Dymbëdhjetë shenjat përfaqësojnë rrethin 12vjecar që përbën bazën e kalendarit kinez. C’do vit është i kushtuar një kafshe dhe sa lindin në atë vit të caktuar ndajnë të njëjtat karakteristika në personalitetin e tyre. Në kalendarin astrologjik në kontrast me Perëndimin, ekzistojnë 5 elementë: metali, uji, druri, zjarr dhe toka. Një kafshë, atëher, sipas vitit ngjyroset plotësisht ndryshe nga elementi tij. Kështu, një Tigër i zjarrit do jetë më i fuqishëm dhe shoqërues nga një Tigër i ujit që do jetë më sentimental. Gin dhe Yang përfaqësojnë mashkullin dhe femrën, energjiken dhe pasiven, të mbyllurën dhe socialen.
Mitet për përardhjen e rrethit të shenjave të zodiakut Kinez ndryshojnë. Disa thonë se Juda apo Perandori Jade, që mbante celsat e parajsës, ftoi të gjitha kafshët të ndihmojnë njerëzimin dhe vetëm 12 shkuan në thirrjen e tij. Histori të tjera përmëndin se Perandori realizoi një konkurim të madh për te krijuar një calendar, që do u lejojë njerzve të mirkuptojnë kuptimin e shenjave të zodiakut. Kështu ftoi shenjat ditën e ditëlindjes së tij për të vrapuar dhe disi kështu fillon historia e shenjave të zodiakut Kinez. Rradha e shenjave sipas finalizimit të shenjave dhe sesi do arrinin të konkurojnë përkatësisht me të mirat dhe metat e tyre. Madje, thuhet se Miu që fitoi vëndin e parë ishte tallur me shoqen e tij të ngushtë që ishte macja. Sipas mitit, macja që ishtë gjumashe, kërkoi nga Miu ta zgjojë për të marrë pjesë në konkurim, por ai nuk e bëri duke patur frikë se do e fitojë dhe kështu filloi dhe “lufta” e përhershme e maces me miun!
MIU
Karakteristika: I shpejtë, i zgjuar, joshës dhe bindës.
Ndoshta shenja më e zgjuar e shenjave të zodiakut Kinez dhe nga tashmë më karizmatike. Sado që duke parë një mi zakonisht na e pshif, sa kanë lindur në vitin e tij, konsiderohet se janë tashmë nga personat më joshës dhe bukuria është nga avantazhet më të mëdha të tyre! Vec se joshjes së lindur, aftësitë komunikuese dhe imagjinatës gjallëruese, Minjtë janë zakonisht dhe shumë të angazhuar, pasi duan të mbushin jetën e tyre me një mijë gjëra të ndryshme që do ti kënaqin. Nevoja e madhe e Miut është dashuria dhe ngrohtësia dhe kujdeset ti ofrojë plotësisht, pasi për të dashuria është aq jetësore sa dhe fryma! E meta e tij më e madhe është pasiguria dhe mungesa vetbesimit që e drejton në gabime!
Meshkujt Minj, kanë mendime të shpejta dhe memorie të mirë. Janë të cuditshëm, kërkojnë thelbin e gjërave dhe janë shumë etje për dije. Pavarsisht se kanë mendimet e tyre, rrallë kanë guximin të dalin përpara dhe ti shprehin. E duan shumë familjen dhe i kushtojnë shumë rëndësi lumturisë së bashkshortes së tyre.
Femrat Miushe, janë të zgjuara, të bukura dhe përballen me jetën me llogjikë. I kushtojnë shumë rëndësi fjalëve apo shprehjeve të tjetrit dhe dinë të lexojnë pas fjalëve. Gjithashtu, shfrytëzojnë avantazhet e tyre dhe nuk tregojnë kurrë dobësitë e tyre. Ndërkohë, kanë cështje me ankthin dhe shumë herë nuk munden të përballen me të.
Profesione Ideale: Artist, muzikant, shkrimtar, fotograf, mjek, mësues, detektiv.
