Si të kuptoni se dikush ju pëlqen nga shenja e tij dhe vetëm

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Mënyra me të cilën shprehim interesin tonë erotikisht për dikë ndryshon nga tërësia e karakterit tonë. Disa nuk munden ta fshehin me asgjë dhe të tjerë janë si… Sfinksat e Egjiptit dhe nuk mundeni të kuptoni asgjë. Pavarsisht kësaj, akoma dhe studimi sipërfaqësor i karakteristikave të shenjave të dikujt mund të tregojë nëse dikush ju pëlqen sado që mund ta fshehë mirë! Shenjat e zjarrit për shëmbull, ashtu si Dashët apo Shigjetarët, nuk e marrin mundimin ta mbajnë të fshehur. Virgjëreshat, Gaforret apo Akrepët mund të mos e thonë apo ta tregojnë haptazi, por shenjat ekzistojnë aty për ti parë! Kështu që kini kujdes disa elementë të c’do shenje për të parë nëse dikush mund të interesohet erotikisht për ju.

 

DASHI

Do e tregojnë drejtpërdrejt

Eshtë shenja më e hapur, enthusiaste dhe është realisht rast i rrallë i Dashit që do e mbajë sekret se pëlqen dikë. Do duhet le të themi të ketë një horoskop më të “pasigurt” (Gaforre, Peshqit) apo pozicione të tjera planetesh në horoskopin e tij për të fshehur ndjenjën e tij. Pasi Dashët janë karaktere të drejtpërdrejt jo vetëm nuk do e fshehin, do e bëjnë dhe lëvizjen e parë dhe do ndjekin qëllimin me këmbngulje. Dashëve nuk u pëlqen të humbasin, ndaj gjithnjë do kenë një paraqitje të kujdesur kur e dinë se do shohin objektin e pasionit të tyre, sytë e tyre do shkëlqejnë, do fillojnë ngacmimet dhe të qeshurat, ndërkohë disa herë mund të bëhen dhe pask agresivë, të provokojnë ama me sjelljen e tyre për të prerë reagime.

 

DEMI

Do bëjnë shaka

Si shenjë e Afërditës dhe madje toksore dhe stabile, Demët nuk zhvendosen shumë dhe nuk nxitohen të bëjnë deklarata erotike dhe të hanë turinjtë e tyre. Mbit ë gjitha stili dhe durimi. Gjithashtu, janë vecanërisht zgjedhës në lidhjet e tyre. Janë ama jashtzakonisht vërejtës dhe ndjesitë e tyre funksionojnë mrekullisht, ndaj nëse gjejnë dikë që të interesohen të krijojnë lidhje do ekzistojnë shenja në mënyrat e tyre që lidhen me të gjitha shqisat. Fillimisht kur vërejnë objektin e pasionit të tyre për t’ju afruar do fillojnë shakatë për të thyer akullin. Do jenë të gatshëm të dëgjojnë ato që kanë për t’ju thënë me shumë disponibilitet. Nëse ju falin një këngë me siguri ekziston një shenjë e madhe e interesit erotik. Nëse ju ftojnë për mbrëmje gjithashtu është dicka provuese, pasi ushqimi është i rëndësishëm kur e ndajnë. Por më e rëndësishmja është prekja. Disa prekje në dorë, në shpatull, pa qënë të pa vëna re apo me qëllim, tregojnë se duan t’ju prekin, kështu që nuk ekziston rast të mos ju pëlqejnë!

 

BINJAKET

Do ju kenë një herë ftohtë një herë ngrohtë

Nuk duhet të harrojmë kurrë natyrën dyfishe të shenjës së Binjakëve, ashtu si fundja duket dhe nga simboli tyre. Kjo, si kuptoni, e bën të vështirë të kuptoni nëse ju sillen pa interes nga njëra anë sepse nuk duan apo sepse nuk pëlqejnë të luajnë me ju. Gjithashtu, nuk është e lehtë të kuptoni nëse ju pëlqejnë, sepse njëkohësisht me ju mund të flasin dhe me të tjerë duke treguar të njëjtin enthusiazëm. Domethënë, me pak fjalë “ngecët”! Në një moment do tregojnë se janë të dashuruar dhe në momentin tjetër do zgjohet vetja tyre tjetër dhe do jenë të ftohtë. Por kjo tani nuk është detyrimisht dicka e keqe. Sepse nëse janë të “ngacmuar” me ju, mund të mos arrijnë dhe vetë ata ta menaxhojnë dhe të biën në këto sjellje kontradiktore. Sa më shprehës fundja bëhen dhe sa më shumë flasin, ose me gojë ose me gjuhën e trupit, aq më shumë duket se ju pëlqejnë. Nëse luajnë me flokët e tyre, hapin dhe mbyllin më shpesh sytë dhe në përgjithësi bëjnë gjeste besdisëse të ndryshme, aq më shumë digjet zemra tyre.

 

GAFORRJA

Do jenë akoma më të ndrojtur

Gaforret megjithëse bëjnë pjesë në grupin e shenjave impulsive që u pëlqejnë iniciativat dhe aksioni, në cështjet e dashurisë reagojnë me një mënyrë të ndryshme. Mos harroni se bëjnë pjesë në shenjat e ujit dhe janë vecanërisht të ndjeëshëm dhe turpshëm nga natyra tyre. Nëse u pëlqeni nuk do jenë ata që do bëjnë lëvizjen e parë me vlull. Apo do kenë mësuar nga të tjerët, mundësisht nga ambjenti tyre shoqëror, nëse dhe ju ndjeni dicka dhe më pas do bëjnë ndonjë lëvizje apo do marrë kohë për tu bërë më shprehës. Do ju kenë në situatë përshpejtimi, sigurisht duke ndjekur c’do lëvizje tuajën dhe mund të kuptoni nëse ju pëlqejnë sesa nëse interesohen të ndiheni reaht dhe t’ju llastojnë me komplimente.

 

LUANI

Do bëjnë më shumë mburrje të talenteve të tyre

Luanët duke përfaqësuar shenjat e zjarrit do tregojnë dëshirën dhe dashurinë e tyre pa humbur kohën e cmuar dhe madje do jenë jashtzakonisht bujarë, duke ju llastuar me vëmëndje dhe gjeste të mëdha. Nuk u besdis ku do ndodheni dhe nëse ka njerëz përreth dhe nuk kanë frikë të tregojnë publikisht ndjenjat dhe dashurinë e tyre. Nëse një Luan nuk humbet mundësinë për t’ju përqafuar, të mbajë dorën tuaj dhe në përgjithësi është në kontakt të ngushtë me ju, atëher me siguri që ju pëlqen. Luanët kërkojnë të jenë epiqëndra e vëmëndjes, por kur janë të dashuruar epiqëndra tyre bëheni ju dhe aty fillojnë “shoë-in” e tyre! Në përgjithësi janë të drejtpërdrejtë në qasjen e tyre, të gatshëm të ndjekin dhe do aspirojnë me shpejtësi një takim vetëm për vetëm me objektin e pasionit të tyre. Janë të ngrohtë si të dashur, të ëmbël dhe kujdesen gjithnjë me partnerin e tyre, të paktën përsa gjatë janë të dashuruar….

 

VIRGJERESHA

Do ju bëjnë gëzime të ndryshme të vogla

Me siguri nuk do jetë shumë e lehtë të kuptoni qëndrimin e tyre, pasi si shenjë e tokës, Virgjëreshat kanë një tkurrje natyrale, por edhe një nervozizëm që nuk e tradhton pikërisht ndjenjën e tyre. Nuk janë të drejtpërdrejt dhe impulsiv në sjelljen e tyre , as ngarkues dhe të padallueshëm. Pavarsisht këtyre, kur janë të dashuruar bëhen ekstra shumë të dallueshëm përballë objektit të pasionit të tyre. Do vërejnë jo vetëm paraqitjen e tyre të jashtme, por edhe zakonet e tyre, ato që ju pëlqejnë apo ato që nuk ju pëlqejnë, vecantitë tuaja të vogla. Sigurisht, ashtu si kuptoni, e gjithë kjo nuk ndodh brenda një nate. Do t’ju marrë kohë për të shprehur interesin e tyre. Por për shkak se Virgjëresha është shenja e ofrimit, do kuptoni se dicka po ndodh dhe se dicka ndjejnë kur fillojnë t’ju bëjnë shërbime të vogla dhe gëzime madje pa jua kërkuar ju vetë. Mund të keni përmendur le të themi në një bisedë se do donit një libër apo dicka për shtëpinë tuaj dhe ta shihni përpara jush papritmas. Gjithashtu, pasi ju…. Lexojnë, nëse janë të dashuruar dhe duan pranimin tuaj, do fillojnë të veshin gjëra që e dinë se ju pëlqejnë, ngjyrën tuaj të preferuar apo aksesorin tuaj të dashur. Rrallë që në fillim do ju kërkojnë takim vetëm ju të dy, por do aspirojnë t’ju shohin dhe me shoqërinë e të tjerve për të vërejtur gjeste.

 

PESHORJA

Do ju kujdesen dhe do ju sugjerojnë dalje

Si shenjë e Afërditës Peshorja nuk jeton nëse nuk ka lidhje! Kur dashurohen nuk ka mundësi të mos e kuptoni, pasi nuk aspirojnë madje ta ruajnë të fshehur. Fillimisht nëse jeni në ambjent ku keni të njohur të përbashkët, do mësoni nga ata për interesin e tyre, pasi do fillojnë rrëfimet dhe lëvdatat për ju tek shokët e përbashkët duke u përpjekur paralelisht të peshkojnë. Nuk ndodh një Peshore të mos ndajë. Do vyshket. Nuk do hezitojnë të bëjnë lëvizjen e parë, nëse sigurisht fillimisht sigurohen se ju duan dhe ndjejnë se ekziston dhe nga ana juaj ndonjë interes. Mos harroni sigurisht se janë dhe disi të pavendosur, ndaj jepini kohën e tyre. Në përgjithësi janë më tradicional në mënyrën sesi flirtojnë. Dhe sigurisht do ofrohen t’ju nxjerrin jashtë me shumë arsyje. Nëse ju ftojnë në mbrëmje në një restorant të vecant apo për një pijë më pas, atëher të dini se i keni fituar.

 

AKREPI

Do luajnë lojra me mëndjen tuaj

Në vija të përgjithshme Akrepët janë misterjozë dhe nuk u pëlqen të shprehin dëshirat dhe ndjenjat e tyre që në fillim. Nëse ama u pëlqeni shumë dhe nuk munden të rezistojnë, do e kuptoni nga shikimi tyre. Do fillojë lutja me “sytë”, në pika sa në c’do gjë që bëni, akoma dhe në aktivitetet pa lidhje, do ndiheni se ju shohin. Do ju flasin, do ju ngacmojnë, do luajnë pak me mëndjen tuaj dhe mundësisht (për shkak se kanë dhe master në vepra) do ju detyrojnë ju në një pranim apo në një lëvizje të parë. Lojrat e mëndjes me Akrepët janë ama shijuese dhe intriguese. Rasti vetëm fundja të shprehin para kohe një lëvizje është të ndjejnë se mund t’ju humbasin apo të xhelozojnë.

 

SHIGJETARI

Nuk do nevojitet të supozoni… nuk munden ta fshehin

Beqarët, të pavarurit dhe gjithnjë të shumëangazhuarit Shigjetarë, shumë herë nuk tregojnë që në fillim interesin e tyre apo ndoshta nuk e bëjnë të lehtë për të interesuarit për ta kuptuar. Pavarsisht kësaj, kjo nuk ndodh për shkak se janë misterjozë, as për shkak se janë sadist, madje madje e duan të vërtetën, janë të sinqertë dhe nuk do luajë lojra të tilla me dikë që e pëlqejnë realisht. Nëse ju ftojnë të ndani një aktivitet me ta, ti shoqëroni në  jë eskursion, atëher të jeni të sigurt se u interesoni. Nëse fillojnë t’ju marrin në telefon, të zhvillojnë botkuptimin e tyre dhe t’ju premtojnë udhëtime të largta, atëher kanë rënë brenda. Gjithashtu, nëse u pëlqeni shumë nuk do shkojnë përgjatë për ta treguar. Mjafton… dhe kjo është sekret, t’ju jepni dhe ju dritën jeshile, ti kurajoni.

 

BRICJAPI

Do bëheni prioriteti tyre

Bricjapët janë të dashuruar në këtë jetë më shumë me karrierën dhe arritjet e tyre, sesa me “dashurinë”. Pavarsisht kësaj, aspirojnë të krijojnë lidhje stabile kur kanë arritur të paktën në një nivel ku duan. Si shenjë e tokës nuk do nxitojë të tregojë interesin e tyre dhe të bëjnë hapa të vogla, por stabile për t’ju afruar. Pavarsisht kësaj kurrë nuk do humbasin kontrollin në nivelet fillestare të paktën dhe mënyrat e tyre do jenë aq të sjellshëm dhe kujdesshëm sikur të kenë dalë nga një skenë të sjelljes madhështore në “pallat”. Nuk do duan të tregohen të dobët, por do ju tregojnë se ju kanë dobësi dhe do ju lartësojnë me komplimenta duke ju bërë të ndiheni të vecantë.

 

UJORI

Do jenë nervoz dhe shumë aktiv kur janë rreth jush

Zakonisht Ujorët kanë një rreth të gjërë shokësh dhe të njohurish dhe fillimisht do “presin reagime” nga shokët e tyre kur jeni të gjithë së bashku në shoqëri dhe më pas- dhe pasi mundësisht ta bisedojnë dhe me ta- do fillojnë të tregojnë shenjat e dashurisë së tyre. Fillimisht do kuptoni ndryshimet e vogla në sjelljen e tyre, do jenë me siguri më nervoz, më të shqetësuar, do lëvizin më shumë apo do bëjnë më shumë gjeste, ndërkohë zakonisht janë “cool” dhe të distancuar nga ndjenjat e tyre. Do kenë një buzëqeshje të përhershme në fytyrën e tyre dhe mundësisht të bëjnë dhe ndonjë tik apo të hecin disi me shaka dhe mënyrë dalluese.

 

PESHQIT

Do përpiqen të jenë vazhdimisht me ndonjë shkak me ju

Si shenjë e ujit Peshqit munden më së miri të ruajnë sekrete mirë të fshehura, por edhe si natyre dyfishe që janë, munden nga ana tjetër të tregojnë dashurinë e tyre pa devijime. Si fëmijët autentikë romantikë dhe mjaft ëndërrimtarë është e vështirë ndoshta të supozojë dikush nëse shikimi tyre është “tjetërkund” sepse janë të dashuruar apo thjesht ndodhen në botën e tyre imagjinare. Duan dhe lirinë e tyre, pasi tradicionalisht udhëhiqen nga Jupiteri. Kur fillojnë të “sakrifikojnë disa orë nga të lirat e tyre për të qënë së bashku, atëher e dini se dicka “luan”. Kur përpiqen të tërheqin interesin e tyre, fillojnë të interesohen për gjëra që interesoheni dhe ju dhe kur ju kujdesen me c’do mënyrë, atëher janë me siguri të dashuruar!

Porosite tani hartën  tende personale në: 
https://www.astrologu.al/sq/parashikime-personale

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu