Parashikimet Mujore Taro Maj 2021

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Karta Taro që përfaqëson muajin Maj, është Rrota e Fatit. Kjo do të thotë se muaji fundit të Pranverës së 2021, do ketë zhvillime, ndryshime, por edhe mundësi. Qëndrueshmëria është e pasigurt, rrjedha e ngjarjeve do jetë e shpejtë dhe do ekzistojnë shumë surpriza që këtë moment nuk i imagjinojmë,. Ajo që nuk duhet askush nga ne të harrojë është se fati është në duart tona- si e mirqënë dhe të dëgjohet- atëher rrota, vetëm ne mundemi ta lëvizim, për tu afruar në jetën tonë, ditë më favorizuese dhe më të mira.

DASHI

Karta Taro e muajit: DREJTESIA

Të përgjithshme

Pas një periudhë ndryshimesh të mëdha dhe të paqartësisë së përgjithshme dhe pasigurisë, të cilën kaluar gjatë muajve të kaluar, erdhi momenti të gjeni përsëri balancat tuaja. Maji është muaji vendimeve, mendimeve llogjike dhe zbatimit praktik të zgjidhjeve, që do ju ndihmojnë të vendosni një rregull në jetën tuaj. Eshtë e sigurt se Pranvera fillon zyrtarisht, me ju duke ndjerë tashmë më shumë siguri për veten tuaj dhe me clirimin, se vijnë ditë më të mira për jetën tuaj personale. Karta që ju përfaqëson është Drejtësia dhe kjo do të thotë se erdhi momenti të shpërbleheni për c’farë jeni mundur apo akoma dhe për tu “dënuar” , për gabime të mundshme apo padrejtësi që keni bërë. Deri në fund të Majit, do keni arritur të vendosni përsëri jetën tuaj në një rregull dhe tashmë të gjitha do rrjedhin më qetë dhe qëndrueshëm në përditshmërinë tuaj. Mundësi të rëndësishme mund të “shfrytëzoni” të Premtet e muajit. Ditë favorizuese për muajin Maj janë data 2, 6 dhe 11 e muajit.

Dashuria

Në Maj, do bëni c’farë mundeni për të përmirësuar klimën që mbizotëron në jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher këtë Maj, do njihni gabime që keni bërë në të kaluarën dhe do doni ti përmirësoni. Do kuptoni akoma më shumë partnerin tuaj dhe do shihni se keni dhe ju nga ana juaj përgjegjësitë tuaja, për problemet që keni kaluar kohën e fundit. Eshtë e sigurt se do arrini të fitoni terrenin e humbur! Nëse jeni beqarë këtë periudhë, atëher këtë muaj do merrni kënaqësi morale nga zhvillimi i një cështjeje sentimentale, që ndodhej lënë pezull prej kohësh.

Puna dhe Ekonomia

Në Maj do nevojitet të vendosni në një rregull aq sa cështjet tuaja profesionale dhe ato ekonomike. Niveli ndryshues në të cilin ishit, është kapërcyer tashmë dhe ju tani duhet të luftoni për qëndrueshmëri por edhe për siguri. Këtë muaj atëher do merrni vendime që lidhen me të ardhmen e karrierës tuaj dhe financat tuaja. Sa më e vështirë apo e pamundur që t’ju duket, realisht do arrini të gjeni balancën që prej kohësh aspironit. Munden zhvillimet që ekzistojnë rreth jush të jenë të paqartë, por me fuqizimin dhe vendosshmërinë tuaj, të gjeni zgjidhje që do ju ndihmojnë për më pas…

DEMI

Karta Taro e Muajit: I VARURI

Të përgjithshme

Maji është një muaj ndryshues për shenjën tuaj, gjatë së cilit do nevojitet të ripërshtateni në të dhëna të reja, të cilat nuk do ju jenë dhe aq të këndshme. Lëvizje të gabuara/vendime që keni bërë në të kaluarën, do nevojitet tani ti përballni dhe të paguani cmimin e veprimeve tuaja. Ndoshta disa caste të bëheni pishman për zgjedhjet e të kaluarës dhe do doni të ndryshoni situatën, për të fituar terrenin e humbur. Prioritetet që kishit vënë për jetën tuaj, këtë muaj do ndryshojnë, sepse do nevojitet të përballeni me disa situata urgjente, të cilat nuk kishit deri tani në program. Ajo që nuk duhet të harroni është se dhe dështimi është disa momente brenda programit, kjo nuk nevojitet t’ju hidhërojë, por t’ju bëjë këmbëngulës për të vazhduar të përpiqeni për më të mirën. Ditë ideale për arritjen e planeve tuaja, për këtë muaj është e Enjte dhe datat kritike për shenjën tuaj janë data 3, 7,12 e Majit.

Dashuria

Këtë muaj do ndjeni lodhje, mërzitje, por edhe zhgënjim nga zhvillimi i cështjeve tuaja sentimentale, ndërkohë nuk nevojitet të mbani zi, sepse në thelb do kryesojë tendenca e eksagjerimit, do nxirrni përfundime negative, por të cilat do jenë shumë lart realitetit. Nëse jeni tashmë në një lidhje, këtë muaj do ekzistojë qëndrueshmëri me partnerin tuaj dhe shumë herë do krijohet një klimë negative midis jush, sepse do fiksoheni të dy vetëm në komentet negative të lidhjes tuaj. Problemet e vogla, por edhe debatet që do shfaqen midis jush dhe partnerit tuaj, do ju bëjnë të humbisni kurajon dhe qetësinë tuaj. Ndërkohë, aq e largët që të duket situata midis jush, tregon se do arrini të gjeni zgjidhje për të përmirësuar lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, përpiquni të nxirrni nga mendja juaj mendimet negative, lini pas të kaluarën dhe përpiquni të socializoheni më shumë. Karta e të Varurit, tregon se në Maj, përjetoni akoma një zhgënjim, i cili ju bën të braktisni shpresat për fillimin e një njohjeje të rë dhe lidhjeje.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet tuaja, aq sa ato ekonomike edhe ato profesionale për Majin do jenë të mjaftueshme dhe përpjekja që do bëni për ti kapërcyer disa pengesa do jetë e madhe. Do lodheni dhe do stresoheni, për ti menaxhuar cështjet e lëna pezull por do ia dilni. Përgjegjësitë që do merrni përsipër në cështjet tuaja profesionale do jenë të mëdha dhe qoftë dhe nëse për momentin kjo nuk do ju kënaqë, në vazhdimësi do rezultojë në favorin tuaj. Në financat përpiquni të mos bëni hapje të cilat do ju jenë të vështira ti mbuloni.

BINJAKET

Karta Taro e Muajit: VDEKJA

Të përgjithshme

Ndryshimet, sfidat dhe fillimet e reja, gjithmonë ju kanë pëlqyer, kështu që muaji Maj, pavarsisht se do jetë episodic për shenjën tuaj do ju falë caste të jashtzakonshme. Karta e Vdekjes, nuk interpreton dicka të keqe, tregon thjesht se do mbyllet një kapitull në jetën tuaj, për të hapur një plotësisht të ri, i cili do jetë piknisja për një jetë më të mirë. Muajin e fundit të pranverës të 2021, do bëni sqarime në lidhje dhe bashkpunimet tuaja, do vini fund në situata që ju besdisin dhe do ktheni faqe të re në jetën tuaj, e cila më pas do ju mbushë me enthusiazëm. Ditë e rëndësishme për arritjen e qëllimeve tuaja, gjatë gjithë muajit është e Marta dhe data të rëndësishme do jenë 4, 9, 13 e Majit.

Dashuria

Ndryshime dhe sqarime do ekzistojnë në cështjet tuaja sentimentale, për ju që jeni tashmë në një lidhje. Në Maj, do ekzistojnë ndryshime dhe zhvillime, që përfundimisht do jenë vetëm për të mirën tënde. Kapitulli zyrtarizim apo ndarje, do ju shqetësojë shumë gjatë gjithë muajit, por do arrini të gjeni zgjdihje dhe të bëni zgjedhjen ideale. Nëse jeni në një lidhje problematike që nuk ju mbulon, por do merrni vendimin e guximshëm të ndarjes. Akoma dhe nëse nuk ekziston dicka e përhershme në jetën tuaj sentimentale, këtë muaj do arrini të lini pas jush të kaluarën dhe do ktheni një faqe të re në jetën tuaj. Pranvera në 2021, fillon me ju duke ditur më mirë se c’do herë tjetër ku shkelni dhe ku ndodheni.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet tuaja profesionale këtë muaj do hasin do pranojnë shumë ulje ngritje dhe ndryshime, sa sado që t’ju vështirësojnë do ju ndihmojnë të bëni ndërhyrjen tuaj personale dhe të zhvilloheni. Marrveshjet përfundojnë, por menjëherë fillojnë të reja të cilat do jeni shumë premtuese. Në fushën ekonomike, do arrini të mbyllni shumë “vrima”, udhëkryqi merr fund dhe pavarsisht se deri tani e vetmja që shihnit është udhëkryqi, tani do shfaqet një mundësi e re, e cila do ju japë shpresa.

GAFORRJA

Karta Taro e Muajit: PERMBAJTJA

Të përgjithshme

Maji është muaji balancës, përshtatshmërisë por edhe mirkuptimit për shenjën tuaj të dashura Gaforre. Do mirkuptoni se tashmë nuk ekziston asnjë arsyje për zënka, tensione dhe probleme, do përpiqeni të gjeni paqjen dhe harmoninë në përditshmërinë tuaj dhe realisht do ia arrini shumë mirë. Do përpiqeni të shamngni ekstremet dhe do merrni për tjetër moment vendimet definitive. Do ju karakterizojë maturia dhe dipllomacia. Për të arritur të ruani një klimë të qetë në lidhje dhe bashkpunimet tuaja. Muajin e fundit të pranverës të 2021, do mirkuptoni më shumë personat që ekzistojnë rreth jush, do hyni në pozicionin e tyre dhe do përpiqeni të balanconi lidhjet tuaja me ta. Guxoni të arrini “dëshirat” tuaja ditën e Enjte- që është dita tuaj me fat për Majin. Castet e rëndësishme të gëzimit do vijnë në 3,5 dhe 14 të muajit.

Dashuria

As ftohtë as nxehtë do jetë cështjet tuaja sentimentale për muajin Maj. Jeta juaj sentimentale ka kaluar nga shumë fortuna periudhën e fundit, por tani duket se jeni lodhur nga problemet dhe debatet, ndaj dhe do përpiqeni nga ana juaj të rregulloni klimën që ekziston në një lidhje, që në thelb do akoma për të ruhet. Do hyni në pozitën e partnerit tuaj erotik, për të kuptuar c’farë dëshiron dhe sesi ndihet për ju dhe do vendosni dhe ju nga ana juaj do toleroni, për të mundur të përmirësoni kontaktin tuaj. Për ju që këtë periudhë jeni pa partner erotik, erdhi momenti të ulni pak tensionin për të shmangur vetminë. Do shfaërt një njohje e re, që mund të mos ju impresionojë, ama do mundeni të relaskoheni dhe të kaloni këndshëm.

Puna dhe Ekonomia

Mundet cështjet tuaja profesionale por edhe financat tuaja të mos ndodhen në fazën pikërisht që do donit, por në Maj do arrini të gjeni balancat tuaja për të arritur stabilitetin. Karta e Përmbajtjes, ju këshillon këtë muaj të shmangni vendimet e guximshme por edhe rrezikun. Do duhet të funksiononi me llogjikë por edhe me përmbajtje. Në financat tuaja, tregoni më shumë kujdes në propozimet që mund t’ju bëhen, sepse do fshehin disa kurthe.

LUANI

Karta Taro e Muajit: DJALLI

Të përgjithshme

Muaj plot pasion, tension, ndryshime, shijim por edhe… prapaskena është Maji për shenjën tuaj. Këtë periudhë do vendosni si prioritet shijimin tuaj personal dhe për të thënë dhe gjërat si janë, do ju zërë dhe manipulimi juaj, sepse do ti doni të gjitha tuajat dhe nuk do ngopeni me sa do keni pranë vetes. Sjellja juaj mund të bëhet shumë këmbngulëse, por dhe egoiste dhe pa dashjen tuaj mund të lëndoni persona që doni, sepse shumë thjesht do jepni prioritet vetëm në nevojat tuaja, duke anashkaluar dëshirat e personave rreth jush. Eksagjerimi është elementi që do ju karakterizojë gjatë gjithë muajit dhe shumë herë do dilni nga kufinjtë tuaj. Sekrete , gënjeshtra, gabime por edhe aktivitete të fshehta do dalin në dritën e sipërfaqjes dhe do ju trazojnë. Ditë e rëndësishme për ju është e Shtuna dhe ditët e Majit ku do pranoni më shumë mbarësi janë datat 6, 8 dhe 15 e muajit.

Dashuria

Një muaj plot pasion dhe tension do jetë Maji për cështjet tuaja sentimentale. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher karta e Djallit tregon se ditët që ndjekin do jetë plotë eksagjerim, tensione por edhe xhelozi. Atje ku mendonit se lidhja juaj ka mbaruar, tani do vëreni se ndjenjat midis jush dhe partnerit tuaj janë shumë të forta dhe nuk duron njëri larg tjetrit. Ndërkohë nevojitet kujdes sepse mendimet e fiksuara, sjellja kritikuese por edhe kërkesat eksagjeruese shumë herë do ju shkaktojnë telashe. Për ju që po përshkoni një periudhë vetmie në jetën tuaj, këtë muaj do shfaqet një dashuri e re e flaktë që do ju marri mend. Por duhet të njihni se zgjatja e një lidhjeje të re që do shfaqet tani, do jetë e shkurtër!

Puna dhe Ekonomia

Veprime pas shpine që do bëhen në cështjet tuaja profesionale, do dalin këtë muaj në sipërfaqje dhe do problematizoheni, por edhe do xhindoseni. Qëndrimi juaj konkurues në Maj do jetë i theksuar dhe do punoni shumë fort, me këmbngulje dhe fuqishëm për ti mposhtur. Mos tregoni besim ndaj kolegëve tuaja, sepse muaji fsheh kurthe dhe shumë lehtë mundeni të përjetoni tradhtinë dhe disa situata të rëndojën tek ju. Në financat tuaja përpiquni të shmangni shpenzimet dhe blerjet e panevojshme. Nuk është casti përshtatshëm për marrveshje të reja.

VIRGJERESHA

Karta Taro e Muajit: KULLA

Të përgjithshme

Për ju Virgjëresha, Maji është një muaj ndryshimesh, por edhe zbulimesh. Tani do dalin në sipërfaqje disa cështje që deri tani injoronit dhe do nevojitet të jeni në lëvizshmëri për tu përballur me to. Do ekzistojnë disa vonesa apo dhe të anulloni planet tuaja personale, por nuk duhet të dorëzoheni. Sfidat do jenë të shumta dhe shumë caste do ndjeni se rreth jush mbizotëron kaosi. Por ajo që do duhet të keni mirë në mëndjen tuaj është se këtë muaj do mbizotërojë rreth jush e vërteta. Kjo do të thotë se do mësoni qartazi cili është realiteti në disa cështje që ju problematizonin dhe kjo do ju ruajë nga gabime apo dhe hamendësime. Dita juaj me fat  për Majin, është e Marta. Ditë pozitive janë datat 7, 9 dhe 16 të Majit.

Dashuria

Maji është  një muaj i mbushur, por edhe ndryshues për cështjet tuaja sentimentale. Atje ku mendonit se të gjitha kanë hyrë në një rregull, papritmas humbasin balancat dhe shfaqen tensione dhe probleme. Partneri juaj do ju bëjë disa zbulime apo sjellja tij përballë jush do ndryshojë dhe do ndjeni se po humbisni tokën nga këmbët tuaja. Sugjerojmë të mos dilni në përfundime të nxituara dhe të shmangni eksagjerimin. Nuk është muaji ideal për të marr një vendim definitive për vazhdimsinë e një lidhjeje. Ndërkohë këtë muaj do mësoni të vërtetën nga partneri juaj dhe kjo do ju ndihmojë të përmblidhni mendimet, dëshirat dhe qëllimet tuaja. Për ju që nuk keni partner, do keni një lajm të pakëndshëm nga një person nga e kaluara. Jetoni lirinë tuaj dhe mos investoni sentimentalisht në ndonjë person këtë muaj.

Puna dhe Ekonomia

Një ndodhi e papritur që do shfaqet në hapësirën e punës tuaj do shkaktojë trazira dhe do ju presionojë mjaftueshëm. Eshtë një muaj ku do bëhen disa sqarime dhe ndryshime në punën tuaj të cilat edhe pse do ju zemërojnë, ama do ju detyrojnë të punoni akoma më fort dhe kjo më pas do ju ndihmojë në zhvillimin tuaj. Në cështjet tuaja ekonomike pranoni akoma presione dhe nuk dini se në cilin detyrim të jepni prioritet. Tregoni kujdes në menaxhimin ekonomik dhe shmangni impulsivitetet.

PESHORJA

Karta Taro e Muajit: YLLI

Të përgjithshme

Pas një tremuajshi të ashpër vështirësish dhe problemesh, vjen Maji për të përmbushur të gjitha ato boshlliqe që kishin krijuar deri sot. Ylli juaj do shkëlqejë përsëri, kjo do të thotë se muajin e fundit të pranverës të 2021, do gjeni përsëri qefin dhe optimizmin tuaj dhe fati është tashmë bujar me ju. Frymzimi dhe krijimtaria juaj do ju ndihmojnë të përparoni, por edhe të krijoni rrethanat e përshtatshme në jetën tuaj për të ndjerë përsëri suksesin. Ndonjë ëndrrë e juaj do bëhet këtë muaj realitet! Periudha është favorizuese për ringrohjen e lidhjeve, krijimin e të rejave, planifikimin e lëvizjeve tuaja të ardhshme, pasi dhe mbarësia në para por dhe ndjenja në përgjithësi! Dita juaj me fat për Majin është e Djela, ndërkohë caste të këndshme do jetoni në 4, 8 dhe 17 të muajit.

Dashuria

Surpriza të këndshme ju presin në cështjet tuaja sentimentale në Maj! Ylli është një nga kartat më të forta Taro dhe simbolizon dashurinë ideale, plotësimin e plotë por edhe suksesin. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher më në fund klima në lidhjen tuaj do sqarohet dhe do kaloni shumë caste të bukura në krah të partnerit tuaj. Rrefime sentimentale do ju bëjnë të ndjeni siguri. Nëse nuk keni ndonjë lidhje, atëher këtë muaj, ta mbani mend, se do dashuroheni. Një person i ri hyn në jetën tuaj dhe I jep tjetër kuptim…

Puna dhe Ekonomia

Një muaj plotë mundësi është për cështjet tuaja profesionale Maji. Idetë tuaja të freskta dhe frymzimi që do keni gjatë gjithë muajit do ju ndihmojnë të përparoni dhe paralelisht do keni qef dhe mundësinë të krijoni dhe të zhvilloheni. Në financat, një fitim i papritur do ju nxjerrë nga udhëkryqet.

