UDHËHEQËS DASHURIE
Suksesi, hidhërimi, dashuria, erotizmi i çdo njeriu që kalindur në një yjësi dhe një kombinim planetar të caktuar nukmund të ndjekin rrugë të ndryshme nga ato që përcakton Astrologjia.
DASHI (21/3-20/4)
Në veçanti
Që të fitoni një DASH ekziston një mënyrë. E gjithë jeta e Dashit është e mbështetur tek sundimi. Mjafton, pra të hiqeni sikur ju fitoi Dashi ju dhe më pas do të jetë gjithçka shumë e lehtë.Dashi do të fitojë dhe pastaj të merret me gjërat e tjera, ndaj dhe është shumë më e vështirë të mbani dashurinë e një Dashi se sa ta fitoni.
Dashi që është gjithmonë në aktivitet vendos edhe sundimet e tij në bazë praktike. Nuk interesohet për dashuri ideale, por vetëm për lidhje seksuale. Nuk i pëlqen të humbasë kohën erotikisht.
Peshorja që ka shtyrje të vonojë vendimet e tij duhet të kuptojë se në takimin me një Dash dihet të përdorë armët e tij dhe një veshje të mirë, harmoni , ndjeshmëri që i sjellin emocione Dashit dhe të lërë mënjanë llogjikën dhe kritikën.
Gaforrja ku takon një Dash duhet të tregohet më e pasionuar dhe pa reagime. Tërheqja mbrapa është mënyra më e mirë për fitimin e Dashit.
Takimi Bricjap – Dash është e pasionuar nga të dy palët. Bricjapi nuk duhet të tregojë sudimin e tij sepse e humbet lojën. Takimi i të dyve është i zjarrtë dhe në përgjithësi jep shumë tek të dy.
Le të shohim tani lidhjen e Dashit me shenjat e tjera.
Ndaj Luanit, Shigjetarit dhe vetë Dashit ndjehet një tërheqje të fortë. Lidhjet erotike mes tyre e bëjnë Dashin të ndjehet i ulur përfaj të sudimit që i dallon.
Me Demin dhe Peshqit, Dashi ndjehet i qetë, por nuk bën lidhje shumë të thella. Mes tyre krijon lidhje shoqërore si edhe tek Binjakët, Virgjëresha, Akrepi dhe Ujori.
Në përgjithësi
Burrë.Pret nga ju ta udhëhiqni. Bëhet nevrik kur fillon të kuptojë se e humbet vendin e tij. Mos prisni se mund të shqitet lehtë.Vrullet seksuale të burrit janë të papërmbajtshme, të shpejta dhe të pangopura.
Grua. Gruaja Dash tërhiqet nga një burrë i fuqishëm dhe i vendosur që do t’i premtojë plotësim seksual. Kujdesni mos bëni ndonjë lëvizje të menjëhershme. Në përgjithësi ju jep të kuptoni në mund të ecësh apo jo. Nqs nuk bëni atë që duan, nuk keni asnjë mundësi suksesi.
DEMI (21/4-21/5)
Në veçanti
Fitimi i një DEMI është çështje shumë e lodhshme sepse nuk i pëlqejnë daljet e shpeshta ose sjellja e kotë nëpër rrugë.
Demi gjen kënaqësi kur punon dhe kur harxhon para për veten e tij dhe ata që e rrethojnë. Por për fatin tuaj të mirë edhe Demi më serioz ka një anë të dobët, që është seksualiteti i tij i theksuar.
Që të plotësojë nevojat e tij mund të ikë nga detyrat e përditshme. Nqs doni që ta fitoni, mundohuni ta tërhiqni me mënyra të ndryshme dhe duke mos ndjekur të njëjtin ritëm të përditshëm.Përpara seksualitetit të Akrepit, Demi lëshohet dhe lidhja mes tyre është harmonike.
Luani që do shumë të fitojë Dashin ka shumë mundësi nqs fillon i bazuar diku të ketë shumë sukses. Ngaqë Demi i do shumë njerëzit e ambjentit të tij Luani duhet të sillet mes tyre. Duhet të duken cilësitë e tij të zakonshme: pamje e kujdesshme, siguri, gjendje e mirë ekonomike. Këto janë elementet që emocionojnë Demin.Ujori ndoshta të duket sikur nuk ka sukses mbi Demin, por është një lidhje kohëgjatë interesante. Ujori është i qetë, flet pak dhe Demi ndjehet rehat.Me Bricjapin, Virgjëreshën dhe vetë Demin krijon lidhje të thjeshta erotike. Lidhja mund të jetë e këndëshme, por në fund katandiset rutinë e përditshme.
Me shenjat e tjera Dash, Binjakë, Peshore, Shigjetar dhe Peshq mund të ketë simpatizime dhe shoqëri, por asgjë më tepër. Mund të ketë takime, por jo për shumë kohë.