Minj të Famshëm: Antonio Banderas, Hiu Grand, Guineth Paltrou, Kameron Dias.
VICI – BUALLI
Karakteristika: I duruar, i sjellshëm, kokfortë, i përmbajtur dhe organizues.
Ndoshta shenja më e qetë, e urtë dhe produktive e horoskopit Kinez, që e do punën dhe punon fort dhe me durim për të arritur qëllimet e tij. Në thelb i përmbajtur dhe qëndrueshëm, Vicit nuk i pëlqejnë ndryshimet e menjëhershme, as rreziqet, jo vetëm ekonomike, por edhe në lidhje dhe do përpiqet të ruajë një lidhje erotike, akoma dhe nëse sheh se nuk nënkupton shumë më për të. Vici dallohet për aftësitë e tij organizuese, mundësinë e përqendrimit të tij dhe ndjesinë e lartë të besimit që u përcjell të tjerve. Nuk ka shqetësime të vecanta filozofike dhe metafizike dhe preferon c’do gjë që është reale dhe praktike. Zakonisht nuk ka shumë shokë, por pak dhe me kujdes të zgjedhur, pasi nuk i pëlqejnë surprizat! Krijon lidhjet më të gjata dhe erotikisht të përkushtuara.
Meshkujt Vic janë të llogjikshëm, të përgjegjshëm, punojnë me korrektesë, ndaj dhe kanë sukses në punë. Ndërkohë, nuk e kanë të lartë ndjesinë e humorit dhe pasionit në jetë dhe disa herë ndoshta sillen agresivisht dhe me arrogancë.
Femrat që lindin në vitin e Vicit janë të sinqerta, besnike, korrekte dhe tolerante. Nuk flasin shumë dhe veprojnë me rregulla të forta morali. Janë puntore, delikate në menaxhimin e shtëpisë, por disa herë kokfortësia tyre mund të shkaktojë përplasje.
Punët ideale: Avokat, doktor, mësues, teknik, politikan, punonjës zyre, këshilltar.
Vic të Famshëm: George Clouney, Jack Nickolson, Meg Rayan, Kait Moss.
TIGRI
Karakteristikat: E besueshme, sentimentale, guximtare, karizmatike dhe e fortë.
Askush tjetër nuk ka guximin, vullnetin dhe optimizmin e saj, por dhe natyrën e saj impulsive. Tigri është tashmë shenja e lëvizshme, që kurrë nuk mundet të qetësohet dhe të mbetet e fiksuar në një qëllim apo tek një person. I pëlqen të njohe vazhdimisht eksperienca të reja, ndërkohë qëndrueshmëria, rutina dhe qetësia e vret. Fati fatmirsisht e favorizon kur merr vendime të revoltuara, për shkak se nuk ndodh gjithnjë të bëjmë c’farë duam ne në jetë, kur sheh planet e saj të mos plotësohen, zhgënjehet dhe nuk mundet ta ngushëllojë askush. Sigurisht pas një dështimi gjithnjë premton se do jetë më e kujdesshme herën e ardhshme, por qëndron në premtime. Enthusiazmi saj për një qëllim, një ide, një person, mbaron sapo gjen të ardhshmin që do ta tërheqë. Fundja llogari nuk i jep askujt, ndaj dhe është tashmë e pavarur, por edhe në epiqëndrën e interesit kudo!
Meshkujt Tigër janë optimist dhe ambiciozë, vecanërisht në punë. Nuk kënaqen me mesataren dhe luftojnë për të përkryerën. Akoma dhe nëse përballen me pengesa dhe vështirësi, Tigrët nuk do të dorëzohen lehtë dhe nuk do tolerojnë. Do luftojnë me të gjitha fuqitë e tyre dhe nuk do shkelin premtimet që i kanë dhënë vetes dhe të tjerve.
Femrat Tigër janë të ngrohta në kujdesin e pjestarëve të familjes dhe fëmijët e tyre i adhurojnë pasi luajnë shumë me ta dhe u thonë histori imagjinate. Janë sociale, e shijojnë jetën dhe organizojnë vazhdimisht festa dhe aktivitete, vecanërisht në natyrë. Nuk do shkojnë mirë me vetminë dhe duan gjithnjë të ndodhen me shoqëri. Janë krenare dhe nëse lëndohen e marrin përzemërsisht dhe nuk harrojnë lehtë as traumën e tyre, as atë që e shkaktoi.
Profesione Ideale: Politikan, ekonomist, financiar, doktor , polic, avokat.
Tigra të Famshëm: Tom Kruz, Demy Mour, Leonardo Di Caprio, Jody Foster.
LEPURI
Krakteristikat: Kërkues, i famshëm, dhimbsur dhe i sinqertë.
Nga shenjat më të dashura dhe ndjeshme të zodiakut, Lepuri është i sjellshëm, i qetë, di të argëtohet, ka shije delikate, dhe estetike të lartë dhe shijon artet sa dhe të mira materiale. Konsiderohet shenja më besnike e horoskopit Kinez, por për shkak të kritikave dhe shumë herë të gjykimit të sjelljes, vështirësohet të nënshtrohet lehtë në një lidhje. Beqarët e shumtë bëjnë pjesë në shenjën e Lepurit! Madje, kur ndodhet në një lidhje, partneri tij e fajson për kërkesat e larta dhe eksagjeruese. I do shokët e tij dhe është me siguri personi që mund të mbështeteni mbi të në vështirësi, pasi huk do t’ju zhgënjejë. Asgjë nuk e mërzit më shumë sesa një ambjent jo i lumtur, i trazuar dhe agresiv. Do të jenë të gjithë rreth tij të lumtur dhe nuk do hezitojë të marrë përsipër dhe përgjegjësitë e të tjerve për ta arritur këtë.
Meshkujt Lepuj janë të mirë për tu shtirur dhe të fshehin ndjenjat e tyre. Mund të tregojnë se nuk u intereson dicka, ndërkohë brenda tyre do jenë duke djegur. Kanë aftësi të jashtzakonshme realizuese në punë dhe u pëlqen të bëjnë punët e shtëpisë.
Femrat Lepuj janë shumë të llogjikshme, të vullnetshme, nuk u pëlqejnë sjelljet e pahijshme dhe c’do gjë që kapërcen kufinjtë e tyre dhe lënë gjithnjë tek të tjerët një përshtypje mirsjelljeje dhe elegance. Kanë talent sipërmarrës dhe janë besnike në lidhje, ose shoqërore, ose personale, ose profesionale.
Profesionale Ideale: Muzikant, artist, arkitekt, veteriner, mësues, kopshtar, prift, polic dhe gjykatës.
Lepur të Famshëm: Brand Pit, Nicolas Kaits, Droë Barimore, Jonny Depp.
DRAGOI
Karakteristika: Udhëheqës, energjik, pa trembur, i ngrohtë dhe karizmatik.
Forma kryesore e astrologjisë Kineze, Dragoi, përqendron të gjitha ingredientët e suksesit, por edhe të fatit të mirë. Ka ambicie të mëdha, merr përsipër rreziqe të mëdha dhe urren mesataren dhe mediokracinë. Ndoshta ndaj tregon dhe pak snob ndaj personave rreth tij. Enthusiazmi tij, humori tij i mirë, por edhe treguesi i lartë i zgjuarsisë, e ndihmojnë të ketë sukses në jetën e tij, kryesisht në cështjet profesionale dhe karrierën. Por nuk vlen e njëjta dhe në cështjet e zemrës, pasi mund të jetë bujar, por jo dhe i vendosur për të bërë tolerime apo të hapë rrugë. Fundja, egoizmi tij, nuk i lejon të tilla lëvizje. Dragonjtë janë persona të drejtë, të sinqertë dhe nuk shquhen vecanërisht për dipllomacinë e tyre, por shpesh keqkuptohen. Por është epiqëndra e shoqërisë me humorin e tyre madhështor dhe mendjen e tyre të shndritshme.
Meshkuj Dragonj janë vetvlerësim të lartë dhe bëjnë gjithnjë hapa për përpara. Konsiderohen nga udhëheqësit më të mirë, vendosin qëllime ambicioze dhe frymzojnë të tjerët. Janë besnikë dhe bujarë tek shokët dhe të dashurit dhe rrallë japing të drejta. Ndërkohë, nuk shkojnë mirë me dështimet dhe shëmben nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si i kishin llogaritur.
Femrat Dragonj janë ato që themi feminist, pasi besojnë se femrat munden të ofrojnë ashtu si dhe meshkujt dhe në disa raste akoma më mirë madje. Janë mrekullisht të afta në të gjitha fushat, planifikojnë të ardhmen e tyre dhe luftojnë për të arritur qëllimet e tyre. Preferohet rrbat e rehatshme dhe thjeshta dhe janë shumë produktive.
Profesionale ideale: Shitës, kasier, farmacist, elektricist, prift, stilist, politikan dhe ushtarak.
Dragonj të Famshëm: Cianou Rivs, Alicia Silverstone, Robby Ëilliams.
GJARPRI
Karakteristika: Joshës, mikpritës, i mbyllur, bujar dhe i ngjuar.
Simbolizon dijen e thellë, paqjen, aftësinë për tu përshtatur dikush në ndryshimet e ambjentit dhe dashurinë për të renë. Ka shumë të zhvilluara: ndjesinë e barazisë dhe drejtësisë, dhe rrallë bën gabime në gjykimin e tij. I pasuruar me humor të mirë, dëshirë të fortë dhe vetbesim, arrin pothuajse gjithnjë qëllimet e tij. Sigurisht, e vërteta është se ka dhe mirësinë e fatit me anën e tij. Sepse në kontrast me kto që bësojmë ne për gjarprin, që nuk janë dhe gjërat më të mira, në Kinë konsiderohet jashtzakonisht fatsjellës. Më e rëndësishmja në jetën e një gjarpri është jeta e tij erotike dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë në këtë fushë, nuk shkojnë askund… Ndaj nuk vështirësohet aq të dashurohet, as të bëjë një lidhje. Madje, ndoshta disa e fajsojnë se dashurohet më shpejtë sesa merr frymë, por ashtu si gjarpri i zgjuar di, dashuria është jeta!
Meshkujt gjarprinj janë të përkushtuar në karrierën e tyre, luftojnë të kenë sukses dhe kanë talent dhe aftësinë për ti “nuhatur” mundësitë. Disa mund të ngrenë biznese të suksesshme nga zero apo të shënojnë përparim në një kohë të shkurtër kohore. Janë serjozë dhe të përkushtuar në lidhjen e tyre dhe nuk i durojnë tradhtitë dhe sjelljet ofenduese.
Femrat gjarprinj janë të këndshme, zemërmira, e duan jetën dhe kanë shumë interesa. U pëlqejnë veprat e artit, udhëtimet dhe urrejnë të qëndrojnë ulur. Janë shumë të zgjuara, kanë mendjen produktive dhe janë shumë të mira në menaxhimin e parasë.
Profesionale Ideale: Artist, politikan, mësues, piktor, psikolog, marrëdhëniet publike.
Gjarpër të Famshëm: Pirs Broësnan, Micky Pouck, Jon Malkovic.
KALI
Karakteristika: I lirë, energjik, pavarur dhe paduruar.
Shenja më krenare, e ndersme dhe optimiste e zodiakut kinez nuk dorzohet para pengesave dhe punës së fortë, por e arrin gjithnjë qëllimin e tij me durim dhe shumë mund. Nuk kënaqet lehtë me arritjet e tij dhe vazhdimisht përpiqet të bëjë më shumë, duke harxhuar disa herë fuqitë e tyre. Sa nuk e njohin mirë mund tqë besojnë ser suksesi tij shkaktohet qartazi në elementin e fatit, ndërkohë në realitet është rezultat shumë përpjekjeve të forta. Asgjë nuk e prish vetbesimin dhe besimin që ka ndaj asaj që bën dhe asnjëherë nuk do ta dëgjoni të grindet dhe të mburret për premtimet e tij. Dashuria e tij më e madhe është liria dhe pavarsia dhe rrallë ka lidhje vetëm dhe vetëm për të mos ndjerë vetmi.
Meshkujt që përfaqësojnë shenjën e Kalit kanë energji të pashterueshme, janë të vendosur dhe nuk hezitojnë të ndjekin mundësitë që u prezantohen. Kanë ndjenjë të fortë drejtësie, nuk durojnë manipulimet dhe sjelljet “mashtruese” dhe qëndrojnë pranë personave të dobët. Janë bujarë dhe shpenzojnë paratë e tyre pa asnjë mendim të dytë, nëse duan të kënaqin shokët dhe të dashurit e tyre.
Femrat Kalë janë elegante, të bukura dhe u pëlqen të dalin jashtë dhe të argëtohen. Janë adhuruese të natyrës dhe duan të udhëtojnë. Janë të pavarura, kanë mënyrën e tyre stil jetese, por disa herë nuk ju është e lehtë të gjejnë pikën e artë në karrierën dhe familjen e tyre.
Profesionale Ideale: Shkrimtarë, arkitekt, sipërmarrës, interpretues, artistë, politikanë, gjykues, kritikues, udhërrëfyes.
Kuaj të Famshëm: Kevin Costner, Siddy Croford, Sandra Boulock.
DHIA – DELJA
Karakteristikat: I butë, i ndrojtur, i sjellshëm dhe paqësor.
Ka ndoshta karakterin më të sinqertë, pothuajse transparent, që e bën vec se të dashur dhe disa herë viktimën e lehtë për të tjerët. Dhija është naïve, e do gjithë botën, vuan me problemet dhe lodhjet e saj dhe është e gatshme të mësojë mirë të gjithë ata që do. Dhija përfaqëson artin në horoskopin Kinez dhe sa bëjnë pjesë në këtë shenjë, akoma dhe më të paedukuarit, kanë tendenca artistike. Di të vlerësojë të bukurën, por edhe ta krijojë. Ka tendenca egoiste dhe mund të punojë në grupe më mirë sesa vetëm, pasi ka nevojë për shoqëri dhe kurajim. Dashuria dhe erosi janë ingredientët më të rëndësishëm të jetës së saj dhe pa to do preferonte të mos ekzistojë. Vec se tendenca artistike ka aftësi të lindura psikoanalize!
Meshkujt Dhije sillen gjithmonë me edukatë dhe diskrecion dhe këto karakteristika të tyre i bëjnë shokët më të mirë. I duan artet, kanë imagjinatë dhe janë shumë sentimentalë. Bëhen familjarë të mirë, por nuk u pëlqejnë presionet dhe përgjegjësitë.
Femrat që kanë lindur në vitet e Dhisë, janë të duruara , simpatike dhe me sjellje të mirë. Pavarsisht se mund të bëhen delikatë, nëse përballen me sfida bëhen të ofrta dhe guximtare. Janë ambicioze në karrierën e tyre, por disa herë mund të jenë të pavendosura.
Profesionet Ideale: Piktor, muzikant, estetikë, mjek, mësues, shkrimtarë.
Dhi të Famshme: Mel Gipson, Julia Roberts, Bill Gaits, Broës Ëillis.
MAJMUNI
Karakteristika: Argëtues, energjik dhe revolucionar.
Për një gjë nuk mund ta fajsojë askush një Majmun dhe ajo është “konservatorizmi”. Majmuni është revolucionist, gjallëror, aktiv , shikon larg në të ardhmen dhe është para epokës së tij. Kështu, kurrë nuk do ta gjeni pa shokë, pa nënkuptuar kjo se nuk e do lirinë e tij. Pavarsia është shumë e rëndësishme për një Majmun dhe ai që do lidhet erotikisht me të, do duhet ta dijë këtë dhe të mos e presionojë. E do dijen dhe kushton shumë kohë për të mësuar gjëra të reja. E ndihmon sigurisht dhe niveli i lartë i zgjuarsisë së tij, por edhe kurjoziteti i lindur. Dhe mund të jetë një nga mendjet e forta të zodiakut kinez, por por e mira reale që ndodhet në zemrën e tij, i kapërcen shenjat e tjera në mirësi.
Meshkujt Majmunë kanë shumë humor dhe kjo është letra e tyre e fortë, pasi të gjithë kalojnë caste të këndshme me ta. Edhe pse mund të karakterizohen të papjekur, janë jashtzakonisht të zgjuar dhe sentimentalë. Nuk gjykojnë lehtë dhe tregojnë mirkuptim në dobësitë dhe metat e të tjerëve. Janë shumë bujarë, kanë ide të zgjuara, të cilat mund dhe ti realizojnë.
Femrat Majmunë janë ambicioze, optimiste, konkuruese, shumë të sigurta për veten e tyre dhe shumë herë mund të sillen në mënyrë egoiste apo agresive. Janë komunikuese dhe kanë rreth të madh social dhe falë aftësive të tyre shënojnë përparim të madh në punë.
Profesionet Ideale: Dipllomatë, gazetarë, sipërmarrës, atletikë profesionistë, investitorë, detektiv, avokatë, programatizues, argëtues.
Majmunë të Famshëm: Jennyfer Aniston, Ëill Smith, Tom Hanks.
SHPEND – GJELI
Karakteristika: I pavarur, praktik, puntor, me këmbë në tokë dhe i kujdesshëm.
Eshtë simboli i prakticitetit, guximit dhe vendosshmërisë. Nuk shquhet për imagjinatën dhe zgjuarsinë e tij, as për shqetësimet e tij idealiste, por është ndoshta një nga shenjat më të përgjegjshme dhe frymzon respekt për punën e tij. Ndjek gjithnjë “fatin”, e provuarën dhe të sigurtën, domethënë dhe nuk rrezikon duke provuar. Cilado që të jetë puna e tij, Gjeli rrallë e sheh vetëm si para, pasi i intereson të bëjë dicka që i jep edhe kënaqësi. Eshtë i zgjuar dhe ka një gjykim të shpejtë dhe të zgjuar. Mund të dallojë të mirën nga gabimi në gjysmën e kohës që shenjët e tjera do e dallonin dhe vështirë mund ta mashtrojë dikush, pasi mendja tij vepron si… rreze lazer dhe mund të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra që mijra kilometra larg.
Meshkujt Gjel janë organizues dhe mendja tyre punon si kompjuter elektronik. Eshtë shumë i zgjuar, por c’farë mendojnë e thonë në mënyrë jo të kujdesshme dhe kjo i bën shpesh herë të keqkuptohen, ndaj do duhet të “sinkronizohen” pak në ndjenjat e tyre me mendimet. Gjithashtu, janë aq të përqendruar në interesat e tyre sa shumë herë nuk i kushtojnë rëndësi të tjerve dhe nuk mirkuptojnë se nevojat e partnerit janë gjithashtu të rëndësishme me tyret.
Femrat Gjel janë me këmbë në tokë dhe të fokusuara në qëllimet dhe ambiciet e tyre. Janë jashtëzakonisht produktive në punën e tyre, por edhe me c’do gjë që kapen do t’ja dalin mbarë deri në fund dhe me sukses.
Profesionet Ideale: Politikanë, diplomat, dizanjer, stilist, estetik, udhërrëfyes, actor, comedian, shkenctar, kërkues.
Gjelë të Famshëm: Michel Fifer, Melany Grifith, Gloria Estephan.
QENI
Karakteristika : I duruar, korrekt, bujar, besnik dhe i sjellshëm.
Sa kanë lindur nën ndikimin e Qenit kanë si karakteristika kryesore besimin dhe përkushtimin. I duan njerzit, i mbështesin në castet e tyre të vështira, ndihmojnë sa kanë nevojë pa kërkuar dicka në kthim. Janë vecanërisht puntorë dhe me kokfortësi dhe besim në fuqinë e tyre, janë të aftë të marrin përsipër dhe të përmbushin dhe projektin më të vështirë. Ndaj dhe zakonisht bëjnë punë që kanë nevojë për durim dhe këmbëngulje. Janë vecanërisht korrekt, nuk do tradhëtojnë kurrë vlerat e tyre dhe shokët. Pavarsisht se nuk cmenden për luksin dhe pasurinë e tyre, u pëlqen jeta e rehatshme dhe nuk bëjnë kopracëri për ta arritur.
Meshkujt që kanë lindur në vitin e Qenit janë të kujdesshëm me të tjerët, të ndjeshëm dhe gjithnjë të fashmën midis shokësh dhe kolegësh. Kokfortësia i jep shtysën për të hecur përpara me guxim dhe të mos dorëzohen lehtë, por nuk durojnë ti dyshojnë dhe nevrikosen lehtë me këdo që guxon.
Femrat Qenushe janë më dyshuese dhe nuk besojnë lehtë të tjerët. Por nëse arrin dikush ti fitojë besimin e tyre, janë mbështetëse për sa duan, por nëse i lëndoni më mirë të fshiheni pasi xhindosja tyre është e madhe.
Profesione Idelae: Avokatë, gjykatës, mësues, doktorë, punonjës publik, programatizues, dizanjer, publicist, bloggers.
Qenë të Famshëm: Saron Stone, Andre Agasi, Cher, Madonna.
DERRI
Karakteristika: I dashur, tolerant, i sinqertë, vlerëson luksin.
Në kundërshtim me idenë që mbizotëron për shumicën e botës për Derrat, që nuk është më e mira për këtë kafshë të mrekullueshme, Kinezët e konsiderojnë vecanërisht fatsjellëse dhe është shenja e ndershmërisë. Zakonisht shkon mirë me të gjithë dhe e shijojnë shoqërinë e tij, pasi bëhet fjalë për një kafshë të ndjeshme pothuajse poezije. Eshtë vecanërisht gjallërore, ka imagjinatën më pjellore dhe nëse do mundej të jetë dhe më e organizuar, do ia dilte super në fushën e karrierës. Fatmirsisht mëson nga gabimet e tij dhe nuk e tepron dhe kështu pavarsisht pengesave dhe casteve të vështira, arrin jo vetëm të mbijetojë, por të konsiderohet dhe jashtzakonisht të suksesshëm në fushën që do vendosë të merret. Derri është gjithnjë një libër i hapur në cështjet e tij erotike dhe kurrë nuk mund ta mashtrojë partnerin e tij për ndjenjat që ka.
Meshkujt Derra janë të qetë, dhe rrallë nevrikosen dhe shpërthejnë. Sapo përcaktojnë një qëllim, përqendrohen në të dhe përkushtojnë të gjithë mendimet dhe kohën e tyre për ta arritur. Nuk dorëzohen lehtë dhe përballen me problemet që u shfaqen me lehtësi dhe kujdes. Janë familjarë të rregullt dhe kujdesen realisht për partneren e tyre.
Femrat Derra janë enthusiaste dhe gjithnjë të gatshme për të marrë pjesë në aktivitete sociale. Fitojnë lehtë besimin e tjerve, pasi janë të dhimshme dhe vërteta. E duan organizimin dhe sistemimin dhe urrejnë rrëmujat dhe pisllëkun. U pëlqen shumë familja dhe i duan fëmijët.
Profesionet Ideale: Veterinarë, gjuetarë, mësues, punonjës public, policë, doktor, pedagogë, artist.
Derra të Famshëm: Guinona Raider, Val Kilmer, Christin Aplgate.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…