AKREPI

Karta Taro e Muajit: HENA

Të përgjithshme

Një muaj me shumë ndjenjë është Maji për shenjën tuaj. Karta e Hënës tregon se këtë Muaj do ekzistojnë shumë ulje-ngritje por edhe paqëndrueshmëri në përditshmërinë tuaj dhe terreni do jetë mjaft i turbull. Intuita juaj do jetë e fortë dhe do ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura. Imagjinata juaj do zgjohet dhe shumë herë do ju shtyjë në mendime të gabuara. Frikëra, pasiguri dhe dyshime janë brenda programit për këtë muaj, përpiquni sa mundeni të ruani një qëndrim më neutral dhe të llogjikshëm. Ditët me fat për shenjën tuaj këtë mauj, do jetë e Hëna dhe e Enjtja. Data të rëndësishme për zhvillimin e cështjeve tuaja personale do jenë 2, 7, 9, dhe 18 e Majit.

Dashuria

Paqartësia dhe pasiguri do mbizotërojë këtë muaj në cështjet tuaja sentimentale, por nuk do mungojnë dhe castet e forta që do ju rrëmbejnë. Balancat do jenë të ndjeshme dhe do shfaqen dhe disa zënka me partnerin tuaj, të cilat do shkaktohen nga probleme të vogla dhe të parëndësishme që mund të keni këtë kohë në fusha të ndryshme të jetës tuaj. Lëkundjes sentimentale që do ndjeni do ju bëjnë të ndryshoni humor vazhdimisht dhe të shprehni një sjellje të paqëndrueshme apo edhe të papritur. Ndërkohë muaji është ideal për ëndërrime, ndërkohë erotizmi do pjesë pikën më të lartë të horoskopit tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Klima në punën tuaj nuk do jetë dhe aq e qartë këtë mauj dhe do ju zërë shqetësimi. Do dalloni se shumë gjëra nga sa ju kanë thënë, nuk do bëhen akoma realitet, ndërkohë prapaskeni që luhet rreth jush, do ju shkaktojë ankth. Përpiquni të shmangni shpërthimet dhe ankthin. Cështjet e lëna pezull ekonomike do ju vështirësojnë shumë këtë muaj, ndërkohë do arrini t’ja dilni mbanë në të gjitha detyrimet tuaja.

SHIGJETARI

Karta Taro e Muajit: DIELLI

Të përgjithshme

Një faqe e re hapet në jetën tuaj këtë muaj dhe ju gjeni përsëri buzëqeshjen, qefin por edhe krijimtarinë tuaj. Maji është muaji I arritjes, gëzimit dhe plotësimit për shenjën tuaj. Do ekzistojë menaxhim pozitiv në problemet që ju shqetësuan muajin e kaluar dhe do ju jepen mundësi të reja që do ju ndihmojnë në suksesin tuaj. Më e rëndësishmja është se do filloni më në fund do shihni me një sy më pozitiv cështjet tuaja dhe me optimizëm që do ju pushtojë do mundeni të keni përparim në aspiratat tuaja. Fuqi, shkëlqim, vetbesim por edhe arritje të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës tuaj, do ju falin ajër rinovues! Ditë e rëndësishme në Maj për ju është e Diela! Ditë favorizuese do jenë datat 1 Maj dhe 19 Maj.

Dashuria

Cështjet tuaja sentimentale hynë në një rrugëtim të ri dhe shumë pozitiv për këtë muaj. Tani do merrni sigurinë që gjithnjë prisnit nga personi që doni. Lidhja juaj do kapërcejë problemet dhe atje ku mendonit që loja është tashmë e humbur, do ju jepet mundësia të rregulloni klimën me partnerin tuaj dhe të afroheni më pranë. Rinovimi erotik që do ekzistojnë do ju rigjallërojë dhe do ju karikojë bateritë tuaja. Dhe për ju që nuk keni gjetur akoma gjysmën tuaj tjetër, buzëqeshni dhe përgatituni për ndryshime të bukura dhe surpriza. Këtë muaj me joshjen por edhe vetbesimin që do keni…. Realisht do joshni dhe tërhiqni si magnet.

Puna dhe Ekonomia

Në Maj një qëllimi juaj profesional do bëhet realitet dhe do arrini të stabilizoni punën tuaj. Propozime, marrëveshje, ndryshime profesionale dhe plane të reja favorizohen gjatë gjithë muajit. Suksesi është tashmë i dukshëm dhe do arrini të rezistoni dhe të ndjeni përsëri siguri. Në financat, pavarsisht se keni kaluar vështirësitë tuaja, këtë muaj mund të sistemoni të gjitha detyrimet dhe cështjet e lëna pezull. Mundësitë për zhvillim ekonomik nuk do mungojnë…

BRICJAPI

Karta Taro e Muajit: KRIZA

Të përgjithshme

Gjatë muajit të Majit do bëni llogaritë tuaja dhe do mendoni serjozisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Eshtë casti përshtatshëm për të gjykuar situatat dhe për të marrë vendimet që do ju mbështeten në mendime të pjekura. Qoftë dhe nëse ju është e vështirë, do nevojitet të pranoni disa gjëra, për tu qetësuar dhe të shkoni një hap përpara. Do ndjeni clirim nga ndjenja, persona dhe ndidhi të cilat deri sot ju ndrydhnin. Do rimendoni qëllimet tuaja dhe do vendosni të rinj, por do detyroheni të bëni dhe disa sakrifica. Ditë me fat për Majin është për ju e Marta, do pranoni gëzim dhe mbarësi në 2, 9 dhe 20 Maj.

Dashuria

Erdhi momenti të peshoni pozitivet dhe negativet e lidhjes tuaj, të gjykoni situatat, për të marrë disa vendime të rëndësishme për rrugtimin tuaj. Nëse dëshira juaj është të kapërcehen problemet dhe pengesat në lidhjen tuaj erotike, atëher me siguri do bëni ëndrrën tuaj realitet këtë muaj. Eshtë e dukshme se po përshkoni një periudhë kritike për lidhjen tuaj dhe ndryshimet që do shfaqen do jenë definitive, por edhe pozitive pr ju. Për ju që nuk keni gjetur akoma partnerin tuaj, zgjedhjet dhe njohjet që do ekzistojnë këtë muaj do jenë të shumta. Kombinoni llogjikën me ndjenjën dhe merrni vendimet tuaja….

Puna dhe Ekonomia

Dini mirë se cështjet tuaja profesionale dhe ekonomike, ndodhen në një fazë ku nuk mund ta ndryshoni. Ndrysimet ju kanë tronditur, por në muajin Maj do detyroheni të pranoni situatat dhe do përpiqeni shumë, për të përparuar dhe me shenja pozitive në cështjet tuaja profesionale. Këtë muaj do detyroheni të gjëni zgjidhje për të dalë nga udhëkryqet profesional, aq edhe ai ekonomik. Tregoni vetkontroll më të madh në financat tuaja, për të mos patur humbje.

UJORI

Karta Taro e Muajit: BOTA

Të përgjithshme

Këtë muaj do iki një peshë shumë e madhe nga ju dhe më në fund do ndjeni clirim dhe relaskim! Një problem që keni patur gjatë muajit të kaluar, tani do kapërcehet, ndërkohë paralelisht flirtoni me suksesin dhe arrini ta arrini! Planet tuaja do fillojnë tashmë të materializohet dhe disa ëndrra të bënit prej kohës, do fillojnë avash-avash të bëhen realitet. Një udhëtim që dëshironit prej kohësh të bëni, do arrini përfundimisht të vendosni një program. Ditët e Shtuna dhe Diela, do jenë më me fat për javët e Majit, shumë caste të këndshme do jetoni në datat 3, 4, 8 dhe 21 Maj.

Dashuria

Përgatituni të shkëlqeni nga suksesi, sepse cëshjet tuaja sentimentale të dashur Ujorë, në Maj do ju bëjnë të fluturoni. Më në fund do ndjeni se arritët atë që aq shumë adhuronit, një dëshira juaj e madhe do bëhet realitet dhe do afroheni më pranë me personin që doni. Si të jeni në një lidhje, si të jeni në një periudhë lirie, periudha që hapet përpara jush është plotësisht favorizuese për zhvillimin e cështjeve tuaja erotike. Dashuri, caste të ngrohta, kënaqësi dhe kundërpërgjigje do bëjnë muajin e fundit të Pranverës të 2021, t’ju mbetet i paharrueshëm.

Puna dhe Ekonomia

Më në fund përpjekjet tuaja do shpërblehen dhe pas një periudhe pritjeje dhe pengesash, do arrini të hyni në një rregull dhe të falenderoheni nga zhvillimet që do ekzistojnë në fushën e karrierës tuaj. Puna juaj do fillojë të shkojë shumë mirë dhe këtë periudhë favorizoheni për mbylljen e marrveshjeve të reja, bashkpunimeve por edhe argumenteve të c’do lloji. Në financat jeni më të favorizuarit e muajit, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbesni duarkryq!

PESHQIT

Karta Taro e Muajit: I CMENDURI

Të përgjithshme

Maji është një muaj i ckujdesshëm për shenjën tuaj. Do ndjeni shumë nevojën të shmangni rregullat dhe të gëzoni impulsivitetin, pafajësinë por edhe ndjesinë e momentit, pa menduar për të nesërmen! Do jetoni si fëmijë i vogël c’do moment që do ju jept dhe do mbushni me enthusiazëm por edhe admirim për zhvillimet që do ekzistojnë në jetën tuaj. Fatkeqësisht nuk do mundeni të shihni qartë disa cështje, me rezultat të rrezikoni, të guxoni por edhe të “hani turinjtë tuaj”. Të këmbngulni në ngjarje të paparashikuara dhe ndryshime të papritura, por të cilat do mundeni ama lehtësisht të ndiqni… Me fat për ju janë dita e Dielë e Majit, ndërkohë datat e rëndësishme të muajit do jenë 4, 14 dhe 24.

Dashuria

Këtë muaj do dëshironi të jetoni dashurinë me të gjithë madhështinë e saj! Tundimet dhe sfidat do ju lëkundin dhe do vëmëndje të vecantë nëse jeni në një lidhje stabile, sepse lehtësisht mund të bini në kurthin e lidhjes së dyfishtë që në vazhdim do rezultojë gabimi juaj. Nëse jeni pa partner erotik, tregoni pak kujdes në dashuritë e reja që do shfaqen. Sa më të forta që të jenë ndjenjat që do përjetoni, mos tregoni besim në fjalët që do dëgjoni. Përpiquni dhe ju nga ana juaj të mos jepni premtime, që në vazhdim nuk mundeni të ruani.

Puna dhe Ekonomia

Këtë muaj kontrolloni dy herë të gjitha punët dhe detyrimet tuaja dhe shënoni c’do gjë që duhet të realizoni sepse mund të bëni gabim, pa menduar dhe të parashikoni gjëra të rëndësishme që rëndojnë mbi ju. Do gjykoni disi nxitimthi disa cështje profesionale dhe ekonomike dhe mund të gjëndeni të ekspozuar. Përpiquni të mos bini viktimë manipulimi në financat tuaja, sepse do keni tendencën të ndikoheni.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu