Ndryshimet e karakteristikave të shenjave, sipas dhjetditëshit

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Aq sa e rëndësishme është të dimë karakteristikat e shenjës tonë, aq më shumë është të njohim vecanëritë e dhjetditëshit tonë. Dhe nëse pyesni vetem shumë herë “Përse disa njerëz që përfaqësojnë të njëjtën shenjë janë kaq të ndryshëm midis tyre?” , përgjigjja, fshihet dhe në dhjetditëshat. Sigurisht, c’do njeri është i vecantë, ashtu si dhe harta e tij astrologjike, që përfshin elementët e planetëve, shpëpiat, pozicionet dhe pika të tjera matematikore.

Si është e ditur, c’do shenjë e e ndarë në tre dhjetditësha, që kanë cilësi të ndryshme, pasi pranojnë ndikime dhe nga planetë të tjerë, vec se nga udhëheqësi i shenjës. Ajo që ndoshta disa nuk dinë, është se rol të rëndësishëm në karakteristikat e dhjetditëshave luajnë elementët (Zjarri, Ajri, Toka, Uji), që përfaqëson c’do shenjë. Dhe kjo sepse, vec dhjetditëshit të parë që është “autentiku”, dy të tjerat kanë karakteristika nga shenja me të cilat bëjnë pjesë në të njëjtin element. U ngatërruat? Mos u shqetësoni, pasi do t’ju shpjegojmë menjëherë me një shembull, për të qënë e kuptueshme për të gjithë.

Për shembull, Dashi, Luani dhe Shigjetari përfaqësojnë shenja të Zjarrit dhe secili nga to “përfaqëson” dhe një dhjetditëshit të shenjave të tyre. Specifikisht, dhjetditëshi i parë i Dashit ka në tërësi udhëheqësin e Marsit, por i dyti ama pranon ndikime dhe nga udhëheqësi i Luanit që është Dielli dhe i treti nga Jupiteri që udhëheq Shigjetarin.

 

Por shkojmë të shohim detajisht të gjitha shenjat dhe dhjetditëshat e tyre.

Dashi

Dhjetditëshi i 1 “UDHEHEQESI”

Të lindur në shenjën e parë dhe dhjetditëshin e parë të rrethit të zodiakut keni vëndin e parë në gjakun tuaj. dëshironi të jeni kryesorë dhe të fitoni gjithmonë. Me Marsin duke udhëhequr në dhjetditëshin tonë, jeni të guximshëm dhe vendosur, ndërkohë fillimisht aktivizoheni dhe më pas mendoheni. Karakterizoheni nga një pafajsi fëminore dhe naivitet, që vepron duke joshur dhe tërhequr personat rreth jush. për shkak ama, se lëvizjet tuaja janë impulsive kur bëni gabime, të gjithë e kuptojnë se nuk keni qëllim të keq dhe ju falin. Sigurisht kjo nuk do të thotë se nuk lëndohen. Në përgjithësi dëshironi të jetoni dhjetë jetë në një dhe veproni në gjithcka me enthusiazëm. Jeni persona të adventurës, nuk analizoni situata, nuk vlersoni rreziqet dhe jeni të prirur në aksidente. Jeni gjithnjë të gatshëm të filloni planet dhe qëllime të reja, por humbisni interesin tuaj aq shpejtë sa i filloni.

Dhjetditëshi i 2 “I GUXIMSHMI”

Jeni Dashi që do dhe duhet të marrë njohje për arritjet e tij. Keni fuqinë, guximin dhe dëshirën që ju jep Marsi, që udhëheq shenjën tuaj, bashkë me shkëlqimin dhe ngrohtësinë që ju ofron Dielli që është bashkë udhëzuesi i dhjetditëshit tuaj. Jeni ambiciozë, të guximshëm dhe fama është e rëndësishme për ju, pasi merrni dhe karakteristikat nga Luani. Shumë herë ama, “fiksohet” mendja juaj dhe keni qasjen e njëanshme në cështje, pasi nuk shihni imazhin në tërësi. Dëshironi të merrni përsipër gjërat më të mira në jetë dhe jeni të guximshëm në veprimet tuaja sa edhe në dëshirat tuaja. “Ego-ja” juaj është shumë e fortë, jeni konkurues dhe nëse gjërat nuk dalin për të mirën tuaj, shfaqni “luftë”. Dëshironi një partner që do t’ju kuptojë, do t’ju lënë të jeni udhëheqës dhe do t’ju bëjë të gjitha qefet.

Dhjetditëshi i 3 “UDHETUESI”

Me Jupiterin bashk-udhëheqës në dhjetditëshin tuaj keni ëndrra të mëdha, qëllime dhe ambicie. Jeni Dash të “spërkatur me pluhrin e artë” të Shigjetarit dhe ju pëlqejnë të udhëtoni dhe të takoni njerëz të rinj. Keni mendje të hapur, etje për dije dhe fatim me anën tuaj, por duhet të masni tendencën tuaj që keni për të marrë përsipër rreziqe, vecanërisht kur bëhet fjalë për para. Jeni të guximshëm, të shqetësuar dhe të duruar, por jo me nxitimin që e pushon dhjetditëshin e 1, por me vrullin e frymzimit. Ju pëlqen të vecoheni dhe shmangni të toleroni apo të ndiqni rregullat e shumicës. Jeni shumë të pavarur dhe kurrë nuk do gjunjëzoheni plotësisht në përgjigjet e partnerit tuaj.

 

Demi

Dhjetditëshi i 1 “KRIJUESI”

Afërdita, që është udhëheqësja e shenjës tuaj, ju mbush me të gjitha fuqitë e saj dhe ju jep një joshme natyrale, sensualitet, qëndrueshmëri, vendosshmëri dhe shije të mirë. Keni një seksualitet e madhe dhe jeni dashnorë të mirë. Ju pëlqen qetësia, pasja dhe shprehni aftësitë tuaja artistike dhe produktive, nga të cilat mund të përfitoni nëse dëshironi të shndërroni një hobin tuaj në punë. Në cilëndo fushë zgjidhni të angazhoheni me dashuri dhe merak do dalloheni. Të gjithë Demët i vlerësojnë paratë, të mirat materiale dhe arritje, por ju të dhjetditëshit të parë jeni produktivë. Gjithashtu jeni kokfortë dhe vështirë ndryshoni mendim. Sigurisht bëni lehtë shokë të mirë dhe shumë nga shoqëritë tuaja janë të gjata.

Dhjetditëshi i 2 “I ZGJUARI”

Planeti komunikues i Merkurit është bashk-udhëheqësi i dhjetditëshit tuaj dhe ju pajis me një ndjenjë natyrale organizimi dhe vëmëndjeje në detaje. Ju dalim pas disa element të Virgjëreshës dhe dëshironi gjërat të bëhen me një mënyrë të caktuar dhe nëse ajo ndryshon, shqetësoheni dhe sulmoni këdo që ju prish rutinën tuaj. Mund të keni talentin e shkirimit dhe fjalimit, por tentoni të merndoni dhe të analizoni në eksagjerim dhe kjo ju lodh shpirtërisht dhe psikologjikisht. Keni zë të bukur, jeni të qetë, joshës dhe shumë të zgjuar. Dukeni të turpshëm dhe me tone të ulra, por nëse doni dicka do ta fitoni deri në fund. Në krahasim me dhjetditëshat e tjerë, keni më shumë gëzim dhe fleskibilitet në mendime.

Dhjetditëshi i 3 “I LUMTURI”

Kokfortësia e Demit martohet me serjozitetin e Bricjapit dhe joshjen e Afërditës me përgjegjshmërinë e Saturnit, duke e bërë dhjetditëshin më të disiplinuar të gjithë rrethit të zodiakut. Me të gjitha këto ndikime, jeni të përgjegjshëm, realistë dhe përmbushni c’do dëtyrë dhe qëllim me shumë korrektesë, kujdes dhe durim. Nuk keni… rehatinë, e dhjetditëshit të parë dhe punoni fort dhe orë të pafundme, për të arritur qëllimet tuaja dhe të arrini në majë. Disa herë bëheni të ashpër me të tjerët, pasi kërkoni më të mirën e tyre. Jeni besnikë dhe të qëndrueshëm si guri dhe sapo të ndiheni familjarë me dikë dhe “dilni” nga profili i ashpër që mbani, del në sipërfaqje humori dhe zemra juaj e mirë.

 

Binjakët

Dhjetditëshi i 1 “STRESUESI”

Jeni “gjak-pastërtit” Binjakë dhe keni lindur për të komunikuar. Merkuri, që është udhëheqësi i shenjës tuaj, pa “ndërhyrje” të tjera nga planetë të tjerë, ju ka falur, vec se talentin e komunikimit, mendjen e mprehtë, zgjuarsinë, kurjozitetin, pavarsinë dhe aftësinë për të “patur” ide të mrekullueshme. Keni shumë energji, nuk duroni të ndodheni në një ambjent për shumë kohë dhe të jeni të palëkundur. Merreni me shumë cështjet njëkohësisht dhe mendoni shumë dhe vazhdimisht. Aq shumë sa nuk ndaloni as një moment. Kjo ju krijon shqetësim dhe ankth dhe duhet të mësoni të relaskoheni dhe të boshatisni mendjen tuaj.

Dhjetditëshi i 2 “I FUQISHMI”

Sa keni lindur në dhjetditëshin e dytë, vec udhëheqësit të shenjës tuaj Merkurit, pranoni dhe ndikimin e udhëheqësit të Peshores që është Afërdita. Kështu, ushtroni shumë joshje, jeni të fuqishëm dhe keni ndjeshmëri më shumë. Ju pëlqen të dilni dhe të argëtoheni, të kaloni mirë dhe të bëni njohje të reja. Jeni produktiv dhe keni ide, por disa herë mohoni realizimin e tyre. Kërkoni partneritetin, nuk jeni aq të shqetësuar sa të lindurit në dhjetditëshin e 1, por fuqizimi juaj mund të shkaktojë shpëthime dhe zënka.

Dhjetditëshi i 3 “MENDJELEHTI”

Me planetin egocentrik Uranin si bashkudhëheqësin tuaj dhe ajrin e Ujorit duke ju marrë … mendjen, jeni më të pavarur, më pak sentimental dhe më shumë njerzorë, në krahasim me dhjetditëshat e tjerë të Binjakëve. Jeni mëndjehapur, e shijoni impulsivitetin dhe dëshironi të dalloni nga turma. Keni shumë shokë, rreth të gjërë njohjesh dhe aftësinë për të “lexuar” shpirtin e të tjerve. Jeni shpirtërorë, thithni c’do lloj njohurie dhe keni vision për jetën tuaj dhe tërësinë sociale. Ndërkohë, për shkak se mërziteni lehtë dhe enthusiazmoheni vazhdimisht me dicka të re, mundet një ditë të merreni me dicka dhe ditën tjetër me dicka tjetër.

 

Gaforrja

Dhjetditëshi i 1 “I LEKUNDURI”

Hëna në të gjithë madhështinë e saj, ndodhet në dhjetditëshin tuaj dhe ju mbush me ndjeshmëri dhe intuitë. Humori juaj mund të ndryshojë vazhdimisht, ashtu si dhe ndjenjat tuaja. keni memorje të jashtzakonshme dhe përceptim, që disa herë veprojnë si “dhuratë” dhe herë të tjera si “mallkim” për ju, pasi tentoni të dëgjoni problemet e të tjerve dhe ti shndërroni në dhimbjen tuaj. Gjithashtu nuk harroni kurrë, aq të mirat, por aq të këqijat që ju kanë ndodhur dhe ju ndjekin. Pavarsisht se keni fuqi të krijoni mundësi të reja për veten tuaj, dëshironi akoma të lëvizni në një ambjent të mbrojtur. Kujdeseni për personat rreth jush, tregoni dhimbshuri dhe në lidhjet tuaja personale jeni sentimentalisht të ndjeshëm, xhelozë dhe kërkoni besim.

Dhjetditëshi i 2 “MISTERJOZI”

Duke patur Hënën udhëheqës të shenjës dhe Plutonin, nga Akrepi i ujit, si bashkudhëheqës në dhjetditëshin tuaj, pushtoheni nga ndjenjat tuaja dhe bëheni viktimë e tyre. Kur dikush ju njeh në fillim nuk mund t’ju psikologjisë, pasi përcillni një mister. Thelbësisht fshiheni pas një fytyre të akullt dhe pa shprehje, nga frika për të mos u lënduar. Jeni të kujdesshëm, tregoheni të ftohtë, deri në pikë sa të tjerët mendojnë se nuk keni ndjenja. Ndërkohë ndodh pikërisht e kundërta, pasi sapo të hapni zemrën tuaj, ofroni gjithcka dhe jeni të gatshëm për të dhënë veten dhe sakrifikoheni për tjetrin. Veproni në mënyrë pushtuese, merrni gjithcka  personalisht dhe luani lojra pushteti. Gjithashtu, për shkak se keni përceptim të fortë mund të punoni si psikologë, këshilltarë apo detektiv.

Dhjetditëshi i 3 “I NDJESHMI”

Kur Hëna, që lidhet me ndjenjat dhe shpirtin tonë, “ngatërron” Plutonin, planetin e ndjenjave të rreme, ndjeshmëritë tejkalohen. Në dhjetditëshin tuaj, keni karakteristika Peshqish dhe ju bën personat më sentimentalë të gjithë shenjave të zodiakut. Jeni ëndërrimtarë, shumë produktivë dhe mbështetës. Lidhjet dhe dashuria janë jashtzakonisht të rëndësishme për ju, por duhet të përpiqeni të shmangni të kënaqni vetëm të tjerët duke lënë me një anë nevojat tuaja duke patur frikë refuzimin. Kushdo që ku ka nevojë rreth jush, vraponi menjëherë dhe pa jua kërkuar, jeni ndihmues të palodhur dhe vazhdimisht ofroni kohë dhe kujdes. Ndërkohë, kjo ju lodh dhe ju mundon fizikisht dhe shpirtërisht, duke bërë humorin dhe ndjenjat tuaja të ndryshojnë pa asnjë shpjegim llogjik. Keni aftësi artistike dhe shqetësime, të cilat i shprehni kur rriteni në një ambjent të qetë, i cili është kusht i nevojshëm për përditësimin tuaj.

 

Luani

Dhjetditëshi i 1 “KRENARI”

Me Diellin duke ndricuar të gjithë tërësinë tuaj, ndjeni se jeni në qëndrën e botës. Dëshironi të tërhiqni të gjitha vëmëndjet dhe shikimet mbi ju. Keni ardhur në këtë botë për të qënë të parët, të keni përparsi dhe t’ju njihet vlera juaj. Jeni krenarë, arrogant, vetfuqishëm dhe nuk doni të vareni nga askush. Në biseda dhe marrëveshje, nëse keni të drejtë (ku gjithnjë besoni se keni të drejtë), nuk hapni rrugë. Në rast se nuk kalon e juaja, vuani, por nuk braktisni përpjekjet. Doni me gjithë zemrën tuaj dhe prisni të njëjtën dhe nga të tjerët. Nëse nuk merrni pranim, egoja juaj lëndohet dhe dalin në sipërfaqje ndjeshmëritë tuaja, të cilat përpiqeni ti fshihni, pasi nuk lejoni të tjerët t’ju shohin pikat tuaja të dobta.

Dhjetditëshi i 2 “I DITURI”

Duke patur Diellin si udhëheqës dhe Jupiterin shoqërues, fati është me anën tuaj. Jeni njerëz pozitiv, kërkoni dijen më të thellë dhe dëshironi të thithni të gjithë njohuritë e botës. Dijet në kombinim me përceptimin tuaj të jashtzakonshëm ju bën këshilltarë të mirë, por për shkak se disa herë jeni protësisht në mendimet tuaja dhe përpiqeni ti impononi, dukeni të ashpër tek të tjerët. Keni vetbesim eksagjerues dhe besim në aftësitë tuaja dhe bëheni të rrezikshëm në lëvizjet tuaja. Ju pëlqen të kaloni mirë, por do duhet të jeni të kujdesshëm në eksagjerime kur bëhet fjalë për ushqim, alkool dhe shpenzime. Shumë herë ju del përmbajtja juaj kur bëhet fjalë për vlera dhe besime dhe mënyra juaj është pothuajse presionuese.

Dhjetditëshi i 3 “AMBICIOZI”

Me planetin e aksionit, Marsin, në krahun tuaj jeni jashtzakonisht ambiciozë, të pasionuar, kokfortë dhe këmbëngulës në gjithcka. Nuk keni frikë të flisni, të shpreheni apo dhe të kundërshtoni të gjithë dhe gjithcka për të arritur qëllimin tuaj dhe të mbroni veten tuaj dhe të tjerët që doni. Keni flakën e Dashit dhe “ndizeni” menjëherë, duke shkaktuar tensione dhe përleshje. Nuk pranoni gabimet tuaja dhe mund te këmbnguljen tuaj të dërgoni të tjerët në kufinjtë e tyre, pasi përpiqeni ti “nxirrni të cmendur” dhe të impononi mendimin tuaj. keni një optimizëm të mrekullueshëm, që ju drejton në rrugë të reja, por mund t’ju bëjë dhe të mos shihni rreziqet që fshehin vendimet që merrni.

 

Virgjëresha

Dhjetditëshi i 1 “EFEKTIVI”

Merkuri ju jep aftësi të jashtzakonshme shpirtërore. Jeni të shkathët, organizues dhe i kushtoni vëmëndje detajeve. C’farë merrni përsipër e përmbushni me sukses dhe produktivitet, pasi punoni me përqendrim të vecantë, përkujdes, metoda dhe korrektesë, por keni nevojë për pak shtysë për të filluar . Veproni duke vendosur përpara llogjikën dhe i vlersoni saktë situatat. Problem juaj është se mendoheni shumë dhe analizoni gjithcka. Kjo ju bën të jeni vazhdimisht të problematizuar dhe psikologjikisht të rrakapitur. Shumë herë bëheni të ashpër dhe të prerë në fjalën dhe gjykimin tuaj ndaj të tjerve. Gjithashtu, shpesh flisni vazhdimisht për veten dhe arritjet tuaja.

Dhjetditëshi i 2 “SERJOZI”

Me bashkudhëheqësin tuaj Saturnin në dhjetditëshin tuaj, serjoziteti dhe përgjegjshmëria janë karakteristikat tuaja kryesore. Madje mundet që në moshë të vogël ose të jeni ftuar të merrni përgjegjshmëri apo të keni kuptuar se vetëm me korrektesë dhe drejtësi ndodhin të gjitha në jetë. Keni vendisshmëri të fortë dhe punoni fort, pa i dhënë vetes tuaj udhëkryqje shplodhjeje. Lehtësisht bëheni pessimist dhe shumë të shpër tek personat që ndodhen pranë jush, nga fiksimi juaj për ti bërë më të mirë. jeni materialist dhe mblidhni para, që nuk do ti shpenzoni pa menduar në lukse, por i konsideroni si siguri për zhvillimin tuaj. jeni ambiciozë, por mjaftë të anshëm në përceptimin tuaj, pa lëkundje mendimi që ju frenon në këndvështrimet tuaja.

Dhjetditëshi i 3 “ADHURUESI I JETES”

Jeni personat që kalojnë më mirë në shenjën tuaj dhe nuk ju pëlqen të presionoheni shumë. Dëshironi të shijoni gjithcka, por pa u lodhur dhe ju pushton disa herë impulsiviteti. Kombinimi i udhëheqësit tuaj Merkurit me planetin e bukurisë, Afërditën, ju ofron talente të jashtzakonshme produktive që përfshijnë detaje dhe vecanti. Do mundeshit të jeni të talentuar në planifikim apo në c’do lloj tjetër arti, por mohoni vetbesimin. Jeni të turpshëm, të avashtë, të urtë dhe të kujdesshëm dhe ndërkohë thelbësisht dëshironi të dili përpara dhe të shkëlqeni, nuk e guxoni ama nga pasiguria. Shumë herë ndërkohë jeni me njerëz, qëndroni të heshtur dhe thjesht vëzhgoni. Keni ndjenjën e stilit, kujdeseni shumë për paraqitjen tuaj dhe bëheni gjykues për paraqitjen e partnerit tuaj.

 

Peshorja

Dhjetditëshi i 1 “SOCIALI”

Afërdita, planeti i bukurisë dhe dashurisë, është në DNA tuaj. Jeni social, shoqërues, dashuroheni shumë dhe dëshironi lidhjet harmonike dhe bashkpunimet. Nuk e duroni vetminë, por aq lidhjet e varësisë dhe vetëm përmes lidhjeve të balancuara mund të zhvilloheni dhe të gjeni prosperitetin tuaj. Vështirësoheni kur të tjerët nuk ju mbështesin dhe dëshironi shtysën dhe kurajimin e ambjentin tuaj. Kërkoni admirim dhe “shkriheni” kur dëgjoni lajka. Keni shije të fortë dhe aftësinë për të krijuar gjëra të bukra. Vlerësoni artet dhe dëshironi të gjitha rreth jush të përcjellin bukuri. Pavarisht se jeni paqësorë, nëse përfshiheni në zënka, e humbni masën dhe bëheni agresivë.

Dhjetditëshi i 2 “TEORIKU”

Planeti egocentrik Urani është bashkudhëheqësi i dhjetditëshit tuaj dhe ju bën revolucionar dhe pionerë. Ju pëlqen të ndodheni me njerëz dhe të bisedoni me orë të tëra teori dhe ide, që do shpëtojnë botën dhe do e bëjnë më të bukur. Por, ndërkohë përpiqeni të shprehni profilin tuaj njerzor, bëheni më të prerë dhe nuk bini dakort me të tjerët duke dashur të dalloni me idetë tuaja egocentike. Arsimimi më i lartë dhe objektet teorike janë një nga qëllimet tuaja, ndërkohë nga ana personale kërkoni të gjeni dashurinë perfekte, ku gjithcka ndahet dhe vepron idealisht. Keni ndjenjën e lartë estetike dhe kjo duket dhe në veshjen tuaj, por dhe në zbukurimin e shtëpisë tuaj.

Dhjetditëshi i 3 “I AFTI”

Në këtë dhjetditësh kombinimi i Afërditës, që ju udhëheq, me Merkurin si bashkudhëheqës, janë oratorë të mëdhenj. Aftësia që keni në shprehim, në të folur dhe të shkruajturën, magjeps personat përreth, të cilët kërkojnë të bashkbisedojnë me të. Jeni më komunikuesit, nga të gjitha dhjetditëshat e Peshores dhe me shumë mundësi të keni një rreth të gjërë njohjesh. Ndërkohë, pavendosshmëria juaj e lindur dhe tendenca juaj për detajet më të padobishme, ju bëjnë të humbisni sensin e masës dhe të dukeni shumë herë të corinentuar. Mund të fiksohet në mendjen tuaj diku dhe të humbisni ndjesinë e vendit dhe kohës, me rezultat të mos mundeni të kundërpërgjigjeni në planet që kanë hapësira të caktuara kohore për tu realizuar. Gjithashtu, mund të jetoni të gjithë jetën tuaj duke kërkuar të paarritshmen, perfekten, partnerin romantik, që ndoshta nuk ekziston.

 

Akrepi

Dhjetditëshi i 1 “I FORTI”

Planeti i errët dhe nëntokës, Plutoni, “mbizotëron” në tërësi dhjetditëshin tuaj dhe ju jep shumë fuqi dhe vendosshmëri. Keni fuqinë e e bindjes dhe aftësi praktike dhe sipas rrethanave të jetës tuaj, përdorni dhe fuqitë tuaja për mirë apo për keq. Ndjenjat tuaja janë të forta, ashtu si dhe mendimi juaj. Nuk vendosni dhe qëndroni, duke ndryshuar vazhdimisht mendime, as dhe njerëz në jetën tuaj. Jeni kaq kokfortë, sa nëse kuptoni se keni bërë zgjedhje të gabuar, nuk do ta pranoni, do ta mbështesni deri në fund, qoftë dhe nëse shihni shkatërrimin duke ardhur. Kur doni, ofroheni plotësisht dhe nëse ju tradhtojnë instiktet tuaja të brendshme do dalin në sipërfaqje. Jeni të fshehtë, keni nevojë të kontrolloni gjithcka dhe nuk ju pëlqen t’ju thonë të tjerët c’farë të bëni.

Dhjetditëshi i 2 “TERAPISTI”

Dhjetditëshi juaj, pranon ndikim nga Neptuni dhe ju dalin karakteristikat e Peshqëve, që zbusin “ashpërsinë” që ka në dhjetditëshin e parë. Keni shumë talente produktive dhe artistike, jeni ëndërrimtarë, romantik, joshës dhe misterjozë. Jeni të zgjuar dhe shumë sentimentalë dhe kërkoni autenticitetin në persona dhe situata. Në gjuetinë e qëllimeve tuaja mundet shumë herë të humbisni midis ëndrrës dhe realitetit dhe të drejtoheni në shkatërrim. Kjo ka lidhje jo vetëm me cështjet tuaja profesionale, por dhe me lidhjet tuaja erotike, pasi idealizoni njerëz dhe shumë herë jetoni në një ëndërr. Bëheni viktimë të pasioneve tuaja dhe kur përballeni me realitetin e ashpër dhe të vërtetën, mohoni të përballeni me të dhe humbisni në abuzime, për të dënuar veten tuaj. Nëse kapërceni të “keqen” tuaj dhe mësoni të dëgjoni intuitën tuaj, që është shumë e fortë, mund të bëheni terapeutistë të shkëlqyer dhe të shëroni vec se plagët tuaja, por edhe të tjerve.

Dhjetditëshi i 3 “ I SHQETËSUARI”

Ndodheni nën ndikimit të Hënës dhe mendja juaj, por edhe intuita juaj nuk qetësohet kurrë. Keni një përceptim të zhvilluar dhe intuitë dhe mundeni me shumë lehtësi të mirkuptoni c’farë mendojnë të tjerët, pa ju thënë një fjalë. Kjo, sigurisht, ju bën të përshtateni dhe të përballeni me problemet e njerzve të tjerë si tuajat dhe të harxhoni fuqitë tuaja. Duhet të mësoni të distancoheni dhe të fokusoheni në prosperitetin tuaj. Për ju, siguria vjen nëpërmjet të mirave materiale dhe falë familjes. Kërkoni një partner që do t’ju ofrojë plotësim sentimental dhe përshtatje. Shqetësoheni shumë për të ardhmen dhe bëni gjithcka për tu siguruar, por shumë herë drejtohëni në zgjedhje të gabuara nga ankthi juaj për të patur sukses. Keni ndjenja inferioriteti dhe nxirrni zemërim tek personat rreth vetes. Nëse dikush ju lëndon, shndërrohet në iceberg dhe nëse ju provokon me fjalë apo vepra, mund të bëheni shumë agresiv.

 

Shigjetari

Dhjetditëshi i parë “FATLUMI”

Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe fatit, ju bën të mos bini dakort me pak dhe ti doni të gjitha. Keni fatin me anën tuaj dhe shumë herë mund të jeni përballur me situata të rrezikshme dhe të “keni shpëtuar” nga dikush që veproi si Zoti shpëtues për ju. Por për shkak se jeni adventurierë dhe e doni aksionin dhe rreziqet në të gjitha nivelet, nuk duhet të provokoni vazhdimisht… universin dhe të mos bëni abuzimë të dijes tuaj. Në përgjithësi jeni të lumtur dhe kurajues dhe të gjithë e adhurojnë të jenë pranë jush dhe të marrin pak nga energjia juaj pozitive. Jeni kundërshtues, kërkoni dijen dhe keni ambicie shpirtërore, politike apo artistike.

Dhjetditëshi i 2 “MENDJEHAPURI”

Me fatin që ju jep Jupiteri, që është udhëheqësi i shenjën dhe vrullin e Marsit që ju shoqëron në këtë dhjetditësh, bëheni ambiciozë dhe merrni shtysë për të bërë ëndrrat tuaja realitet. Dëshironi të thithni të gjithë dijen e botës dhe të fitoni eksperienca që do t’ju hapin horizontet dhe mendjen tuaj. Nuk vishni mburoja dhe nuk keni frikë të shprehni mendimin tuaj dhe të përballeni me plot kuptimin e fjalës me këto që ju provokon. Ndërkohë sinqeriteti juaj i hapur dhe mungesa dipllomacisë, mund t’ju kirjojë probleme, kur keni përballë jush bashkbisedues të ngurtë. Pavarsia juaj është e panegociueshme, ashtu dhe nevoja juaj për udhëtime. Keni energji të jashtzakonshme që duhet ta shpenzoni në ndonjë sport, pasi përndryshe transmetohet në nerva. Gjithashtu, duket të gjeni kohë të kontrolloni padurimin tuaj, pasi është burimi i të gjithë problemeve tuaj në jetë.

Dhjetditëshi i 3 “ARGETUESI”

Të gëzuar, produktiv dhe shprehës, ju pëlqen të jeni shpirti i shoqërisë dhe epiqëndra e vëmëndjes. Dielli si bashkudhëheqësi i dhjetditëshit tuaj, ju bën të veproni në mënyrë më egocentrike dhe të kërkoni admirimin e tjerve, për ndryshe thaheni. Keni talente produktive që mund të përdoren për të frymzuar të tjerët dhe ndjenjë të shkëlqyer humori, që e përdorni dhe bëheni argëtuesi i rrethit tuaj. Jeni impulsive dhe kërkoni për adventurë në jetën tuaj dhe veproni si koleksionues eksperiencash. Keni krenari, synoni lartë, por impulsiviteti juaj dhe besimi eksagjerues në aftësitë tuaja ju bëjnë të merrni përsipër më shumë përgjithsi sesa mund të duroni dhe të përjetoni shumë zhgënjime. Duhet të keni kujdes tendencat që keni në periudha të ndryshme kohore dhe të bëheni autoritarë, akoam dhe me ata që doni shumë.

 

Bricjapi

Dhjetditëshi i 1 “ KOKFORTI”

Me përgjegjës Saturnin si “kurorë” në kokën tuaj, jeni të gatshëm të punoni fortë dhe palodhur për të arritur të gjitha ambiciet tuaja. Durimi dhe vendosshmëria që keni janë të adhurueshme. Ndërkohë të gjithë besojnë se mbështeteni në vetbesimin tuaj, ajo që ju bën të dalloni është ashpërsia e plotë dhe realizmi që keni, bashkë me aftësinë tuaj për tu kundërpërgjigjur me guxim në të gjitha sfidat. Jeni realisht shumë punëtorë në punë dhe në familje dhe vperoni me përgjegjshmëri të jashtzakonshme në të gjitha fushat e jetës tuaj. Tek ju vrapojnë për këshilla dhe mbështetje ata që kanë probleme, pavarsisht se disa erë përballeni me të tjerët në një mënyrë diktatoriale dhe pahijshme. Por sa ju njohin mirë, e disa se pas një personi të akullt ekziston një shpirt i ëmbël, me ndjesinë e madhe të humorit. Nëse ndiheni se nuk përparoni me hapa të shpejtë drejt suksesit, mërziteni, mbylleni në veten tuaj dhe drejtoheni në depression, pasi kritikoni veten shumë ashpër.

Dhjetditëshi i 2 “ARTISTI”

Jeni praktikë, realist dhe jashtzakonisht produktiv. Me Afërditën përkrah jush, keni më shumë ëmbëlsi nga dhjetditëshi parë, por disiplina, përgjegjshmëria dhe puna e fortë qëndrojnë në të njëjtën pikë. Jeni njerëz të dëtyrës dhe besoni se nëse dicka duhet të bëhet, nuk ndalon përpjekja dhe puna derisa të realizohet. Nuk largoheni nga qëllimet tuaja dhe nuk relaksoheni kurrë, as kur jeni të dashuruar. Josheni nga e bukura dhe keni talent në c’do lloj fushe që ka lidhje me artin, produktivitetin dhe bukurinë. Jeni romantik, por edhe kritikues me partnerin tuaj. Jeni të duruar, por edhe kërkues me kolegët tuaja. Jeni shumë krenarë dhe aspak të nënshtruar, pasi ju pëlqen t’ju admirojnë dhe t’jua thonë.

Dhjetditëshi i 3 “IDEALISTI”

Duke patur Merkurin duke ju ofruar disa nga karakteristikat e Virgjëreshës, keni aftësi udhëheqëse, komunikuese dhe organizuese që ju bëjnë të dalloheni. Sigurisht, jeni më impulsive dhe të guximshëm dhe nuk keni durim dhe qëndryeshmërinë që kanë të dy dhjetditëshit të para të Bricjapit. Pavarsisht se jeni realist, nuk jeni aq të ngurtë. Jeni më shumë idealist, të përshtatshëm dhe veproni me optimizëm dhe zgjuarsi. Keni aftësi udhëheqësi, me prirje në analizim dhe matematikë. Dini shumë mirë të llogarisni jo vetëm paratë, por edhe kohën që nevojitet që dicka të realizohet dhe nëse në fund ia vlen mundi për ta marrë përsipër. Kështu mund të llogarisni me saktësi gjithcka dhe të merrni vendimet e duhura për të arritur në sukses. Gjithashtu nuk i harxhoni pa qëllim paratë tuaja. Kini kujdes, ama, tendencën tuaj për të kritikuar personat rreth jush, por dhe të shqetësoheni dhe të stresoheni për gjithcka, pasi mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

 

Ujori

Dhjetditëshi i 1 “I PAQENDRUESHMI”

Ndodheni nën udhëheqjen e Uranit, planetit të revolucionit, të resë dhe peraprimit dhe qasja që keni për jetën është e thjeshtë, kundërshtuese. Jeni aq egocentikë, dhe të ndryshëm saqë lini përshtypje. Në sy të tjerve imagjinoheni si të cuditshëm dhe habitës dhe idetë tuaja karakterizohen nga vecantia. Jeni gjithnjë një hap përpara epokës tuaj dhe keni një dëshirë të fortë për të ndryshuar botën dhe nuk i jepni rëndësi jetës tuaj personale. Synoni të ardhmen brenda kornizës së kuptimit social dhe bëni ëndrra që duken të parealizueshme. Pavarsisht faktit se duket shumë të socializuar dhe orjentuar drejt tërësisë, pas buzëqeshjes fshihet individualizmi, pasi dëshironi të bëheni frymzimi që e ndjekin të tjerët. Ju pëlqen të ndodheni midis shumë njerzve dhe të shkëlqeni, por adhuroni vetminë dhe vecimin.

Dhjetditëshi i 2 “JOSHESI”

Keni mendje të mprehtë, jeni social, komunikues dhe gjithnjë një hap përpara kundërshtarëve tuaj. Urani, që është udhëheqësi i shenjës tuaj, ju fal mendime të shpejta dhe ide të vecanta të reja dhe Merkuri, që është bashk-udhëheqësi i dhjetditëshit tuaj, shfaq të gjitha ato karakteristika dhe ju shndërron “në gjeni” që mund të joshë turmat, pasi përdorni fuqinë e fjalve në favorin tuaj. Jeni person teori dhe shpenzoni kohën tuaj më shumë duke menduar sesa duke vepruar. Ju pëlqen të shoqëroheni me shumë njerëz, nga shtresa të ndryshme sociale dhe të flisni me orë të tëra dhe të gjithë të varen nga buzët tuaja. Keni shumë dije të pasura, që mund ti përdorni si enclikopedi njerzore. Keni damar artistic, ju pëlqejnë misteret, puzlle dhe c’do gjë që shkakton padije dhe ju zgjon imagjinatën tuaj. Llogjika mbizotëron në ndjenjat tuaja dhe karakterizoheni nga sinqeriteti i gjallë dhe jeni impulsivë, pasi fillimisht vperoni dhe më pas mendoheni. Gjithashtu jeni shumë të shqetësuar dhe mërziteni lehtë nga situatat dhe njerzit.

Dhjetditëshi i 3 “ KRIJUESI”

Jeni versioni më i rafinuar i Ujorit. Urani revolucionues në kombinim me bukurinë e Afërditës ju bëjnë produktiv, idealist dhe imagjinues. Mendoni vec të rëndësishmeve dhe jeni lojtarët më kolektivë nga dhjetditëshat e tjerë. Sigurisht dhe ju pavarsisht se i shijoni bashkpunimet, gjithnjë kujdeseni në një mënyrë të dalloheni, të vecoheni dhe të ruani identitetin tuaj. Nuk jeni sentimental, por kujdeseni për të tjerët dhe iu ofroni ndihmën tuaj nga ana njerzore. Jeni folës të jashtzakonshëm, pasi mundeni të thelloni dhe të prekni telat e ndjeshme të tjerve dhe mund të bëheni politikanë të suksesshëm, vecanërisht fëmrat. Gjithashtu, keni estetikë dhe fat dhe mundeni të përfshiheni në fushën e modës me idetë tuaja egocentrike. Dini të jeni të zgjuar, të ndryshuar dhe joshës dhe disa herë tregoni sjellje narciziste.

 

Peshqit

Dhjetditëshi i 1 “ ENDERRIMTARI”

Me planetin ëndërrimtar, Neptunin duke udhëhequr dhjetditëshin tuaj, fraza “fluturon në re” ndoshta është thënë për ju. Jeni ëndërrimtarë, keni imagjinatë dhe jetoni në botën tuaj të mrekullueshme. Keni shumë talente dhe të përfshiheni në arte, mjafton të shkelni këmbët tuaja në planetin Tokë dhe të kuptoni se kjo botë është e ashpër. Keni psikologji të ndjeshme dhe vështirësitë mund t’ju pushtojnë. Për shkak të mungesës së vetbesimit, nëse dështoni apo ju refuzojnë thaheni, vecoheni dhe hyni në “flluskën tuaj”. Besoni se të gjithë ju akuzojnë padrejtësisht dhe dorëzoheni pa bërë dicka për të luftuar thelbësisht, vetëm ankoheni. Keni prirje drejt abuzimeve, vecimit dhe vetmisë, pasi dëshironi të dilni nga realiteti që ju lëndon. Duhet të besoni në veten dhe fuqitë tuaja. Jeni të dhimbsur, të ndjeshëm dhe të gjithë e adhurojnë të jenë pranë jush, pasi jeni krahu për të qarë. Mund të bëheni lehtë viktima tek ata që duan t’ju shfrytëzojnë apo ta luani vetë ju rolin e të paduruarit për t’ju shërbyes të tjerët.

Dhjetditëshi i 2 “BUJARI”

Me Neptunin duke ju udhëhequr dhe Hënën duke ju dhënë ritëm në jetën tuaj, keni lindur për të ofruar. Do mundeshit të bëni pjesë në profesione që kërkojnë mirkuptim, kujdes dhe terapo, ashtu si doktorët dhe këshilltarë. Vendosni instiktivisht të tjerët mbi veten dhe saktifikoni veten dhe nevojat tuaja, për të ofruar sa mundeni, pas pritur asgjë në shkëmbim dhe mirnjohje. Jeni të ndjeshëm, keni përceptim dhe përputheni me problemet e tjerve, duke bërë një të keqe të madhe vetes tuaj. Qëndrimi i familjarve tuaj vepron si peshë rëndese në jetën tuaj dhe humbisni aftësinë për të qënë produktiv. Duhet të gjeni c’farë ju bën ju të lumtur dhe të ndaloni të jetoni nga jeta dhe qëndrimet e të tjerve. Jeni më korrektët në pjesën ekonomike, në krahasim me dhjetditëshat e tjerë, por edhe më besnikët dhe të sjellshëm.

Dhjetditëshi i 3 “I NXITUARI”

Me Neptunin produktiv si udhëheqësi juaj dhe Plutonin e fortë dhe errësor si bashkudhëheqësin tuaj, keni shumë nga dy dhjetditëshat e tjerë. Jeni të ndjeshëm, por keni shumë fuqizim, më shumë fiksime, jeni pushtues dhe disa herë hakmarrës. Keni imagjinatë produktive, ide dhe intuitë të fortë, por në kontrast me dhjetditëshin e parë nuk qëndroni në ëndrra, sesa të këmbëngulni dhe ndiqni qëllimet tuaja. Shpirtërimi luan rol të rëndësishëm për ju dhe kërkimi i kuptimit të vërtet të jetës. Shumë herë e lini fatin t’ju drejtojë në jetën tuaj, veproni nxitimthi dhe ndodheni të përballur me sfida të mëdha. Pavarsisht se ju trembin ndryshimet, guxoni të rrezikoni dhe të merrni rrugë të reja që ju drejtojnë drejt të panjohurës. Një frymzim apo një dashuri mund të ndryshojë rrotën e jetës tuaj dhe ta trondisë në themel. Jeni një fuqi e qetë dhe mund të “vdisni” dhe të rilindni nga hiri juaj. Jeni jashtzakonisht të përshtatshëm, keni ndjeshmëri dhe jeni dëgjues shumë të mirë. Nuk jeni mizorë dhe dini sesi ta bëni jetën të këndshme për veten tuaj dhe të tjerët.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu