Parashikimet Taro për muajin Mars 2021 për të gjitha shenjat

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Sipas Tarove Astrologjike të Marsit, karta e Arkanës së Madhe e cila përfaqëson klimën e përgjithshme të muajit, është ajo e ARMES. Kjo kartë që lidhet me shenjën e Gaforres është shumë pozitive dhe favorizon komunikimin dhe shoqërimin me persona me të cilët kalojmë mirë! Kjo kartë sjell ndryshime të reja të këndshme. Më në fund, me ardhjen e Pranverës, leme pas nesh, trauma të vjetra që na kanë lodhur dhe e shikojmë jetën me një shikim më optimist.

KARTA TARO E MUAJIT: ARMA

Në përgjithësi, happen këndvështrime për përmirësimin e cilësisë së jetës tonë në mënyra të shumta. Marrveshje të reja, por edhe arritje, na bëjnë të ndryshojmë formën e përditshmërisë tonë. Tani mundemi të arrijmë një qëllim shumë të rëndësishëm, pasi do kemi dhe mbështetjen e njerzve tanë.

Në cështjet sentimentale, e mirë loja erotike, flirtet dhe sigurimi sentimental që kemi nevojë, por ajo që kërkojmë në Mars është njeriu jonë! Ai që do jetë pranë nesh aq san ë gëzime, aq edhe në mërzitje… Kështu që, këtë muaj rimendojmë “dëshirat” tona, kërkojmë dhe fitojmë cilësinë e jetës tonë sentimentale! Ekzistojnë qëllime, mendime dhe dëshira për dicka më të përhershme dhe serjoze! Ky muaj na jep hapje për të arritur qëllimet tona.

Në cështjet profesionale, arritja më e madhe e muajit është njohja që do vijë! Rrethi i njohjeve tona do zgjerohet, besimi ndaj emrit tonë do fillojë do bëhet më e madhe, ndërkohë propozimet dhe mundësitë nuk do mungojnë. Financat duket se janë shumë më të mira, në krahasim me muajt që kaluan.

 

Dashi

Karta Taro e Muajit: VDEKJA    “Duke i dhënë fund situatave të pakëndshme…”

Të përgjithshme:  Pranvera fillon vështirë, me sqarimet e forta që edhe pse s’do t’ju pëlqejnë aspak fillimisht, në vazhdim ama do t’ju dalin për mirë! Gjatë Marsit do ekzistojnë zhvillime përfundimtare në lidhjet tuaja personale (shoqërore, profesionale, sentimentale) dhe do merrni vendimin cilët njerëz do mbani në jetën tuaj dhe cilët do largoni.

Dashuria  Jeta juaj sentimentale nuk është dhe në periudhën e saj më të mirë në muajin e parë të Pranverës. Ndjeni dhimbje dhe zhgënjim për zhillimin e një histori erotike dhe kuptoni se do vijë momenti për të thënë lamtumirën e fundit. Muaji do t’ju ndihmojë të lini pas c’farë nuk zhvillohet dhe të shihni përpara qëllimet tuaja erotike.

Puna dhe Ekonomia  Në Mars do detyroheni të shlyeni borxhe dhe të rikujtoni cështje të kaluarës, por do presionoheni t’ja dilni! Në fushën e punës tuaj, do ekzistojnë rindryshime në bashkpunimet tuaja, do zhgënjeheni, pritet të tradhtoheni nga ndonjë person të ambjentit tuaj të punës.

 

Demi

Karta Taro e Muajit: PERMBAJTJA    “Paqja kthehet në jetën tuaj!”

Të përgjithshme:   Pranvera vjen më në fund dhe në lidhjet tuaja në këtë Mars! Karta e Përmbajtjes që ju përfaqëson për këtë muaj, do të thotë rilindje. Gjithashtu, shpreh se do rikrijoni lidhje që kishin kaluar vështirësi në periudhën e kaluar. Do ringrohni lidhje dhe do qëndroni me njerëz që ishit larguar.

Dashuria   Dëshironi apo prisni për një ribashkim: Atëher Marsi është muaji ideal për ta bërë ëndrrën tuaj realitet! Këtë muaj keni shumë mundësi për tu gjendur në krahët e një dashurie nga e kaluara. Nëse nuk “luan” në asnjë rast ky skenar, atëher mbani mend se këtë muaj mund të përmirësoni lidhjen tashmë ekzistente tuajën, ndërkohë nëse nuk keni partner, mund dhe do arrini të bëni një njohje shumë të bukur.

Puna dhe Ekonomia  Do vini në kontakt me persona me të cilët mund të keni një bashkpunim shumë të mirë dhe do happen këndvështrime të reja në punën tuaj! Shpirti kolektiv i punës do t’ju ndihmojë për të zgjeruar me c’do mënyrë punën tuaj! Financat ndodhen në një përmirësim gradual dhe më në fund, pas kohësh, arrini të ruani balancat!

 

Binjakët

 Karta Taro e Muajit: BJALLI    “Një muaj plot pasion dhe gabime!”

Të përgjithshme:   Dëshironi ti keni të gjitha tuajat dhe të jepni “luftën tuaj” për ta bërë këtë dëshirën tuaj realitet! Ky muaj karakterizohet nga dëshira pushtuese, qëndrimi prerë, erotizmi, ndërkohë tendencat tuaja udhëheqëse do kenë cmimin e tyre në jetën tuaj personale. Prisni shumë, aq sa nga vetë vetja juaj, aq edhe nga personat përreth. Por mbani mend, se xhelozia, pasioni, fiksimi dhe këmbgulja juaj e pafund, mund të rëndojnë mbi ju!

Dashuria   Jeta juaj sentimentale karakterizohet nga prapaskena të forta këtë muaj të vitit. Mbani sekrete, ndjeni xhelozi apo varësi nga personi që shoqëroheni, dëshironi të impononi kufinjt dhe rregullat tuaja… Relaksoheni, për të shmangur zënkat. Nëse nuk keni lidhje, përmbahuni në pasionin erotik që do fryhet këtë periudhë me një person të ri…. Do jetë shumë premtues, por premtimet e tij nuk do jenë dhe aq të vërtet! Gjithashtu, nëse dëshironi të ribashkoheni me ndonjë person me të cilin historia juaj erotike nuk është mbyllur akoma, këtë muaj me siguri do arrini të bëni një rilidhje, por do duhet të siguroheni për ndjenjat tuaja të verteta para se të merrni vendime serjoze.

Puna dhe Ekonomia   Një muaj konkurimi fillon për fushën e punës tuja, ku kërkesat rriten, ndërkohë ju keni vetëm një qëllim: Fitimin dhe dukjen tuaj! Do ekzistojnë fjalë dhe zënka në punën tuaj, kini kujdes cilëve u besoni, por edhe ku investoni ekonomikisht! Të ardhurat janë të pritshme këtë Mars, por kursimi… paarritshëm!

 

Gaforrja

Karta Taro e Muajit: KULLA   “E pamundur ti ikësh fatit!”

Të përgjithshme:   Asgjë nuk ndodh rastësisht, kjo është dicka që e njihni mirë, të dashur Gaforre, por këtë muaj do e kuptoni akoma më shumë! Marsi ndryshon programin tuaj, planet tuaja, sjell njerëz të rinj në jetën tuaj, largon persona nga pranë jush, ju lëndon dhe ju jep mësime të rëndësishme! Nuk mundemi sesa të themi atëher, se ky muaji është… shenjues dhe paharruar!

Dashuria   Maskat do bien dhe këtë muaj do mësoni të gjithë të vërtetën për një person të rëndësishëm për ju, për personin e zemrës tuaj! C’farë ndjen për ju? Cila është e ardhmja midis jush? Këto përgjigje do ti merrni, do t’ju surprizojnë, por do duhet ti pranoni! Rrugëtimi i jetës tuaj sentimentale është i paparashikueshëm, por c’farëdo që të ndodhë, është e shkruar të ndodhë dhe do jetë për të mirën tuaj!

Puna dhe Ekonomia  Këtë muaj duhett ë tregoni kujdes dhe të përkushtoheni plotësisht në punën tuaj, por edhe në menaxhimin e financave tuaja. Do ndodhin të papritura, sidomos në ambjentin e punës… Disa zhvillime po jenë surprizuese dhe ju këtë që keni për të bërë është të mbroni objektin e punës tuja, por edhe financat tuaja. Mbani mend se asgjë nuk është ashtu si duket!

 

Luani

Karta Taro e Muajit: YLLI  “Gjeni përsëri buzëqeshjen tuaj!”

Të përgjithshme:  Të dashur Luanë, mirëprisni Pranverën në jetën tuaj dhe keni optimizëm, produktivitet, qef dhe buzëqeshje. Nga fillimi i Marsit aspironi rinovimin, për këtë arsyje kujdeseni më shumë për paraqitjen tuaj, veshjen, ndërkohë paralelisht ndodhin ngjarje të rastësishme, që ju japing fuqi, gëzim por edhe… siguri! Guxoni në atë që doni shumë… dhe do e arrini!

Dashuria  Një cast i rëndësishëm erotik vjen këtë Mars për ju! Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëher partneri juaj do t’ju tregojë me c’do mënyrë dashurinë e tij, do ju bëjë një dhuratë, një propozim apo do ju japë një gëzim të madh me një farë mënyre! Nëse nuk keni lidhje, do përballeni me hyrjen e papritur të një personi të ri në jetën tuaj, i cili do luajë rol përcaktues! Nëse ka mbetur pezull ndonjë histori e vjetër dashurie në jetën tuaj dhe jeni larguar, por zemra juaj vazhdon të bie fortë për këtë person, tani është një mundësi e mirë për të aspiruar një ribashkim.

Puna dhe Ekonomia   Ekzistojnë zhvillime pozitive në cështjet tuaja profesionale këtë muaj, të dashur Luanë. Një propozim, një mundësi, një zhvillim i rëndësishëm që do luajë rol të të madh në karrierën tuaj, është brenda planeve të Marsit! Financat tuaja, janë në një rrugëtim të mirë… Një fitim, apo një rritje e vogël të ardhurave janë të pritshme!

 

Virgjëresha

Karta Taro e Muajit: HENA   “Dashuria ju jep fuqi!”

Të përgjithshme:  Erdhi momenti për të dalë në sipërfaqje ndjeshmëri, por edhe ndjenjat tuaja, të dashur Virgjëresha! Në Mars do afroheni më pranë kërkesave të zemrës tuaj, jepni dhe merrni dashuri, ngrohtësi, kujdes dhe shumë partneritet!... Kaloni më shumë orë me familjen dhe rinovni hapësirën e shtëpisë tuaj!

Dashuria  Romantike janë momentet e Marsit për ju, ndërkohë do ekzistojnë dhe arsyje për të ndjerë pasiguri, paqëndrueshmëri apo edhe lëkundje për ndjenjat tuaja! Lidhja juaj mund të “lidhet”, mjafton të shprehni ndjenjat tuaja! Nëse nuk keni lidhje, guxoni të thoni “po” në një histone romantike që do zhvillohet!

Puna dhe Ekonomia   Me ide të reja dhe humor për punë do mundeni realisht të shkoni mirë këtë muaj. Imagjinatë, produktivitet dhe talenti juaj do t’ju ndihmojnë në c’do hap profesional… Ndërkohë, zhvillimet serjoze dhe të mëdha që prisni, ndërkohë që ndodhen ndërmend, do kenë disa vonesa të vogla. Financat nuk janë në “më të mirat tuaja” dhe do ekzistojnë shpenzime urgjente, të cilat do lidhen kryesisht me shtëpinë dhe familjen!

 

Peshorja

Karta Taro e Muajit: BOTA   “Fund vështirësive!”

Të përgjithshme:  Marsi ju gjen me lodhje dhe rraskapitje por pavarsisht këtyre, keni dhe kënaqësi, sepse tashmë kuptoni se ia dolët të arrini njohjen që aspironit. Disa ëndrra jete hyjnë tani në gradën e plotësimin dhe ndiheni më bukur me veten tuaj, sepse pranoni shpërblim sentimentale por edhe materiale. Këtë muaj do merrni dhe do jepni shumë dashuri, do përmirësoni lidhjet tuaja dhe do arrini të vendosni me pjekuri plane të reja për hapat tuaja të ardhshme.

Dashuria   Këtë muaj ndjeni se erdhi momneti i përshtatshëm për tu hapur sentimentalisht, të jepni por edhe të merrni shumë dashuri! Atë që do bëni pikërisht në Mars… do vazhdoni në investime sentimentale! Do afroheni një hap më pranë dashurisë së vërtet dhe në plotësim, brenda bashkimit me një person, me të cilin do mundeni thelbësisht të jeni bashkë në një lidhje që do mbështetet në sinqeritet dhe vërtetësi! Nëse jeni tashmë në një lidhje, do shihni më serjozisht në rrugëtimin e lidhjes tuaj dhe pritet të bëni plane për martesë dhe krijimin e familjes!

Puna dhe Ekonomia   Qëllimet tuaja profesionale ndodhen tani në gradën e plotësimit dhe ambicia juaj bëhet tani realitet! Do pranoni sigurim profesional, por edhe shtysën që keni nevojë për të vazhduar të punoni fortë! Karriera juaj do hyjë në baza më të qëndrueshme! Në fushën e financave, nuk do ekzistojnë shtyrje të mëdha.

 

Akrepi

Karta Taro e Muajit: KRIZA   “Vendime të ashpra për një të ardhme më të mirë!”

Të përgjithshme:  Një Mars plot përgjegjësi fillon dhe ju tani duhet të shihni shumë serjozisht disa cështjet tuaja personale. Hasni pengesa dhe kufizime, kuptoni se duhet të ndryshoni taktikë, ndërkohë presionet që pranoni nga personat e përditshmërisë tuaj janë të shumta! Ju do duhet të tregoni durim, pjekuri në vendimet tuaja dhe të përkushtoheni në c’farë mendoni se është e rëndësishme dhe ka vlerë…

Dashuria   Fusha sentimentale nuk ka rol parësor këtë muaj në përditshmërinë tuaj! Ndjeni se ekziston largim i rëndësishëm sentimental midis jush dhe personit që ju intereson… dhe ndryshoni taktikë! Tani tashmë kuptoni më shumë se c’do herë tjetër se duhet të lini një herë e mirë pas jush të kaluarën dhe të shihni përpara!

Puna dhe Ekonomia   Një muaj pune të fortë dhe kërkesash të larta është Marsi për ju. Do arrini shumë, mjafton të përkushtoheni në punën tuaj dhe fuqitë. Mbështetja që do merrni nga një person, do t’ju japë eksperiencë dhe njohuri. Ndërkohë financat, vazhdojnë t’ju presionojnë.

 

Shigjetari

Karta Taro e Muajit: FUQIA   “Me guxim realizoni dëshirat tuaja!”

Të përgjithshme:  Këtë muaj do arrini të stabilizoni dhe të lidhni situata në jetën tuaj! Kuptoni ndryshimet që ekzistuan në jetën tuaj periudhën e fundit dhe vini në një rregull jetën tuaj! Paralelisht, arrini të gjeni pikën e artë në lidhjet tuaja, duke zëvëndësuar hapësirat që ishin krijuar midis jush dhe personave të afërt!

Dashuria   Muaji ju ofron zgjidhje dhe ju ndihmon të zëvëndësoni hapësirat e jetës tuaj sentimentale! Gjeni mënyrën për tu afruar me personin që ju intereson apo jeni në lidhje, dhe fitoni mirësinë e tij por edhe interesin e tij! Kështu që, me përpjekjet tuaja, do arrini ta sillni jetën tuaj sentimentale pikërisht në pikën ku ju dëshironi!

Puna dhe Ekonomia   Vendosshmëria dhe iniciativat që do merrni këtë muaj, do t’ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional apo ekonomik! Paralelisht, do pranoni mbështetje nga persona që kanë pozicion profesional më të lartë se ju dhe nga të cilët do munden t’ju ndihmojnë në qëllimet tuaja personal! Financat tuaja gradualisht hyjnë në nivel më të mirë.

 

Bricjapi

Karta Taro e Muajit: I CMENDURI   “Epokë ndryshimesh!”

Të përgjithshme:   Marsi fillon për ju duke patur dëshirën për të bërë ndryshime dhe të guxoni në plane të reja për të ardhmen tuaj! Keni guxim, enthusiazëm, dhe dëshir për rrezik… Shfaqen ngjarje të reja që ju bëjnë të lëvizni shpejtë për të bërë një rinovim të rëndësishëm në jetën tuaj! Njerëz të rinj hyjnë tani në jetën tuaj, ndërkohë ju jeni “duke zier” dhe duhet të shmangni lëvizjet impulsive!

Dashuria   Dashuria lëviz në korniza të cuditshme këtë muaj, të dashur bricjapë! Nga njëra anë, dëshironi pavarsinë tuaj dhe e keni kokën tuaj të qetë, nga ana tjetër dëshironi të dashuroheni dhe të bëni cmenduri në cështjet tuaja sentimentale! Marsi sjell tundime erotike dhe fillimi erotike, që ama nuk do zgjasin shumë!

Puna dhe Ekonomia   Marsi është një muaj sfidues për cështjet tuaja profesionale dhe financat tuaja dhe ajo që duhet të shmangni, është impulsiviteti! Do ekzistojë sjellje lëvizshmërie e fortë dhe do pranoni propozime të rëndësishme… Do dëshironi të bëni ndonjë ndryshim, por për momentin duhet të përmbaheni dhe të mos hapeni në plane të reja profesionale. Mbani mend se kush do të shumtat, humbet dhe ato pak që ka! Në financat tuaja, përmbajeni veten nga shpenzimet e pajustifikuara!

 

Ujori

Karta Taro e Muajit: SHENJTORI  “Pranvera fillon me eksperienca të reja!”

Të përgjithshme:   Marsi, edhe pse muaj i vështirë, duket se ju të dashur Ujorë, ju shkon shumë… Nga fillimi i tij, kapërceni pengesa të djeshmes dhe rinovoheni psikologjikisht, por edhe socialisht… Prezenca juaj bëhet e kërkuar, gëzimet bëhen më të shumta, ndërkohë mundësitë që do pranoni janë shpresëdhënëse. Kuptoni se disa problem të kaluarës ju kanë dhënë mësime të rëndësishme, që ju dolën për mirë!

Dashuria   Dëshira që realizohet këtë muaj në cështjet tuaja sentimentale, është stabilizimi i një lidhjeje, që do t’ju mbulojë në fusha bazike! Shumë nga Ujorët, ndoshta dhe ju, do mendoni këtë muaj martesën, bashkjetesën apo të bëni serjoze pak më shumë një lidhje! Nëse nuk keni lidhje, atëher Marsi ju jep këndvështrimin e një njohje të re, thelbësore!

Puna dhe Ekonomia  Një mundësi e re shfaqen përpara jush në fillimin e Marsit! Dicka që prisni, dicka që doni shumë, do bëhet realitet këtë muaj dhe do t’ju ndihmojë shumë në rrugëtimin e jetës tuaj! Financat tuaja fillojnë të përmirësohen dhe do keni tani mundësi për një burim të ri të ardhurash!

 

Peshqit

Karta Taro e Muajit: TE DASHURIT   “Shiijoni dashurinë!”

Të përgjithshme:   Po përshkoni një periudhë, ku surprizat nuk mungojnë! Këtë muaj ndodhin ngjrje, të dashur Peshq, që ju bën të shijoni c’do cast, të relaksoheni dhe ti jetoni gjërat në maksimum. Dëshira juaj erotike është e lartë dhe jepni rëndësi të madhe në fushën sentimentale! Po nuk mungojnë dhe castet kur e humbisni të drejtën tuaj këtë muaj, sepse nuk mundeni lehtë të menaxhoni ndjenjat tuaja!

Dashuria   Momenti i sigurimit erotik arriti. Këtë muaj, u dorëzoheni rrjetave të dashurisë dhe shijoni në të gjithë madhështinë e asaj që ju kishte munguar shumë! Muaji ndihmon zhvillimet erotike me një histori të kaluarës apo ju ndihmon akoma të theksoni një klimë erotike midis jush dhe partnerit tuaj. Vecanërisht, nëse dëshironi të sillni pas në jetën tuaj një dashuri të vjetër, tani është një mundësi e mirë për të aspiruar një ribashkim. Përpiquni vetëm, të luftoni xhelozinë dhe sjelljen pushtuese që disa caste do shkaktojnë ngatërresa në cështjet tuaja sentimentale!

Puna dhe Ekonomia   Muaji është produktiv për cështjet tuaja profesionale, edhe pse duhet se nuk do ekzistojnë ndryshiem të mëdha dhe rëndësishme. Por do keni ide, të cilat dhe do mundeni të zbatoni në rrugëtimin e muajve të ardhshëm. Do merreni me një punë që ju pëlqen, që ju shpreh, dhe do mundeni më pas të keni sukses brenda saj! Financat tuaja nuk janë dhe në fazën e tyre më të mirë, sepse shpenzimet e tepruara, por edhe detyrimet ju lënë me portofol bosh!

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu