Shenjat e Zodiakut dhe Lumturia. C’farë e bën c’do shenjë të lumtur?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Shenjat e Zodiakut dhe Lumturia. C’farë e bën c’do shenjë të lumtur?

Kemi ardhur në këtë botë për të fituar të mirat supreme, dhe kjo nuk është gjë tjetër se lumturia vetë. Lumturia mun dtë fshihet brenda një momenti, mundet të ndodhet brenda një njeriu apo brenda dickaje që duam. Ka shumë forma dhe është e paparashikueshme.

Për secilin nga ne është dicka kaq e vecantë dhe personale, ka tjetër përbërje dhe kuptim dhe kjo është dhe magjia e saj. Sipas astrologjisë, c’do shenjëe rrethit ka karakteristikat dhe kushtet e saj dhe kështu, përcakton plotësisht ndryshe kuptimin e lumturisë. C’farëështë, atëher, lumturia për Akrepin? C’farë e bën të lumtur Gaforren dhe cilat janë momentet më të bukura në jetën e një Demi? Le ti shikojmë me detaje…

Dashi 21 Mars- 20 Prill

C’farë e bën të lumtur një Dash? Po, aksioni sigurisht! Nuk mundet të jetojë caste të thjeshta dhe të shkurtra, nëse nuk kanë dhe pak adrenalinë brenda ditës së tij/saj. Dashi është një shenjë që dashuron gjërat e reja dhe të gjetura dhe mërzitet nëse bën vazhdimisht të njëjtat. Do të jetë I pari I cili do të zbulojë “kurthet e mëndjes” ose ndryshe “dhomat e arratisjes”, të cilat përbëjnë lojën e re argëtuese të aksionit në qytet dhe po bën naming!

Pikërisht kjo shenjë, edhe pse s’do thonim se është spontane, jeton c’do moment në jetë si të ishtë e fundit. Lumturohet aq shumë kur bën ndonjë extreme sport apo kur luan lojra njihurish dhe strategjike dhe lufton për ti luftuar të gjithë. Rrahjet e tij të zemrës kapin “të kuqen” dhe atëher është kur e shijon vete jetën e tij. Gjithashtu, Dashi nuk e sheh shumë të ardhmen e tij, as nuk do interesohet nëse puna e tij e re që do të zgjedhë apo diploma që po bëhet gati të bëjë, do t’I japë të gjitha ato që dëshiron për të qënë I plotësuar dhe I lumtur. E di se të gjitha këto janë procedura dhe sesi duhet t’I përdorë, për të patur para dhe për të mundur të kontrollojë mënyrën ideale argëtimi për të.

Vëmë në dukje, se nuk janë vetëm mënyrat e ndryshme argëtimi që e kënaqin, por edhe intrigat, bisedat e rënda dhe situatat e cuditshme, pasi I tërheqin vëmëndjen dhe I “ndezin gjakun”! Lumturi për tëështë krijimi I një atmosfere (jo domosdoshmërisht e keqe), e cila lind pasione, ju lëkund dhe ju bën të ndiheni gjallë.

Demi 21 Prill- 20 Maj

Korrektësi, rutinë, siguri. Këto janë tre karakteristika që e bëjnë Demin të ndihet bukur me ambjentin dhe njerëzit rreth tij. Nuk I pëlqen aspak rreziku dhe e lodh pritja aq sa se merrni dot me mënd. Për të vepruar dhe për të qënë vërtet I lumtur ka nevojë për siguri sociale, ekonomike, profesionale, por edhe sentimentale. Deshiron ti ketë kontrolluar të gjitha rrëthanat, të di ku shkel dhe ku po shkon dhe mos t’I vijë dicka papritmas.

Mund të dëgjohet e vogël, por kjo është qetësia dhe lumturia e vërtet për të. Problemi është ndikohet nga fakti se me atë që bën humb shumë caste të rëndësishme, pasi nga ankthi I tij mos I ndodh dicka që se ka parashikuar, I anashkalon ato. I mungon spontaniteti dhe më e rëndësishmja… kur vë një synim dhe copëtohet për të, duke mos shijuar fare gjithë procedurat. E ha të gjallë ankthi I tij dhe i humbet shumë gëzime të vogla.

Lumturia për Demin është e barabartë më sigurinë dhe vërtetësinë. Zgjat pak, sepse pothuajse kurrë nuk e gjen, pasi jeton në një realitet utopik, I cili I thotë se në jetë janë gjithcka të parashikueshme, të qëndrueshme dhe të sigurta. Lumturia, atëher, për Demin është momenti kur ndjen plotësisht udhëheqës të lojës së jetës dhe do jetë ai I cili do të lëvizë shenjat, duke ditur, gjithmonë, kur fiton dhe kur humbet.

Binjakët 21 Maj- 21 Qershor

Lumturia për Binjakët? Komunikimi dhe eksplorimet e vazhdueshme sigurisht! Binjakët janë një shenjë që nuk munden të qëndrojnë të qetë asnjëherë dhe për asnjë arsyje. I pëlqen të rrethohet me njerëz, dëshiron një komunikim të qetë dhe paksa personale me të gjithë dhe nuk qetësohet nëse nuk është në brendësi të gjërave. Kjo është ajo c’farë e mban kaq të gjallë dhe e bën të ndihetbtë lumtur. Nuk duron dot mbylljen në vetvete dhe vetminë dhe I gjen të dobishme gjitha pyetjet e shoqërisë. Mërzitet shumë lehtë dhe bisedat me njerëz e udhëtojnë dhe I ofrojnë gjithcka ka nevojë te marrë energji dhe fuqi për të vazhduar kërkimin e tij personale të lumturisë. Për pikërisht këtë shenjë të zodiakut, komunikimi është dicka që nuk zëvëndësohet me asgjë tjetër. Kurjoziteti I tij dhe nevoja për të ditur gjithcka për c’do gjë që po ndodh dhe I intereson, I jep fuqi dhe dëshirë për të jetuar.

Dhe për të, vlejnë më shumë momentet sesa situatat. Nuk mundohet të krijojë disa korniza të përcaktuara për tu ndjerë I sigurt, si bën Demi, por përmbledh momente në përditshmëri dhe krijon skenare të paharrueshme lumturie, të cilat I mban c’do ditë brenda shpirtit. Kjo është lumturia për Binjakët e palodhur. Eshtë seleksioni I casteve dhe situatave, të cilat kanë si protagonist njerëzit që I interesojnë dhe qëndrojnë përgjithmonë të shënuara në përditshmëri dhe zemrën e tij.

Gaforrja 22 Qershor- 22 Korrik

Dashuri gjithandej! C’farë do Gaforrja për të qënë e lumtur? Të dojë dhe ta duan. Të ndjejë siguri sentimentale dhe të mos ndjejë refuzim për asnjë arsyje. Dëshiron të dijë se do të ketë gjithnjë një përqafim hapur për të dhe po e pret, dhe lumturia e tij kalon direkt nga zemra e të tjerëve. Kjo s’do të thotë se ai vetë nuk ndihet njësoj për ta, thjesht pasiguria e tij e bën të kërkojë ai I pari dashurinë dhe më pas t’a ofrojë dhe ai vetë.

Për ta ndjerë lumturinë e plotësuar, dëshiron dhe një siguri material, pasi ka nevojë të ketë dhe një punë stabël, të ardhura të përcaktuara mujore, të cilat do t’I japing lirshmëri për të vepruar në planet e tij të ardhshme pas frikë dhe hezitime. Gaforrja ka nevojë pranë tij për persona t’I tregojnë dashurinë dhe dëshirën e madhe për të qënë krah tyre dhe të ndjejë se mund të ketë gjithcka që mund të kërkojë, c’farëdo lloj ore apo momenti.

Kjo siguria e mirëmenduar që kërkon( pasi, për ta patur, ka kërkuar disa gjëra nga personat e tij të dashur), e bën të ndihet I sigurt dhe I fortë. Dhe vetëm me këtë mënyrë, mundet të përballojë vështirësitë e jetës dhe të mos rrezohet psikologjikisht sa herë që dicka e keqe apo e cuditshme t’I ndodhë. Duke përmbledhur, lumturi për Gaforren është sigurimi I dashurisë nga njerëzit e tij, por dhe pushtimi sentimental dhe siguria material, përmes përpjekjeve të tij dhe jo nga fati.

Luani 23 Korrik- 22 Gusht

Ajo c’farë e bën të lumtur një Luan nuk është tjetër se vëmëndja. Atë kërkon dhe me atë jeton dhe ushqehet. Dëshiron të jetë gjithmonë epiqendra e situatave dhe të ketë dritat mbi veten. Sigurisht, elementi egoist në tëështë shumë I lartë, por nga kjo ai merr fuqi dhe si rezultat të ndjejë lumturi. Cështja me Luanin nuk është se nuk ndihet ai vetë I vecantë, është se dëshiron ta dinë dhe të tjerët këtë.

Nuk I mjafton të admirojë veten apo të ndihet krenar për gjërat që fiton, synon dhe njohjen nga sytë e të tjerëve. Mundet “t’ju dalë para”, ti paraprijë situatat dhe të përbëjë avantazh, por ka nevojë për të tjerët ta ndjekin për t’u ndjerë I sigurt dhe akoma më I rëndësishëm. Sytë e të tjerëve janë “pasqyra” e Luanit dhe lumturia e tij është e lidhur më admirimin që kanë të tjerët për të.

Mund të tregojë ndjeshmëri të madhë dhe të bjerë shumë psikologjikisht, nëse nuk ndjen se ato c’farë bën kan ndikim të rëndësishëm tek personat me të cilët rrethohet. Ka lindur për të vecuar dhe nuk mundet të gjejë mënyrë tjetër, për të ndjerë lumturinë e vërtetë, vec admirimit që merr nga të tjerët. Kjo është e vërteta për Luanin. Lumturia e tij kalon nga “sytë e të tjerëve” dhe bota e tij rrafshohet në vecantinë që do të ndjejë nga njohja e tyre.

Virgjëresha 23 Gusht- 22 Shtator

Etika është ajo c’farë e bën Virgjëreshën të lumtur. Kjo shenjë e zodiakut kënaqet kur flet dhe vepron drejtë dhe saktë. Nuk mundet të fillojë një procëdurë, e cila kundërshton të drejtën dhe ai që duhet të jetë. Ndjen lumturi, kur është ai vetë që do thotë fjalën e drejtë, që do të sjellë dikë në rrugë të drejtë dhe do të vendosë gjërat në një rregull. Qetësia dhe lumturia për Virgjëreshën kanë të bëjnë me drejtësinë.

Është shenja e zodiakut, në të cilën mundeni të mbështeteni realisht mbi të. Do t’ju thotë fiks se c’farë duhet të bëni dhe c’farë jo dhe me këshillat apo akoma dhe me ndërhyrjet e saj, do ndjeni se keni përkrah njëëngjëll mbrojtës. Nuk është as cështje egoizmi, por as mirësi të plotë. Eshtë cështje rregulli dhe etike. Janë të dy krahët që e bëjnë Virgjëreshën të fluturojë nga gëzimi I tij, ti mbushin ditën dhe shpirtin dhe ta bëjnë të ndihet se ka ardhur në këtë botë për një qëllim.

Nëse një person I tregon sesa shumë e vlerëson, respekton gjitha ato që I ofron dhe I jep me gjithë zemër, atëher kjo shenjë mjaftohet dhe ndihet plotë gëzim dhe mirënjohje. Lumturi, atëher për Virgjëreshën është mirëmbajtja e rregullit, plotësimi I detyrimeve etike ndaj botës dhe mbulimi I nevojave personale për vepra të drejta dhe të mira, të cilat do të jenë për të mirën e shumë njerëzve.

Peshorja 23 Shtator- 22 Tetor

Balance dhe përsëri balancë! Peshorja kërkon harmoninë e saj të brendshme dhe bukurinë e vërtet në këtë botë dhe nëse e fiton, do të ndihet e lumtur. Lumturia vjen në jetën e tij, sapo të gjejë paqjen që I mungon aq në përditshmërinë e saj. Eshtë shenja, e cila nuk duron dot zënkat, situatat e vështira, problemet dhe sjelljet e shpifura. Nëse dikush I sillet me mirësjellje dhe ngrohtësi, atëher është sikur po I falin botën.

Pikërisht kjo shenjëimpresionohet me bukurinë e botës dhe përpiqet ta zëvëndësojë nëse ka humbur, ku ta gjejë. Nëse do mundej të balanconte të mirën me të keqën do ta bëjne dhe atëher do të ishte realisht e lumtur. Beson se kjo do të sillte qetësinë dhe sigurinë që ka nevojë shpirti I saj. Do ta bëjne që të ndihej këndshëm dhe për të marrë kurajë kundrejt kushteve jofavorizuese që do dilni para saj.

Peshorja nuk mundet të jetojë pa copëza bukurie apo frymarrje të vogla qetësie, ndryshe do të bëhej nevrike dhe do ti braktiste të gjitha ato, te cilat është lodhur për t’I ndërtuar. Prandaj, lumturia për këtë shenjëështë ekuilibrimi I të mirës me të keqen në botë, rindërtimi I të bukurës, ose metaforikisht ose me plotë kuptimin e fjalës, krijimi I momenteve të bukura, harmonike, të cilat do të japing energji dhe do të përbëjnë burimin e jetës për të dhe për njerëzit rreth saj.

Akrepi 23 Tetor- 21 Nëntor

Lumturia për Akrepin është dicka e cuditshme. Nuk e di as ai vetë se për c’farë të ndihet I lumtur. Ndjen gëzim kur detyron të tjerët dhe bëhet e tija. Eshtë e goiste, por nuk ndalon së qëni e vërtetë. Akrepi, ka dhe ai nevojë për siguri dhe për vëmëndje. Nuk dëshiron të jetë epiqëndra, por do që mendimet e tij të merren serjozisht parasysh nga personat rreth tyre dhe më tepër të afërmit e tij.

Ndjen lumturi nuk të tjerët e llogarisin dhe nuk sfidon c’farë ka për të thënë. Dëshiron të jetë udhëheqësi I “lojës” dhe të dijë se mundet të përballojë c’farëdo lloj fatkeqësie. Kur ndihet I fuqishëm dhe I sigurt në vetvete, atëher ndjenjat që e përrethojnë janë unike. Atëher, prek lumturinë dhe e sheh botën me një sy tjetër. Por, gjërat nuk ndodhin gjithmonë ashtu si ne I duam dhe shpesh vëren se fjala e tij nuk kalon dhe humbet.

Si rezulat, përpiqet të gjejë dicka ta bëjë të ndihet më mirë dhe të jetë vazhdimisht në skenë, me durimin e tij të shterojë dh të kapet me c’do gjë të vogël. Lumturia, atëher, për një Akrep është nevoja për të treguar fuqinë e tij botës, për të vecuar dhe të dëgjohet zëri I tij, I cili do mundet të qëndrojë dhe të dallojë midis shumë të tjerëve.

Shigjetari 22 Nëntor- 21 Dhjetor

Lumturia për Shigjetarin është e lidhur ngushtë me lirinë. Nuk ekzistojnë lidhjet për të. Nuk mundet ta imagjinojë veten e vet të mbyllur në një dhomë, në një shtet, por akoma dhe në një lidhje apo situatë. Eshtë shenja e cila për të frymuar dhe rrjedhimisht të ndjejë lumturinë e plotë duhët të jetë e lirë. Dëshira e tij për të njohur sa më shumë të mundet nga kjo botë, kulturat, njerëzit deri tëk artet, shkencat, nuk ndalon as qetësohet kurrë. Ndodhet vazhdimisht në vrapim dhe kërkon eksperiencat dhe shumëllojshmërinë. Mundet të besojë në shumë gjëra dhe të dëshirojë të mbajë disa të qëndrueshme, por do të ketë moment ku do të kërkojë lumturinë e tij të vërtetë dhe aty dotë hapë derën dhe do të iki. Nuk përjashtohet, sigurisht, të kthehet, por e gjithë procedura e zgjedhjes se plotë të lirëështë ajo e cila e bën të marrë frymë dhe ti shterojë fuqinë për të vazhduar.

I pëlqejnë udhëtimet, ndryshimet skenike, njohja me njerëz të rinj dhe ndryshimi I vazhdueshëm të qëndrimit në jetë. Lumturia e Shigjetarit është një udhëtim me “varkë- shpresën”. Eshtë mundësia për të shkuar ku të dojë, kur të dojë, pa kufizime dhe limite kohore, për të jetuar një eksperiencë të bukur dhe të ndihet se e gjithë bota I përket dhe është aty për ta pushtuar.

Bricjapi 22 Dhjetor- 19 Janar

Bricjapi është nje shenjë tjetër e cila e gjen lumturinë dhe qetësinë e saj brenda arritjeve të saj personale. Ajo c’farë e bën vërtet të shkëlqejëështë përvetsimi materialeve përmes mundimit të saj. Me pak fjalë, ose të blejë makinë, ose të blejë një shtëpi apo akoma dhe një frigorifer, ndihet I lumtur që arriti të menaxhojë ekonominë e tij dhe I doli të marrë dicka që kishte nevojë.

Nuk është eksagjerues në kërkesat e tij, dhe shpesh, vëndos synime të cilat mundet ti arrijë. Kur ndihet krenar për veten e tij, për shkak të veprave të tij, është plotësisht I lumtur. Eksistojnë sigurisht, edhe disa caste ku vendos lart synimet e tij dhe bëhet shumë I rreptë me rezultatet qëarrin. Dhe në rastet kur asgjë nuk arrin të bëjë në jetën e tij(gjë e cila është pothuajse e pamundur), mërzitet shumë dhe ndjen se nuk vlen asgjë si njeri. Fatkeqsisht, lumturia e tij buron vetëm nga kjo dhe aspak nga njohja e vlerave të tij nga njeriu I afërt, miqt apo të njohur.

Të mirat material janë prova reale e fitoren ndaj jetës për Bricjapit. Arritjet e tij në nivel profesional, social dhe ekonomik e bëjnë të ndihet I arritur dhe të lumtur dhe nuk mundet të numërojë asgjë tjetër në të njëjtin nivel. Lumturia, atëher, për atë, është kenaqësia dhe arritja e synimeve të tij, të cilat shumicat janë të lidhura me të mira material dhe jo shpirtërore.

Ujori 20 Janar- 18 Shkurt

Ajo c’farë mund ta bëjë të lumtur një Ujor është kontakti më shpirtin dhe pikëpamjen. Pikërisht kjo shenjë nuk I duron dot mburrjet dhe qëndron larg nga to dhe këshillave. Admiron të mendojë dhe tëëndërrojë. Mundohet të ndërtojë një botë ideale, e cila do të funksionojë lirshëm pa tradita, kufizime dhe limite. Ujori është vërtet I lumtur kur prek “sferën” e imagjinatës dhe ndërton një botë plot me idetë e tij.

Beson se prezenca e tij si një njeri është e aftë të arrijë deri në anën më të paparamenduar shpirtërore. Kjo shenjë nuk mbyllet dhe përdor mëndjen e tij për të mirën e përbashkët. Nuk është aspak egoiste, por është e lindur për të ofruar, ose nga rehatia e divanit, ose nga udhëtimet e tij kërkuese jashtë vëndit. Risia është lumturia për Ujorin. Nuk ka rrugë tjetër për të, vec se zhvillimit. Atë përpiqet të bëjë në jetë, për të përmbushur synimin e tij dhe të lejojë I qëtë dhe plotësisht të lumtur.

Mediton përditë dhe krijon skenare dhe plane, për të dërguar njerëzimin një hap më tutje. Si rezultat, lumturia për këtë shenjë të zodiakut është bashkimi I mendimit me veprat, pikëpamja e një realiteti të ideuar dhe përpjekja për ta materializuar atë, duke kapërcyer cdo vështirësi dhe pengese.

Peshqit 19 Shkurt- 20 Mars

Lumturia është njëëndërr e pafundme plot paqje për Peshqit, dicka e paarritshme, si bluja e pafundme. Kjo shenjë dëshiron të ndjejë vazhdimisht dashuri dhe mirësi rreth saj, pasi kontakti I mire shpirtëror luan një rol shumë të rëndësishëm për të. Nuk mundet të jetojë me pasiguri, me sjellje të këqia, në mungesë të ngrohtësisë dhe ndjeshmërisë dhe për këtë, shumë herë, arratiset në “sferën” e imagjinatës për të gjetur shplodhje.

Reja e tyre e lumturisë ndodhet në largpamje. E lënë veten e tyre të lirë dhe ëndërrojnë c’farë do donin të bënin për të gjetur lumturinë dhe qetësinë e tyre. Imagjinon momente, bashkëbisedime, ngjarje dhe qesh me veten, si të kenë ndodhur vërtet para tij. Shikimi I tij mund të humbasë, pasi “udhëton” shpesh, kur nuk mundet të durojë situata të vështira të përditshmërisë të cilat mund t’I ndodhin.

Dashuron bashkimin dhe partneritetin dhe dëshiron të ndodhet vazhdimisht bashkë me njerëzit e tij dhe të ndajë të gjitha me ta. Nga aty e tutje, vë imagjinatën në punë dhe vazhdon qetë me mendimet e tij, me një shikim plot lojëra. Lumturia për Peshqit janë bashkimi I plotë, sinqeriteti, vlerësimi dhe dashuria midis njerëzve, të cilët dëshirojnë të kalojnë kohë “cilësore” bashkë, duke bërë plane të përbashkëta dhe të shikojnë të ardhmen qartazi.

 

Shiko gjithashtu