Saturni në vijë të kundërt … Qëllimet tuaja kalojnë sprova

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Saturni nga 23 Maji fillon rrugëtimin e kundërt të tij në gradën e 13 të Ujorit. Deri në 11 Tetor në gradën e 6 do zgjasë rrugëtimi tij i kundërt në këtë ambjent njerzor dhe ndryshues.

Saturni hyri tek Ujori përfundimisht në 17 Dhjetor dhe do qëndrojë atje për dy vite e gjysëm pothuajse. Gjatë periudhë kohore të kalimit të kundërt tek Ujori, do hasim pengesa që vijnë nga persona dhe situata që do kufizojnë fuqinë tonë dhe lëvizjet tona apo akoma dhe ne vetë mund të veprojmë me këtë mënyrë drejt të tjerve, duke rikontrolluar qëllimet, shpresat dhe ëndrrat tona. Saturni është planeti që lidhet me kufinjtë tonë. Ujori është shenja që thyen lidhjet, kështu që tani në kolektiv duket të rikontrollojnë kufinjtë tonë, vecanërisht nëse ndjejmë se ishin kapërcyer.

Lidhjet shoqërore mund të kalojnë nga periudha ku ose ripërcaktohen ose shkëputen plotësisht, pasi dhe Ujori lidhet drejtpërdrejt me shoqërinë dhe shprehimet e saj të ndryshme. Një cështje tjetër që do lëkundë Saturni i kundërt nga Ujori është sigurisht teknologjia, sesi e përdorim dhe madje c’do gjë ka të bëjë me profiling që ruajmë në mjetet e rrjeteve sociale, ndoshta rimendojnë veprimin tonë mbi to. Gjithashtu, do shohim ndryshime nga ama shoqërore, në organizata njerzore, në kompani ajrore dhe në përgjithësi grupe apo institucione.

Kalimi i Saturnit të kundërt nga Ujori aktivizon të lindurit në shenja stabile si Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori dhe i fton të marrin vendime. Jep mundësi të dyta Binjakëve dhe Peshoreve, oreks të korigjojnë gjëra Dashët dhe Shigjetarët. Prek kryesisht sa bëjnë pjesë në këto shenja apo kanë planetë të rëndësishëm (Hëna, Merkuri, Afërdita apo Horoskop) nga grada e 6 deri në të 13 të këtyre shenjave. Për më shumë detaje flisni me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

Këndet më të rëndësishme që do krijojë Saturni gjatë periudhës së kalimit të tij të kundërt

Në 14 Qershor, Saturni kundërt krijon katror me Uranin dhe ka mundësi të japë ndryshime të rëndësishme, dilema dhe krisje…

Në 1 Korrik, Marsi krijon kontrast me Saturnin e kundërt dhe energjitë e tij takojnë shumë pengesa të rëndësishme.

Në 25 Shtator, Marsi krijon trekëndësh me Saturnin e kundërt dhe ndihmon të ulet nervozismi, tensioni dhe egoizmi. Tani keni një mundësi të dytë!

 

Ndikimi i kalimit në vijë të kundërt të Saturnit dhe shenjat e zodiakut

DASHI

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë e 11 diellore, fushë që ka të bëjë me shoqërimet tuaja sociale, shokët dhe planet tuaja nëpërmjet grupeve me qëllim të përbashkët dhe vizion. Gjatë periudhës së kontrastit do nevojitet të përshtateni me ritmet tuaja në frekuencat më të ulta dhe të kufizoni lëvizjet e pamenduara në fushat e mësipërme. Ka mundësi gjithashtu të gjëndeni në distancim me shokë apo të keni plotësisht qarje të ndryshme me persona që punoni bashkë për një qëllim të përbashkët. Kështu që mos funksiononi sikur dhe rregullat nuk vlejnë për ju, flisni me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  , disiplinoni veten tuaj për të mos u ndërprerë lidhje dhe shoqëri.

 

DEMI

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë e dhjetë diellore, fushë që ka të bëjë me karrierën, me imazhin public dhe pozicionin tuaj brenda rrethit social. Kujdesuni të zgjidhni me kujdes personat që kanë rëndësi në jetën tuaj këtë periudhë, vecanërisht në fushën e cështjeve tuaja profesionale dhe të ruani një qëndrim serjoziteti dhe profesionalizmi përballë tyre. Mos u nxitoni të lëvizni mbi plane të reja profesionale, nëse shfaqet një mundësi, merrni kohën tuaj për të kontrolluar me kujdes të gjitha parametrat, duke folur me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  .  Kujdesuni të kontrolloni se të gjitha funksionojnë saktë dhe se persona të rëndësishëm apo persona celës në punën tuaj, vertet bëjnë saktë punën që duhet të bëjnë. Mos debatoni me persona që kanë pushtet!

 

BINJAKET

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të nëntë diellore, që ka të bëjë me dëshirat dhe qëllimet tuaja, me aspiratat dhe ëndrrat tuaja. Periudhë kërkimesh atëher përsa ka lidhje me besimet tuaja. Kontrolloni dëshirat tuaja më të thella dhe qëllimet e shpirtit tuaj dhe shihni sesa munden ëndrrat tuaja të realizohen. Me siguri nuk doni të keni një sukses të vogël tani por të mos mundeni të fitoni atë që doni më pas (dhe specifikisht nga Tetori dhe më pas) kështu që kujdesuni të vlersoni periudhën e kthimit të planetit për tu siguruar se nuk luftoni kot për dicka që përfundimisht nuk është e mundur. Nuk jeni vetëm fundja, pasi keni astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  . Cështje jashtë vëndit apo studimesh, kalojnë nga rishikime përshkak të pengesave.

 

GAFORRJA

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të tetë diellore dhe do nevojitet të kontrolloni cështjet tuaja ekonomike, burimet e përbashkta ekonomike dhe pasurinë e paluajtshme. Tani është momenti të rivlersoni mënyrën sesi funksiononi me paranë plastike, kreditë, bankat, dozat, siguracionet dhe tatimet. Nuk është e pamundur të dalin pengesa, vonesa, me shkak cështjet e mësipërme dhe më shumë madje për cështje që nuk janë aktuar por ju shqetësojnë tashmë prej kohësh. Rivlersoni mënyrën e veprimit tuaj duke vënë në rregull pas kërkimeve të thella, duke folur me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

LUANI

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të shtatë diellore, fushë e hartës tuaj që ka të bëjë me lidhje dhe bashkpunime. Lëvizja e kundërt e planetit në këtë fushë ju kërkon të keni kujdes zgjedhjet tuaja në një lidhje të re erotike apo bashkpunim që fillon tani dhe mirë është të keni kujdes apo të shmangni të bëni fillimin tani, vecanërisht nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë të shenjës. Do shfaqen dhe do ridalin në sipërfaqje probleme që keni patur në të kaluarën me partnerin apo me ndonjë koleg dhe mund të krijohen tensione dhe vështirësi, kryesisht për shkak të lojrave të fuqisë dhe përpjekjes së kontrollit nga të dyja palët. Por keni astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  , si dritë që ju tregon rrugën!

 

VIRGJERESHA

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të gjashtë diellore dhe ndikon cështjet e shëndetit dhe situatës fizike. Hasni pengesa dhe ju duket e vështirë të mundeni të menaxhoni anthin tuaj, detyrimet dhe përditshmërinë. Mundeni akoma dhe të ndjeni melankoli të brendshme dhe tani filloni të ndjeni pasojat. Por bisedojeni me më të përshtatshmin, astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  .  Nga ana pozitive, mund të përpiqeni të largoni një zakon të keq, ashtu si duhani apo të filloni përsëri palestren, nëse e kishin ndaluar prej kohës. Në ambjentin e punës ama nëse ekzistojnë shumë cështje të lëna pezull që ia keni lënë fatit në dorë- gjë e vështirë për një Virgjëreshë- tani do ftoheni ti sistemoni përfundimisht.

 

PESHORJA

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të pestë diellore, fushë që ka të bëjë me cështjet tuaja sentimentale, me produktivitetin dhe me shijimin e jetës. Kështu që përsa Saturni do jetë në vijë të kundërt, nuk mundeni të bëni atë që doni ju pikërisht dhe detyrimisht do nevojitet të përshtateni me nevojat dhe qëllimet e partnerit tuaj, duke lënë me një anë nevojën tuaj për kontroll dhe rregull. Fatmirsisht, keni astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  që ju ndihmon të shihni qartë. Nuk është e pamundur të shfaqet një situatë nga e kaluara këtë periudhë. Në këtë rast mund të kaloni mirë, por të keni në mëndje se ashtu si u shfaq në të kaluarën, ashtu mund të zhduket përsëri. Gjithashtu, cështjet me fëmijë ju problematizojnë.

 

AKREPI

Saturni është në vijë të kundërt në fushën që ka të bëjë me shtëpinë tuaj, familjen tuaj dhe të kaluarën. Kështu që mund të dalin problematika dhe rimendime me pjestarë të familjes tuaj dhe të duhet të rivendosni kufinj me ndonjë të dashur tuajin. Kjo fushë lidhet gjithashtu me pasuri të paluajtshme, cështje trashgimie dhe ekonomike, kështu që kini kujdes pengesat dhe vonesat në këto cështje. Psikologjikisht, mëndja juaj rrotullohet drejt të kaluarës dhe vinë përpara jush imazhe që ju mbushin zemërim, dhimbje apo në rastin më të mirë nostalgji pa fund për të kaluarën dhe vitet tuaja fëminore, vecanërisht nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë të shenjës. Vështirësoheni të menaxhoni zhgënjimet që keni kaluar, problemet që ju krijuar prindërit tuaj dhe mungesa sentimentale dhe kjo mund t’ju bëjë të funksiononi ashpër dhe agresivisht në të tashmen. Kështu që janë të shumta të dhënat, po ju gjeni zgjdihje duke folur me astrologun tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

SHIGJETARI

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të tretë diellore, fushë që ka të bëjë me vëllezërit tuaj, me komunikimin, zhvendosjen dhe ambjentin tuaj të drejtpërdrejtë. Fjala juaj ka fuqi dhe e përdorni për të imponuar argumentat tuaja, idetë dhe doni të fitoni me këtë mënyrë kontrollin e personave dhe situatave. Por kjo nuk do të thotë se dhe të tjerët rreth jush janë dakort, përkundrazi do hasni pengesa dhe vonesa nga të tjerët, nëse i presiononi. Gjithashtu, do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm në zhvendosjet tuaja, me mjetin tuaj transportues apo me mjetet e komunikimit, ashtu si telefoni apo laptopi, por në vija të përgjithshme Saturni këtu do mundej të konsiderohen dhe favorizuesm duke sjellë mundësi të dyta për tu menduar më qartë, duke patur gjithnjë në mëndjen tuaj ndihmën që merrni nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

BRICJAPI

Udhëheqësi juaj, Saturni, është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të dytë diellore, fushë që ka të bëjë me paratë, të mirat materiale dhe vetvlerësimin. Kështu që kini kujdes të mos bëni investime të dështuara apo të mos harxhoni paratë tuaja sa këtej andej, në gjëra që nuk janë të dobishme, pasi tendenca për shpenzime është e madhe këtë periudhë. Do shfaqen shpenzime që nuk i kishit llogaritur dhe kjo do ju vështirësojë. Do keni lëvizje dhe besdisje nga persona tek të cilët keni borxhe apo nga shërbimet e të cilëve mbeten akoma borxhet tuaja. Fatmirsisht që këshillat e astrologut tuaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale  janë aq ekonomike domethënë! Planeti në vijë të kundërt ju kthen në organizimin e një plani shlyrjeje dhe një sistemim të financave tuaja në përgjithësi.

 

UJORI

Udhëheqësi juaj tradicional Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të parë diellore, fushë që ka të bëjë me vetë ju, personalitetin dhe trupin tuaj. Lëvizja në vijë të kundërt e planetit ju kthen të funksiononi më të mbyllur, të shtoni ritmet tuaja dhe të shihni me sy tjetër prioritetet dhe qëllimet që keni vënë në jetën tuaj, vecanërisht nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë të shenjës. Eshtë një periudhë e përshtatshme për të dalluar c’farë është pikërisht ajo që mungon apo c’farë nuk funksionon saktë në planet që keni aktivizuar por deri tani nuk keni parë rezultatet që prisnit apo llogarisnit. Eshtë periudhë tolerimesh, dhe momenti më i përshtatshëm të flisni me astrologun tuaj eprsoanl në  www.astrologu.al/parashikime-personale

 

PESHQIT

Saturni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë diellore, fushë që ka të bëjë me shëndetin psikik, intuitën dhe nëndërgjegjien. Kështu që kushtojini vëmëndje ëndrrave tuaja pasi nëndërgjegjia juaj përpiqet shumë të komunikojë këtë periudhë me ndergjegjien tuaj. Mund të merrni orjentime për të menaxhuar saktë situatat që hecin tani në jetën tuaj dhe ju shqetësojnë apo ju stresojnë. Me shumë mundësi madje nga astrologu juaj personal në  www.astrologu.al/parashikime-personale . Në përgjithësi, përpiquni të relaskoheni dhe të mos lini ankthim tuaj të drejtojë mendimet tuaja dhe lëvizjet tuaja dhe kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj, fizik dhe shpirtëror. Përgatituni, sepse do ekzistojnë armiq të vjetër që rikthehen në sipërfaqje, të cilët do veprojnë fshehurazi.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu