NJERIU THOTE:ME PARE DO TE TI RREGULLOJ TE GJITHA, PASTA DO JEM I LUMTUR.
JETA THOTE :ME PARE BEHU I LUMTUR ,PASTA RREGULLOJ TE GJITHA
ME RESPEKT J.PULLA.
Në qoftë se disa herë në jetën tuaj keni vëzhguar se në një muaj të caktuar, fitimet dhe ngjarjet kthehen kundra jush, nuk është e nevojshme që të dëshpëroheni dhe të ulni kokën. Dhe sidomos të mos bëheni pesimistë ose adhurues të fatit duke besuar në ditë me fat ose pafat çdo muaj ka kuptimin e tij astrologjik.Mund të ketë faj papunësia ose festat që kanë krijuar problem ekonomik, ndoshta shumë gjëra ngelen pas dhe të krijojnë gjendje tensionuese, pak nevrikosja që sjell tension të përditshëm, por mbi të gjitha mund të flisni për ngjarje ose kriza të kohës që ka në përgjithësi në periudha të caktuara të jetës tonë duke sjellë vonesa ose vështirësi, që duken të pashpjegueshme.Dhe kështu që pyetja <<Po çfarë po ndodh dhe gjithçka më shkon mbrapsht?>> është pothuajse e përditshme.Por cila është arsyeja për këto raste të pashpjegueshme që i kundërvihen çdo shpjegimi logjik? Janë gjendje të veçanta që imagjinata jonë krijon krahasime të cilat përfundojnë në konkluzione të çuditshme.Apo se mos dobësia jonë për të kaluar vështirësitë qëndron e ngulitur në memorien tonë dhe shpesh herë e kaluara lidhet me të tanishme?
Kthimet e rrethit
Lëvizja qarkore është një nga elementet e natyrës, të cilën e jetojmë akoma edhe kur nuk e kuptojmë.Për shembull, lëvizja qarkore e stinëve – pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, nuk mund të shmanget ose të ndalojë ndaj dhe jemi përshtatur në këtë gjë. Mundet që disa lloje produktesh ushqimi të ngatërrojnë këto rrethe, duke u pjekur para kohe, por ne nuk harrojmë se çfarë kërkon organizmi ynë në çdo stinë që na dhuron atë që na pëlqen.Lëvizja qarkore dhe periudha kanë pika varësie dhe rënie, krijimtarie dhe dobësie. Këto pika kalojnë të pavëzhguara, sepse shpejtësia e jetës së përditshme nuk e lejon vëzhgimin dhe mendimin e ekzistencës që mund të ketë. Zakoni krijon periudha të mëdha largimi dhe vetëm një ngjarje e jashtëzakonshme mund të krijojë një ndalim të vogël nga ritmi i përditshëm, e cila do të kërkojë të vijë në gjendjen e mëparshme sa më shpejtë të mundet dhe me ndryshime të vogla.
Aspekte të jashtme
Ambjenti ndikon me energjitë e tij në trupin tonë dhe ngjarjet e jetës tonë dhe ne ndikojmë me të njëjtën mënyrë. Kushtet tona të përditshme ndërrojnë kur gjendemi në një ambjent tjetër në të cilin detyrohemi të përshtatemi, në qoftë se nuk kemi zgjidhje tjetër. Në qoftë se gjendemi në mal, nuk mund të mos parashikojmë lartësinë, vështirësitë e ngjitjes dhe të zbritjes, mungesën e pamjes ose të forcës së tokës, dhe përshtatemi në kushtet e tij. Por mund të shijojmë malin, gjelbërimin e tij dhe me fantazinë tonë të zbulojmë kafshët që jetojnë në të, të mbrojtur nga një xham ose të ulur rehatshëm në një kolltuk të mbrojtur nga distanca. Zgjedhja mund të bëhet e detyrueshme ose e lirë. Por në të dy rastet përshtatja është shumë e rëndësishme.
Lëvizja qarkore e astrologjisë
Lidhet me Astrologji dita dhe nata mund të krahasohen nga eksperiencat që merren në jetë. Gjithashtu të katër stinët mund të shfaqen edhe si katër pika themeltare të një kryqi të hartës astrologjike (Horoskopi, Nadiri, Perëndimi dhe Mesi i qiellit) dhe për kuptimin më të lehtë që do të mund të shpjegojë dikush aspektet e jetës. Pika e parë është <<Unë>>, e dyta është shpirti ose familja, e treta <<ne>> dhe e katërta gjendja profesionale dhe shoqërore. Këto pika ndërrimi janë pika themeltare të periferisë së një rrethi, që quhet rruga e jetës.Tek Unë mund të shikojmë energjitë e brendshme që rrezaton ambjenti jonë dhe ne ndaj tij.Familja ka rrënjët tona, nevojën tonë për njohje të të kaluarës dhe ndjenjave tona të brendshme nuk lejon shprehjen e gjërave <<dua>> dhe <<duhet>>. Njëkohësisht kërkimi i eksperiencave ose i memories, i shpirtit është një shikim nga brenda, që njëkohësisht jep rezultate të kuptueshme, nuk lejon bisedimin e tyre, jo sepse nuk do që të bëhen të ditura, por sepse mund të përshkruajë me saktësi energjitë e kthimit të ndjenjave në gjendje të kuptueshme.Tek Ne vështirësitë e përshtatjes janë shumë të mëdha dhe bashkangjitja për të cilën flasim shpesh herë është një shprehje ëndërruese e ndjenjës tonë të brendshme që të mos braktisemi. Shpesh herë duke bërë lëvizje të pamatura krijojmë probleme dhe vështirësi të mëdha dhe atëherë themi se çdo gjë na shkon shtrembër, sepse kur njëkohësisht kemi dhënë veten tonë më të mirë dhe i kuptojmë mundimet e mëdha, ato nuk ecin përpara. Rallë e kuptojmë se duke u munduar të shtiremi krijojmë gjendje të pakuptueshme sepse nuk jemi vetja jona.Në çështjen profesionale dhe shoqërore ka një bashkëqëndrim i Unë dhe Ne dhe kështu që rezultatet mund të jenë pozitive, sepse energjitë tona të brendshme krijojnë mbrojtje për përshtatjen tonë ndaj aspekteve të jashtme dhe krijojnë bashkëekzistencë me ne.
Rrethi i vitit astrologjik
Si me kohën kalendarike që janë stinët kështu ndodh dhe me vitin astrologjik (nga lindja në lindje) janë katër drejtimet e jetës brenda vitit tonë që na japin eksperienca të reja.
Në përgjithësi kur Dielli është në shenjën e kundërt me shenjën tonë kemi shtyrje të duam të kuptojmë të tjerët, t’i kopjojmë dhe në përgjithësi të bashkëqëndrojmë me ata. Gabimet ndjekin njera tjetrën, vrullshmëria nuk rrezikon kontroll të lëvizjeve dhe atëherë themi se në një kohë të caktuar çdo gjë shkoi mbrapsht. Por në qoftë se parashikojmë dhe e llogarisim këtë periudhë, atëherë sjellja jonë do të jetë e parashikueshme. Në të njëjtën periudhë planetet personale Marsi (komunikim) dhe Afërdita (harmoni njerëzore) kalojnë në pikën e caktuar duke theksuar akoma me shumë gjendjet ose ngjarjet. Theksimi është më i madh si dhe regjistrimi i tyre.Në qoftë se shikojmë në të kaluarën tonë dhe studiojmë reagimet tona në periudhën e caktuar, atëherë do të shikojmë se sjellja jonë është e njëjtë. Njëkohësisht, tani, duke studiuar sjelljet e të kaluarës mund të shfrytëzojmë eksperiencën në një kohë të caktuar. Duke vëzhguar sjelljen e të tjerëve, por edhe rrjedhimin e ngjarjeve, kuptojmë paditurinë tonë, e cila shpesh herë na shtyn në mbrapshtësi të reja, si harresa jonë e brendshme për të thirrur eksperiencat tona.
Mbrapshtësia astrologjike
Çdo shenjë ka <<mentalitetet>> e tij për periudhat që gjithçka shkon <<shtrembër>>. Ndoshta të gjenden këto periudha dhe gabimet që bëhen, mund të mos ndryshohen <<mbrapshtësitë>>, por me siguri mund të bëhen të kuptueshme.
Dashi
Vjeshta dhe në veçanti fundi i Shtatorit dhe gati i gjithë tetori, është periudhë në të cilën duhet të mundoheni shumë deri sa të shikoni planet tuaja duke u zhvilluar. Megjithëse është fillimi i vitit të punës dhe ju prisni të filloni, mbrapshtësia më e vogël ju çorienton, tërhiqeni dhe prisni të tjerët të vërtetojnë idetë tuaja për të ecur përpara!
Pra kujdesuni të mos harroni se <<fillimi është gjysma e gjithçkaje>>, por që të vazhdoni dhe të mbaroni ato që keni filluar duhet të keni dhe durim dhe këmbëngulje.
Demi
Nëntori është një nga muajt më të vështirë, dhe kjo sepse si fëmijë i Pranverës nuk mund të përballoni melankolinë e natyrës. Kështu që dhe pengesat më të vogla ju duken shumë të mëdha dhe ju nuk jeni të gatshëm të luftoni dhe të kaloni çfarë do që rrezikon qëndrueshmërinë tuaj ekonomike dhe sentimentale.
Pra kujdesuni të kujtoheni se në jetë mund të shfaqen vështirësi dhe pengesa dhe është në dorën tuaj që t’i kaloni, duke vërtetuar tek vetja juaj se asnjë vështirësi nuk është e përhershme dhe që do të ndryshojnë pas pak kohësh.
Binjakët
Për ju Dhjetori është periudha që ndjeheni se gjithçka kaq hyrë në një rutinë të mërzitshme dhe në veçanti në festa nuk jeni të gatshëm të filloni diçka të re, që mund të kënaqë kureshtjen tuaj shpirtërote. Qëndrimi i të tjerëve ndaj kushteve të periudhës ju nervozon, sepse nuk doni që të bëheni një nga ata që i pranojnë gjërat sepse ashtu i gjetën. Kështu që pengesat e vogla bëhen të mëdha, kundërshtimet tuaja krijojnë mungesë komunikimi dhe kështu që mendoni se asgjë nuk shkon siç e keni menduar.
Pra kujdesuni të mos humbisni durimin tuaj dhe të shtoni mundimet tuaja, dhe mos harroni se festa janë dhe do të kalojnë. Me të vërtetë, ku iku shpirti i Krishtlindjeve?
Gaforrja
Muaji i parë i vitit, Janari, ju duket shumë i lodhshëm dhe i mërzitshëm. Planet e reja që hyjnë në funksion, ndërrimet dhe përmirësimet në ato që keni njëkohësisht ju detyrojnë të humbisni kohën e lirë që kishit për familjen tuaj. Çfarëdo lloj gjëje e ndryshme ju duket e lodhshme dhe e vështirë, si dhe ndryshimet e vogla në programin tuaj ditor ju nervozojnë dhe nuk ju lejojnë të shikoni mundësitë që ju shfaqen.
Pra kujdesuni të kujtoheni se gjithçka në jetë duhet durim që të bëhet. Shtojini ambicjet tuaja, më në fund vit i ri është, dhe ku i dihet mund të jetë viti juaj.
Luani
Shkurti i ftohtë për ju, fëmija e diellit, është shumë i lodhshëm dhe jo vetëm sepse fillon të duket në qoftë se suksesi në planet tuaja ose në vendimet tuaja është e mundshme, por sepse tensioni i kohës nuk lejon të keni qetësi për tu menduar. Shpesh herë ju pëlqen të dramatizoni pozicionin tuaj tek të tjerët që kërkon udhëheqjen që të mund të korigjoni gjendjet. Nervoziteti ju shtyn në gabime, që shpesh herë nuk i pranoni, dhe basoni se mbrapshtësitë ose vonesat janë pengesat më të mëdha për suksesin tuaj.
Pra kujdesuni të lini menjanë aktrimin. Karnavalet po vijnë, dilni pak jashtë dhe argëtohuni. Pastaj rolet dramatikë nuk ju shkojnë, provoni të bëni karaktere më argëtuese.
Virgjëresha
<<Nga Marsi verë dhe Gushti dimër>>, thotë një fjalë e urtë dhe ju e ndjeni ndryshimin e kohës që sjell dhe ndryshime sjelljen e njerëzve, të cilët mund t’i shikojnë punët e tyre me më mendjelehtësi. Dhe në qoftë se mundësitë që prisni nuk ju vijnë në derë, ju nevrikoseni dhe jeni të gatshëm të kritikoni të gjithë ata që nuk e bëjnë saktë punën e tyre. Duke i përtypur pengesat, i bëni të pakalueshme dhe duke studiuar të gjithë hollësirat humbisni kohën e duhur dhe jetoni me ankth.
Pra kujdesuni të qetësoheni që të mos keni ankth, pranvera po hyn, diçka e mirë do të sjellë për ju, të paduruarit që të mund të rigjeneroheni.
Peshorja
Sa të fillojë pranvera dhe shfaqet Prilli, nevoja juaj për shoqëri dhe bashkëqëndrim merr pamjen e kërkimit dhe megjithëse jeni socialë, shoqëritë tuaja nuk ju mbulojnë. Frika e vetmisë bëhet mendim sundues në mendjen tuaj dhe kështu që bëheni mosbesues në shumë gjëra. Mosinteresi juaj bëhet arsyeja për shumë pengesa të cilat shfaqen në jetën tuaj të përditshme dhe gjithmonë diçka shkon shtrembër dhe kështu që fillon nervozimi.
Pra kujdesuni të masni kërkesat dhe <<dua> të tuajat dhe mos bëni më si një fëmijë i mësuar keq që nuk i plotësojnë qejfet.
Akrepi
Drita e shumtë e Majit ndriçon dhe cepat më të thellë të vetes tuaj të brendshme dhe ndjeheni sikur jeni të zhveshur. Ndjenja se të tjerët mund të kuptojnë atë që ndjeni ju detyron të fshiheni pas syzeve të zeza dhe njëkohësisht nuk ju lejojnë të keni shikimin e duhur. Mungesa e qetësimit shpirtëror ju shtyn në reagime të gabuara që shoqërohen me një urrejtje të theksuar. Dhe kur njëkohësisht këmbëngulni dhe të tjerët ju pengojnë që të bëni atë që duhet ju pengoni veten tuaj me gabimet dhe kërkesat tuaja.
Pra kujdesuni të kujtoheni dhe të mos shikoni kudo pengesa dhe të mos mbylleni tek vetja juaj. Merrni syze të kuqe dhe shikoni gjithçka si kinema.
Shigjetari
Qershori është periudha më e përshtatshme për të organizuar ikjet tuaja për fundjavat dhe pushimet tuaja. Detyrimet ndaluese brnda javës ju nevrikosin dhe ju krijojnë kufizime nga të cilat duhet të arratiseni. Nxitimi që të mbaroni ju bën të pakujdesshëm dhe kështu që fillojnë tensionimet dhe pengesat për përsëritjen e atyre që bëni. Në qoftë se harresa quhet mbrapshtësi, në qoftë se mungesa e vëzhgimit quhet kufizim i lirisë atëherë me siguri gjithçka ju shkon mbrapsht.
Pra kujdesuni të largoni nga sipër jush të gjithë errësirën dhe dëshpërimin dhe shkojini kundra pengesave dhe ndalesave.
Bricjapi
Çrregullimi që sjellin pushimet dhe mungesa e shërbimit nga pakësimi i personalit tuaj ju nevrikos jashtë mase, sepse ju doni që të mbaroni atë që keni filluar pastaj në qoftë se keni kohë të lirë mund të shkoni për pushime. Por Korriku që për ju është një nga muajt më të këqinj për të tjerët është kënaqësi pushimi. Në qoftë se mendoni se puna duhet të keni vendin e parë në planet tuaja dhe në qoftë se këmbëngulni se nuk sjell lodhje, mjafton të ketë, atëherë mendoni se të tjerët ju vendosin pengesa.
Pra kujdesuni të qetësoheni nga ritmet tuaja dhe kontrolloni maninë e punës që keni. Pastaj verë është, nevoja për dembelizëm ju le të pandikuar.
Ujori
Gushti është muaji që të gjithë shkojnë për pushime dhe ju ndjeheni se qetësia e qytetit ju shkon më shumë, sepse ndjeheni të lirë dhe keni rehatinë të bëni atë që doni. Por nevrikoseni lehtë sepse ato që kërkoni mungojnë, pika juaj e preferuar është e mbyllur, për shkak të pushimeve, shokët tuaj nuk i përgjigjen telefonatave tuaja sepse po argëtohen dhe dilni në konkluzionin se vetëm pengesa mund të sjellë ky muaj.
Pra kujdesuni të provoni dhe diçka... të veçantë. Çfarë do të thonit për pushime në Gusht! Pastaj kaq qetësi nuk do t’ju lodhë.
Peshqi
Të gjithë periudhat e vitit ju shkojnë, sepse mund të përshtateni në nevojat e të tjerëve. Por kur arrin Shtatori, që mendjelehtësia e verës kalon dhe flirtet humbasin, ju bini në melankoli dhe filloni pa qejf programin dimëror. Mendimet tuaja fluturojnë në ato që keni jetuar dhe kërkoni mënyra të ndryshme për t’i jetuar sërish. Por momentet e bukura nuk përsëriten dhe zhgënjeheni. Kështu vështirësitë fillojnë, nervat marrin pjesë në melankoli, dhe kundërshtimi i sjell gjërat mbrapsht.
Pra kujdesuni që të merrni vendime, pushimet kanë mbaruar! Por kush ju pengon që të vidhni pak kohë për të ikur, që e adhuroni jashtë mase.