4 shenjat që do ndikojë Hëna e Plotë në 28/03/2021 në boshtin Peshorja-Dashi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Hëna e Plotë e Marsit, kjo hënë ndryshuese nga dimri në pranverë ka shumë emra jasht vëndit. Disa e quajnë hëna e sheqerit, hëna e erës, hëna e ajrit, apo akoma dhe hëna e krimbit. Sido që të jetë është një hënë që tregon anët e vështirësisë dhe të dhimbjes që kanë lidhjet njerzore, ashtu si dhe pjesa erotike. Eshtë një Hënë e Plotë që kërkon drejtësi , balancë, barazi dhe durim. Të gjithë ndikohemi gjithnjë nga një Hënë  e Plotë dhe do vijojë një artikull i vecantë për këtë ndikim, por ekzistojnë 4 shenja që ndoshta do e ndjejnë më shumë ndikimin e saj dhe duhet të jenë të përgatitura psikologjikisht.

 

Peshorja

Hëna e Plotë do realizohet në shenjën tuaj të Dielën në 28/03 dhe ju Peshoret do ndjeni gjithcka nga ana personale dhe me më shumë theksim. Sigurisht, ata që ndikohen më shumë janë ata që kanë Diellin (shenjën tuaj) apo horoskopin tek Peshorja nga 5 deri në 11gradë. Pasi hëna do jenë në kontrast, vec se Diellit, me Afërditën dhe Kiron ka mundësi të ripërjetoni disa ndjenja dhimbjeje, refuzimi, zhgënjimi nga e kaluara, që dalin në sipërfaqje si pjesë e një procedure terapie. Dicka dhemb të dashur Peshore dhe mundet ajo që ju dhemb të jetë dashuria, një lidhje toksike, mungesa e një lidhjeje apo ndjenja e paqëndrueshmërisë në jetën tuaj këtë moment në jetën tuaj personale. Ka mundësi për disa problem të mos fokusohet në lidhje me partnerin e tyre, port ë qëndrojë në një partner që për ndonjë arsyje problematizohet këtë moment. Si Peshore autentikë që kujdeseni njëri për tjetrin, më shumë herë dhe se vetja juaj, problem tyre bëhet automatikisht dhe I I juaji.

 

Bricjapi

Hëna e Plotë që do realizohet të Dielën në 28/03 në boshtin Peshore-Dashi do ndikojë vecanërisht aq sa fushën e karrierës sa edhe fushën e familjes. Me një farë mënyre sikur ekziston dicka në ndikimin e saj që mund t’ju shqetësojë apo t’ju zhgënjejë, qoftë dhe nëse është e përkohshme. Sigurisht, nuk do ndikoheni të gjithë Bricjapët njësoj dhe me siguri aq në presion. Ata që ndikohen më shumë janë ata që kanë Diellin (shenja juaj) apo horoskop tek Bricjapi nga 5 deri në 11 gradë. Pë rata nga ju mund të thotë dhe një ndryshim i madh në drejtimin tuaj profesional. Ndaj të jeni të hapur në mundësi të reja që mund të prezantohen brenda dy javëve të ardhshme. Pavarsisht kësaj, mos e nënvlersoni punën që tashmë keni, por mos injoroni dhe nevojat tuaja familjare. Ka mundësi ndonjë person nga familja të jetë duke kaluar një fazë të vështirë.

 

Dashi

Hëna e Plotë që do realizohet të Dielën 28/03 në boshtin e shenjës tuaj me Peshoren do ndikojë vecanërisht jetën tuaj erotike dhe së dyti ndoshta një bashkpunim. Nën dritën e kësaj hëne mund të bëni verifikime për natyrën e kësaj lidhjeje, ose negative apo akoma dhe pozitive. Rëndësi ka se me një farë mënyre mund të sqarohet situata në cështjet erotike apo një bashkpunim i rëndësishëm. Sigurisht, ata që ndikohen më shumë janë ata që kanë Diellin (shenja juaj) apo horoskop tëk Dashi nga 5 deri në 11 Gradë. Takimi i Afërditës me Kiron, që ndodhen në shenjën tuaj këtë fundjavë në bashkim, qëndrojnë në anët e “vështira” të dashurisë që shkaktojnë dhimbje, por japin njëkohësisht mundësinë të shërojnë plagët e të kaluarës. Kur Kiron ndodhet në shenjën e Dashit mendojnë se ne bëjnë dicka gabim, ndjejmë ndoshta ndërgjegjje jot ë pastër, apo ndjejmë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë për tu dashur nga të tjerët. Të gjitha këto ama në realitet veprojnë si motiv për të gjetur në thelb se c’farë  e ka fajin dhe përfundimisht të shërohemi. Dy javët e ardhshme mund të sjellin akoma dhe një mrekulli në jetën tuaj personale.

 

Gaforrja

Hëna e Plotë që realizohet në 28/03 në boshtin Peshorja-Dashi ju jep mundësinë të ndryshoni shumë në jetën tuaj dhe pothuajse të transformoheni. Por më e rëndësishmja është të lini pas jush të kaluarën. Hëna e Plotë krijon kontrast me Afërditën dhe Kiron në fushën e karrierës. Me një farë mënyre mund t’ju kujtojë se ju kanë fajsuar padrejtësisht në të kaluarën apo se ju kanë refuzuar. Por, erdhi koha të bëni paqje me të kaluarën dhe të shëroni plagët tuaja, duke veshur kështu dhe në sipërfaqje një buzëqeshje dhe një mburojë që do tregojë qëndrimet tuaja hakmarrëse për të ardhmen që shtrihet përpara jush dhe është realisht më favorizuese, sado që të mos e keni ndjerë atë moment. Sigurisht, ata që ndikohen më shumë janë ata që kanë Diellin (shenja juaj) apo horoskop tek Gaforrja nga 5 deri në 11 gradë. Ju mund të përjetoni më shumë shqetësime dhe brenda hapësirës së shtëpisë dhe të familjes. Përpiquni të mos transferoni nga njëri krah në krahun tjetër ankthin tuaj dhe merruni më shumë me cështjet tuaja personale.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu