Hëna e plotë! Një natë magjike, romantike, e vecantë. Sa herë na bëri të imagjinojmë histori sentimentale, që mund ndodhin në këtë dritë të shndritshme? Sa herëkemi menduar të rrëfehemi sentimentalisht ndaj personit që duam, poshtë nën shikimin e kësaj hëne ekskluzive? Pa dashur ne, Hëna e plotë na ve në punë të gjitha shqisat tona, na bën të dashurohemi si të cmëndur, na mbysh me dritë, shkëlqim dhe magji…
Por shenjat e zodiakut si e përceptojnë këtë natë? Si reagojnë në ndikimin e Hënës së Plotë 12 shenjat dhe si e përjetojnë me partnerin e tyre këtë cast unik?
Dashi
Dashi nën dritën e hënës. Hmm… një pamje aspak e hijshme për atë vetë, pasi Hëna e plotë gjithnjë e ndikon, e prish, e bën negative përballë gjithckaje. Nga ana tjetër, nuk beson në darka romantike dhe premtime të dashurisë së përhershme poshtë kësaj drite ndricuese dhe preferon situatat më reale erotike: verë dhe shoqëri të mirë. Nëse Hëna e plotë realizohet në shenjën e tij, më mirë të zhdukeni për disa ditë derisa të kalojë ky ndikimi i saj, për të mos u përballur me sjelljen e tij shpërthyese.
Demi
Demi magjepset nga Hëna e plotë, bëhet tërësisht romantik dhe erotik dhe i zgjohen instiktet më seksuale brënda tij. Akoma më shumë kur është dhe plotësisht i dashuruar, kur kjo dritë e shndritcme e hënës e bën… të qëndisë fjalët e tij dhe një rrëfim erotik që bëhet vecanërisht magjepsëse. Me kushtet e duhura dhe energjinë pozitive, bëhet një shenjë erotike, që realisht do të kaloni për mrekulli me të dhe do të jetoni njëëndërr.
Binjakët
Binjakët është një shenjë që në përgjithësi nuk ndjek botën tjetër dhe në situatat klasike që ndodhin rreth tij. E njëjta gjë dhe me Hënën e plotë, që nëse ju ju zgjon erotizëm, ai me ndonjë mënyrë do të shpifet, pasi do të analizojë nga ana shkelncore fazat e hënës. Dhe nëse doni të shkoni diku dhe të shijoni këtë natë romantike, ai është i aftë t’ju turbullojë mëndjen me një bisedë nëse shkeli apo nuk shkeli njeriu në hënë…
Gaforrja
Një Gaforrë sensitive, nuk do mundet të ishte ndryshe vec se të adhurojë Hënën magjepsëse dhe Hënë e plotë, e bën realisht të udhëtojë në botë romantike. Fundja, elementi i romantizmit është shumë i fortë në jetën e tij dhe me këtë mundësi lind brenda tij pasioni dhe erotizmi, me rezultat dëshirën për të shijuar me partnerin e tij një mbrëmje unike. Nëse nuk bëni pjesë në kategorinë e romantikëve, më mirë të mos ia tregoni dhe ti bëni qefin të shijoni hënën përqafuar. Refuzimi juaj, do ta kthejë mbrëmjen romantike në një mbrëmje grindje. Dhe ju nuk do të donit dicka të tillë…
Luani
Poshtë dritës së hënës, Luani ka mundësinë të shkëlqejë akoma më shumë dhe të mbushet me më shumë vetëbesim. Kjo do të thotë se edhe po ta bindni të shihni bashkë Hënën e plotë, do jetë sikur nuk jeni ju aty, pasi I gjithë shkëlqimi do ti kalojë atij. Mos t’ju them se madje do të përpiqet të marrë ai të gjithë ndricimin e hënës. Dhe kur të ndihet plotë vetëbesim dhe erotizëm, atëher do t’ju propozojë të bëni dicka tjetër. Të paktën, c’farë do të jetë ajo, do të ndjeni se hëna zbriti në tokë në formën e Luanit!
Virgjëresha
Doni të shikoni hënën bashkë me Virgjëreshën tuaj të dashur? Vërtet ku do t’i sugjeronit të shkoni? Në ndonjë plazh? Në pamje? Në taracën e shtëpisë tuaj? Bukur, është ky vendimi juaj, por ta dini se kudo të shkoni dhe ta coni, do duhet të keni rregulluar skenën ideale. Sepse qarkullojnë dhe microbe nëse e dini. Dhe nëse nuk gjeni mënyra për të bërë një situatë sterile për ta shijuar këtë cast romantik, atëher merrni me vete dhe alkool për ta dezinfektuar më pas, dhe mos t’ju thotë se e sëmuri atmosfera. A, dhe si përfundim hëna hodhi pluhur të pisët.
Peshorja
Peshorja është një shenjë romantike dhe një cast i tillë shkëlqimi, i lind dëshirën ta shijojë shumë me partnerin e tij. Të paktën, nuk do të keni probleme ta bindni të shkoni diku bashkë për tu relaksuar, poshtë dritës së hënës. Sigurisht, paralelisht, do të keni mundësinë të mësoni dhe dicka, nga Peshorja e edukuar… Do t’ju analizojë për cilën arsyje hëna mbushet dhe humbet, si u krijua, si ndikon Tokën dhe shumë të tjera. I ka studjuar të gjitha, më besoni. Keni për tu përballur me kaq shumë teori poshtë dritës së hënës… Keni ndonjë propozim tjetër?
Akrepi
Akrepi është një shenjë shumë simpatike dhe nuk pret Hënën e plotë për të shprehur joshjen e tij dhe misterin që e përfshin. Nëse jeni ju i zgjedhuri i jetës së tij, atëher do ta dashuroni akoma më shumë, kur së bashku të shijoni këtë eksperiencë magjepsëse. Tema është të mos fillojë të analizojë shkencërisht hënën, sepse atje ku prisnit një natë pasioni, do të kaloni një natë leksioni. Dhe ditën e ardhshme, do t’ju pyesë si kaluar me të mbrëmjen dhe nëse ju pëlqeu. Nëse analizimi i tij për hënën nuk mbaron shpejt, u dogjët…
Shigjetari
Shigjetari bëhet akoma më fëmijë poshtë dritës së hënës së plotë dhe ka oreks për shumë lojra. Mos u gëzoni, jo erotike, por në përgjithësi. Kështu që do t’ju marrënë shoqërinë e tij dhe së bashku me disa shokë, të shkoni të shijoni këtë mbrëmje të vecantë të gjithë së bashku. Dhe hajdeni dhe ju tani, prisni t’ju rrëfehet erotikisht dhe t’ju thotë realisht fjalë dashurie. Mbrëmja do të zhvillohet në një lojë të pafundme shoqërie dhe përpjekja juaj për tu vecuar dhe të qëndroni të dy, do të dalë huq. Përse të shkojmë andej nga errësira? Dhe të na sulmojë ndonjë ujk? Në rregull, le të luajmë…
Bricjapi
Bricjapi nuk përfshihet në shenjat romantike dhe sado të dojë, këtë element të vetes së tij, nuk do ta jetoni kurrë. Fundja, nuk beson në të tilla shprehje të dashurisë, preferon veprat nga fjalët dhe keto gjërat romantike. Kështu që nuk ka arsyje të mërziteni ose të zemëroheni nëse ju mohon të shikoni së bashku këtë dritë hëne. Dhe nëse e bën, vetëm dhe vetëm për ju, për mos ju prishur qef, ai cast do të jetë për pak. Papritmas do të kuptohet se duhet të mbarojë një punë të rëndësishme dhe duhet të dërgojë disa email. Mos keni ankesa! Qefin jua bëri edhe pse zgjati për pak.
Ujori
Hëna e plotë i zgjon Ujorit tendencën për të lindur me imagjinatën e tij histori të ndryshme joreale, me fantazma dhe dragonj, që poshtë dritës së hënës kërcejnë të gjithë në ritme të muzikës barok. Ai vetë, nëse do kishte fuqi magjike, do të transformohej në një tempull të shenjtë të hënës ose në njëteqe dhe poshtë kësaj, do ta lavdëronte ceremony adhurimi në pyll me levandë. U ngatërruat? Me fjalë të tjera, adhuron Hënën e plotë, ndaj do t’ju sugjeronte ta shikonit së bashku, por më pas do ta humbisnit, pasi do të kërkojë të gjejë cepin më të mirë të dukjes për ta fotografuar.
Peshqit
Peshqit ndoshta janë shenja më romantike nga të gjitha shenjat e zodiakut ose të paktën ashtu do të tregojë dhe në një mbrëmje të hënës së plotë do të bëhet vecanërisht erotic dhe shumë i ëmbël. Si një peshk autentik qëështë, do të lërë ndjenjat e tij të udhërojnë deri në qiell dhe tëmbulohet me rrezet e dritës së hënës. Sigurisht, këtë udhëtim do ta bënit së bashku dhe për herë të parë në botën e tij, do të shihni këtë dritë të shndritshme, brenda syve të tij. Dhe nëse mërziteni për të jetuar të gjitha këto, ,më mirë mos e tregoni, sepse e dini c’thonë për njerëzit ujqër, që shfaqen vetëm me hënën e plotë. Nuk do donit të vini në kontakt me ta.