Karta Taro që përfaqëson tendencat e përgjithshme të muajit dhe hijëzon profilin e Qershorit, është karta e Yllit ! Ylli fal fuqinë, mbrojtjen, orjentimin, por edhe fatin për të kapërcyer pengesat dhe të përfaqësojmë saktë eksperienca të reja!
Qershori pritet të jetë një muaj plot me mundësi dhe caste fati për shumicën e shenjave. Cështje që ishit të bllokuara apo i konsideronim të përfunduara, do hynë tani në gradën e plotësimit dhe shumë ëndrra do bëhen realitet.
Karta Taro e Qershorit: YLLI
Qershori pritet të jetë muaji më me fat i vitit për cështjet e zemrës… Dashuri fat optimizëm, gëzim dhe rinovim të madh… Këtë muaj do krijohen histori të reja erotike, të cilat do munden të zgjasin në kohë… Paralelisht lidhjet e vështira apo të zbehta, do rigjallërohen rëndësishëm dhe do t’ju jepet një mundësi e dytë!
Profesionalisht dhe ekonomiksht do ekzistojnë mundësi…
Dhe ndërkohë fillojmë të hecin në plazhe, të dalim mbrëmjeve, të relaksohemi dhe nuk mendohemi shumë për punën, këtë Qershor do jepen mundësi të rëndësishme dhe do ekzistojnë shenja fati për shumë përfaqësues të zodiakut! Njohjet mund të përbëjnë tani celsin për planet tona të mëtejshme… Kështu që kushtojini vëmëndje detajeve, thoni “po” në biseda dhe kontakte dhe socializohuni!
Parashikimet Taro Qershor për 12 shenjat e zodiakut
DASHI Karta Taro e Muajit: HENA Qershori është plot romanticitet dhe shkëmbime
Të përgjithshme: Në Qershor dorëzoheni në ndjenjat tuaja, dëgjoni më shumë zemrën tuaj dhe shprehni sa më shumë ndjeshmëritë tuaja, por edhe sa fshihni brenda vetes! Lidhjet me personat tuaj familjar (familja, shokë, partner) do bëhen më të ngrohta, ndërkohë dhe ju nga ana juaj do keni nevojë për shplodhje, por edhe për ringrohje të lidhjeve… Një cështje nga e kaluara juaj do ju problematizojë.
Dashuria: Cështjet tuaja sentimentale janë njëher ngrohtë njëher ftohtë këtë muaj! Nga njëra anë keni dëshirën të jeni romantik dhe të lidheni fort në limanin tuaj të dashurisë, por nga ana tjetër e kaluara juaj nuk ju lë… Ose ndiheni keq për një histori të vjetër dashurie, ose ndjeni se problemet që janë krijuar në lidhjen tuaj nuk munden të kapërcehen! Romanticiteti ndërkohë nuk do mungojë nga këto ditë të verës!
Puna dhe Ekonomia: Pika juaj e fortë për këtë periudhë të Qershorit është kreativiteti dhe frymzimi juaj, që do ju ndihmojnë të përparoni me sukses në disa punët tuaja! Nga ana tjetër, financat tuaja do jetë me lëkundje, por edhe shpenzime urgjente, të cilat dhe do duhet të menaxhoni! Ndonjë ndryshim në shtëpi, do ju kushtojë.
DEMI Karta Taro e Muajit: DIELLI Qefi tani fillon!
Të përgjithshme: Qershori fillon dhe ju gjen plot energji, enthusiazëm, gëzim dhe dëshirë për rrjetëzim social dhe udhëtime! Do ekzistojnë shumë zhvillime të këndshme, që do bëjnë këto ditë verore argëtuese, plot gëzim dhe njohje! Do dilni nga qëndrueshmëria, do kontaktoni me botë të re, do shihni vënde të reja, do keni takime të këndshme dhe optimizmi do rikthehet pas shumë kohësh përsëri në jetën tuaj!
Dashuria: Këtë muaj cështjet tuaja sentimentale hynë në një rrugëtim shumë pozitiv! Problemet arritën në fundin e tyre dhe nga ky muaj mirprisni një periudhë të re në cështjet tuaja erotike, që do ndihmojë të përmbushni ëndrrat tuaja! Nëse jeni në një lidhje, do gjëndet zgjidhje për të kapërcyer problemet e të djeshmes. Nëse nuk keni lidhje, atëher nëpërmjet shokësh, njohjesh, daljesh dhe zhvendosjesh, do njihni një person të ri, që do ju gjallërojë dhe do ju falë qëf, ëndrra dhe gëzim!
Puna dhe Ekonomia: Pika juaj e fortë këtë muaj janë financat tuaja, të cilat do jenë mjaft më të larta! Do vinë në duart tuaja para të detyruara, ndërkohë paralelisht do ekzistojnë biseda dhe kontakte për cështje profesionale! Muaji ju ndihmon në kompromentime dhe marrveshje pune, që do fillojnë nga muaji ardhshëm!
BINJAKET Karta Taro e Muajit: KRIZA Problematika për cështje të kaluarës…
Të përgjithshme: Qershori nuk është muaji më i këndshëm për shenjën tuaj, sepse ftoheni të jepni zgjidhje përfundimtare, në cështje që ju shqetësuan periudhën e kaluar! Kufizoheni, mbylleni pak në vetvete, përqendroheni në atë c’farë do bëni në të ardhmen tuaj, ndërkohë cështjet familjare duket se marrin pjesën më të madhe të interesit tuaj! Ajo që do detyroheni të bëni, është të njihni gabimet e të kaluarës dhe të ndryshoni disa situata në jetën tuaj!
Dashuria: Cështjet tuaja sentimentale nuk janë në pikën e tyre të fortë në Qershor. Ndjenjat tuaja ngrinë, ndërkohë lidhja juaj duket se nuk ju mbulon si më parë. Nëse nuk keni lidhje, është e dukshme se mëndja juaj është fiksuar në një person të kaluar, që për momentin nuk mundeni ta kapërceni! Gjatë muajit do kuptoni se erdhi momenti të ndryshoni taktikë, të ktheni faqje, akoma dhe nëse kjo është dicka që nuk ju pëlqen apo ju presionon!
Puna dhe Ekonomia: Problematizimi për rrugëtimin e cështjeve tuaja profesionale nuk do mungojë këtë muaj! Mendoni se tani është momenti ideal për të bërë disa ndryshime të rëndësishme. Këtë muaj do vendosni atëher në mëndje planet tuaja të ardhshme, pa u nxituar akoma për ti filluar. Në financat tuaja, ekzistojnë shpenzime në cështjet e të kaluarës, që nuk ju lejojnë për momentin të ndiheni rehat.
GAFORRJA Karta Taro e Muajit: BOTA Dëshirat bëhet realitet!
Të përgjithshme: Eshtë fakt se muajt e kaluar dhatë veten tuaj më të mirë dhe u lodhët për të arritur disa nga planet tuaja personale! Kështu që ndërkohë ndodheni në fazë pritjeje por edhe vonese, do ekzistojnë zhvillime që do ju gëzojnë! Arritja e një plani mbi të cilin keni punuar shumë, do ju bëjë të ndjeni njohjen e mundeve dhe përpjekjeve tuaja! Këtë muaj fitoni atë që ju meritoni!
Dashuria: Dashuria lidh, bëhet thelbësore dhe ju jep fuqinë të duroni c’do vështirësi… Atje ku thatë se përfundon një lidhje, tani ju jepet mundësia ta rinovoni dhe ta afroni pranë më pranë vetes! Ndjenjat që ekzistojnë midis jush dhe personit që ju intereson, do rezultojnë reale dhe do ndjeni clirim për këtë! Sa për ju që jeni beqarë, do ekzistojë një person i ri, që shpejtë do ju bëjë të ndjeni se gjetët partner, me të cilin përshtateni në mënyrë të duhur!
Puna dhe Ekonomia: Qershori ju fat njohje profesionale dhe sukses! Ka shumë mundësi të ekzistojë një ngritje apo marrja përsëri e dëtyrave të reja, që do ngrenë në maja joshjen tuaj! Financat tuaja, pavarsisht se vazhdojnë t’ju problematizojnë, do jetë mjaft më të përmirësuara, në krahasim me tremujorin e fundit!
LUANI Karta Taro e Muajit: I CMENDURI Ndryshime, por edhe nxitime…
Të përgjithshme: Qershori ju gjen me enthusiazëm, por edhe me dëshirën shumë shpejtë të ndiqni dhe të plotësoni planet tuaja! Nxitimi, por edhe impulsiviteti, do ju dërgojnë në gabime, për shkak të kësaj mendohuni dy apo tre herë para se të merrni vendimin që mund të ndikojë të ardhmen tuaj! Shokë do ju falin caste argëtuese, ndërkohë do njihni dhe një botë të re! Do ju pushtojë nevoja juaj për liri, por edhe për ndryshime të rëndësishme.
Dashuria: Qershori është një muaj plot kontradita, por me siguri do ketë mjaft interes, por edhe ndryshime për cështjet tuaja erotike! Nëse jeni në një lidhje, do ekzistojnë tensione dhe debate, sepse ju nuk do toleroni dhe do doni të mbizotëroni! Nevoja për liri mund të trondisë bazat e lidhjes tuaj, për këtë arsyje eleminoni impulsivitetin tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, dëshira juaj erotike ngrehet, njohjet e reja janë të shumta, ndërkohë dashuria e paqëndrueshme por pasionante, do ju trondisë në një mënyrë të bukur, por dhe të fuqishme. Qëndrueshmëria e cështjeve tuaja sentimentale është e pasigurt!
Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj, edhe pse kemi pushime dhe ckujdes, ju do pranoni propozime interesante, por do kenë dhe rrezikun e tyre. Mbani mend se periudha nuk favorizon rreziqet e guximshme dhe ndryshimet! Për më tepër, përpiquni këtë muaj të mos premtoni në punë asgjë, duke marrë përsipër më shumë dëtyra paralelisht, sepse është dicka qe do ju lodhë, ndërkohë nuk do mundeni të veproni dhe me korrektësi! Shpenzimet e tepruara ekonomike, do ju bëjnë muajin e ardhshëm të bëheni pishman për veprimet tuaja të pamenduara!
VIRGJERESHA Karta Taro e Muajit: SHENJTORI Duke shijuar mundin e përpjekjeve tuaja!
Të përgjithshme: Qershori është një muaj që ju fal eksperienca të reja, njohuri të reja dhe motive të reja për jetën, por edhe të ardhmen tuaj! Këtë periudhë do arrini të bëni ndryshime thelbësore në jetën tuaj, ndryshime që planifikoni nga dimri! Do largoni nga pranë vetes persona që ju zhgënjyen dhe do vendosni në jetën tuaj mbi baza të reja dhe të forta! Muaji ju favorizon në fillimin e një pune të re, një martese, ndryshimin e shtëpisë…
Dashuria: Këtë muaj ekziston mundësia e një martese, të zyrtarizimit apo qoftë dhe të stabilizimit të jetës tuaj sentimentale me ndonjë mënyrë! Eshtë e sigurt se do ndjeni më shumë siguri në krah të një partneri dhe do bëni plane të përbashkta për rrugëtimin tuaj! Nëse nuk keni partner, erdhi momenti për njohjen serjoze që do ndryshojë gjithcka që besonit deri tani!
Puna dhe Ekonomia: Eshtë e sigurt se keni qefin dhe energjinë të bëni ndryshime në punën tuaj apo të merrni vendime të rëndësishme! Mund të zgjeroni aktivitetet tuaja, të mësoni dicka të re apo akoma dhe të ndryshoni objekt angazhimi! C’do gjë që të vendosni, është e sigurt se do kthehet me sukses! Lëvizjet tuaja ekonomike të muajit, do ju ndihmojnë të kundërpërgjigjeni më lehtësisht në detyrimet tuaja!
PESHORJA Karta Taro e Muajit: TE DASHURIT Dashuria ju jep energji…
Të përgjithshme: Qershori është muaji më romantik i vitit për ju, që duket se nuk mundeni të përmbani pasionet, por edhe dëshirat tuaja! Bëni ëndrra të reja dhe plane për të ardhmen tuaj dhe ju enthusiazmojnë zhvillimet që ekzistojnë rreth jush, sepse ju bëjnë të gjeni përsëri gëzimin që kishit humbur muajt e fundit! Muaji është erotik, me shumë interesa dhe me mundësi për të dalë, të argëtoheni dhe të shihni jetën nga ana e saj optimiste.
Dashuria: Shumë “të mira” do jetë zhvillimet erotike të Qershorit për ju! Dilemat, xhelozitë dhe pasionet nuk do mungojnë, vecanërisht nëse ndodheni në një lidhje të re. Nëse jeni ama në një lidhje të gjatë, atëher do vijë ashtu gjërat, sa do dashuroheni përsëri me partnerin tuaj! Nëse nuk keni partner, një person i ri do zgjojë brenda juaj pasionin e zjarrtë!
Puna dhe Ekonomia: Konkurenca në cështjet tuaja profesionale do ju krijojë tension momental, ndërkohë debatet me kolegë do ju bëjnë të shihni se duhet nga tani e tutje të veproni me më shumë mature! Mos lini pas dore cështje profesionale dhe ekonomike, për të mos ju penguar muajin e ardhshëm. Financat janë të mira, edhe pse këtë muaj ndoshta mund të humbisni kontrollin e tyre!
AKREPI Taro e Muajit : ARMA Flirtoni me suksesin!
Të përgjithshme: Qershori është muaj arritjesh, që më në fund do shihni gjërat në jetën tuaj të ndryshojnë dhe kjo është dicka që e meritoni! Sakrificat, përpjekjet dhe lufta që bëtë deri tani, do shpërblehen! Një sukses i madh do ju bëjë të ngreheni psikologjikisht dhe të organizoni jetën tuaj nga e para, mbi baza të reja, por edhe më stabile. Qershori ju ndihmon të keni përfitime meteriale apo të bëni një blerje të rëndësishme, që e kishit prej kohësh në mëndjen tuaj.
Dashuria: Nevoja juaj për dashuri, ngrohtësi dhe partneritet do kënaqet në maksimun këtë muaj! Qershori është për ju, Akrepët, një muaj që do ju sjellë në përqafimin e personit që doni pranë vetes.. Akoma dhe nëse nuk keni gjetur një person të vecantë, është e sigurt se një njohje e re do hyjë tani në jetën tuaj, nga atje ku nuk e prisni!
Puna dhe Ekonomia: Punët që duhet të plotësoni do jenë të shumta dhe të rëndësishme, por me punën dhe korrektesën tuaj, do mundeni të keni sukses në c’do përpjekje tuajën! Një shpërblim ekonomik apo qoftë ndonjë rritje e vogël në të ardhurat tuaja, do ju japin clirim dhe shpresë për të gjithë verën.
SHIGJETARI Karta Taro e Muajit: DREJTESIA Gjeni përsëri ritmet tuaja!
Të përgjithshme: Në Qershor do karikoni bateritë tuaja, sepse e dini se vështirësitë e vjeshtës do jetë të shumta, kështu që është e nevojshme të gjeni balancat tuaja. Buzëqeshja e ckujdesit do rikthehet në buzët tuaja dhe cliroheni nga problemet që ju kishin bërë të humbisni veten kohën e fundit. Fusha e jetës tuaj ku do përqendroni interesin tuaj janë lidhjet dhe bashkpunimet tuaja, ku dhe do kuptoni se për të ruajtur disa persona pranë vetes, është e nevojshme të bëni sakrifica, por edhe tolerime.
Dashuria: Këtë muaj nuk keni kohë, por dhe humor për lojra impulsive erotike! Filloni të shihni më llogjikisht dhe realisht të ardhmen e një lidhjeje apo njohjeje, sepse nuk doni të qëndroni vetëm, por dhe sepse besoni se erdhi momenti të bëni dicka më stabile. Nëse jeni tashmë në një lidhje të qëndrueshme, do jepni zgjidhje në probleme që qëndronin pengesë midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse nuk keni partner, filloni tani të gjeni balancat tuaja sentimentale dhe bëheni gati për adventura të reja erotike.
Puna dhe Ekonomia: Mundet klima në punën tuaj të mos ju pëlqejë dhe të detyroheni të merreni me punë që nuk ju përshtaten, nuk ju pëlqejnë apo që keni refuzuar, por e gjithë kjo procedurë do ju bëjë mirë! Bashkpunimet tuaja do ndryshojnë, fakt që do ju ndihmojë. Sa për financat tuaja, nga fundi muajit favorizoheni në kompromentime dhe marrveshje!
BRICJAPI Karta Taro e Muajit: I VETMUARI Nevoja për shplodhje dhe meditim…
Të përgjithshme: Këtë muaj keni nevojë të arratiseni diku qetë, larg nga persona të padëshirueshëm apo dhe situta që ju kanë lodhur tashmë! Do mbylleni për pak në strofkën tuaj, nuk do keni dëshirë për jetë të theksuar sociale, për shumë kontakte apo për shumë zhvendosje. Humori juaj do karakterizohet nga mbyllja në vetvete, ndërkohë në mëndjen tuaj do ekzistojnë mendime dhe problematika që do lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj! E dini se jeni në pikë ku duhet të ndryshoni disa gjëra rreth jush… Shihni në mënyrë të pjekur situatat rreth vetes dhe merrni vendime!
Dashuria: Jeta juaj sentimentale është problematike këtë muaj, sepse duket se disa probleme ju kanë demoralizuar dhe kanë bërë të humbisni shpresën dhe humorin tuaj. Do ndjeni se disa persona nuk bëhet të ndryshojnë, sado që ju të përpiqeni! Lidhja juaj do kalojë në kriza dhe është në dorën tuaj nëse do e ruani apo nëse do e ndërpreni. Nëse nuk keni lidhje, atëher do merrni disa përgjigje për një temë erotike që lidhet me të kaluarën tuaj!
Puna dhe Ekomonia: Mund të keni hyrë në verë, por kuptimet tuaja për cështjet tuaja profesionale dhe ekonomike, nuk ndalojnë, madje madje tani fillojnë sepse ju mendoni gjithnjë përpara! Kërkoni një rrugëtim të ri profesional dhe tani uleni dhe mendoni alternativat që keni! Financat nuk ndodhen dhe në pikën e tyre më të mirë dhe detyrimisht duhet të shkurtoni shpenzime, të kufizoheni, për tu mbledhur dhe të mbuloni detyrime. Do ia dilni!
UJORI Karta Taro e Muajit: RROTA E FATIT Surprizat e këndshme verore!
Të përgjithshme: Vera fillon këndshëm për ju! Qershori sjell një ndryshim të papritur të fatit, që ju fal eksperienca të reja, njohje, rrjetëzim, dhurata, oferta dhe ngjarje, që ju bëjnë të merrni kthesë 180 gradë nga situata ku ishit deri tani! Ajo që refuzuat apo nuk besonit se do ndodhë, do vijë përpara jush, duke ju dhënë mesazhin se në jetë gjithcka është e mundur! Shijojeni!
Dashuria: Ndërkohë mund të keni besuar se një lidhje erotike apo një cështje nuk do ketë të ardhme, dicka duket se po shfaqet në cështjet tuaja sentimentale, që ju ndryshon të gjitha të dhënat që kishit deri tani! Lidhja juaj do rigjallërohet, ndërkohë nëse nuk keni lidhje, enthusiazmi, por edhe erotizmi juaj, do ju dërgojnë në krah një personi, që realisht mund t’ju ofrojë atë që kërkoni dhe ju meritoni!
Puna dhe Ekonomia: Një propozim- lajm i papritur, do bëhet këtë muaj për një fillim të ri thelbësor në cështjet tuaja profesionale! Nëse nuk punoni, atëher me siguri do gjëjndet një punë e re! Nëse tashmë jeni në punë, atëher mund të ekzistojë një udhëtim, një ngritje dëtyre, një objekt i ri pune, që do jetë pikërisht ajo që kërkoni. Një fitim ekonomik në momentin kur se prisni, do ju bëjë të hidhni krahët drejt suksesit.
PESHQIT Karta Taro e Muajit: FUQIA Gjeni përsëri fuqinë tuaj!
Të përgjithshme: Periudhën e fundit kishit humbur fuqizimin tuaj, vendosshmërinë tuaj dhe besonit se asgjë e bukur nuk do ndodhë në jetën tuaj… Por tani, do shplodheni, do merrni fuqitë, por edhe do merrni dashuri nga personat tuaj të afërt që do ju ndihmojnë të qëndroni përsëri fortë në këmbët tuaja! Qëllimet që keni në pjesën e prapme të mëndjes tuaj, do fillojnë tani të hynë në nivelin e realizimit! Një personi juaj i afërm, do ketë nevojë për mbështetjen tuaj dhe ju do I qëndroni në krah!
Dashuria: Qershori do ju japë përgjigje të rëndësishme për të ardhmen dhe rrugëtimin e cështjeve tuaja sentimentale. Do kuptoni nëse ndjenjat midis jush dhe personit që ju intereson janë reciproke, do vendosni c’farë do për të ardhmen e jetës tuaj sentimentale dhe tashmë do mundeni të shihni më qartë disa situata.
Puna dhe Ekonomia: Vendimet tuaja, por edhe veprimet tuaja, do ju ndihmojnë këtë muaj të kapërceni vështirësitë në cështjet tuaja profesionale dhe ekonomike! Përpjekjet tuaja do kthehen me sukses! Financat janë në ngritje dhe në duart tuaja vinë para, të cilat ju kishin hua dhe i prisnit prej kohësh!
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…