. Nëse nuk jetoni nën të njëjtën cati, mund të afroheni përmes mesazheve! Eshtë një mundësi e mirë këtë fundjavë të merreni vesh në disa gjëra kryesore që kanë lidhje me të ardhmen tuaj dhe e kam fjalën për të ardhmen e përbashkët.

Për juve Ujor  te dashur, fundjava pritet të jetë plotësisht sociale, pasi Hëna tek Binjakët hap një kanal komunikimi akoma dhe me persona që keni kohë pa folur. Do të flisni, do ndani të rejat tuaja dhe do të afroheni në përgjithësi me njëri tjetrin. Në rast se një personi juaj shoqëror fillon t’ju dërgojë mesazhe me interes më tepër se aq, dhe jeni në pozicion t’i kundërpërgjigjeni, atëher nuk përjashtohet lindja e një experience të re erotike.

Peshqit

Peshq te dashur më dëgjoni me shumë kujdes! Afërdita krijon një trekëndësh me Jupiterin dhe njëkohësisht me Plutonin, ndaj dhe ju jeni një nga shenjat më me fat të kësaj fundjave. Dua të keni ndërmënd se do të kaloni caste të paharrueshme me partnerin. Pasi jeni një shenjëëndërrimtare, do të vijnë dhe këto kënde për më tepër t’ju bëjnë të fluturoni në qiell. Mos kini frikë tëëndërroni. Të bëni plane për të ardhmen dhe të udhëtoni nëpërmjet pamjeve që do të krijoni me mendjen tuaj. Sinqerisht ëndërrat janë ato që ju nxjerrin nga realiteti.

Për ju Peshq te nderuar , kjo fundjavë ka shumë rëndësi për ju, pasi afërdita krijon një trekëndësh me Jupiterin dhe Plutonin dhe është në pozitë t’ju ndryshojë të gjithë jetën. Akoma dhe mendimet tuaja. Janë dy kënde shumë pozitive të cilat ju mbushin me optimizëm dhe lumturi por edhe ju pajisin njëkohesisht me guxim të afroheni me personin që ju intereson dhe nuk jeni bashkë këto caste. Tregojini me mënyrë njerëzore ndjenjat tuaja.

 

Shiko gjithashtu