Në përgjithësi
Burrë. Shumë gjëra do të varen nga mënyra e sjelljes të kujdo gruaje në takimin e parë. Nqs burri ka ngrënë dhe ka pirë nuk keni asnjë rrezik. Për burrin Dem seksi është një natyrë e dytë dhe nqs e zhgënjeni do të gjendeni në një gjendje shumë të vështirë. I pëlqen të mendohet dhe ta thotë më vonë atë që mendon. Ka seksualitet të theksuar. Dëshiron gjithmonë që dashurinë ta jetojë me të gjithë mënyrat.Grua. Si gruaja Dash edhe gruaja Dem ka ide të pastra dhe e di që në fillim atë që kërkon nga ty. Nuk do të ndryshojë kurrë ide për diçka që do të thojë jo. Që ta merrni me të mirë, mënyra më e mirë është t’i dhuroni një darkë romantike në një restorant modern. Që në fillim duhet t’i shpjegoni ato që dëshironi sepse i pëlqen të dijë se çfarë bën dhe ku shkelën.
BINJAKËT (22/5-21/6)
Në veçanti
Është e lehtë të fitoni një BINJAKË? Ekziston më shumë se një mënyrë, ndaj është edhe e vështirë. Binjakët lëvizin vazhdimisht dhe gjenden kudo ndodh diçka. Takimet dhe bisedimet e tij përfshijnë gjithçka. Mundohet gjithmonë të mësohet. Gjithmonë mundohen të rrisin rrethin e njohjes dhe ka prirje të kuptohet me të gjithë dhe jo vetëm në sipërfaqe. Dhe lidhet më shumë më tre shenja, Shigjetarin, Virgjëreshën, dhe Peshqit.
Shigjetari mbi të gjitha duhet t’i zgjojë interesin. Binjakët mahniten nga idetë, dituria e tyre dhe çfarëdo lloj gjëje është krijuese sepse nuk janë romantikë. Gjendja e pasionuar romantike nuk e emocionon. Mendimi i tyre duhet të fitohet.
Virgjëresha është shumë e aftë të ndikojë në mendimin e Binjakëve. Virgjëresha i zgjon interesat e Binjakëve që me zgjuarësinë e tyre kuptojnë se tjetër është realiteti. Do të kenë mes tyre bisedime shumë interesante edhe gjatë seksit.
Binjakët me Dashin shkojnë sepse janë që të dy të gjallëruar dhe emocionues në lidhje seksuale.Dashi tërheq interesin e Binjakëve. Kjo lidhje do të jetë afatshkurtër.Peshqit janë të ndryshëm nga Binjakët ndaj dhe i tërheqin. Takimi me peshqit do të jetë i ngatërruar, e dobët në sipërfaqe dhe joshëse në fund. Pozitiviteti i Binjakëve zhduket sepse nuk mund të gjejë përgjigje në pyetjet e tyre dhe jepet në ndjeshmërië dhe në zemërgjërsinë e peshqëve. Me shenjat e ajrit (Peshore, Ujor, Binjakë) Binjakët janë sikur të gjenden me veten e tyre, komunikojnë me mendim ndaj dhe takimet janë të këndëshme, por jo të vendosura.Shenja e Demit dhe e Gaforres pranohen nga Binjakët pa ndonjë veçanti të rëndësishme. Me shenjat e tjera (Shigjetar, Luan, Akrep dhe Bricjap) lidhja e binjakëve është plotësisht e sipërfaqshme.
Në përgjithësi
Burrë. Burri që i përket Binjakëve i është mbushur mendja se ka dy lloj grash. Ata <<ashtu siç duhet>> dhe të tjerat. Është shumë hipokrit siç duket edhe nga sjellja e tij. Nqs i jep përshtypjen se je nga gratë <<ashtu siç duhet>> sa më shumë t’i kundërshtosh aq më shumë do të të respektojë.
Por nqs je kategori tjetër gruaje dhe e kupton, është e kotë të bësh të vështirën sepse di si të marrë atë që do.
Grua. Ka nevojë për një ambjent romantik, muzikë dhe bisedim të mirë. I pëlqejnë komplimentet e sakta dhe të zgjuara. Është aq e zgjuar sa mund të dallojë menjëherë të vërtetën nga gënjeshtra. Nqs bëni ndonjë gabim në pjesën e parë të mbrëmjes, e shumta të ktheheni vetëm në shtëpi.
GAFORRJA (22/6-23/7)
Në veçanti GAFORRJA është e njohur për ndjeshmërinë e saj, për seksualitetin dhe magnetizmin që ka. Nga pamja e parë fitimi i saj duket i lehtë, por është mjaft i vështirë.Gaforrja nuk afrohet lehtë sepse gjendet vazhdimisht e rrethuar nga të afërt dhe shok që e rrethojnë dhe e mbrojnë. Duhet të përdorni dinakëri dhe të hyni në rrethin e saj më parë dhe pastaj të filloni sundimin. Nga të gjithë shenjat vetëm tre janë të fuqishme që t’ja arrijnë qëllimit.Takimi me Bricjapin është më i fuqishmi si në fazë shpirtërore dhe në seksualitet. Sa më i ashpër të jetë Bricjapi, aq më e ëmbël është Gaforrja. Mes tyre ka një tërheqje të fuqishme sepse Bricjapi është dinak dhe ka sukses në qëllimet e tij. Dashi është më pak i përshtatshëm për të fituar Gaforren sepse ka shumë pak diplomaci dhe vullnet. Mbi të gjitha pasioni i madh i Dashit që rrëzon kështjellat e Gaforres dhe e fiton dhe kur Gaforrja ta vendosë të jetojë dashurinë e saj me Dashin, nuk ka kufizim në pasion.Peshorja di të sillet ndaj Gaforres. Di si të përdorë cilësitë më të mira të tij që tërheqin Gaforren të cilat janë: dashuria për artin, dhe për çdo gjë që është e bukur. Peshorja e tërheq Gaforren sepse ka të njëjtën ndjeshmëri.Gaforrja me shenjat e tjera të ujit si Akrepi, Peshqit dhe vetë Gaforret ndjehet me ata një tërheqje dhe do një lidhje. Kjo lidhje është e dukshme në veçanti dhe kohëgjatë.Me Binjakët dhe Luanët Gaforrja do të dojë lidhje. Nuk i beson shumë sipërfaqshmërisë që kanë këto dy shenja ndaj dhe shikon në thellësi.Gjithashtu Gaforrja, me Demin, Virgjëreshën, Shigjetari dhe Ujorin mund të ketë lidhje, por një pjesë e Gaforres është e mbyllur në këto shenja.
Në përgjithësi
Burrë. Gaforrja mund të jetë i çuditshëm si karakter sepse ndjehet vazhdimisht frikë se mos humbet të dashurën e zemrës. Nqs ti si grua nuk je e nivelit të tij, inatoset sepse e quan të padrejtë dhe do të të bëjë të ndihesh aq keq sa që do të kundërshtosh të dalësh me atë. Ka një erotizëm të zjarrtë që nuk duket në pamjen e parë. Gjendja e tij seksuale varet nga ndjenjat e tij.Grua. Nga momenti i parë duhet të fitoni besimin e saj dhe kur ta fitoni, kujdesni se mos ngatërroheni më shumë nga ç’e kishit llogaritur. E keqja është se nevrikoset shpejt për gjërat që do. Kjo grua nuk jepet në peripeci, por në lidhje kohëgjatë.
LUANI (24/7-23/8)
Në veçanti
Me LUANIN mos bëni shumë ëndrra. Gjendet i mbyllur në vetvete dhe vështirë ta fitoni. Dihet të jeni shumë të sigurtë para se të përballoheni me të. Por luani, si më të fuqishmit e tokës, është vetëm dhe kjo vetmi e brendshme e shtyn shpesh herë dashurinë e dikujt të ketë shumë pak shpresa që ti afrohet. Vetmia luan lojra të këqia.Çfarë ko Ujori për të tërhequr Luanin? Është shumë e vështirë të përcaktohet, sepse janë shenja krejt të kundërta, por në këtë ndryshim limdet një dashuri në thellësi. Ujori është diplomat dhe e di se Luani do të ndihet udhëheqës i gjendjes ndaj dhe i jep vendin të marrë vendime. Luani gjendet gjithmonë në qendër të interesit kurse Ujori e ndihmon duke hyrë në anë. Luani shikon gjithmonë veten e tij kurse Ujori shikon edhe të tjerët. Ujori e rrethon Luanin me shërbime dhe hyn avash - avash në personalitetin e tij. Kjo është një lidhje magjepse, e vështirë por jep shumë gjëra tek të dy.Demi që është i gatshëm për një Luan ka më shumë mundësi të sipërfaqshme, sepse Demi luan në ambjentin e Luanit, i jep siguri për qendrueshmëri dhe pasuritë e tij. Mes Demit dhe Luanit fillon një luftë se kush do të duket se është më zemërgjërë dhe në përgjithësi fitojnë të dy sepse kanë nevojë njëri tjetrin. Demi e rrethon Luanin me seksualitetin e tijtek e cila Luani lëshohet që të dashurohet nga një Dem. Mes të dyve krijohet lidhje të thella me guri të barabartë por seksualiteti merr vendin e parë.
Akrepi në të kundërtën e fiton Luanin me sundim. Akrepi e di se Luani, është i sigurtë në sipërfaqe dhe kur gjendet në krizë bie në një pafundësi. Akrepi e mahnit me idetë e tij, me personalitetin e tij të fortë, pasionin dhe seksualitetin dhe takimi i tyre është mjaft interesant.Me shenjat e zjarrit (Luan, Dash, Shigjetar) Luani do të mund të kishte lidhje por ka frikë se mos luftohet nga ata që kanë të njëjtën forcë gjallërie dhe në përgjithësi nuk e thellëson lidhjen.Me shenjat më të afërta, Gaforren dhe Virgjëreshën si edhe Binjakët, Pesoren, Bricjapin dhe Peshqit lidhjet janë në përgjithësi jo të theksuara por të këndshme dhe shpesh herë nuk e kalojnë një natë.
Në përgjithësi
Burrë. Çfarë do lloj gjëje që ti shërbëni për të pirë Luani duhet të jetë markë cilësore. Në përgjithësi preferon uiski dhe shampanjë sepse i pëlqen të duket. Do ti duket krejt natyrale të bësh dashuri me të dhe ti kërkosh edhe takime të tjera. Duke e shtyrë nuk inatoset dhe pranon se nuk është e mundur që ti skojë gjithçka mirë. Do të sillet mirë që ndoshta do t’ju bëjë të ndryshoni ide. Mund të luaj me vetëkontroll pafund lojë seksuale. Jep dhe di të marrë kënaqësi të madhe.
Grua. Karakter i këndshëm dhe i qeshur, dhe nuk fal kurrë kur e lënë pas dore. I pëlqejnë gjërat e bukura dhe dhuratat. I pëlqen një ambjent i rehatshëm dhe me gusto. Mos shpresoni se do të pranojë lehtë të bëjë dashuri sidomos në makinë.
Virgjëresha (24/8-23/9)
Në veçanti
Kurrë mos luani me një VIRGJËRESHË. Ka pamjen e një të qeti, buzëqeshje hironike, e gatshme shpirtërisht dhe mban gjithmonë në distancë diçka që nuk i pëlqen. Shenja e Virgjëreshës është kritike dhe rrezikon nga vetmia nqs Urani në shenjën e saj nuk e shtynte të çbllokohej. Atë që pak e dinë shumë e vërtetojnë se Virgjëresa nuk është e lehtë. Kush shikon vetëm anën <<mendim>> dhe <<filozofi>> do të gjendet një ditë përpara një të panjohuri. Nqs ka shenjë që mund të drejtojë është Virgjëresha sepse megjithëse duket e qetë ka një jetë shumë të fuqishme.Virgjëresha nuk bën shumë zhurmë dhe shumë skena por di të marrë në gadishmëri atë që dëshiron.Tre janë shenjat që mund t’ja arrijnë me Virgjëreshën: Peshqit, Binjakët dhe Shigjetari.
Me Peshqit nuk ka probleme sepse i shfaqin Virgjëreshën një mënyrë tjetër jetese nga ajo që ishin mësuar të jetojnë. Peshqit e rrethojnë Virgjëreshën me seksualitet dhe dashuri shumë të madhe. Krijohet kështu një lidhje e pranueshme dhe kanë nevojën e njëri tjetrit.Binjakët duhet të përdorin taktikë tjetër. E afrojnë Virgjëreshën me një mënyrë magjike dhe argëtohen me lojrat e tyre shpirtërore, dhe i çudisin. Është një lidhje e shkëlqyeshme edhe në seks.
Shigjetari e përballon Virgjëreshën me një gjallëri të fuqishme që nuk ka kufijë. Hap horizonte peripecie që i sjellin çudi Virgjëreshës. Shigjetari kujdeset për Virgjëreshën dhe e fut në një atmosferë peripecie. Në çështjet seksuale përstatet shkëlqyeshmërisht Me shenjat e tokës (Virgjëreshë, Dem, Bricjap) Virgjëresha tregon me pak tencion dhe më shumë guxim. Do të ketë takime ata por pa ndonjë iteres të veçantë. Do të ketë lidhje por për një kohë shumë të shkurtër.
Me shenjat më të afërta (Luan dhe Peshore) si gjithashtu edhe me Dashin, Gaforren, Akrepin dhe Ujorin mund të lindin lidhje sentimentale por pa qënë e nevojshme prezenca e njërit apo tjetrit nga e cila buron dashuria.
Në përgjithësi
Burrë. Me një burrë Virgjëreshë shoqëria është më e rëndësishme se ç’do gjë tjetër. Ka aftësinë të presë shumë kohë nqs beson se ja vlen mundimi t’ju fitojë. Mund të bëjë gjithçka për këtë gjë. Nuk i pëlqejnë skenat e grindjes.
Ka një seksualitet të gjallëruar dhe natyral por rrallë dëshirat e tij do të jenë të parëmbajtura.Grua. Duhet të dukeni si njeri ideal dhe që për dashurinë mendoheni seriozisht. Nqs nuk i afroheni atyre që kërkon do të jeni të falimentuar sepse i pëlqen të njoh mirë një person para se të thotë po.
PESHORJA (24/9-23/10)
Në veçanti
Le të shohim si është PESHORJA në përgjithësi. Peshoret kanë nevojë nga të gjithë. Kërkon një person edhe si bazë. Nën këto kushte duket shumë lehtë se nuk është kështu. Një person që ka nevojë shumë të madhe nga ekzistenca e të tjerëve mund të bëhet më pak i tërheqshëm. Saturni që udhëheq Peshoren mund të ndërhyjë në pengesa.
Tre shenja dinë të përballojnë dhe të plotësojnë peshoren. Janë Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi.Dashi ja arrin me Peshoren sepse është i vrullshëm. Dashi ngaqë është shenjë pozitive ndjehet vetëm mezazhin seksual të Peshores dhe e fiton fuqishëm. Mes Dashit dhe Peshores lind një lidhje e fuqishme e pasionuar.Gaforrja ja arrin me Peshoren sepse është këmbëngulës. Kanë që të dy ëmbëlsi dhe ngrohtësi. Gaforrja është besnike dhe i jep Peshores siguri që nuk da ta gjejë asgjëkundi tjetër. Seksualisht është kombinimi më e mirë.Bricjapi është shenjë e fuqishme seksualisht dhe e fiton Peshoren me sigurinë dhe fuqinë e tij. Bricjapi me dinakërinë e tij e rrethon Peshoren me aftësi të madhe pa lënë rrugëdalje dhe Peshorja lëshohet në krahët e tij dhe aty gjendet shumë mirë. Bricjapi e adhuron llogjikën e Peshores dhe ja tregon. Në çështjet seksuale ka dyshime mes Bricjapit dhe Peshores, lidhja në përgjithësi është e shkëlqyer.Me shenjat e ajërit (Peshore, Binjakë dhe Ujor), Peshorja ndjehet rehat brenda një kënaqësie dhe një atmosfere të qetë dhe lidhja që lind mund të mbajë për një kohë shumë të gjatë.Me shenjat më të aftërta (Akrep, Virgjëreshë), Peshorja tërhiqet dhe kupton se fati i saj është diku tjetër. Lidhjet seksuale mes tyre janë të gjallëruara por për një kohë të shkurtër.Me shenjat e tjera (Dem, Luani, Shigjetari dhe Peshqit), pjesa më e madhe e këtyre lidhjeve nuk i kalon kufijtë.
Në përgjithësi
Burrë. Ka eksperiencë shumë të madhe dhe është i aftë të të bëjë ti biesh në gjunjë. Duhet të keni shumë kujdes të madh me këtë burrë sepse di se çfarë të bëjë në momentin e caktuar. Në fillim të mbrëmjes mdoshta do të keshë vendosur që të mos shkosh me të, por të gjithë planet e tua do të rrezohen përpara mënyrave të mira të sjelljes së tij. Estetik, shijues, do të plotësohet dhe të plotësojë në kulmin më të lartë. Pa seksin jeta e tij duket pa asnjë kuptim.Grua. Një Astrolog i madh dhe i famshëm tha se gruaja Peshore është e dashuruar me të gjithë burrat e botës. Është gjithmonë e gatshme të betohet dashuri të përjetshme, por mos e merrni seriozisht. Mundohuni të merrni sa më shumë nga ajo sepse nuk do të zjasë për shumë kohë. Peshorja kërkon shumë harmoninë.
AKREPI (24/10-22/11)
Në veçanti
AKREPI ka famën se nuk është serioz ndaj dhe e intereson ç’do gjë pa asnjë lloj dallimi. Ky është gabim.Akrepi (me Mërkurin që e sundon) është një që llogarit ç’do gjë para se të lëshohet. Shenjat që tërhiqen nga fama e tij do të hynë shpejt në kurthin e tij. Akrepi është serioz dhe bën lidhje me ata që shkon më mirë: mbi të gjitha me Demin që është i kundërt, pastaj me Luanin dhe Ujorin që janë në katrorizim.
Demi që është i qetë dhe hironik duket më pak i përshtatshëm që të mbajë nja Akrep por është e saktë. Me qetësinë e Demit i afrohet Akrepit dhe fillon ti flasë për punë dhe pastaj hynë në temë. Akrepi do që tjetri ta quajë serioz dhe ndaj Demi është mësues sepse di të flasë. Pas temave serioze, Demi fillon të dërgojë mesazhet e para të dashurisë, pa sentimentalitet të madh, dhe me më shumë praktikë. Akrepi e respekton atë që nuk e bën të humbas kohën e tij kot dhe për këtë lëshohet në dashurinë e Demit. Një lidhje mes Akrepit dhe Demit do të ishte shumë e zjarrtë dhe interesante.Luani për të fituar Akrepin duhet të sillet tamam si luan, domethënë zemërëgjërë, dhe të tërheqë interesat e Akrepit megjithëse këto dy shenja janë të ndikuara nga Marsi.Akrepi sado që duket revolucionar e ndjen forcën e Luanit. Nuk është lidhje e lehtë. Është një lidhje e pasionuar sepse që të dy duan që të mbajnë diçka për veten e tyre . është një lidhje e shquar seksualisht.Ujori që të fitojë akrepin duhet të përdorë diplomacinë e tij. Ka zbulluar se Akrepi nuk di të sillet me njerëzit dhe gjithmonë flet gabim. Ujori gjithmonë e korrigjon dhe bëhet i domosdoshëm për Akrepin. Akrepi respekton zgjuarësinë e Ujorit si dhe seksualitetin e tij. Mes tyre lind një lidhje e bukur e cila zgjerahet në seks.Me shokët e tij (Akrep, Gaforre, Peshq) Akrepi ka lidhje të këndëshme dhe të mira sidomos lidhje seksuale. I pëlqejnë njëri tjetrit.Me shenjat më të afërta Peshore dhe Shigjetar nuk ka tërheqje të fortë që në përgjithësi ka braktisje. E njëjta gjë është edhe për shenjat, Dash, Binjakë, Virgjëreshë dhe Bricjap.
Në përgjithësi
Burrë. Nqs një grua ka ndjenja të mira dhe nuk do të mundohet ta zhgënjejë i cili do të dijë menjëherë me ç’njeri ka të bëjë. Nqs keni plan të tillë mundësia është të zhduket dhe mos ta shihni më kurrë. Në përgjithësi ka aftësi të kuptojë menjëherë nqs sjellja juaj është e sinqertë dhe nuk do që të krijojë probleme siç bëjnë njerëzit e tjerë. Me asnjë mënyrë nuk pranon vërejtje.Ka seksualizëm si vullkan dhe një tërheqje shumë të rrallë.
Grua. Mos u zhgënjeni dhe luani me ndjenjat e kësaj gruaje. Nqs e bëni të dhëmb do të mbledh mbrenda saj urrejtje dhe do të hakmerret me çfarë do lloj mënyre. Gruaja Akrep prezanton një dobësi në alkol ndaj dhe duhet ta thërisni të pini diçka bashkë na një ambjent të ngrohtë. Ka durim dhe oreks të madh.
SHIGJETARI (23/11-22/12)
Në veçanti
SHIGJETARI është i gatshëm për takime të këndëshme, kërkon të gjejë kënaqësinë e jetës sepse do që të thyej monotoninë. Është i lehtë në lidhje. Më e vështira është ta gjesh në një vend sepse lëviz vazhdimisht. Tjetër është fitimi dhe tjetër ta mbani. Në këtë gjendje të vështirë, lojën e luajnë shumë mirë tre shenja: e kundërta e tyre Binjakët, pastaj Virgjëresha dhe Peshqit.
Binjakët që duan të fitojnë Shigjetarin janë më të këndshëm kurse Shigjetari është më pak për shkak të Jupiterit që e sundon dhe e jep ndjenjë serioziteti.binjakët bëjnë një flirt të këndshëm që i bën Shigjetarët t’ju pëlqejë.Binjakët e kuptojnë ankthin dhe çuditshmërinë për diçka të re të Shigjetarit dhe ju tergojnë për udhëtime të bukura që mund të jenë dhe larg realitetit. Mes të dyve lind një lidhje e barabartë dhe me seksualitet të theksuar. Të dy mund të bënin një lidhje të shkëlqyeshme.Çfarë ka Virgjëresha për të fituar Shigjetarin? Në pikëpamje të parë është shumë e vështirë ta thotë dikush. Virgjëresha ka aftësi mendimi që i mungon Shigjetarit. Virgjëresha di të shfrytëzojë momentin e duhur që ta vendosi Shigjetarin në vendin e përshtatshëm.
Seksualiteti është shumë e këndëshe me një përzierje pasioni dhe erotizmi.Peshqit i afrohen Shigjetarit duke filluar nga një bazë e përbashkët sepse të dy ndikohen nga Jupiteri. Peshqit kanë seksualitet më të madh dhe më të fuqishëm ndaj dhe e fitojnë menjëherë Shigjetarin që nuk mund të ikë më nga rrjeta e tij. Një lidhje shumë e rëndësishme për të dy.
Me shenjat e zjarrit (Luan, Shigjetar, Dash) Shigjetari tërhiqet nga natyra e tij e ndjeshme, por ngaqë i di të metat e të tjerëve nuk ecën më shumë në lidhjet e tij.Me shenjat më të afërta (Akrep dhe Bricjap) ka një lidhje që qendron në fazë dyshimi ndaj dhe nuk mund të shkrijë i gjithë akulli.Do të ketë lidhje të ngjashme me Demin, Gaforren, Peshoren dhe Ujorin që do të japin lumturi të përkohshme.
Në përgjithësi
Burrë. Është shumë e vështirë të shpëtosh nga ky burrë. Kujdesni nga ai. Nqs thoni jo në një ftesë do të fillojë t’ju hironizojë me mënyrë të tillë që do t’ju duket qesharake. Por nqs arrin t’ju mbushë mendjen atëherë është e mundshme të jeshë e lumtur sepse është një i dashur shumë i mirë.
Vrullet e tij janë të zjarrta. Ndjehet adhurim të madh për bisedimet seksuale. In pëlqejnë të gjithë fazat seksuale. Do të keni kujtime të paharueshme.
Grua. Nqs i pëlqen gruas Shigjetar atëherë nuk do të kesh shumë probleme sepse i pëlqen të bëjë dashuri pa turp dhe ngurim. Por nuk i pëlqejnë lidhjet kohëgjata. Do më shumë mbi të gjitha lirinë e saj dhe nqs ke qellim serioz duhet të japësh betejë të madhe. Në përgjithësi takimet janë të vështira.
BRICJAPI (23/12-20/1)
Në veçanti
I linduri në BRICJAP tregon gjithmonë një paguximshmëri.
Nuk shqetësohet nga shenjat që donin të argëtoheshin duke luajtur. Bricjapi do t’ju japë të kuptojnë menjëherë se nuk ka kohë për lidhje erotike. Dobësitë e Bricjapit gjenden tek shenja e Gaforres, Peshores dhe Dashit tek të cilat lëshohet pa u menduar gjatë. Si? Sulmimi i Gaforres tek shoku – armik Bricjapështë në përgjithësi një ngatërresë. Gaforrja e di shumë mirë se Bricjapi i dobët dhe punëtor në thellësi është vetëmpa ngrohtësi dhe ndaj e mbush me dashuri dhe shumë interes. Bricjapi do të sjellë kundërshtim në fillim por në fund bien. Lidhja etyre seksuale është pa kufij.
Gjithashtu edhe Peshorja do ta fitojë Bricjapin me ndjeshmërinë, ngrohtësinë dhe ëmbëlsinë e saj. Sulmimi i Peshores është shumë e përcaktuar. Peshorja ka një program e ndihmuar nga Saturni dhe taktikën e saj është plot diplomaci dh e sjellje të mirë. Akoma edhe një i fortë si Bricjapi do të ulej dhe mes tyre në përgjithësi lind një dashuri nga më të bukurat e zodiakut.Dashi e fiton Bricjapin me mënyrë të ndryshme. Krijon gjendje të menjëhershme dhe kundërshtimi i Bricjapir thyet sepse Dashi nuk pyet nga pengesa. Krijimtaria e Dashit dhe pasioni i tij e bëjnë Bricjapin të mahnitet. Lidhja seksuale mes tyre ështtë e fuqishme por dashuri gjendet në faza të ndryshme. Me shenjat e tjera të tokës (Dem, Virgjëreshë) dhe me vetë Bricjapin, Bricjapi bëhet më i vështirë megjithëse interesohet për ata. Do të ketë lidhje të bazuara në shoqëri pa ndezur zjarre.Me shenjat më të afërta Shigjetarin dhe Ujorin, Bricjapin mund të ketë lidhje të këndëshme por që në thellësi mund të mos i interesojnë. E njëjta gjë ndodh edhe me shenjat e tjera si: Binjakët, Luani, Akrepi dhe Peshqit.
Në përgjithësi
Burrë. Kur një grua thotë po në thirrjen e tij të pijë diçka me të mendohet se gjithçka do të mbarojë aty sepse është shumë pesimist. Që ta mahnisni ndihmojeni të çlodhet dhe të kënaqet me shoqërinë tuaj. Është shumë romantik dhe nuk do të inatoset nqs e refuzoni. Lidhjet e tij seksuale janë për një kohë të shkurtër sepse merret më shumë punë.
Grua. Njeri me karakter të vështirë. Nuk krijon tërheqje tek mashkulli dhe burri duhet të jetë shumë i sigurtë se në takimin e parë do të ndjekin edhe të tjera. Ka nevojë për qetësi. Nuk qesh lehtë, dhe nqs e bëni të qeshë atëherë mund të dilni sërisht bashkë.
UJORI (21/1-19/2)
Në veçanti
Që të fitosh një UJOR është një mundim i kotë. Shumë pak janë të ditura për të dhe çfarë thuhet është gabim. Nuk ka një mendim i plotë dhe i saktë për këtë shenjë dhe secili thotë çfarë të dojë duke e karakterizuar në fund si të mirë dhe ideal të zodiakut. Ujori me Uranin, Neptunin, dhe Saturnin në zodiakun e tij nuk është dhe aq zemërgjërë sa donte të dukej. Është gjithahstu i ashpër, pak i ngrohtë dhe me ndihmën e Neptunit do të fshehë cilësitë e tij negative. Kush i afrohet i papregatitur Ujorit gjendet përballë një qenie pa interesa. Megjithatë ndjehet përzemërsinë e tij të sipërfaqshme, por edhe distancen e tyre të madhe e cila është shumë e vështirë të urëzohet. Tre shenja kanë aftësinë të kuptojnë fshehtësinë e Ujorit dhe ti tërheqin. Luani, Akrepi dhe Demi.
Luani e kupton Ujorin sepse është e kundërta e tij. Kur Luani bie në aktivitet Ujori fiton kohë. Luani harxhon të gjithë energjinë dhe pasurinë e tij kurse Ujori e përdor. Luani mbështetet vetëm tek vetja e tij kurse Ujori shfrytëzon teknikën dhe ndihmën e të tjerëve. Luani që të fitojë Ujorin mbështetet në forcën e tij të gjallëruar, në njërëzimin dhe në zemërgjërsinë e tij. I afrohet Ujorit me forcën dhe ngrohtësinë e tij. Ujori i mësuar në dritën e dobët të dimrit, para Diellit e humbet kontrollin. Ajo që lind në përgjithësi mes tyre është një dashuri e zjarrtë që dhuron shumë tek të dy sepse kombinohet seksualiteti i tyre.Akrepi ndjehet se Ujori fitohet me sundim të menjëhershëm. Akrepi i jep Ujorit ndjenjën e realitetit që i mungon. E fiton me zgjuarësinë dhe seksualitetin e tij. Ujori do të ishte nje zodiak shumë praktik, për diplomacinë e tij, aftësinë të kap rastet dhe ti shikojë në momentin e duhur. Por Neptuni e shtyn larg realitetit dhe atëherë reagimi i Akrepit bëhet i nevojshëm. Akrepi e di pavendoshmerinë seksuale të Ujorit dhe e plotëson këtë boshllëk me të tijën. Është një lidhje e thellë që bashkon dy karaktere të kundërta.Demi është gjithmonë mahbitës nga ajo që tregon horizonte të ndara nga të tijat dhe para Ujorit që duket të ikë nga ligji i peshës dhe me shumë forcë e sjell realitetin. Nga mendimi seksual takimi është i shkëlqyer.
Me shenjat e ajërit (Binjakë dhe Peshore) dhe të lindurit në të njëjtin zodiak, Ujori ndjehet rehat dhe shpesh bën lidhje më shumë ngrohtësie se sa dashurie.Me shenjat e tjera: Bricjap, Peshq, Dash, Gaforre, Virgjëreshë dhe Shigjetar, Ujori ja kalon mirë por nuk gjen ndonjë interes të veçantë.
Në përgjithësi
Burrë. Ujori është i aftë të kalojë natën duke biseduar për punën e tij, idetë e tij dhe gjendjen botërore dhe kështu që vjen një moment që kupton se nuk bëri asgjë për të krijuar atmosferën e duhur për dashurinë. Atëherë menjëherë ndërron, po i është shumë e vështirë të të bëjë të ndjehesh diçka ndryshe. Megjithatë edhe kundërshtimi juaj do të respektohet dhe do të pyes vazhdimisht veten ku ka bërë gabim. Që të arrijë plotësimin erotik duhet lidhjet seksuale të mbështeten në lidhje shpirtërore.
Grua. Nuk i interesojnë shumë premtimet për martesë sepse brenda saj mbyll pavarësi. Në të kundërtën do të arrini më shumë duke i shprehur atë që ndiheni në të vërtetë. Në përgjithësi pëlqen seksi i mirë dhe të jetë ajo që do ta fitojë burrin. Nqs i pëlqeni herën e parë keni shumë mundësi të shtriheni sërisht me të.
PESHQIT (20/2-20/3)
Në veçanti
Të lindurit tek PESHQIT kanë shumë aftësi të njëjta me të peshqëve në det. Tregojnë se janë të gatshën për të gjithë shenjatsepse japin shumë nga vetja e tyre duke i bërë ata të mos ndjehen të largët por është shumë e vështirë përmbajtja e tyre.Ka tre shenja që dinë se si t’ja arrijnë me Peshqit. Ato janë Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët.Që të fitohen Peshqit duhet një teknikë që e ka Virgjëresha me Uranin që e armatos dhe mund të fitojë kë të dojë. Para kuptimit dhe organizimit të Virgjëreshës, Peshqit kapen në rrjetë dhe shumë herë janë të lumtur me atë që ju ndodh.
Virgjëresha i përballon Peshqit dhe i këshillon të kenë më pak ankth dhe të jenë më shumë praktikë. Ndjeshmëria e Peshqëve e bashkuar me zgjuarësinë e organizuar të Virgjëreshës jep në përgjithësi një lidhje të qendrueshme e përshtatshme për martesë. Që të dy nuk ndahen lehtë. Nuk ka gjë më të mirë se në çështjen seksuale të tyre. Binjakët duke përballuar Peshqit e dinë se përpara një tipi kaq të ndjeshëm duhet të përdorin armët e tyre <<Plutone>>. Binjakët me vullnetin e tyre e tërheq Peshkun në lojra fëmijore që i pëlqen.Pastaj Peshqit i shtyjnë Binjakët në një seksualitet të theksuar dhe mes tyre do të lind një lidhje me rënjë shumë të thella.Shigjetari për të fituar Peshqit mbështetet tek Jupiteri. Që të dy kanë planet Jupiterin ndaj dhe të dy respektojnë rehatinë dhe kënaqësitë e jetës. Është një takim shumë i gjallëruar dhe me seksualitetin të luaj rolin e parë.
Me shenjat e tjera të ujit (Peshq, Gaforre dhe Akrep), Peshqit e dinë se ndjehen rehat duke ruajtur lidhje të këndëshme deri sa të lodhen sepse Peshqit vështirë të luajnë nga vendi i tyre.
Lidhjet me shenjat më të afërta (Ujor, Dash) është më interesante por Peshqit duke pasur frikë të lindur qendrojnë larg tyre.Me shenjat e tjera: Dem, Luan, Peshore dhe Bricjap mund të krijojë lidhje por nuk do të jenë të çlodhshme.
Në përgjithësiBurrë. Është e vështirë ti kundërshtoni sepse është shumë joshës. Nqs gjen guximin që ti thuash jo, dhimbja dhe shprehja që do të lexosh në sytë e tij, do të të japin të kuptosh se i ke kundërshtuar gjësë më të rëndësishme dhe me të shtrenjtë në botë për të. Është e mundur në fund të ndjehesh fajtore. Ndaj dhe kur pranon thirjen e <<kujtohu>> se mund të gjendesh në një gjendje të vështirë. Jepet në lojën seksuale. Që të quhen lidhjet e tij të suksesshme duhet që plotësimi seksual të ketë guxim dhe vendosmëri.
Grua. Vendosni një taktikë me shumë romantizëm sepse është tip shumë ëndrrimtare. Megjithëse tregon të kundërtën ka nevojë për shumë mbrojtje. Kur ta dashurosh nuk mund ta harrosh lehtë ndaj dhe bëni kujdes të madh nqs ju pëlqen liria juaj.